Mbajmë dietë dhe nuk dobësohemi - ja pse!

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Heq dorë nga qindra gjëra, vendos të mos hash më mëngjes, madje je regjistruar edhe në palestër, por nuk arrin të humbasësh asnjë kile. Përse vallë? Ja disa këshilla për të kuptuar se ku gaboni (dhe mos u përpiqni t’ia hidhni fajin metabolizmit) dhe si mund ta korrigjoni veten. Kur fillojmë një punë të re gjithmonë i urojmë fat vetes dhe themi fillimi i mbarë gjysma e punës. Kjo shprehje vlen edhe kur bëhet fjalë për dietat: kemi dëshirë të veshim sërish rrobat e pranverës, të gjejmë forcën e vullnetit dhe të rikthehemi të hamë sërish në mënyrë të shëndetshme. Në këtë mënyrë arrijmë të rrëzojmë nga pesha disa kilogramë, treguesi i peshores më në fund kthehet prapa dhe kënaqësia është e paimagjinueshme. Pastaj diçka nuk shkon mirë dhe pesha nuk bie më, madje fillon të rritet. Edhe pse nuk hani më si më parë, keni hequr dorë nga gjithçka dhe jeni regjistruar në një palestër, sërish gjërat shkojnë keq. Por ku qëndron gabimi? E rëndësishme është të mos ia hidhni fajin metabolizmit: e kemi thënë dhe herë të tjera që kjo gjë nuk ka lidhje fare. Ja ndonjë këshillë për të kuptuar se ku po gaboni dhe si t’i korrigjoni gabimet.

Dhjami
Fillimisht duhet të sqarojmë diçka: kilet e para janë më të thjeshta për t’u hequr. Bie shpejt dhe menjëherë, sepse humbasin lëngjet. Ndërsa për të shkrirë dhjamin nevojitet më shumë kohë. Mos u dorëzoni dhe merreni gjithçka me qetësi. Idealja do të ishte të humbitnit një kile e gjysmë në javë. Më shumë do të ishte e tepërt dhe do t’i shtonit ato kile sapo t’i riktheheshit jetës normale. Kështu që merreni gjithçka shtruar. Mos lejoni të pushtoheni nga paniku.

Kujdesi për lëkurën
Ka kremra për dobësim, masazhe, relaksim. Ka qindra trajtime kundër celulitit dhe dieta nga më të ndryshmet të cilat premtojnë mrekulli. E vërteta është se këto gjëra nuk ekzistojnë dhe nëse keni tentuar të përdorni ndonjërën prej tyre, tani duhet të ngulisni në kokë që vetëm dy gjëra ju ndihmojnë të bini nga pesha: aktiviteti fizik dhe një dietë e ekuilibruar.

Nuk duhet të keni uri
Nëse keni vënë rregull në mënyrën e të ngrënit, do të ishte mirë që dieta të mos jetë improvizuar nga ju. Gjithmonë duhet t’i drejtoheni një specialisti dhe mos harroni asnjëherë rregullin e artë: kush mban dietë, nuk duhet të jetë kurrë i uritur. Uria nuk ndihmon të biesh nga pesha, por vetëm të grumbullosh yndyra vakt pas vakti. Përpiquni të jeni të ngopur kur të ngriheni nga tavolina (ndoshta duke ngrënë peshk dhe zarzavate do të ndiheshit më të lehtë sesa duke ngrënë makarona me salcë).

Ora më e mirë për gjimnastikë
Vëreni orën herët në mëngjes që të zgjoheni, mos bini vonë për të fjetur. Nëse dëshironi rezultate të mira dhe të shpejta, bëni gjimnastikë herët në mëngjes. Palestra nuk është hapur ende në orën 8? Merrni një batanije, shtrihuni në dysheme dhe bëni disa ushtrime për barkun, ose në të kundërt hipni dhe ngjisni shkallët e pallatit, apo bëni vrap në vend. Ndoshta do të ndieni të njëjtën lodhje si në palestër, por mos harroni që sporti i bën mirë trupit.

Mocarela, armikja e shëndetit!
Ky lloj djathi mund të jetë vërtet i shijshëm, por nuk është aspak dietetik. Nëse hani shumë sepse mendoni që po bëni gjënë e duhur, të jeni të bindur se po gaboni. Mocarela nuk këshillohet për personat që mbajnë dietë, sepse ka shumë kalori. Kryesisht djathërat nuk këshillohen për dieta, pavarësisht reklamave.

اfarë duhet të pini...
“Ha pak dhe nuk dobësohem”. Sigurisht edhe mund të ndodhë. Por a i kushtoni ndonjëherë rëndësi asaj që pini? Pijet e ëmbla, aperitivët (edhe ato alkoolike) që i konsumoni me shoqet janë një ndër shkaqet që nuk ju lejojnë të bini nga pesha. Edhe lëngjet të dashura vajza kanë kalori. Pini sa më shumë ujë dhe hiqni dorë nga të tjerat. Mos e teproni as me pijet e gazuara. Përpiquni të hani sa më pak fruta, sepse edhe ato kanë shumë sheqer.

Patatet e fërguara nuk ju bëjnë mirë
Ju mendoni se një pako nuk ju bën asgjë, por nëse do të lexonit me kujdes përmbajtjen dhe kaloritë që përmban ajo, atëherë as që do të mendonit t’i fusnit në gojë. Ju mund të shtoni në peshë edhe ndërsa përgatisni gjellën, shihni televizor, pasi është rast i mirë për të përtypur diçka. Sa herë t’ju hahet, pini ujë dhe të jeni të bindura se oreksi do t’ju pritet. KS
 
Titulli: Mbajmë dietë dhe nuk dobësohemi - ja pse!

