Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, me qindra të zhdukur

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Një zëdhënës i organizatës ndërkombëtare “Save the Children” ka thënë për CNN se një anije me mbi 500 persona është mbytur rreth 80 milje larg bregdetit të Libisë.

Roja bregdetare italiane shpëtoi 144 emigrantë dhe po vazhdon një operacion kërkimi me shpresën për të gjetur të tjerë persona. Deri tani janë gjetur vetëm 9 trupa të pajetë.

Organizata ndërkombëtare, duke cituar të mbijetuarit, thotë se në anije ndodheshin të paktën 550 emigrantë të nisur nga Libia. Megjithatë autoritetet italiane nuk e kanë konfirmuar një rast të tillë.

Italia është përballur me një valë në rritje të emigrantëve të dëshpëruar nga Afrika dhe Lindja e Mesme, të nxitur nga situata e rëndë që po kalojnë disa shtete në këtë rajon.

Nga e premtja e javës së kaluar deri të hënën, janë shpëtuar mbi 8 mijë emigrantë, sipas Rojës bregdetare italiane, vetëm të hënën ka marrë thirrje për ndihmë nga 20 anije.


/ Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 3 21.4%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 28.6%
Back
Top