Lër një gjurmë!...

Bilderberg

Anëtar i ri
LثR NJث GJURMث!...


Ti nxënës i shkollës fillore a të mesme,
Ti student i shkollës së lartë a i fakultetit,
Ti djalosh e ti vajzë në disko, në rrugë, në kafeteri,
Kudo që ndodhesh, kudo që je, kudo që shkon ti,
Këtu në SH B A dhe kudo jashtë atdheut tënd Shqipëri,
Lër një gjurmë shqiptare e njerëzore aty ku gjallon!

Ti punëtor në fabrikë, në mal, në kopsht, e kudo që të jeshë,
Ti shofer, bujk, agjustator, mjeshtër, minator,
Ti pastrues i rrugëve, kompjuterist a murator,
Ti mësues, nëpunës, sportist, gazetar, intelekrual,
Që punon në SH B A dhe kudo jashtë atdheut Shqipëri,
Lër një gjurmë shqiptare e njerëzore aty ku ha bukë!

Ti miku im i respektuar që punon ”në të zezë”,
Në piceri, në rrugë, në bujqësi, në kopsht a në shtëpi,
Në mirëmbajtje, në tivoli, në restoran, në ndërtimtari,
Që fiton ekstra për të ndihmuar familjen tënde dhe atdheun e robëruar,
Këtu në Evropë dhe kudo jashtë atdheut Shqipëri në vend të huaj,
Lër një gjurmë shqiptare e njerëzore aty ku pi ujë!
Ti motra ime e respektuar,
Ti vëllau im i dashur e i nderuar,
Kahdo që lëviz e merr frymë,
Ku të kuptojnë e të dinë si njeri bujar,
Ku të njohin si shqiptar e kosovar,
Këtu në Skandinavi dhe kudo që të ndodhesh,
Lër një gjurmë shqiptare e njerëzore
Dhe kështu nderoje veten, familjen tënde,
E më shumë atdheun tënd të masakruar
Që quhet Shqipëri e martirizuar!


Prof. Fetah Bahtiri, Uddevalla, Suedi
 
interesante.

Po ne cfare gjurmesh do te leme!
 
Shume mesazh i goditur.
 
Shume e bukur!
 
une gjurmen time do ta le ne ndonje burg o shkolle riedukimi ose ne spital te te cmendurve :p
 
shume i bukur mesazhi....dhe shume domethenese vargjet
 
dua vdekjen perfekte overdoz po pati mundesi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top