Lamtumirë Majkëll Xhekson

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Familja, miqtë dhe adhuruesit i dhanë dje lamtumirën e fundit Majkëll Xheksonit, njeriut të njohur si Mbreti i Popit.
Policia e Los Anxhelosit e shoqëroi familjen e këngëtarit dhe miqtë e ngushtë në një ceremoni private ndërkohë që helikopterët e medias gumëzhinin kudo në ajër. Ceremonia familjare e Majkëll Xhekson u zhvillua në Varrezën e Forest Loun të lagjes Holliud Hills në Los Anxhelos, vend ku janë varrosur qindra figura të famshme të artit amerikan.
Pas ceremonisë private, trupi i Majkëll Xhekson u dërgua në kompleksin sportiv të qendrës Stejpëlls në qendër të Los Anxhelosit për ceremoninë publike.
Një orë e gjysëm spektakel 'live' u mbajt për ndër të njeriut që beri histori në muzikë. Shumë emra të famshëm moren pjesë në show, si Stevie Wonder, Mariah Carey, Usher, Lionel Richie, Kobe Bryant e Jennifer Hudson, etj.
Një short për bileta pa para në internet tërhoqi më shumë se 1,6 milion njerëz, por vetëm 8,750 adhurues me fat u zgjodhën për të marrë pjesë. اdo fitues mori dy bileta për ceremoninë në qendrës Stejpëlls apo për transmetimin televiziv në Teatrin Nokia aty pranë.
Shekulli
 
Fansat i japin lamtumiren Majkell Xheksonit

Ceremonia e varrimit te mbretit te pop-it, Majkell Xhekson eshte shnderruar ne pelegrinazh te vertete.
Miq, yje te muzikes, fanse, jane mbledhur ne staples center te Los Angelesit per t’i dhene legjendes se pop-it lamtumiren e fundit. Nje autokolone limuzinash e makinash te tjera me familjaret e tij mberriti me heret ne varrezen e forest lawn ne hollivud per funeralin privat te kengetarit ikone.

Nje ore e gjysem spektakel live per te nderuar kujtimin e njeriut qe shumekush e quan sot “Barak Obama i muzikes”. I pari afro-amerikan qe theu keto lloj barrierash racore premton ta ktheje kete koncert te ngjeshur me yje ne njerin prej evenimenteve televizive me te ndjekura ne histori. Lista e emrave te famshem ne show-n e ngjeshur me yje te muzikes e te ekranit eshte e gjate; Stevie wonder, Mariah Carey, Usher, Lionel Richie, Kobe Bryant e Jennifer Hudson jane nje pjese e tyre.


Gati dy jave nga vdekja e ikones se muzikes, Los Angeles-i eshte paralizuar i teri per ceremonine publike te homazheve, ndersa njerezit vershuan lume per te kujtuar jeten dhe vdekjen e Majkell Xheksonit. Trupi i yllit te pop-it prehet ne nje arkivol 25.000 dollaresh te lare ne ar. 17.500 njerezit qe arriten te sigurojne bileta, po e ndjekin ceremonine nga afer ne “Staples Center”, nje luks i vertete per ta, krahasuar me interesimin e jashtezakoneshem qe u pa qarte nga vala e kerkesave, me shume se 1 milione e gjysme. Homazhet do te zgjasin 90 minuta, kohe gjate se ciles do te transmetohen live anembane globit.

Madona i parapriu nderimet per te me nje koncert ne Londer, te mbajtur pikerisht ne te njejten arene ku Majkell Xheksoni do te fillonte me 13 korrik nje seri prej 50 koncertesh. Ne skene ishte vendosur nje fotografi e kengetarit, e teksa ajo intrepretonte kengen e njohur “Holiday”, nje kercimtar i veshur me xhekete te zeze lekure, bluze te bardhe, doreza dhe corape te bardha, kercente, duke imituar levizjet karakteristike te Xheksonit. Pothuajse gjysma e njerezve te pyetur, rrefyen se ne kujtesen e tyre ai do te mbetet i rrethuar si nje njeri me talent te rralle, por nje jete tragjike.

