Luan Rama: Jemi në NATO, por prej muajsh posti i Shefit të Shtabit të Ushtrisë është

legjenda

Tetova
Gjatë intervistës së tij në emisionin “Debati në Channel One”, Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, bëri me dije faktin se Shqipëria ka mbi 6-7 pa Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë për shkak të papërgjegjshmërisë së politikës dhe disa funksionarëve të lartë të shtetit.
“Në mënyrë skandaloze, Shqipëria vend anëtar i NATO-s ka mbi 6-7 muaj pa shefin e Shtabit të Përgjithshme të Ushtrisë. Në vjeshtë në shtator do të mbahet në Tiranë Samiti i Shefave të Shtabeve të vendeve anëtare të NATO-s.

Cili është mesazhi i sjelljes së përgjegjshme apo jo të politikanëve tanë në raporte dhe me këtë aleancë? Edhe formalisht vetëm por në thelbin e vet është absurde, është pafalshme është papërgjegjshmëri e funksionarëve të lartë shtetërorë në qeverisjen e vendit”, - tha

Luan Rama, duke shtuar se ky fakt tregon mungesën e bashkëpunimit dhe edukatës së partneritetit.

“ثshtë papërgjegjshmëri që buron prej mungesës së edukatës së partneritetit, të bashkëpunimit dhe të luajalitetit midis institucioneve, sepse shefi i Shtabit të Përgjithshëm është një emërtesë që kalon nga Kryeministri te Presidenti i Republikës.

Pra janë lidhur apo janë kapur pas një emri dhe kanë 7-8 muaj që e kanë lënë ushtrinë pa komandant. Këto janë raste që dëshmojnë dhe evidentojnë papërgjegjshmëri në sjelljen e funksionarëve të lartë shtetërorë ndaj përgjegjësive kushtetuese dhe qeverisëse që kanë.

Këtë e konsideroj absurde, por si kjo ka edhe një mori të tjera absurditetesh të kësaj natyre”, - u shpreh nënkryetari i LSI-së.http://www.gazetaexpress.com/public.../633x347/screenshot-16_1494882878-1196423.jpg
screenshot-16_1494882878-1196423.jpg
http://www.gazetaexpress.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top