Lajme nga futbolli .

Kupa e Amerikës në rrezik, Argjentina e Kolumbia përjashtohen nga organizimi i kompeticionitargjentine-brazil.jpg

Argjentina nuk do të ketë të drejtën për të organizuar Kupën e Amerikës. Konfederata amerikano-latine e futbollit ka marrë këtë vendim, duke e vendosur turneun në rrezik, 13 ditë përpara fillimit të tij.

Kupa e Amerikës do të zhvillohej prej 13 qershorit deri më 10 korrik në Kolumbi, por edhe ky shtet u përjashtua si mundësi për të qenë vend pritës për shkak të protestave masive që kanë përfshirë vendin.

Sa i përket Argjentinës, konfederata amerikano-latine nuk jep detaje, por thotë se organizimi i turneut në kushtet aktuale është i pamundur. Natyra e rrethanave nuk specifikohet, megjithatë Argjentina për momentin po vuan një valë të pandemisë koronavirus.

Kupa e Amerikës u shty me një vit sikurse kampionati evropian i futbollit për shkak të Covid-19. Shtete të tjera amerikano-latine të cilat kanë shfaqur interes për të organizuar eventin, po vlerësohen dhe së shpejti do të ketë një njoftim.

A2news.com
 
?GazzettadelloSport: Pioli,gjithçka per De Paul.Do te jete vere e nxehte per Milan,shume emra te permendur po objektivi kryesor per numrin 10 quhet De Paul.FB_IMG_1622465767678.jpg
 
? Barcelona i ka ofruar Gigio Donnarummas një kontratë 5-vjecare me vlerë 10 milion euro në vit. Pritet që marrëveshja të mbyllet brenda kësaj jave.

TuttoMercatoWeb
 

Aguero ka kaluar vizitat me Baça: njoftimi së shpejti do të paraqitet sonte​

Sergio Aguero ka kaluar ekzaminimet mjekësore me Barça dhe është i gatshëm të nënshkruajë një kontratë dy-vjeçare. Në orët e ardhshme njoftimi zyrtar do të mbërrijë dhe, siç raportohet nga programi spanjoll El Golazo de Gol, Kun mund të prezantohet sonte nga klubi i tij i ri.

Tuttomercatoweb
 

“Çmendet” Vedat Muriqi, poker me Kosovën​

Vedat Muriqi ka harruar kritikat me fanellën e Lazios, ku nuk arriti të shndërrojë në gol rastet e pakta në dispozicion, dhe sot me fanellën e Kosovës është rikthyer sërish protagonist.Muriqi-1100x620.jpg

Ndeshja në vetvete nuk ishte shumë domethënëse, sepse përballë “dardanëve” ishin modestët e San Marinos, por gjithsesi të shënosh 4 gola në një ndeshje ndërkombëtare përben lajm.
Kjo ndodhi pikërisht me Muriqin, i cili shënoi në minutën e 27 dhe 45 të pjesës së parë, si dhe në fillimin e pjesës së dytë dhe në minutën e 75.
Sanmarinezët shënuan në fund të ndeshjes gjithsesi një gol në minutat e fundit, që nga ekipi i fundit në klasifikimet botërore festohet gjithmonë si një fitore.
Ndërkohë Muriqi ka rastin që me ikjen e Simone Inzaghit nga Lazio, të tregojë veten në fazën përgatitore ose të gjej një ekip tjetër.

A2news.com
 

Real Madrid zyrtarizon trajnerin e rireal-madrid-1100x620.jpg

Real Madrid ka zyrtarizuar Carlo Ancelottin si trajnerin e ri të ekipit, i cili zëvendëson Zinedine Zidane në stolin e madrilenëve.

Sipas “AS”, klubi spanjoll kishte nisur prej një jave kontaktet me trajnerin italian, i cili ka fituar një Champions League me Realin në sezonin 2013-2014.

