Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Lazarat, vritet në aksion efektivi i RENEA

Gjatë natës së kaluar, një grup personash të armatosur ka qëlluar me armë në drejtim të shërbimeve të Policisë së Shtetit që kryejnë shërbim në fshatin Lazarat, në Gjirokastër. Herët në mëngjes, Policia lokale, FNSH dhe RENEA kanë filluar një operacion për kapjen e personave që kishin qëlluar me armë.

Gjatë operacionit, në momentin që Policia kishte bllokuar makinën me autorët e dyshuar e të armatosur, është qëlluar mbi efektivat nga një banesë aty pranë.Për pasojë ka humbur jetën efektivi i forcave speciale RENEA, Ibrahim Basha.

Gjithashtu nga sulmi i personave të armatosur, janë plagosur edhe 2 policë të RENEA-s, me iniciale J.I dhe P.H, të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore dhe jashtë rrezikut për jetën.

Polici i vrare..

178823_1.jpg

Shqiptarja.com
 
Titulli: Lazarat, vritet në aksion efektivi i RENEA

gjynah.....gjithe ai cun :(
 
Titulli: Lazarat, vritet në aksion efektivi i RENEA

RIP.

Kshu eshte kur i nxjerrin policet e shkrete ne rruge pa asnje pajisje mbrojtese.
 
Titulli: Lazarat, vritet në aksion efektivi i RENEA

:( Eh,mjere ne per shtetin qe kemi.
Se po te doje Shteti per i muaj gje e shtron Lazaratin e ben cicerr.
POR shteti ka interesat e veta ne klane qe ushqehen nga Lazarati.
 
Titulli: Lazarat, vritet në aksion efektivi i RENEA

U preht ne paqe dhe ngushellime familjes. Shpresoj te mos jete tradhetuar Policia e Shtetit
 
Titulli: Lazarat, vritet në aksion efektivi i RENEA

Nje rrafshim komplet Lazaratit shteti edhe s'humbin jeten kot njerez te pafajshem!
 
Titulli: Lazarat, vritet në aksion efektivi i RENEA

U preht ne paqe dhe ngushellime familjes. Shpresoj te mos jete tradhetuar Policia e Shtetit

Faktikisht u tradhtua nga mediat qe jepnin live ne TV skemen e sulmit te policise ne Lazarat. Kshu eshte kur ska ligje, merri plasi ne burg ata palaco gazetare
 
Titulli: Lazarat, vritet në aksion efektivi i RENEA

Realisht nje bande e tille aq e madhe sic thuhet se ekziston ,nuk ka shans mos te kete informator edhe brenda vet policise se shtetit , kane ne cdo hallke te shtetit bashkepunetor . Kshu qe cdo aksion i shtetit ata i gjen te pregatitur . Fati i keq i atij qe iu nderpre jeta ne nje moshe aq te re dhe familjes se tij qe do e vuajne gjate ,sepse per te tjeret jeta vazhdon
 
Titulli: Lazarat, vritet në aksion efektivi i RENEA

Aman si beni edhe ju, sot kete lajm e pashe 300 here, dhe pse vetem ishte i Renea-s se policet e tjere vriten e nje here lajm.
 
Titulli: Lazarat, vritet në aksion efektivi i RENEA

Nick po ketu behet fjale per bandat kunder shtetit dhe eshte ceshtje serioze
 
Titulli: Lazarat, vritet në aksion efektivi i RENEA

Faktikisht eshte lufte pushtetesh midis bandash, eshte ceshtje kaposh mjere ats te shkretet qe e hane kot. Mendo ky djali qe u vra sot ka qene ne Afganistan nuk vritet atje ku ishte lufte shkon e vdes ulur ne sedilje te makines me 1 batare kallashi
 
Titulli: Lazarat, vritet në aksion efektivi i RENEA

Faktikisht u tradhtua nga mediat qe jepnin live ne TV skemen e sulmit te policise ne Lazarat. Kshu eshte kur ska ligje, merri plasi ne burg ata palaco gazetare

Ska lidhje fare kjo qe ke shkruar, por mua ne fakt menyra e nderhyrjes se RENEA`s per pak me kujtoi telenovelen Dritan Dajti, edhe ne ate ngjarje policia po me "golf" ju afrua ngjarjes... pamvaresisht se per nga ana operacionale rastet skane lidhje me njera tjetren (ngjashmeri ), dicka eshte per tu theksuar; Policia e shtetit shqipetar ka nevoje per me shum mbeshtetje ne logjistik dhe ne trainime (investime ne drejtim te ketyre te fundit )...