Gabimet më të shpeshta gjatë dietës

Ushqimi është shpërthim dhe askujt nuk i bie ndërmend kur duhet hequr dorë nga ushqimi i preferuar, apo në shumicën kohës duhet të jemi gjysmë të uritur. Prandaj, për dietë na duhet një motiv i vlefshëm, por edhe disa këshilla të ekspertëve, me anë të të cilave në mënyrë shumë efikase mund të largojmë kilogramët e padëshiruar dhe me atë rast edhe ta ruajmë shëndetin. Pra, çfarë duhet bërë për t’iu shmangur këtyre problemeve dhe çfarë nuk duhet bërë kur jeni në dietë. Entuziazmi i tepruar, për të arritur rezultate sa më të shpejta, jo rrallë na shtyn për të bërë edhe disa lëvizje, të cilat kontribuojnë në arritjen e rezultateve të padëshirueshme. Tash do t’ua japim listën me dhjetë gabimet, të cilat bëhen gjatë dietës.
1.

Konsumimi i paktë dhe në mënyrë të parregullt
Pa marrë parasysh se gjatë ditëve të para mund të qëndroni edhe pa ngrënë fare dhe do të shkrini ndonjë dekagram, mu për këtë arsye kjo është e pamenduar mirë. Dieta është një proces afatgjatë, prandaj duhet qasur me një përkushtim dhe me një regjim, i cili kërkon ushqim më të paktë, por më të shpeshtë dhe aty përfshihen ushqime të zgjedhura. Metabolizmit më së miri do t’i shkonte për shtati konsumimi i tri shujtave kryesore dhe dy mes-shujtave.
2.

Më të popullarizuarat janë dietat me pak karbohidrate, të cilat shpesh ndalojnë edhe perimet
Këtë shumë njerëz e pranojnë duke menduar se frutat përmbajnë sheqer dhe kalori. Dieta pa fruta është e varfër me fibra, me vitamina dhe mineralet kryesore, e në një periudhë kohore afatgjate është mjaft vështirë për t’iu përmbajtur. Frutat e dëshirueshme janë dredhëza, mjedra, qershia, kivi, grejpfruti, pjeshka etj. Sidomos ju paralajmërojmë se dieta me pak karbohidrate shpesh shkakton humbjen e proteinave, e cila mund të jetë e dëmshme dhe nuk jep rezultatin e dëshiruar nga ju.

3.

Eliminimi i yndyrave
Yndyra nuk duhet eliminuar, por ato të dëmshmet duhen zëvendësuar me të shëndosha (peshku, vaji yndyror, farërat). Ndoshta do ta besonit më lehtë, nëse kuptoni se hulumtimet kanë vërtetuar se dietat, me zvogëlimin e masave yndyrore, për një kohë të gjatë nuk japin rezultate, por në të kundërtën, ndihmojnë shtimin e peshës.

4.

Hedhja e ushqimit të lehtë
Të vuash nga uria është e pamenduar mirë, ndërsa grimcimet ndihmojnë në humbjen e peshës. Nëse bëhet fjalë për grimcime në sasi të shëndetshme, të cilat janë të renditura si mes-shujta, apo mund t’ju ndihmojnë si lloj i ndihmës së parë, derisa jeni në krizë (perimet, frutat, vezë të ziera, jogurt). Po ashtu, numërimi i pandërprerë shkakton stresin.

5.

Përmbajtja e dietës vetëm në shtëpi
Dieta është mënyra e jetës, prandaj shprehive të reja duhet t’u përmbaheni edhe në punë, në udhëtim zyrtar, restorant – merrni shujtat me vete, por nëse kjo nuk është e mundur blini disa ushqime të lehta, në restorant kërkoni vezë të ziera, perime, peshk apo pulë nga skara.
6.

Konsumimi i shumë ëmbëlsirave artificiale, e po ashtu edhe pijeve artificiale
Ky është një mashtrim, ngase shtohet dëshira për konsumimin e ëmbëlsirave, e po ashtu në kombinim edhe me pije të ëmbla nuk janë të shëndetshme dhe kontribuojnë në shtimin në peshë.

7.

Numërimi i kalorive
Niveli i insulinës e jo kaloritë janë ato që rregullojnë metabolizmin. Pos kësaj, numërimi i kalorive shkakton stresin, që po ashtu dëmton shëndetin dhe shkakton huti për të vazhduar apo për të ndërprerë dietën.

8.

Konsumimi i ushqimit, më me pak karbohidrate, më me pak yndyrë
Shpesh bëhet fjalë për hile komerciale, por edhe nëse nuk është, suksesi i dietës varet nëse nga themeli duam shprehitë tona t’i shndërrojmë në ato të shëndetshme, e aty nuk bëjnë pjesë ushqimet e gatshme nga tregu.

9.

Ushtrimi pa ndërprerë
Ushtrimet fizike janë mjaft të rëndësishme, por duhet të jenë të përshtatshme me gjendjen e organizmit, formën dhe duhet të jenë të qëndrueshme në periudhë afatgjate. Më së miri do të ishte të konsultoheni me mjekun dhe nëse është e mundur për të ushtruar sipas programit i cili caktohet nga trajneri juaj. Një program aq rigoroz nuk do të mund t’i përmbaheni për shkak të lodhjes por as për shkak të mungesës së kohës.

10.

Peshimi i shpeshtë
Për matjen e shpeshtë po ashtu vlen e njëjta si për numërimin e kalorive – rezultatet nuk duhen kontrolluar çdo ditë. Peshimi i përditshëm është ideal për stres dhe për mos arritje të rezultateve, e mu për këtë mund edhe të dorëzoheni nga dieta.KS
 
Titulli: Mbajmë dietë dhe nuk dobësohemi - ja pse!

ne teori e dime se si duhet bere dieta...por ne praktike ngelim gjithmone....:)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top