Ata thone se 50 vjecari i ndare nga jeta ne 25 qershor prej nje ataku ne zemer, ishte armiku me i keq i vetvetes. Problemet qe e trazuan qenien e tij ne mase te madhe buronin nga vete Majkelli, ndersa femijeria aspak e lumtur ishte duket pengu i madh i kengetarit, nga ku buronte e gjithe fatkeqesia e tij. Nje pjese e te intervistuarve ishin te bindur se emri i Majkell Xheksonit do te kujtohet per shekuj me radhe e madje disa guxuan edhe ta krahasonin trashegimine e tij me ate te Moxartit dhe Bethovenit.
Tch
 
Kengtar, kercimtar, "entertainer", te gjitha ne nje sken.

R.I.P Michael Jackson
 
25hpcmh.jpg
 

Attachments

  • 25hpcmh.jpg
    25hpcmh.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
zursll.jpg

30lytsx.jpg
 

Attachments

  • zursll.jpg
    zursll.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
  • 30lytsx.jpg
    30lytsx.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
ridapx.jpg
 

Attachments

  • ridapx.jpg
    ridapx.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Bota duket me e varfer pa kete pedofilin...
 
Sa kollaj ta gjykosh tjetrin mbas ca shkruajne gazetat....
MJ ska qen pedofil, edhe akuzuesit e kan pranuar ne nje interviste qe e kan bere kete akuze vetem PER LEKE!
 
Po ti e njeh personalisht, apo sipas gazetave. Une di qe u dend gjyqeve, per incest e pedofili. Megjithate, si artist u be i pavdekshem, sepse njerezit jane aq hipokrite saqe te vleresojne vetem pasi vdes.
 
E gjygji e gjeti te pafajshem...dhe akuzatori e pranoj qe genjeu...
PSE E QUANI AKOMA PEDOFIL atehere?
 
Ne nje show ne Usa ishin te ftuar disa persona , dhe disa nga ata ishin shoke te ngushte te Majkellit.. dhe pyetja qe ju be shokeve ishte ..
A do ti kishit lene femijet vetem me Majkellin ?
Dhe pergjigjia ishte JO..

Keshtu qe ne nuk e njohim me mire sesa shoket e tij...
 
Nuk e di pse gjykoni keshtu cdo njeri e ka per veti per ate qe vepron
Ishalla Zoti e meshiron
 
pergjigje

ne fund te fundit te gjithe e kemi nje perfundim......duhet te jemi koshent per kete..duhet dhe te njohim se nga se duhet te ruhemi dhe me se cfare duhet te meremi per te pasur mundesine per te jetuar sa me shum edhe sepse nuk i dihet asnjehere fundit...dua te them qe jeta qe bente ky kengetar do te thote ta kerkosh fundin ne nje fare menyre....pastaj per mua ky kengetar nuk me ka pelqyer dhe aq....po ka bere kenge te bukura por te arrish ta quash mbret eshte pak e egzagjeruar...un do ta konsideroja thjesht mbretin e biznesit...sa here flitej per te xhironin nje numer i madh lekesh...nuk do ta quaja mbretin e popit edhe sepse ai beri 2 cd e para qe paten nje sukses te madh dhe deri ne vdekjen e tij vetem dhe vetem qetesi ....ai i krijoi fansat e tij dhe pastaj i mbraktisi ato duke mos bere me albume....per mua nje njeri i tille nuk eshte mbret....un mbiemrin mbret do tja vija grupit U2 qe kane 25 vjet qe kendojne dhe mbajne gjalle fansat dhe rinovojne tipiken muzikore te tyre...mbret do te quaja MADONEN qe ka rreth 20 vjet qe meret me muzike dhe nuk ndalon kurre...cdo here qe ben nje album nuk gabon asnjehere..femer me nje force shpirterore pa kufi...keto jane mreter te muzikes dhe jo Michel.....kam idene qe dhe ky publicitet i madh qe po i behet ktij njeriu i behet qe me fitimet e kesaj ngjarje te paguhen borxhet qe ai ka lene....pastaj deri dje ai qe nje pedofil per te maxhorancen dhe pas vdekjes e duan te gjithe.....e kam te veshtire ti kuptoj disa gjera....pse tv na e mbush kollaj fare menjen me ato qe thote...???:espuls:
 
Ne nje show ne Usa ishin te ftuar disa persona , dhe disa nga ata ishin shoke te ngushte te Majkellit.. dhe pyetja qe ju be shokeve ishte ..
A do ti kishit lene femijet vetem me Majkellin ?
Dhe pergjigjia ishte JO..