A2NEWS.com
 

Gullit rrëfen barcaletën që zhduku Sacchin nga dushet pas ndeshjeve! “Ngacmohej me ne…”gu.png

Anekdotë e nxehtë e treguar nga Ruud Gullit për marrëdhënien e tij me Arrigo Sacchi në kohën e Milanit të Artë.

Ish-futbollisti holandezi i Milanit, i cili shënoi një epokë me fanellën kuqezi së bashku me Van Basten dhe Rijkaard, zbuloi një episod qesharak, i ftuar në podcastin e Warming Up të Humberto Tan…

“Pas një ndeshje në atë kohë Sacchi gjithmonë vinte në dushe. Gjithmonë duke qeshur, duke bërë shaka, duke thënë shiko sa i madh është!”, kujton Gullit.
Me pak fjalë, shaka të këqija të dhomave të zhveshjes.

Më zemëronte sepse vinte në dush dhe ngacmonte… Kështu që unë i thashë një ditë:” Ishte një burrë me një kokeshpullë 2 metra. Ai nuk mund të bënte asgjë, ishte shumë i trishtuar” .

Gullit vazhdoi me historinë: “Ai shkoi te një kirurg plastik dhe i kërkoi ta ndihmonte atë. Ok, unë mund të pres 1.75 metra, mjafton të bëj një operacion të vogël dhe le të shpresojmë që të shkojë mirë.

Të nesërmen ai shkon përsëri te kirurgu me një shishe. Duhet të festojmë sepse ti më bëre njeriun më të lumtur në botë. Kështu që ata pinë derisa u dehën. Pastaj burri pyet kirurgun: “Preve 1.75 metra kokeshpullë, çfarë bëre me të?

“Shumë e thjeshtë, e mora, i vura një paruke dhe tani ai është trajneri i Milanit.

Maldini i ngrirë më shikon duke menduar: çfarë po thua?

Sacchi më shikon dhe thotë: Mungesë respekti!

Por, isha krenar që pas asaj historie Sacchii nuk vuri më këmbë në dushe…”.


Milanclubalbania.al
 
Po ai komentatori harroi ndeshjen kur pa ate rusen e?
 

Messi dhe Crisitano bashkë? Al-Thani: Ndoshta…messi-cr7.jpg

Fantazia e tifozëve të futbollit mund të bëhet realitet shumë shpejt. Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo, pas shumë vitesh kundërshtarë të ashpër, ka shumë mundësi që të luajnë bashkë te Paris Saint Germain këtë sezon.

Khalifah Bin Hamad Al-Thani, anëtari i familjes mbretërore të Katarit, që ka në pronësi klubin francez, pasi dha i pari lajmin për transferimin e Messit te PSG përpara disa javësh, tashmë jep një të dhënë tjetër në lidhje me të ardhmen e Cristiano Ronaldos.

Në Tëitter, Al-Thani postoi një foto të Messit dhe CR7 me fanellën e PSG, duke e shoqëruar me fjalën “Ndoshta”.
Zërat për largimin e Cristianos nga Juventusi morën më shumë forcë pasi portugezi nuk e nisi si titullar ndeshjen ndaj Udinese. Sipas Sky, portugezi kishte kërkuar vetë që të mos aktivizohej. Një zgjedhje që lë të kuptohet se CR7 mund të largohet nga bardhezinjtë dhe mbetet vetëm të presim ditët e fundit të merkatos për të mësuar se ku do ta vazhdojë karrierën e tij.

A2news.com
 

Juventus, sa kanë kushtuar 3 sezonet e Cristiano Ronaldos?cristiano-3.jpg

115 milionë euro për blerjen dhe 54 milionë euro pagë bruto. Në total, 261 milionë euro i ka kushtuar Juventusit Cristiano Ronaldo në 3 sezonet e tij si bardhezi.