Qofte i xhennetit ai qe iku, e u sherofshin sa me shpejt ata qe jane plagosur.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Lazarat, vritet në aksion efektivi i RENEA

Mbrem ndegjova ne nje emision se ka siguri te fort ne lazarat.saqe edhe sallat nese mbjell te bejn kontrollo 30 here .Aqe te fuqishem qenka banoret e lazaratit edhe pse nen kontroll te rrepte mbajn arme!! gjynaf per te vrarin .
 
Titulli: Lazarat, vritet në aksion efektivi i RENEA

Ngushellime familjes se viktimes dhe presim te mesojme se perse personeli i forcave speciale RENEA te policise leviz ne nje zone te nxehte si Lazarati me makina joantiplumb qofte edhe per te transportuar te arrestuar.

Nga ana profesionale, mendoj se ky eshte nje gabim i komandantit ne komande, i cili perfshin ne mision, nje makine e cila do te sherbente thjeshte si cader kunder shiut per efektivat rezerve (mbeshtetes), por jo te ishte pjese e aksionit.

hajduti
 
Titulli: Lazarat, vritet në aksion efektivi i RENEA

Sikur u tha qe ishin me autoblinda?

Ne fakt une kalova te djelen ne Lazarat nuk pashe kembe polici, tani cne qe na konsiderohet zone e nxehte?!

@Lost kshu me thane ndoshta ja kane mbyt kot per punen e gazetareve, mgjate rrjedhje informacioni ka pas per sa kohe ju kishin bere prite.
 
Titulli: Lazarat, vritet në aksion efektivi i RENEA

Nick po ketu behet fjale per bandat kunder shtetit dhe eshte ceshtje serioze

Derisa ben pjese e policise, per mua si ky polic si tjetri jane te = ndaj...

Por cudia me e madhe sa zgjat:P
 
Titulli: Lazarat, vritet në aksion efektivi i RENEA

Marinsi amerikan mesazh prekës për kolegun shqiptar të vrarë në Lazarat

foto.php


Një ushtarak i trupave Komando Amerikane, i quajtur Brandon Holifield, i cili ka shërbyer bashkë me Ibrahim Bashën në Afganistan, ka publikuar në faqen e tij në Facebook tre foto nga koha kur ata ishin bashkë, duke shkruar një koment ku shpreh dhimbjen për humbjen e mikut të tij, të cilin e quan vëlla.
Komandoja i ushtrisë amerikane, shkruan se Ibrahimi u vra jo duke luftuar në Afganistan, por në shtëpi mes njerëzve të tij, transmeton mapo.al.

Në statusin e tij të plotë në Facebook, Brandon shkruan, “Më ka kapur një trishtim i thellë, kur kam mësuar se shoku im, vëllai im, Ibrahim Basha, nuk është më me ne. Menjëherë kur u takuam, ai më mikpriti në familjen shqiptare me krahë të hapur e me zemër të dashur. Zemra ime është coptuar kur kam mësuar se pas largimit nga komuniteti i forcave speciale të ushtrisë, ai iu bashkua forcave speciale të policisë, dhe u vra jo duke luftuar në Afganistan në luftë fronti, por kur u kthye në shtëpi midis njerëzve të tij. Ibrahim fluturo lart vëlla! Ashtu sikur bënim shaka dikur. “Do të shihemi në Valhalla shoku im”* e mbyll komentin ushtari amerikan.

Valhalla është vendi ku shkojnë luftëtarët që bien në betejë sipas mitologjisë vikinge.
Në llogarinë e Brandon në Facebook ndodhet edhe një foto e dëshmorti tjetër shqiptar, Feti Vogli, i cili u vra në Afganistan disa vite më parë.

indeksonline.net
 
Titulli: Lazarat, vritet në aksion efektivi i RENEA

Ushtaraket nuk perkujtohen me percyrravje e me kukama.

Ushtaraket me prane kane vdekjen nga plumbi se sa ne jastek.

R.I.P Ibrahim Basha.
 
Titulli: Lazarat, vritet në aksion efektivi i RENEA

Kush ishte ish-komandoja që ra dëshmor si special i RENEA-s
Misionet në Afganistan, miqësia me dëshmorin Feti Vogli dhe besimi tek feja islame

renea-efektivi-ivrare.jpg


Ibrahim Basha, efektivi i RENEA-s i mbetur i vrarë me plumb në kokë mëngjesin e 24 qershorit 2015 në Lazarat kishte një vit që ishte inkuadruar në forcat e RENEA. Për 7 vjet ka qenë në shërbime të ndryshme jashtë Shqipërisë si ushtarak, duke u bërë dhe pjesë forcave ushtarake Eagle në Afganistan. Efektivi i forcave RENEA Ibrahim Basha humbi jetën mëngjesin e 24 qershorit në Lazarat, në krye të detyrës. 31-vjeçari Basha jetonte në Tiranë. Ai ka qenë pjesë e Batalionit Special të Ushtrisë, ku ka marrë pjesë në disa misione në Afganistan. Ndërsa prej 6 muajsh është bashkuar me forcat Speciale RENEA.

