Makijazhi mund të shkaktojë sterilitet

Kresha

A pretty face can never trick me
Sipas një studimi të bërë në Amerikë, makijazhi i filluar që në moshë të re është i dëmshëm. Kimikatet që ndodhen brenda produkteve të makijazhit shkaktojnë sterilitet dhe sëmundjen e kancerit.

Studimi bën të ditur se produktet e makijazhit si rimeli, tonet e syve, kremrat e lëkurës përmbajnë kimikate të cilat mund të bëhen shkak i çrregullimeve hormonale.

Në studimin e bërë nga (EWG) Grupi i punimit Ekologjik me qendër në Washington u pohua se sa më herët të fillohet bërja e makijazhit aq më shumë do të jetë e rrezikuar ajo femër.

Sipas lajmit të dhënë në gazetën Daily Telegraph, në Britaninë e Madhe mund të gjenden sallone bukurie dhe produkte zbukurimi për fëmijë të moshës 6 vjeçare.

Në studimin e bërë nga EWG mbi vajzat e moshave 14-19 vjeç, në produktet kozmetike të zbukurimit të përdorura nga vajzat ashtu siç është parë edhe në studimin e mëparshëm janë gjetur kimikate si”phthalates, triclosan, parabens”, të cilët shkaktojnë probleme me hormonet dhe sëmundje të kancerit.

Në studim u theksua se vajzat e moshës 10 vjeçare përdorin 17 lloje produkte kozmetike në ditë ndërsa të rriturat përdorin 13 lloje produktesh.//keshilla
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top