Madrid, kom. i Jashtëm miraton protokollin e Shqipërisë

WxP

Staf në FV.AL
Komisioni i jashtëm i Kongresit të deputetëve Parlamentit të Spanjës miratoi Protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Brenda pak javësh ky ratifikim pritet të bëhet nga Parlamenti dhe Senati spanjoll.

MADRID- Komisioni i jashtëm i Kongresit të deputetëve Parlamentit të Spanjës miratoi Protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Brenda pak javësh ky ratifikim pritet të bëhet nga Parlamenti dhe Senati spanjoll. Miratimi i protokollit u realizua gjatë vizitës zyrtare të Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli në Spanjë me ftesë të Presidentit të Senatit, Francisco Javier Rojo. Kjo ishte vizita e parë e këtij niveli të lartë në të gjithë harkun kohor të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në takim Kryetarja e Kuvendit, Topalli vlerësoi kontributin e Spanjës në pranimin e Shqipërisë në Procesin e Barcelonës dhe në Bashkimin për Mesdheun si dhe bashkëpunimin në kuadër të Aleancës së Civilizimeve, inisiativë e Kryeministrit Zapatero. Duke vlerësuar diplomacinë parlamentare si shumë të rëndësishme për vendosjen e kontakteve ndërparlamentare, Kryetarja e Kuvendit ftoi Presidentin e Senatit të Spanjës të vizitojë së shpejti Shqipërinë.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top