Basha, 31-vjeçar, është diplomuar në Universitetin Bujqësor të Kamzës, ndërsa ka qenë për shtatë vite me radhë si pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Siç theksoi edhe Ambasada e SHBA-së në njoftimin e saj, ai ka qenë pjesë dhe e misionit paqeruajtës në Afganistan, bashkë me “Dëshmorin e Atdheut”, Feti Voglin, i cili humbi jetën në shkurt 2012, gjatë misionit, për të cilin 31-vjeçari atë kohë postoi edhe ngushëllime në rrjetin social.

Të afërmit shpjeguan se për 5 vite me radhë, Ibrahimi ka marrë pjesë në disa misione paqeruajtëse në kuadër të operacioneve të NATO-s. Më pas ishte shkëputur nga forcat Komando dhe kishte aplikuar në Policinë e Shtetit, reparti RENEA. Në rrjetin social, faqja e tij personale Facebook, gjen fotografi të ndryshme, nga ato familjare, tek statuset dhe deri tek një përkujtim në ceremoninë e mikut të tij dëshmor, Vogli, pa e ditur se një ditë do të binte edhe vetë dëshmor, por në radhët e Policisë.

Mesazhi i fundit që i ndjeri Ibrahim Basha ka ndarë më shoqërinë e tij në “Facebook”, ishte një urim për nisjen e muajit të Ramazanit. Më 18 qershor, ditën kur nisi dhe agjërimi, efektivi i RENEA-s, uroi besimtarët myslimanë një agjërim të lehtë dhe të mbarë. “Mirëmbrëma të gjithëve miq, shoqëri dhe dashamirës! Ju uroj agjërim të lehtë dhe të mbarë. Allahu ua lehtësoftë dhe ua pranoftë agjërimin…”, shkruante Ibrahim Basha.

Teksa bëhen përgatitjet për ceremoninë mortore për specialin e vrarë në krye të detyrës, Ibrahim Basha, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit po përgatisin gjithçka në nderim të tij si një dëshmor që ra në mbrojtje të ligjit dhe vendit. Pritet që t’i propozohet Qeverisë edhe shpallja e tij si Dëshmor i Atdheut dhe të propozohet një status i veçantë për familjen e tij sipas procedurave që parashikon ligji. Ministria do të njoftojë më tej për homazhet dhe ceremoninë që do të mbahet.
b.tiranaobserver
 
Titulli: Lazarat, vritet në aksion efektivi i RENEA

Keta heronjte i vleresojne pas vdekjes, sa jane gjalle i trajtojne si shit dhe i paguajne per faqe te zeze! Ky eshte kulmi i hipokrizise!
 
Titulli: Lazarat, vritet në aksion efektivi i RENEA

Nishani dekoron të oficerin Ibrahim Basha, pasdite ceremonia shtetërore e përcjelljes

10624730_725052350908643_7865280811656980496_n-e1435146164401.jpg

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekoruar oficerin e repartit special RENEA, inspektorin Ibrahim Basha, i cili mbeti i vrarë një ditë më parë në një aksion në fshatin Lazarat.

Kreu i shtetit i ka atribuar atij Dekoratën e Artë të Shqiponjës, me motivacionin “Për merita dhe shërbime të veçanta në luftën me grupet e strukturuara kriminale, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike”.

Gjithashtu, dekorata i është dhënë efektivit të ndjerë edhe për kontributet e tij në misionet luftarake në Afganistan dhe Irak, “në mbrojtje të paqes dhe lirisë, duke luftuar kundër terrorizmit ndërkombëtar”.

Oficeri është shpallur “Dëshmor i Atdheut” dhe sot pritet t’I bëhet përcjellja shtetërore në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë. Në mesdite, në xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë është zhvilluar ceremonia religjoze pasi Ibrahim Basha ishte një besimtar mysliman i devotshëm

ceremonia-e-hibrahim-bashes-1-e1435242707294.jpg



tesheshi.com
 
Titulli: Lazarat, vritet në aksion efektivi i RENEA

 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back