Letra tonditëse e amerikanes që u vra nga ISIS-i (dokument)

Kresha

A pretty face can never trick me
Ky tani paska shkuar edhe me ne ekstrem. Tashme per te nuk vlen vetem diferenca Veri vs Jug, por vlen vetem diferenca Ortodoks vs Muslimano-Katoliko-Verioro-Jugor. Merr tipi rastin e Lazaratit per te tregu se muslimanet kultivuan hashash e ortodokset jo.E bash ne Lazarat, familjet praktikante te Islamit nuk e kishin pas kultivuar ate !
 
Titulli: Pse jam antiverior e antimysliman

Myslymanet ne fakt nuk e kan cu mbrapa vetem Veriun e Shqipris por te gjith boten. Te Krishteret nuk ngelen shume mrapa, por tani per tani myslymanet mahen.
 
Pe: Pse jam antiverior e antimysliman

Kush eshte ky vELo ?

gjithsesi qenka per MANIKOMIO!!

Ne fakt njerez te tille i dergojne shoqerite ne katastrofa humanitare sikur te kishin vetem pak pushtet.

QENKA XHUXH!!
 
Titulli: Pse jam antiverior e antimysliman

Epo duhej te ishte gjalle tani Konica per te pare si jane bere verioret :(
Na trego pak si jena ba mqs na fute tanve nji thes ?
 
Titulli: Pse jam antiverior e antimysliman

Pune marks veloje thuaj :p. Po perderisa problemi qenka rreth urbanistekes cka qe futet te feja dhe rraca e njerezve aman... fol o burr dheu per anen qe te takon. Jo per gje po kujt po i bie mendja je antigeg apo protoskan ti. Pff... ja ndonj dite do jap e une interviste e do jet titulli. Xy-ni pse jam anti Velo. Lol... nejse .. ne shqiptaret jemi te cuditshem... ngelem gjith jeten duke share te tjeret karshi... jugu sha mesin dhe veriun veriu sha jugun. Ne tshqipris mesme i shajme
jug e veri, Lol.... o sdobbehemibndonjeherbne joo...derisa tkemi mendje si marksi...
 
Titulli: Pse jam antiverior e antimysliman

Cdo epitet qe fillon me fjalen anti eshte i demshem........ne pergjithesi e kam fjalen!
 
Letra tonditëse e amerikanes që u vra nga ISIS-i (dokument)

Publikuar: 22:38 / 10.02.2015

letra-tondit-euml-se-e-amerikanes-q-euml-u-vra-nga-isis-i-dokument_hd.jpg


Prindërit e amerikanes 26 vjeçare, Kayla Mueller thanë dje se kishin marrë konfirmim se vajza e tyre që ishte peng e ISIS-it është vrarë. Mueller ishte rrëmbyer nga ISIS në gusht 2013 dhe familja e saj ka bërë publike një kopje të një letre të papublikuar më parë që vetë Kayla u kish dërguar familjarëve në pranverën e vitit 2014, ndërkohë që ndodhej në qelitë e ISIS.

Lexojeni të plotë letrën të cilën Kayla Mueller ua kisht dërguar prindërve derisa ishte peng e ISIS-it:

“Të gjithë ju, nëse e merrni këtë letër, kjo do të thotë që unë jam ende peng, por shoqet e qelisë sime (duke filluar nga 11/02/2014) janë liruar. U kam kërkuar të kontaktojnë me ju + t’ju dërgojnë këtë letër. ثshtë e vështirë të dish çfarë të thuash. Ju lutem, dua të dini se jam në një vend të sigurtë, krejt e palënduar + shëndetplotë (në fakt kam vënë peshë); Jam trajtuar me respekt dhe mirësi maksimale.

Do të doja t’ju shkruaja të gjithëve ju një letër të mirëmenduar (por nuk e dija nëse shoqet e qelisë do të largoheshin në ditët në vijim apo në muajt në vijim) dhe mu desh ta shkruaj letrën me paragrafë. Vetëm mendimi për ju më bën të më shpërthejnë lotët.

