Lapsi për rregullimin e vetullave

*deliza*

VIP
V.I.P
Lapsi për rregullimin e vetullave​
Pa marrë parasysh formën e vetullave, përdorimi i lapsit të vetullave i rregullon ato si të doni.

Vetullat e rregulluara si duhet përshtaten me vijat e fytyrës, formën e hundës dhe pozitën e eshtrave të mollëzave, thotë Anastasia Soare, eksperte amerikane për formësimin e vetullave, e cila punon me të famshmet, si: Opra Uinfri, Xhenifer Lopez dhe Madona.
Për të vërtetuar se a përshtatet forma e vetullave tuaja me formën e fytyrës, së pari përcaktojeni një vijë imagjinare të mesit të hundës. Paralelisht me atë vijë, djathtas dhe majtas hundës mbështeteni një laps të hollë. Pika në të cilën lapsi e prekë vetullën, në rrafsh me flegrën e hundës, përcaktohet fillimi i vetullës. Edhe skaji i jashtëm i harkut të vetullës përcaktohet me laps - ashtu që lapsi vihet nga flegra e hundës, kah skaji i jashtëm i syrit.

Vetullat duhet të shkulen në drejtim të rritjes së tyre, përndryshe, ato hyjnë nën lëkurë dhe vjen deri te infektimi. Qimet e epërme të vetullave nuk duhet të shkulen, për të mos e ndryshuar formën natyrore të vetullave, këshillon Anastasia Soare.

Fytyra katrore

Harku i butë i vetullave e "zbutë" pamjen e fytyrës katrore, duke e zbutur ashpërsinë e eshtrave të nofullave. Edhe përfundimi i vetullave nuk duhet të bjerë në sy, kurse ngjyra e vetullave duhet të jetë vetëm për një nuancë më e errët sesa ngjyra natyrore.

Fytyra ovale

Nëse edhe ju keni fytyrë ovale, atëherë duhet të keni vetulla me formë natyrore. Pa marrë parasysh dendësinë dhe ngjyrën e vetullave, ato duhet që të theksohen me laps adekuat.

Fytyra si zemër

Për këtë formë të fytyrës duhet të keni hark të theksuar të vetullave. Ngjyra e vetullave duhet të jetë për disa nuanca më e errët sesa ngjyra e flokëve, sikur në rastin e aktores Ris Uidhërspun.

Fytyra rrumbullake

Vetullat e drejta dhe të holla i bëjnë sytë të duken më të mëdhenj. Dendësinë e vetullave mund ta plotësoni me hije, apo laps për sy.
Vetullat e stilit të këngëtares amerikane, Bijons, japin një dozë mistike, ku plotësimi mund të bëhet me laps apo maskarë.

Cdodite
 
Fytyre perfekte? Vetulla te kuruara!

Vetullat jane pjese e rendesishme e fytyres sone, japin ekspresivitet, mund te kopromentojne makeup tone.
Tendencat e viteve te fundit, ne krahasim me te kaluaren, eshte harku e tyre, i plote dhe linear, qe ndjek syrin ne menyre per ta nxjerre ne pah ate. Keshilla eshte te mbani te paster harkun e vetulles, ne menyre qe te mund te shtrini nje pluhur te shkelqyeshem per te krijuar nje pike drite. Nese ne disa pika jane te rralluara mund ti mbushni me laps me maje shume te fort, te pershtatshem per kete tip korigjimi. Nese deshironi ti keni gjithenje ne rregull, krihini pasi ti keni rregulluar dhe fiksojini me nje rimel specifik per vetulla i cili eshte transparent./burimi: ikubINFO/
 
Rregullimi i përsosur i vetullave

A do të dukemi si vajza, apo si femra joshëse, a do të kemi shprehje të butë, apo të ashpër të fytyrës, varet nga forma e vetullave, të cilat duhet të përshtaten me çdo rast.

