Lazarat-Grupi i tritolit që sulmoi policinë, flamuj dhe simbole të ISIS në Facebook

arbion-aliko1.jpg
Foto të luftëtarëve të ISIS-it, foto personale me shenjën e liderit të ISIS me gishtin tregues lart, flamuj të ISIS, parulla arabisht…

Të lindur të gjithë pas 90-s.
l1.jpg
اfarë po ndodh në Lazarat? Disa kundravajtje të thjeshta penale apo krime me sfond më të rënduar se ajo që shfaqet në kronikat e dhëna nga mediat ditët e fundit?

“Tërësia e veprimeve kriminale e autorëve formëson gjithashtu elementë të figurës së veprës penale të kryerjes së “veprimeve me qellime terroriste”, veprime të pasqyruara edhe ne rrjetet sociale…” – thuhet në një material të policisë që i ka kaluar ditët e fundit Prokurorisë për Krime të Rënda..

Burime të policisë thanë për DITA se të paktën nëntë aksione kriminale që kanë nisur prej gushtit të vitit të kaluar dhe kanë kulmuar me goditjen e policisë disa ditë më parë nuk janë vepra të shkëputura nga njëra tjetra.
l2.jpg
Janë aksione të menduara dhe të organizuara nga një grup të rinjsh më i madhi i të cilëve i datëlindjes ‘90 të cilët shfaqin problematikë më të rënduar se profili i thjeshtë i një shkelësi ligji ordiner.

Krimet në fjalë përfshijnë vënie zjarri dhe shpërthime ekslozivi dhe kanë nisur prej mesit të gushtit 2014, pak pas ndërhyrjes në Lazarat të policisë.

Në 17 mars atentatet e përsëritura kulmuan me një përplasje me policinë. Rreth orës 20:30 në lagjen Lenxat të fshatit Lazarat, nga automjeti tip Mistubishi me targa KO 7793 B, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë të cilët kryenin sherbim në atë zonë.

Dy ditë më pas rreth orës 23:30 është vendosur eksploziv në shtyllën elektrike.

Në datat 20 dhe 22 janë përsëritur shpërthimet pranë banesave të disa shtetasve përfshirë ata që konsiderohen prej grupit në fjalë si ndihmues të policisë në aksionin e 2014-s.

“Nga hetimet e kryera është konfirmuar se motivi i këtyre ngjarjeve është i lidhur me veprimtarinë policore të goditjes së elementëve kriminal gjatë operacionit policor “Lazarati 2014” – thuhet në raportin e policisë.

Policia e Gjirokastrës ka kopsitur tashmë dosjen e plotë. Në materialin që kjo polici i ka referuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda lexohen edhe emrat e të rinjve në fjalë:
arbion-aliko-1.jpg
“Bazuar në provat e administruara rezulton e provuar se autorë të ketyre ngjarjeve kriminale janë shtetasit:

1- Arbion Adil Aliko, i datëlindjes 28.12.1995, lindur dhe banues në Lazarat, Gjirokastër, me precedent kriminal i shpallur në kërkim që prej datës 22.06.2014

2 – Alban Adil Aliko, i datëlindjes 25.11.1997, lindur dhe banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, me precedent kriminal i shpallur në kërkim që prej datës 21.08.2014

3 – Viktor Xhemil Aliko, i datëlindjes 14.09.1990, lindur dhe banues në Lazarat, Gjirokastër, me precedent kriminal i shpallur në kerkim që prej datës 13.11.2014

4 – Thimjo Irakli Ceka, i datëlindjes 30.07.1995, lindur në Përmet dhe banues në Gjirokastër, i dënuar më pare, i shpallur në kërkim më datë 20.03.2015

5 – Bervin Kastriot Basho, i datëlindjes 24.12.1993, lindur dhe banues në Lazarat, Gjirokastër, me precedent kriminal i cili rezulton person i shpallur në kërkim prej datës 17.03.2015

Ata akuzohen ndër të tjera edhe për vrasje të punonjësve të policisë e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë, shkatërrim prone, prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve / DITA

lazarat.jpg

jihad-lazarat.jpg


bervini-ne-fb-lazarat.jpg


arbion-ne-fb2.jpg


tjetri.jpg

tjetri-2.jpg

tjeter-3.jpg
 
Titulli: Lazarat-Grupi i tritolit që sulmoi policinë, flamuj dhe simbole të ISIS në F

Me budadhenjt dhe pacavuret e fshatit jan te ktij fisi . Lazot i ka be njerez leku dhe hashashi ama dhe ket mundesi qe kan pas, shume pak ka dite ta perdorin . Cti komentosh ktij , me vjen me qesh kur bejn si gango morashat lol lol lol lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 3 21.4%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 28.6%
Back
Top