Luftë, politikë dhe futboll/ Rruga e Shqipërisë në Europë

Malsi

Anëtar i Nderuar
kombetarja_5.jpg

“Kur nisa të luaja për Shqipërinë, 12 vjet më parë, nuk e kam menduar asnjëherë se do të vijë kjo ditë, por ne gjithmonë jemi përpjekur dhe tani arritëm ta realizojmë atë, në sajë të vullnetit të këtij grupi, këtij brezi të shkëlqyer të futbollistëve…”- Lorik Cana, Kapiten i Shqipërisë.

“Ky kualifikim është historik. Ne nuk i merituam humbjet në shtëpi (me Portugalinë dhe Serbinë). Ne nuk kemi një ekip me superyje, por ata kanë zemër dhe një shpirt kolektiv.” Armando Duka, Presidenti FSHF-së.

Zemra? Shpirti kolektiv? Tifozët e kombëtares shqiptare e dinë shumë më mirë sesa zemër ka çdo shqiptar, kur veshin bluzën e kombëtares. Siç edhe fjalët e himnit kombëtar që dëgjohen me jehonë në çdo stadiumi në çdo ndeshje:

Prej lufte veç ai largohet,

Që është lindur tradhëtor,

Kush është burrë nuk frikësohet,

Po vdes, po vdes si një dëshmor!”

Ata lojtarë gërmojë thellë dhe më thellë kur luajnë me klubet e tyre, por luftojnë së bashku për një çështje të vetme kur janë me kombëtaren. Shpesh herë ka edhe gjakosje. Sigurisht ka shumë djersë. Por, pothuajse gjithmonë ka lot. Sepse shikoni, si një shqiptar unë kam një rrëfim për të bërë: Ne nuk jemi edhe aq të mirë! Ne nuk e prisnim që të arrinim në playoff, apo të kualifikoheshim direkt në Europian. Ne i kemi parë dhe ndjekur luftëtarët tanë çdo herë. Shpesh kemi fituar beteja të pakta gjatë rrugës, por kemi festuar si të çmendur a thua se kishim fituar Kupën e Botës. Megjithatë thellë brenda nesh ishte gjithmonë ndjenja se lufta ishte e humbur. Një shans i minutës së fundit na ka munguar, apo një fitore e minutës së fundit. Shumë beteja i kemi nisur me shpresa të mëdha, por në fund Shqipëria ka përfunduar duke peshkuar vendin e fundit ose të parafundit. Të paktën në këtë drejtim ne mund të themi se jemi të qëndrueshëm.

Por kjo fushatë eliminatorësh, ishte një shfaqje e qëndrueshmërisë e një lloji tjetër. Nën njeriun e çeliktë, por të panjohur, Gianni De Biasi, rekordi mbrojtës i Shqipërisë u përmirësua dukshëm. Ata pësuan vetëm 5 gola në 8 ndeshje kualifikuese. De Biasi imponoi një filozofi tipike italiane. Në mbrojtje Shqipëria ishte kompakte dhe rezultateve. Kjo u plotësua me kundërsulmin dhe ekzekutimin perfekt të goditjeve standarde. Kjo strategji u përshtat në mënyrë të përkryer me pikat e forta të Shqipërisë. Ndërkohë ishin të vendosur mirë në mesin e fushës lojtarë që dinin të shtynin skuadrën përpara dhe t’i jepnin forcë asaj.

Për të realizuar planin e tij De Biasi vendosi të dalë dhe të rekrutojë lojtarë jashtë kufijve zyrtarë të popullsisë 3 milionëshe të Shqipërisë. Duke dalë jashtë këtyre kufijve bëhet fjalë për një komb me 6 deri në 10 milion shtetas nëpër botë. 1.6 milion banorë jetojnë vetëm në Kosovë. Kapiteni Lorik Cana dhe zgjedhja e parë në portë, Etrit Berisha, janë të dy nga Kosova dhe janë të dy ata që i japin forcë mbrojtjes së Shqipërisë. Arbnor Fejzullahu vjen nga Presheva në Serbi, Naser Aliji nga Kumanova në Maqedoni, dhe Ergys Kaçe, megjithëse i lindur në Korçë jeton në Greqi që prej moshës 3-vjeçare. Në këtë mënyrë skuadra kombëtare u plotësua me të gjitha trevat.

