Mafia po kontrollon dhe grabit tokat në bregdetin shqiptar

Bilderberg

Anëtar i ri
Mafia po kontrollon dhe grabit tokat në bregdetin shqiptar

sarand.gif


Shqipëria ka rënë në duart e “toka mafias” dhe për më tepër bregdeti, pronësia ilegale tregtare e të cilave e ka kthyer bregdetin e Adriatikut në një liman, dhe që ka shkaktuar konfuzione në bashkitë e qyteteve. Me justifikimin burokracisë post-komuniste, tregtia lulëzoi me mosndëshkimin, që preku rreth 1500 familje – disa që kanë marrë të njëjtën pronë -, duke marrë rreth 2 mijë jetë, në këto 15 vite Qeveria shqiptare lançoi këtë operacion, që ka një fushë të gjerë veprimi, me qëllim që të asgjësojë këtë kamzhik, tha ministri i drejtësisë Enkeled Alibeaj.
Alibeaj tha se mafia ka fituar “dhjetëra milionë dollarë”me ndihmën e disa zyrtarëve që merreshin me regjistrimin e tokave dhe ndërtesave, të cilët sipas tij kishin të drejtë legjitime mbi transaksionet.
ا’ rrënjosja e korrupsionit është një nga kushtet kryesore që duhet të plotësojë Shqipëria për të hyrë në Bashkimin Europian. Deri tani vendi ka firmosur vetëm një marrëveshje afrimi me bllokun, në qershor të 2006-ës. Problemi u bë publik në muajin gusht, atëherë kur prokurorët inkriminuan 7 persona, mes të cilëve edhe 3 funksionarë të regjistrit të tokës, me akuzën e posedimit të dokumenteve fals dhe riciklim parash. Vlerësimi i skandaleve që kanë ndodhur, gjatë muajve të fundit, ekspozuan dhjetëra zyrtarë që vinin nga parti të ndryshme politike dhe që ishin të përfshirë në çështje të ndryshme, si p.sh. noter ose krye bashkiak.

“Mijëra hektarë tokë u monopolizuan nga “ toka mafia”, që përdorën regjistra të pasurive të patundshme fals për të demonstruar pronën e tyre....., dhe për të shitur tokën si pronë të tyre”, tha për AFP-në, Ministri shqiptar i Bujqësisë Emin Gjana. Vetëm përgjatë bregdetit Adriatik, “më shumë se 170 hektarë tokë pyjore, 254 hektar kullota dhe toka djerrë u zunë në bazë të transaksioneve të paligjshme”, tha Gjana. Në disa raste, tokat ose shtëpitë u janë shitur blerësve të ndryshëm. Qindra shqiptarë zbuluan se pronësia, e pronave që kishin blerë ose trashëguar ishte e dyshimtë.
“Të njëjtat dokumente pronësie u ishin shpërndarë njerëzve të ndryshëm në të njëjtën kohë”, shpjegon Gjin Marku , i Komitetit të Pajtimit Kombëtar, një institucion i ngritur për të luftuar dhunën. Shumë shqiptarë preferojnë të zgjidhin problemet me armë”, tha Marku duke shtuar se të paktën 2 mijë njerëz janë vrarë në 15 vitet e fundit me armë për konfikte pronësie. Në një rast të profilit të lartë, shtypi shqiptar raportonte arrestimin e dy zyrtarëve të akuzuar për falsifikimin e dokumenteve të pronësisë për rreth 100 hektarë, në zonën turistike të Shëngjinit, në veriperëndim të kryeqytetit, Tiranës. Pasi marrëveshja të kishte përfunduar, autorët e mashtrimit do të kishin përfituar një shumë prej 2.5 milion dollarësh, thanë autoritetet.Në total rreth 15 mijë familje në vend janë mashtruar nga skema e shitjes së tokës, tha Marku Regjistri i tokave në Shqipëri nuk ka qenë kurrë të ç’regullt deri në revoltën e 1997-ës, kur falimentuan firmat piramidale, në të cilat kishte investuar një pjesë e madhe e popullsisë.

Dosje të shumta, të regjistrit rezultojnë të humbura, shumë faqe janë grisur dhe shumë dokumente janë falsifikuar, tha Arben Qiriako, kreu Komisionit Hipotekor shqiptar. Gjatë tentativës për rregullimin e regjistrave Qeveria, me ndihmën e Bankës Botërore, lançoi një projekt të madh për krijimin e një banke të dhënash më një sistem kompjuterik. Gjithashtu u adaptua një ligj për projektimin e të gjitha fakteve dhe anulimeve të transaksioneve të bazuara ne dokumente ose dëshmi false. Ligji parashikon krijimin e një komisioni special për hetim në çdo bashki, për ekzaminimin e denoncimeve të viktimave të mafies keqbërëse në sektorin e pasurive të patundshme. “Vetëm në 287 dosje në Tiranë, ne regjistruam 65 raste, në të cilat i njëjti akt pronësie i ishte dhënë të paktën 7 blerësve të tjerë”, tha Qiriako.

