Mali i zi dhe Shqipëria duhet të fillojnë bisedimet mbi çështjen e dyshtetësisë

Bilderberg

Anëtar i ri
DINOSHA: MALI I ZI DHE SHQIPثRIA DUHET Tث FILLOJNث BISEDIMET MBI اثSHTJEN E DYSHTETثSISث

Tuesday, 23 September 2008
ferhat_dinosha.jpg



Kryetari i UDSH-së, Ferhat Dinosha, ka thënë se Mali i Zi dhe Shqipëria duhet të fillojnë bisedimet mbi dyshtetësinë pasi që kjo do të ishte e dobishme për të dy shtetet.
"Absolutisht mendoj se do të ishte e dobishme të fillonin bisedimet lidhur me këtë temë ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë për arsye se të dy shtetet kanë në gjirin e popullsisë së vet pjesëtarë të popullit shumicë të vendit tjetër. Tashmë u kam sugjeruar disa përfaqësuesve nga të dyja palët se një gjë e tillë do të ishte e dobishme", ka thënë ai.
Dinosha konsideron se për këtë çështje do të diskutohet "në nivel më të gjerë" dhe ka theksuar se në kuadër të partisë së tij tashmë kanë biseduar për këtë.

"Në nivel të partisë kemi pasur bisedime lidhur me këtë temë dhe sigurisht që në këtë fazë, do të inicojmë këtë çështje. Edhe Kushtetuta e Malit të Zi e parashikon këtë mundësi dhe sa i përket kësaj zgjidhjeje shteti që është i interesuar për diçka të tillë duhet të ndërmarrë iniciativën", ka thënë ai.
Dinosha ka sqaruar se në këtë rast kemi të bëjmë me interesin e "qytetarëve të caktuar që më heret", të cilët me siguri dëshirojnë të kenë shtetësinë e Malit të Zi. "Duke pasur parasysh që kemi ambasadorin e Shqipërisë në Podgoricë, kjo është lehtë të inicohet".
Ai ka thënë se është standard që qytetari i cili posedon dyshtetësi të votojë në vendin ku punon dhe paguan tatimet.
"I njëjti qytetar nuk mund të votojë në të dy shtetet. Në këtë rast, duhet të përcaktohet për njërin prej tyre. Ky është standard dhe kjo çështje nuk mund të jetë e rregulluar ndryshe", ka theksuar Dinosha.
Sipas kryetarit të UDSH-së, "Mali i Zi është vend i vogël dhe me siguri do të duhej të kishte parasysh atë çfarë sugjeron edhe Kushtetuta, që për këtë çështje të ekzistojë njëfarë mase dhe kontrolli që nuk do të dëmtonte interesin shtetëror të Malit të Zi".

/ Kohapress


.: SHQIPثRIA E BASHKUAR.ORG - UNITED ALBANIA.ORG :. - DINOSHA: MALI I ZI DHE SHQIPثRIA DUHET Tث FILLOJNث BISEDIMET MBI اثSHTJEN E DYSHTETثSISث
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top