Pjesët përfundimtare të enigmës u siguruan nga Gjermania dhe Zvicra, shtete në të cilat shumë lojtarë shqiptarë, militojnë. Pjesa më e madhe e fajit për mungesën e disa lojtarëve të rëndësishëm të diasporës i atribuohet edhe FSHF-së dhe konkretisht Armando Duka. Pavarësisht nga vërtetësitë e akuzave, FSHF-ja ka qenë vazhdimisht e akuzuar për korrupsion.

Pjesa tjetër e ekipit u plotësua në Gjermani dhe Zvicër. Këto vende janë të njohura për talente shqiptare. Shkodran Mustafi, që tani luan për Valencian në Spanjë u bë lojtari i parë me origjinë shqiptare që ngriti Kupën e Botës në vitin 2014. Skuadra kombëtare e Zvicrës ka të paktën 6 shqiptarë bashkë me Valon Behramin dhe Xherdan Shaqirin. Tifozët shpesh i ndjekin të dyja skuadrat ku luajnë shqiptarë. Shpesh herë ndodh që ata të kritikohen për mungesë patriotizmi që nuk zgjodhën Shqipërinë. Megjithatë De Biasi ia doli të marrë talente si Mërgim Mavraj dhe Taulant Xhaka (vëllai i Granit Xhakës) megjithëse ata ishin thirrur nga kombëtaret e moshave në Gjermani dhe Zvicër.

Shumë nga faji për mungesën e këtyre lojtarëve të kombëtares ka shkuar edhe për Presidentin e FSHF-së Armando Duka. Thashetheme ka pasur shpesh se yjet e Zvicërs si Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka kanë shprehur dëshirë për të luajtur me Shqipërinë, por u është kërkuar 100 mijë euro për tu bërë pjesë e kombëtares. Pavarësisht akuzave FSHF ka qenë shpesh nën akuza për korrupsion. Tifozët kanë një batit mes tyre kur thonë se “i vetmi institucion në Shqipëri më i korruptuar se qeveria është FSHF-ja”. “Tifozët kuq e zi” e kanë kërkuar shpesh dorëheqjen e Dukës. Ndaj tij ka pasur edhe presion politik nga ministria e kulturës dhe sportit, por kjo është dënuar nga FIFA dhe UEFA. Politika nuk është asnjëherë larg futbollit në Ballkan.

Kështu që nuk është çudi, që në këtë atmosferë, frika dhe gëzimi ishin ndjenjat që u shfaqën kur Shqipëria dhe Serbia ishin vendosur në të njëjtin grup kualifikuese për Euro 2016. Mund të quhet një gabim naiv i ndonjë zyrtari të UEFA-s, por vendoja e këtyre dy skuadrave në një grup ishte njëlloj si një deklaratë politike. Pasojat e luftës së Kosovës janë ende të freskëta në kujtesën për të dy kombet, dhe fakti që një pjesë e madhe e ekipit shqiptar përbëhet nga shqiptarët e Kosovës në mënyrë të qartë ja shtonte benzinën zjarrit. Në mënyrë që të shmangte përplasjet e tifozëve UEFA vendosi që të mos lejojë udhëtimin e tifozëve në ndeshjet jashtë vendit për të shmangur ndonjë përplasje. Kishte ndodhur kjo pak kohë më parë në përballjen mes Serbisë dhe Kroacisë. Por si një njohës i çështjeve të Ballkanit mund të them se një ndeshje futbolli mes Serbisë dhe Shqipërisë nuk ëhstë kurrë vetëm një lojë me top. اfarë ndodhi në ndeshjen e parë në Beograd ishte p0arashikuar nga pak Shqiptarë dhe Serbë, por sigurisht jo si do të ndodhte.