Forma më e mirë për fytyrën tuaj
Para se ta merrni pincën, këshillohuni me ndonjë ekspert për të vendosur se çfarë forme e vetullave përshtatet më së miri me formën e fytyrës suaj. Ngase, badihava mund t’ju pëlqejnë vetullat sikur të Selme Hajekut, Liz Tejlorit, apo të Guinet Paltrout, nëse ato nuk shkojnë me fytyrën tuaj, e tëra është e kotë, bile e dëmshme për pamjen tuaj.

Triku me laps
Nëse vendosni që rregullimin e vetullave ta bëni në shtëpi, atëherë gjatësinë e vetullave caktojeni me anë të një lapsi. Së pari vendoseni lapsin përbri hundës dhe drejtojeni atë me këndin e brendshëm të syrit, për të parë se ku duhet të fillojë vetulla. Nëse njërin skaj të lapsit e vendosni përbri flegrës së hundës, e tjetrin skaj te këndi i jashtëm i bebes së syrit, do ta vendosni këndin më të lartë të vetullës. Se ku duhet të përfundojnë vetullat, më së miri e caktoni nëse njërin skaj të lapsit e vendosni nën flegër të hundës, e tjetrin skaj në këndin e jashtëm të syrit.

Theksoni vetullat me grim
Nëse keni vetulla me ngjyrë të çelët, apo vetulla të rralla, ato mund t’i theksoni me laps apo maskarë. Me rastin e zgjedhjes së nuancës, duhet të bazoheni në ngjyrën e flokëve tuaja. Falë krehësve të veçantë dhe brushave adekuate, vetullat gjithmonë mund t’i mbani nën kontroll.

Kujdesi i veçantë

Vetullat jo të rregulluara lënë përshtypjen e një personi që nuk e mbanë veten. Për këtë shkak duhet që vetullave tuaja t’ua kushtoni kujdesin e njëjtë që ua kushtoni edhe flokëve. Kur ta veni grimin në fytyrë, largojeni pudrën nga vetullat, krihni ato dhe vendoseni kremin apo xhelatinën i cili do t’i fiksojë ato, duke i theksuar më shumë. Përpos kremrave, për theksimin e vetullave mund të përdorni edhe vaj ricini, i cili i ushqen vetullat dhe është më mirë që të vendoset para rënies në gjumë.

kosovasot*
 
Vetullat, cfare forme ti japim?

Vetullat, cfare forme ti japim?

Syte jane elementi qe karakterizon fytyren tone, dhe ne kete, forma e vetullave ka nje rol te rendeisishem.

FileContent6-3.jpg

FileContent7-3.jpg


Jane pak korniza e fytyres, si pasoj duhet te jemi shume te kujdesshem sesi veprojme me piskatoren. Vetullat mund te kene forma te ndryshme: te rrumbullakta, te zgjatura, apo e ashtuquajtura forma e pulbardhes. Rregulli i pare eshte te mos e jepni ju kete forme: kujdesuni vetem te pastroni fushen, ndersa per nje forme te bukur eshte me mire te shkoni tek estetistja. Ne kete periudhe jane ne mode vetullat e mbushura. Jane me te mbushura drejt hundes dhe me te holla drejt vesheve. Vetullat e holla japin iden e nje look te kuruar, por theksojne kocken mbi sy. Pasi ti keni dhene formen e deshiruar, mund te luani me trukun. Nje hark i bukur vetullash nuk ka nevoje te trukohet shume.

ikubinfo
 

Attachments

  • FileContent6-3.jpg
    FileContent6-3.jpg
    10.2 KB · Shikime: 0
  • FileContent7-3.jpg
    FileContent7-3.jpg
    23.8 KB · Shikime: 0
vetulla varet nga syri qe eshte plotesishte plotesues per vetullen
nuk mund te kesh nje sy te madh rrumbullak e te lesh i vetull sa i fije floku
mbase dhe jo(mendimi im ,sa marr vesh nga bota femerore)
 
vetulla varet nga syri qe eshte plotesishte plotesues per vetullen
nuk mund te kesh nje sy te madh rrumbullak e te lesh i vetull sa i fije floku
mbase dhe jo(mendimi im ,sa marr vesh nga bota femerore)

