Lauri
Anunnak
– Zhvillimi i saj në kontekst me Biblën
Isak Ahmeti
Letërsia Shqiptare e Kosovës, si çdo letërsi tjetër, është rezultat i traditës që u zhvillua në determinizime tejet të rënda socio-kulturore e kulturo-historike. Në planin historiko-letrar, me zhvillimin e saj, edhe në kontekst me Biblën, Letërsia Shqiptare e Kosovës na del një fenomen i veçantë që duhet të trajtohet në mënyrë të veçantë. Kjo letërsi nuk duhet të shihet e ndarë nga ajo në Shqipëri, sepse do të pretendohet për dy letërsi, për dy tradita. Në të vërtëtë Letërsia Shqiptare, që krijohet në trojet ku jetojnë shqiptarët dhe jashtë tyre, ka një traditë të vetme dhe mjafton të marrim parasysh tre elemente bazë të historisë së kësaj letërsie: biblizmin, historinë dhe folklorin. Letërsia Shqiptare në përgjithësi dhe ajo e Kosovës në veçanti, ka kaluar nëpër periudha të ndryshme zhvillimi.
Letërsia Shqiptare e Kosovës si pjesë e trungut e letërsisë nacionale(shqiprare), rrënjët e veta i ka që nga shek IV-V e këndej kur në këto treva, përkatësisht në Dardani(Kosova e sotme), kishte jetuar dhe vepruar Shën Niketa Dardani nga Remesiana, i quajtur me të drejtë Shën Niketa Dardani, me të cilin edhe nisë Historia e Letërsisë së Kosovës. Duke e vështruar Letërsinë e Kosovës dhe zhvillimin e saj në kontekst me Biblën, kuptojmë se ajo në të gjitha periudhat e zhvillimit të saj, paramodel e paratekst të parë ka pasur hipotekstin biblik, diskursin biblik në të gjitha rrafshet e shkrimit letrar-estetik, për t’u derivuar ky shkrim me shqiptime në rrafshin e kodeve tematike e semantike, stilistiko-estetike, në rrafshin e shprehjes letrare, përgjatë shekujve të shkrimit të letërsisë shqipe, duke u transformuar në të gjitha periudhat letrare, për t’u bërë shkollë letrare në letërsinë shqipe, referencë paramodel në nivel të shpërndërrimit të strukturës së brendshme e të jashtme letrare. Kjo letërsi, prandaj, si shumë letërsi evropiane, do të nisë me shkrimet e shenjta dhe do të zhvillohet në këto suaza deri më sot, prirja e së cilës ndaj kësaj reference mbetet e jashtëzakonshme.
Së këndejmi, siç është konstatuar nga studiues të mirëfilltë të letërsisë, influenca, poetika e diskursit biblik, do të ndikojë edhe në rrjedhat e konsolidimit të gjuhës, kulturës dhe veçanërisht letërsisë shqiptare. Pa këtë paratekst, Letërsia Shqiptare në përgjithësi dhe ajo e Kosovës në veçanti, s’do të ishte kjo që është. Prandaj duke ndjekur këtë vijë do provojmë të nxjerrim në dritë pikat kryesore në Letërsinë Shqiptare të Kosovës, zhvillimin e saj historik në kontekst me Biblën, po edhe dukjet letrare të kësaj treve, autorët më të mirë, kryesorë, që kanë kontribuar jo vetëm për t’i lidhur e bashkuar shqiptarët dhe kulturën e tyre me Perëndimin, me Evropën, por edhe në zhvillimin e një kulture dhe një letërsie me karakter dhe natyrë universale. Vlen të theksohet se në Letërsinë Shqiptare të Kosovës vërehet një prani e madhe e shkrimit biblik, edhe si kulturë e shprehje jetësore, si kulturë shkrimi, si filozofi e ekzistencës dhe mbijetesës nacionale.
Prandaj tekstet e saj, modeli i ligjërimit biblik, stili, shprehësia, semantika, figuracioni, ngjarjet, personazhet, rikontekstualizohen, duke u funksionalizuar në përmasa të thella kuptimësie në letërsi, veçanërisht ngjarje e figura që ndërlidhen me gjendjen e nacionit. Të funksionalizuara në një tip shkrimi, tashmë të veçantë dhe me destinacion të veçantë, këto bartje(transformime letrare, të letërsisë biblike brenda Letërsisë Shqiptate të Kosovës, dalin me dallime të natyrshme nga paratekstet origjinale, gjthnjë duke krijuar efekte estetike letrare të veçanta, që dalin me shenjëzime në rrafshe të ndryshme, me një raport të fuqishëm e shumëdimensional. Prandaj është e natyrshme që sikundër letërsia botërore (Dante, Milton, Gëte, Eliot etj.), ashtu edhe letërsia shqiptare e Kosovës duhet të lexohet dhe studiohet edhe në kontekst me Biblën, në kontekst me diskursin biblik, ndryshe nuk bën.