Një hetim juridik filloi kundër 65 zyrtarëve dhe këshilltarëve lokalë, të dyshuar për falsifikimin e dokumenteve të pronësisë për qindra hektarë toke në bregdet dhe në qytete të mëdha. Sipas "AFP" Pronat nuk po kthehen, qeveria mashtron pronarët Pronarët presin kthimin e pronave të tyre, mirëpo institucionet zyrtare, nuk po e bëjnë këtë gjë. Qeveritë shqiptare, që prej vitit 1992 e deri sot, kanë bërë disa kthime episodike pronash, sa për të lustruar mos kthimin e tyre real e total. Ne i jemi kundërvenë këtij qëndrimi abuziv e demagogjik. Ka ardhur koha, ta themi torç: Prona duhet të shkojë tek pronari i ligjshëm, nuk ka më vend për akrobaci politike, për mashtrime dhe përfitime të pronave prej abuzatorëve, që në të shumtën e rastev janë njerëz me pushtet politik dhe ekzekutiv.

Në zbatim të ligjit nr. 9235, datë 29.07.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronave”, të ndryshuar me ligjin Nr. 9583, datë 17.07.2006 dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr.566, datë 23.08.2006 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave”. Qeveria Shqiptare, deklaroi se afati i fundit i kthimit dhe komensimit të pronave është caktuar data 30 shtator 2007. Pronarët nuk e panë të konkrtizuar këtë afat. Së dyti, qeveria përsëri, bëri sikur nuk kishte deklaruar asgjë.

Në funksion të mashtrimit të qeverisë shqiptare, u vu komisioni Parlamentar i Ligjeve, i cili në unsion pozitë-opozitë, por pa deklaruar takimin, vendosi që ky afat, të shtyhet për në datën 31 dhjetor 2008. Pra, edhe komisioni parlamentar, doli mbi ligjin e Parlamentit, i cili ka fiksuar si datë kthimi dhe komensimi përfundimtar të pronave, datën 30.06.2008. Jo se nuk kuptohet, por nuk po mbyllet “procesi” i mashtrimit me mos kthimin e pronave në Shqipëri. Kuptohet, që kjo është një lojë politike mes të dy palëve në parlamentin Shqiptar, për të mos kthyer asnjëherë pronat. Sespe fundja, nuk kanë çfarë të kthejnë më, mbasi ato janë zhvatur nga klanet e caktuara.

Pasi janë zhvatur e janë bërë “pronësi” të tjetërve, pronat e pronarëve legjitimë, qeveria, shteti dhe parlamenti kanë hedhur në qarkullim “monedhën” e kompensimit me troje e toka të tjera. Konkretisht, qeveria deklaron, se do të kompensojë fizikisht pronarët me troje, pyje, kullota në zona të “vdekura”, duke kompensuar pronarin e bregut të Vlorës, Sarandës, Prespës, Pogradecit, Shëngjinit, apo Durrësit, me toka në Martanesh, në Has, në Fushë-Arrës, Mirditë etj.

Ndërkohë që popullsia e këtyre zonave, ka zaptuar në mënyrë të pligjëshme pronat e atyre, madje shteti ua njeh dhe ka nisur t’ua legalizojë ligjërisht këto zaptime! Parlamenti cakton datën 23.08.2008, Berisha cakton vitin 2014 Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave është themeluar në zbatim të ligjit nr. 9235, datë 29.07.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronave”, të ndryshuar me ligjin Nr. 9583, datë 17.07.2006 dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 566, datë 23.08.2006, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave”. AKKP-ja është krijuar për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë, problemin aq të madh të Njohjes, Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Paluajtshme në Shqipëri. Krijimi i Agjencisë, në varësi të Ekzekutivit, i jep përparësi përfundimit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, duke rritur angazhimin e institucioneve në mbylljen e këtij procesi brenda afatit të përcaktuar në ligj, që është data 30.06.2008. AKKP-ja ka zyrën qendrore në Tiranë dhe 12 zyra rajonale në qarqe. Kjo agjenci, gjatë ushtrimit të veprimtarisë, është e hapur për publikun dhe në shërbim të subjekteve të shpronësuara a të trashëgimtarëve të tyre.
Kompensim, vetëm 1 rast demagogjik Kompensimi i parë është bërë në dhjetor të vitit 2005, si kompensim financiar i subjekteve me fondin 200.000.000 lekë vetëm për qytetin e Tiranës. Kompensimi ishte i pjesshëm, deri në 200 m2. Përzgjedhja e subjekteve përfitues u bë me short, megjithatë, përpara këtij shorti, disa subjekte kanë përfituar në raste të veçanta kompensim fizik.

link Gazeta SOT : Gazeta SOT Online=
 
Redaktimi i fundit:
Mire "mafiozet" u gjeten, po tokat shqiptare kur do kthehen ne dore te shqiptareve??
 
Eshte ver8 mekat te shkaterrosh natyren tone, te besh te njejtat gabime qe kane bere vendet e tjera turistike duke e betonizuar bregdetin.

Shqiperise nuk i duhet turizmi masiv, por ai elitar, keshtu e ka krijaur natyra.

Kjo puna e pronave ka vrare njerez dhe mesa duket ky gjak veshtire se do ndaloje...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top