Në një atmosferë të zjarrtë, Serbia dhe Shqipëria luajtën një lojë interesante, edhe pse pa shumë shanse për shënim. Serbët luajtën më mirë derisa shqiptarët humbën një shans mjaft të mirë kur Lorik Cana gjuajti jashtë pas një goditje këndi. Më pas, rreth minutës së 40-të, droni i famshëm zbriti nga qielli. Në mes të flamurit, kufijtë e “Shqipërisë Etnike”. Ajo që flamuri kishte të vizatuar ishte edhe më e rrezikshme edhe sikur të ishte lagur me benzinë. Pa lënë mënjanë këtu edhe shtrirjen e hartës në dy aleatë të Serbisë që janë Maqedonia dhe Greqia. Në krah figura e Ismail Qemalit, themeluesi i deklaratës së Pavarësisë në 1912 dhe Isa Boletini një luftëtar i famshëm. Për ta përmbyllur, fjala autokton u shpalosh në të gjithë hartën – një fyerje e maskuar për serbët të cilët besohet se janë vendosur në Ballkan në shekullin e 6 dhe 7, në kundërshtim me shqiptarët, që janë aty që nga lashtësia.

Në fillim pati konfuzion. (Ishte një zog? Ishte një aeroplan?) Më pas pati zemërim. Ulërimat ubi, ubi, ?iptara (Vrite vrite shqiptarin) që ndiheshin në shkallët e stadiumit, tani u bënë edhe më të forta. Stefan Mitrović e kapi flamurin, por Bekim Balaj vrapoi drejt tij duke ia rrëmbyer nga duart. Por përpara se të arrinte të largohej, një ultras serb e goditi më karrige. Lorik Cana e kapi dhe shtriu në fushë me grusht. Ivan Bogdanovic, serbi i arrestuar në Itali në vitin 2012 ishte kreu i fushës.

Për neutralët që shihnin kjo ishte tronditëse, e pështirë dhe e egër. Banderola u vendosën në muret e Facebook. Për ata që janë në Ballkan, kjo ishte për të qeshur, pak e sikletshme dhe sigurisht jo një surprizë. Sa më shumë që ndodh diçka, aq më pak tronditëse ju mendoni se është. Ajo që nuk ishte aq për të qeshur ishin sanksionet e vendosura në të dy ekipet. Në mënyrë që të duket e paanshme, Serbia morri tri pikë, sepse Shqipëria kishte braktisur lojën (një mrekulli që ata e bënë këtë (!) dhe pastaj për nxitje të turmës. UEFA u hodh poshtë nga CAS më vonë.

Eliminatoret e dy skuadrave kishin rrugë të veçantë. Serbia i luajti disa ndeshje pa tifozë. Në fushë u pasua nga humbje të njëpasnjëshme nga Danimarka dhe Portugalia duke i thënë lamtumirë ëndrrës së kualifikimit. Në krahun tjetër Shqipëria po ecte hap pas hapi me ndjenjën se ajo që kishte ndodhur nuk ishte për faj të saj. E nisën në mënyrë imresionuese duke fituar 1-0 në Portugali, barazim me Danimarkën 1-1 në shtëpi dhe më pas festuan sikur të kishin fituar. Një miqësore e mirë me Francën dhe më pas fitore 2-1 me Armeninë duke besuar te turneu për herë të parë. “Gozhda e fundit në arkivol” për Serbinë dhe shpërthimi gëzimit për Shqipërinë ishte vendimi i CAS. 10 korrik 2015. Shqipëria mori një fitore 3-0 dhe Serbisë iu hoqën 3 pikë.

Dhe kështu ishte shkruar që për herë të dytë, këto dy ekipe do takoheshin në Shqipëri në një kohë që dita kishte ardhur ku Shqipëria mund të siguronte vendin e saj me një fitore të ëmbël kundër Serbisë. Presioni i të gjithë atyre që ishin të përfshirë ishte edhe më i madh se dielli i gushtit në Ballkan. FSHF u shkroi një letër tifozëve shqiptarë duke iu lutur të mos shkaktonin trazira në mënyrë që të shmangnin dënimet që mori Serbia, por edhe për të shpëtuar fytyrën në planin politik. Ditët deri në fillimin e ndeshjes, autoritetet po i ngjanin sigurimit komunist të Enver Hoxhës duke arrestuar të gjithë ata që dukeshin sikur mund të shkaktonin probleme. Simptomat e politikanëve të ditëve moderne në Shqipëri dukeshin më të shqetësuar në shpëtimin e fytyrës në arenën ndërkombëtare sesa te fitorja në fushë.

