Mariza Ikonomi përgatitet për koncert në Hercegovinë

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Mariza Ikonomi përgatitet për koncert në Hercegovinë

• Këngëtarja Mariza Ikonomi duket se është shkëputur disi nga muzika e lokaleve të natës tani në stinën e nxehtë të verës.

Prej kohësh nuk e kemi parë të këndojë në lokalet e kryeqytetit. Megjithatë duket se këtë periudhë të nxehtë koncertesh për të gjithë artistët edhe Mariza nuk po e shpenzon kot. Sot ajo do të niset drejt Hercegovinës për të përfaqësuar Shqipërinë në një aktivitet muzikor ndërkombëtar, që do të zhvillohet më nëntë korrik me pjesëmarrjen e këngëtarëve nga vende të ndryshme të botës. Mariza do të jetë në këtë kompeticion me një këngë të kompozuar nga Adi Hila, pikërisht për këtë konkurs. Njëkohësisht duket se impenjimet muzikore të kësaj vere këngëtarja i ka më shumë jashtë Shqipërisë se sa brenda saj. Këtë vit, pjesa më e madhe e koncerteve të saj janë jashtë vendit, megjithatë ajo do të jetë e pranishme edhe në disa prej lokaleve në jug të vendit, përgjatë bregdetit shqiptar./panorama
 
Titulli: Mariza Ikonomi përgatitet për koncert në Hercegovinë

:D ..........................
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top