Dhe une, as tek syte e medhenjte as te ato te vegjel nuk i pelqej ato qe i bejen si peri te holla, nuk duken as elegante, as bukur, as shume estetike. Nuk di, se dhe une nuk merrem shume vesh, se ndoshta nuk eshte kshtu. Ne fakt dhe kjo eshte ceshtje shije.:)
 
eye-designnew.jpg


Forma tek fotoja e trete me pelqen
 
Një veprim i lapsit mjafton për vetulla të formësuara mirë

Vetullat e formësuara mirë janë jetike për theksim të fytyrës, thotë ekspertja e grimit për të famshmit, Kevin Ejkon. Nëse nuk jeni të sigurt se si të formësoni vetullat, le ta bëjë këtë fillimisht ekspertja e grimit. Për të përcaktuar fillimin e vetullave, vendoseni lapsin paralelisht me hundën, në vijë me këndin e brendshëm të syrit. Përfundimin e vetullës do ta fitoni në atë mënyrë që e mbështetni në mënyrë diagonale përkrah skajit të jashtëm të flegrave. Pasi e përcaktoni formën e dëshiruar, ndukni qimet nga poshtë-lart dhe me këtë rast përcillni formën natyrale të vetullave. Në mënyrë që vetullave t’u jepni shkëlqim, me lapsin për vetulla mbushni vrimat dhe forcojeni ngjyrën natyrale. Në mënyrë që vetullat të duken të përkryera, vendosni pakëz gel dhe vazelinë. Vetullat e formësuara mirë i bëjnë kornizë sytë dhe bëjnë të duken më të mëdhenj dhe e ripërtërijnë pamjen.

Hapi i parë
Mateni gjatësinë e fytyrës nga maja e kokës deri te maja e mjekrës (në këtë rast, gjatësia e fytyrës është 24 cm).

Hapi i dytë
Gjatësinë e fituar ndajeni në 3 (24 pjesëtuar me tre, 8 centimetra).

Hapi i tretë
Mateni gjatësinë nga maja e hundës deri te maja e mjekrës (në këtë rast bëhet fjalë për gjashtë centimetra). Nëse numri i fundit (6 cm) është më i madh se një e treta e numrit të parë (24 cm), keni fytyrë të zgjatur. Nëse numri i fundit është më i vogël se numri i parë, keni fytyrë të rrumbullakët, ndërsa nëse numri i fundit dhe i pari janë të njëjtë, keni fytyrë ovale.

Fytyra ovale
Konsiderohet forma ideale e fytyrës. Fytyrës me ballë të gjerë dhe mollëza të theksuara, u përshtaten vetulla të lakuara lehtë.

Fytyra e rrumbullakët
Balli, faqet dhe mjekra bëjnë qark. Faqet e plota fshehin mollëzat. Fytyrës së tillë u pëlqejnë vetulla me lakim të lartë.

Fytyra e zgjatur
Nofulla dhe eshtrat e mollëzës janë të gjerë gati si balli, ndërsa mjekra është e zgjatur. Vetullat duhet të ndjekin vijën natyrale.

Fytyra në formë zemre
Në pjesën e epërme fytyra zgjerohet, ndërsa një pjesën e poshtme ngushtohet. Tipit të tillë i përshtaten vetullat me lakim të ulët.

Fytyra diamant
Nuk është e pazakontë sikurse tipat e tjerë të fytyrës. Vijat e fytyrës janë të ashpra, ndërsa balli i ngushtuar. Vetullat do të duhej të jenë të lakuara në mënyrë të theksuar. KS
frumusete-sprancene.jpg
1414_sprancene-homepage-mare.jpg
 

Attachments

  • frumusete-sprancene.jpg
    frumusete-sprancene.jpg
    8 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top