Vetë loja ishte statike në fushë në 45 minutat e para. Të dy krahët ishin të mbushur me presion. Serbët gjithashtu kishin një lojë mjaft të kujdesshme. Edhe pse ata nuk mund të kualifikohen, një tjetër humbje kundër Shqipërisë ndoshta do të nënkuptonte fundin më të madh të karrierës së tyre ndërkombëtare. Në fillim të lojës, të dyja palët do të donin ndoshta një barazim. Një barazim që simbolizon marrëdhënien e tyre politike - ku askush nuk fiton.

Në pjesën e dytë shqiptarët ndien erën e gjakut dhe u bënë më sulmues. Sokol Cikalleshi i shkoi afër duke realizuar një goditje që u prit nga Vladimir Stojković. Kur të gjithë po mendonin se ndeshja po mbyllej barazim dy golat e Serbisë bënë që të pllakosë heshtja kudo. Në fund të ndeshjes, serbët festuan si të çmendur, një përzierje e ekstazës dhe lehtësimit të dukshëm. Ata mund të ktheheshin në Beograd duke pretenduar një fitore të vogël. Për shqiptarët dukej sikur ishte fundi i botës. Humbja ndaj Serbisë në mënyrë të tillë të dhimbshme do të ishte e pafalshme për shumicën e shqiptarëve po të mos ishte për faktin se ata kishin një shans më shumë kundër Armenisë në Jerevan. Beteja ishte e humbur, por lufta ishte ende aty për t’u fituar.

Shqipëria e nis atë ndeshje me më shumë shkëlqim. Një kontrast i madh me dy minutat e fundit kundër Serbisë dhe Portugalisë. Ata e dominuan ndeshjen dhe e fituan. Ata kishin arritur më në fund atë që askush nuk kishte ëndërruar që ata do ta arrinin. Ata fituan luftën. De Biasi u tha gazetarëve se dikush kishte qeshur pas krahëve të tij kur ai kishte thënë në fillim që do ta kualifikonte Shqipërinë. Tani duket sikur të gjithë shqiptarët qeshin me ato që kanë ndodhur. “Megjithëse na mundën, ata do të na shohin në Francë duke pirë birrë para TV”- tha Cana pa ndeshjes. Dhe ku do jenë shqiptarët duke parë kombëtaren? Në Francë duke shijuar “pain au chocolats”. Ose në shtëpi duke ndjekur kombëtaren dhe duke bërtitur. Mund të jenë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni apo Zvicër, Gjermani apo Britani. Ata mund të jenë mysliman, katolik apo ortodoks. Një komb që shpesh shpalosh unitetin edhe pse është aq i ndryshëm dhe kaq i përçarë. Këtë verë mund të bëhet më në fund, një, të paktën për disa javë. Duke mbështetur kombin. Fitimtarë, të bashkuar.

lapsi.al
 
Titulli: Luftë, politikë dhe futboll/ Rruga e Shqipërisë në Europë

Shqipëria e nis atë ndeshje me më shumë shkëlqim. Një kontrast i madh me dy minutat e fundit kundër Serbisë dhe Portugalisë. Ata e dominuan ndeshjen dhe e fituan. Ata kishin arritur më në fund atë që askush nuk kishte ëndërruar që ata do ta arrinin. Ata fituan luftën

Pjesa me e bukur e kesaj analize :D
 
Titulli: Luftë, politikë dhe futboll/ Rruga e Shqipërisë në Europë

Ku mund ta gjej kte artikullin anglisht?

ne google translate

sa per temen, nje pyetje kam, Loriku e ka shkruar kete?
 
Titulli: Luftë, politikë dhe futboll/ Rruga e Shqipërisë në Europë

ne google translate

sa per temen, nje pyetje kam, Loriku e ka shkruar kete?

