Lezhë, Tusha konfirmohet fitues

WxP

Staf në FV.AL
Në Lezhë po numërohet kutia e fundit dhe nga rezultatet e deritanishme fitues rezulton kandidati i Aleancës për Qytetarin, Viktor Tusha. Sipas informacioneve të fundit, pa u numëruar kanë mbetur vetëm 338 vota, që nuk mund ta kthejnë fitoren e kandidatit të LSI-së.

Kandidati i Aleancës për të Ardhmen, Gjokë Jaku ka kandiduar tre herë për këtë bashki dhe në dy garat e fundit nuk ka fituar, ndërsa Tusha ka siguruar mandatin e tij të dytë në krye të bashkisë së Lezhës.

Ndërkohë, numërimi i votave të komunave dhe fshatrave do të nisë në orën 23. Procesi do të zhvillohet me anëtarë të tjerë, për shkak të lodhjes së komisionerëve të mëparshëm.

Pak caste më parë ka përfunduar edhe numërimi në Mirditë dhe Rubik, ku në të dyja komunat kanë fituar kandidatët e Partisë Socialiste.

Në Lac numërimi po ecën ngadalë por kryeson kandidati i PS, ndërsa në Mamurras janë numëruar vetëm 5 qendra nga 22 që janë në total.



Top-Channel
 

Attachments

  • lezha.jpg
    lezha.jpg
    18.2 KB · Shikime: 16

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top