Keshtu qe ne nuk e njohim me mire sesa shoket e tij...
Si mund te konsiderohen SHOK kur skan besim tek ai?
Une e dija qe fjala shok e perdor per nje njeri tek i cili kam bes...e jo per cdo kush...

Pra mos egzagjerojme duke i quajtur shok.... Ate se kan kuptuar shume njerez se nga ka ikur tere "dashuria" tij per femije...

Nqs e gjykon nga ana psikollogjike, aq kohe sa ai ka pasur nje traume ne femini dhe e di ca dmthn mos kesh femini...sdo mundte KURR ti bente keq NJE FEMIJE.... sdo GUXONTE te shkatronte jeten e nje krijese inocente si ja kishin shkatruar atij...

Prandaj pedofilia ngel vetem nje spekulacion nga i cili nxoren leke akuzatoret dhe shtypi....
 
Ceremonia e Jackson, truri nuk gjendej ne koke

Tabloidi britanik “The Sun” zbulon nje fakt trondites per trupin e pajete te Michael Jackson gjate ceremonise se lamtumires.

Sipas kesaj gazete, truri i Michael nuk ishte ne koken e trupit te pajete gjate ceremonise se dites se marte. Kete e kane bere te ditur disa burime mjekesore.

Zv/drejtori i ekipit qe udheheq analizat per te zbardhur shkaqet e vdekjes se Jackson, Ed Winter, ka thene se sapo te mbarojne analizat ne tru, ky organ do rikthehet tek trupi ende i pavarrosur.

“The Sun” shton se arkivoli aktualisht ndodhet ne “Forest Lawn Cemetery” ku u zhvillua edhe ceremonia private e familjes.

TCH
 
Si per inat te fatit s' te len as thashethemet te prehesh i qete..thashethemi i fundit mbi M.Jackson ishte qe e gjitha kjo ishte thjesht nje loje per ti dhene fund njehere e mire borxheve qe kishte ..shuma marramendese parash qe vete Jackson nuk ishte me ne gjendje ti paguante gje qe e shtyen VIP- in te zgjidhte nje perfundim te tille ...pfff

As kur vdes nuk te lene te qete
 
Si per inat te fatit s' te len as thashethemet te prehesh i qete..thashethemi i fundit mbi M.Jackson ishte qe e gjitha kjo ishte thjesht nje loje per ti dhene fund njehere e mire borxheve qe kishte ..shuma marramendese parash qe vete Jackson nuk ishte me ne gjendje ti paguante gje qe e shtyen VIP- in te zgjidhte nje perfundim te tille ...pfff

As kur vdes nuk te lene te qete

ثshtë shumë e vërtet që kishte borxhe të mëdhaja sepse e ropën vëllezërit në radhë të parë dhe familja, pastaj gratë, pastaj gjyqet dhe dëmshpërblimet për atë fëmijën që gjoja e kishte prekur etj etj dhe biles ai jetonte në një shtëpi të vogël dhe pikërisht prandaj dhe po përgatiste turneun e tij që të dilte nga kriza financiare
 
Ceremonia e Jackson, truri nuk gjendej ne koke

Tabloidi britanik “The Sun” zbulon nje fakt trondites per trupin e pajete te Michael Jackson gjate ceremonise se lamtumires.

Sipas kesaj gazete, truri i Michael nuk ishte ne koken e trupit te pajete gjate ceremonise se dites se marte. Kete e kane bere te ditur disa burime mjekesore.

Zv/drejtori i ekipit qe udheheq analizat per te zbardhur shkaqet e vdekjes se Jackson, Ed Winter, ka thene se sapo te mbarojne analizat ne tru, ky organ do rikthehet tek trupi ende i pavarrosur.

“The Sun” shton se arkivoli aktualisht ndodhet ne “Forest Lawn Cemetery” ku u zhvillua edhe ceremonia private e familjes.
TCH
Me sa lexova truri ende nuk eshte varosur!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top