Lexoje se ta nisa dhe linkun anglisht se mbase e ka shkruar edhe cana ,nese eshte bere shkrimtar ,analist apo publicist
 
Titulli: Luftë, politikë dhe futboll/ Rruga e Shqipërisë në Europë

Lexoje se ta nisa dhe linkun anglisht se mbase e ka shkruar edhe cana ,nese eshte bere shkrimtar ,analist apo publicist

po me mua cke o gje e perpjekur...ai qe ta kerkoi ja dhe.

une pyeta meqe artikullin e solle ti....dhe pyetja ime kaq e sinqerte dhe kaq naive....me shume doza habie bile bile :p

cana qe shkruan??? wow ...jo antarja wow, por wow ne shenje habie ....
 
Titulli: Luftë, politikë dhe futboll/ Rruga e Shqipërisë në Europë

po me mua cke o gje e perpjekur...ai qe ta kerkoi ja dhe.

une pyeta meqe artikullin e solle ti....dhe pyetja ime kaq e sinqerte dhe kaq naive....me shume doza habie bile bile :p

cana qe shkruan??? wow ...jo antarja wow, por wow ne shenje habie ....

Po cte kem me ty mi ,ty te ktheva replike qe mos te tallesh me canen se cne cana te shkruaj kaq gjate dhe kaq bukur :p Cana tha , ne nuk jemi aq krenar sa jeni ju ketu ,,,ne shesh ate dite ,e dhjeu :p

Wow ckemi ?
 
Titulli: Luftë, politikë dhe futboll/ Rruga e Shqipërisë në Europë

It should be added that the sublime beauty of the gesture notates the essentially transitional quality.
 
Titulli: Luftë, politikë dhe futboll/ Rruga e Shqipërisë në Europë

It should be added that the sublime beauty of the gesture notates the essentially transitional quality.

Kaq e pat e ky....hajt per hajer
 
Titulli: Luftë, politikë dhe futboll/ Rruga e Shqipërisë në Europë

Kush ti futi duret ne hard disk ty ?
 
Titulli: Luftë, politikë dhe futboll/ Rruga e Shqipërisë në Europë

Dyshoj fort qe ti je human
 
Titulli: Luftë, politikë dhe futboll/ Rruga e Shqipërisë në Europë

Of kors ui du bat..kjo bat me acaron
Aniuei .....ui uer toking ebaut hmmmm ah jes blek dot
 
Titulli: Luftë, politikë dhe futboll/ Rruga e Shqipërisë në Europë

Let's not degrade this discussion any further. It's our duty to uphold the standards which we are proud of.
A sense of community and friendship.
 
Titulli: Luftë, politikë dhe futboll/ Rruga e Shqipërisë në Europë

Ehe....aj ëgri totelli...bat bifore ken ju tell mi
Uat the fak hepen tu ju? Hu did dhis tu ju?
 
Titulli: Luftë, politikë dhe futboll/ Rruga e Shqipërisë në Europë

Nuk eshte e veshtire ta gjeni jo , mjafton pak logjike e thjesht . titullin e kthen ne anglisht (war, politics and football , albania) dhe del shkrimi ,sic me doli mua pasi sapo e kerkova ,sepse lajmin e morra ne faqen qe kam postuar .
Ja ku eshte dhe ne anglisht . :)
War, Politics, and Football: Albania?s journey to EuropeWar, Politics, and Football: Albania's journey to Europe - The International Interest

Ca llogjike na sugjero t'perdorim kur accessin ne internet e kemi t'limitum per arsyje pune :D? Megjithate flm per linkun.
 
Titulli: Luftë, politikë dhe futboll/ Rruga e Shqipërisë në Europë

Ehe....aj ëgri totelli...bat bifore ken ju tell mi
Uat the fak hepen tu ju? Hu did dhis tu ju?

Let's focus on the topic please and let's not deviate from the subject. It's not very productive.
 
Titulli: Luftë, politikë dhe futboll/ Rruga e Shqipërisë në Europë

Me leje me leje....thyji firewall -et....kshu me duket u mundu i here njoni me bo te rrjeti im po aha sja doli :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top