Nëse mund të them se kam “vuajtur” përgjatë gjithë kësaj përvoje, kjo vuajtje ka ardhur vetëm prej vetëdijësimit se çfarë ju kam bërë të ndieni; nuk do ju kërkoj asnjëherë të më falni sepse nuk e meritoj faljen.

Më kujtohet mami që më thoshte se në fund e vetmja gjë që ti ke është Zoti. Kam mbërritur në një moment të përvojës sime ku, në çdo kuptim të fjalës, ia kam dorëzuar veten Krijuesit tonë, sepse në kuptimin e plotë të fjalës, nuk kisha askënd tjetër… + me Zotin + prej lutjeve tuaja jam ndier si në një djep, në rënie të lirë.

00---letrakaya.jpg

Faksimilje e letrës së Kayla Muellner, të cilën ajo ua kishte dërguar prindërve nga qelia e burgut të ISIS-it

Kam parë errësirën dhe dritën + kam mësuar se në çdo burg, njeriu mund të jetë i lirë. Jam mirënjohëse. Kam arritur të kuptoj se ka mirësi në çdo situatë, ndonjëherë thjeshtë duhet ta kërkojmë. Lutem çdo ditë që, në mos asgjë tjetër, të paktën ju të keni ndier një afri + një dorëzim tek Zoti gjithashtu + të keni krijuar një lidhje dashurie + mbështetje për njëri-tjetrin…

Më mungoni të gjithë, sikur të ketë qenë një dekade ndarjeje me forcë. Kam patur shumë orë për të menduar, për të gjithë gjërat që do të bëj me Lexin, për udhëtimin e parë me familjen, takimin e parë në aeroport. Kam patur shumë orë për të menduar se vetëm mungesa juaj më ka bërë sot, në moshën 25 vjeç, të kuptoj vendin tuaj në jetën time. Secili prej jush është dhurata ime dhe unë nuk do të isha ky person nëse ju nuk do të ishit pjesë e jetës sime, nëse nuk ishit familja ime, mbështetja ime.

Nuk dua që negociatat për lirimin tim të jenë detyra juaj, nëse ka një opsion tjetër rrokeni, edhe pse do të duhej më shumë kohë. Kjo nuk duhej të bëhej asnjëherë barra juaj. U kam kërkuar këtyre grave t’ju mbështesin; ju lutem pranojeni kërkesën e tyre. Nëse nuk e keni bërë ende mund të kontaktoni ata që kanë një nivel eksperience me këta njerëz.

Askush nga ne nuk mund ta dinte që do të zgjaste kaq shumë, por edhe po luftoj në anën time në ato mënyra që mundem, kam ende shumë energji brenda meje për të luftuar. Nuk po thyhem dhe nuk do të dorëzohem, pavarësisht sa kohë do të duhet. Pak muaj më parë shkruajta një këngë që thotë: “Ajo pjesë e imja që më dhemb më shumë, më bën gjithashtu të ngrihem nga shtrati, pa shpresën tuaj nuk do të kish mbetur asgjë…”

Mendimi i dhimbjes tuaj është burimi i dhimbjes sime, por njëkohësisht mendimi i ribashkimit tonë është burimi i forcës sime.

Ju lutem bëni durim, jepjani dhimbjen tuaj Zotit. E di që do të donit që unë të mbetesha e fortë. Pikërisht këtë po bëj. Mos kini frikë për mua, vazhdoni të luteni ashtu si dhe unë dhe dashtë Zoti do të jemi shumë shpejt bashkë.

Me gjithë dashurinë,
Kayla”, përfundon letra. /bota.al/
 

Attachments

  • 00---letrakaya.jpg
    00---letrakaya.jpg
    152.8 KB · Shikime: 0
  • 00---letrakaya.jpg
    00---letrakaya.jpg
    152.8 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 3 21.4%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 28.6%
Back
Top