Masakron me grushte të dashurën

braziljania

Anëtar i Nderuar
Masakron me grushte e sende të forta gruan me të cilën bashkëjetonte. Autori i ngjarjes së radhës të shkaktuar nga xhelozia u arrestua pas 3 ditësh, sapo policia ka marrë denoncimin nga 27-vjeçarja K.Billa.

POGRADEC/ JORGJETA GJANاI

Sipas saj, Mirosh Mruku, 41 vjeç, me të cilin bashkëjetonte prej disa muajsh e ka rrahur për shkaqe banale, trille xhelozie duke përdorur grushte, shqelma dhe sende të forta, duke e kërcënuar se do t’i merrte jetën. Gjendja e gruas në momentin që u çua në spital ka qenë kritike dhe rreziku për humbjen e jetës është pohuar edhe nga bluzat e bardha. Fatmirësisht pas futjes nën terapi intensive ajo ka mundur të kalojë gjendjen e rëndë shëndetësore, edhe pse mjekët vazhdojnë të shprehen me rezerva. Ngjarja ka ndodhur më 14 gusht, në pallatin ku prej katër muajsh bashkëjetonte Mirosh Mruku, lindur në fshatin Oshtec të komunës së Trebinjës dhe 27-vjeçarja, lindur në Bushtricë të Kukësit. Të dy banorë prej pak kohësh të qytetit të Pogradecit. Mësohet se gruaja Billa kishte afro dy vjet që ka ardhur në qytetin e Pogradecit për të punuar. Ajo ishte punësuar së fundi kameriere në një lokal, kohë në të cilën ishte njohur dhe me Mrukun. Me dëshirën e tyre kishin vendosur të bashkëjetonin në një apartament, të cilin e kishin marrë me qira. Në mbrëmjen e ditës së enjte, vetë i dashuri dhe disa fqinj të pallatit e kanë dërguar të renë në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. Për mjekët gjendja e saj ishte serioze. Ajo kishte shenja të qarta dhune e hematoma jo vetëm në fytyrë, por edhe në pjesë të ndryshme të trupit. Edhe pse gruaja e re nuk e pohoi asnjëherë direkt se ishte rrahur, policia nisi hetimet, bazuar dhe në ekspertizën e mjekëve. Gjatë gjithë kohës, tek koka i qëndronte Miroshi, i cili sipas policisë nuk lejonte që ta “shqetësonte” askush. Duket se qëllimi ka qenë bindja e vajzës që të mos tregonte për dhunën e ushtruar. Lajmërimi prej spitalit e policisë për pacienten e dhunuar solli në pavijonet e tij inspektorët e antikrimit. Gjatë hetimeve që ata kryen u zbardh fakti se dhunues i 27-vjeçares ishte burri me të cilin bashkëjetonte. Në këto rrethana, në orët e vona të së shtunës, ndaj tij u vendos masa e arrestit. Mësohet se në hetimet e para, ai nuk ka pranuar ta ketë keqtrajtuar Billën, por menjëherë pas prangosjes së tij, nga spitali e dhunuara ka pranuar të dëshmojë mbi autorësinë. Sipas saj, shkak i acarimit të marrëdhënieve mes tyre ka qenë xhelozia, madje ka treguar se personi me të cilin bashkëjetonte e ka kërcënuar se do ta vriste. Në këto rrethana Miroshi akuzohet për dy vepra penale: “plagosje e rëndë me dashje” dhe “Kanosje” parashikuar nga nenet 88/1 dhe 84 te Kodit Penal.


Gazeta Panorama
 
Boo si kuptoj fare kto lloj tipash .. nejse un sdo e rifsha asiher grun per asilloj arsye sot exziston divorci t`rri un te dal ne gazet pfff ..!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top