Kjo shifër është përkthyer në 101 gola në 134 ndeshje nga sulmuesi portugez, që sollën 5 tituj në Itali, por jo atë për të cilën CR7 la Realin e Madridit: fitorja e Champions League.
Tre vite më parë u prit si “blerja e shekullit”, por sot, ndoshta edhe Juventusi e ka kuptuar që në nivel ekonomik, ky operacion ishte një bast i panevojshëm.

Cristiano Ronaldo i dha fund aventurës te Juventusi paraditen e së premtes. Ylli portugez u paraqit në qendrën stërvitore të bardhezinjve, ku takoi shokët e ekipit. Pak orë më pas, ai u pikas në aeroport, për të nisur udhëtimin me “charter” privat drejt Anglisë, aty ku tashmë e pret Manchester United.

Edhe pse Manchester City dukej destinacioni i mundshëm, “Djajtë e Kuq” kanë kaluar në avantazh për 36-vjeçarin.

A2news.com
 
Lene mor burre mos ja fut kot….juva e mori juven per interesa marketingu ma shume sesa nevoja per gola….bluza,sponsora e shume gjana tjera kane pru te ardhura te arka e juves
Aq sa tjon gazetat qe e ka fut n borgj ma shum ???
 

Koret raciste në Hungari-Angli, FIFA nis hetimetUntitled-collage-2021-09-04T173526.167-1100x620.jpg

FIFA ka nisur një procedim disiplinor në lidhje me thirrjet raciste që kishin në shënjestër lojtarët e Anglisë gjatë ndeshjes në Hungari, të vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës.

Raheem Sterling dhe Jude Bellingham ishin dy lojtarët që u ofenduan në kor nga tifozët hungarezë.

Lojtarët e Anglisë gjithashtu u qëlluan me sende të forta dhe në pjesën e dytë një flakadan u hodh në tapetin e gjelbër të “Puskas Arena”.

Kombëtarja angleze reagoi menjëherë për këto ngjarje të shëmtuara duke i cilësuar ato të papranueshme.

A2news.com
 

LIVE KATAR 2022 /

Në fushë Franca dhe Holanda, të mëdhenjtë nuk mund të gabojnë më

FIFA-World-Cup-2022-Qualifiers-Europe1-e1616708450392.jpg
Dy emra të mëdhenj në kontinent si Franca e Holanda janë sot para testeve që do të tregojnë nëse barazimet e pak ditëve më parë ishin thjesht rastësi.

Të dy skuadrat kanë pretendime për të shkuar në Botëror e për të ecur sa më shumë atje, por në ndeshjet e para të shtatorit në kualifikueset e aktivitetit, nuk arritën të tregonin forcën e tyre reale, duke u ndalur në barazime.

Francezët mbajnë kreun e grupit, por nuk u lejohet hap fals përballë një ekipi si Ukraina. Ndërsa holandezët duhej të vihen menjëherë në ndjekje të Norvegjisë, e cila ka pretendime të mëdha në një grup ku është edhe Turqia.

REZULTATET LIVE

GRUPI D


Ukrainë-Francë 0-0

GRUPI F

Ishujt Faroe-Danimarkë 0-0

Izrael-Austri 2-0
8’ Solomon, 20′ Dabur

Skoci-Moldavi 1-0
14’ Dajks

GRUPI G

Gjibraltar-Turqi 0-0

Holandë-Mali i Zi 0-0

GRUPI H

Sllovaki-Kroaci 0-0

Panoramasport.al
 

Sot ndeshja Shqipëri-Hungari/ I anuloi gol Ronaldos, vjen arbitri i Europianitron.jpg

Gjyqtari i njohur holandez, Dani Makelie, është caktuar të vendosë drejtësi në takimin që do të luhet të dielën në stadiumin “Elbasan Arena” mes Shqipërisë dhe Hungarisë me start nga ora 18:00.

UEFA ia ka besuar këtë takim një prej arbitrave që gjykoi edhe në finalet e Kampionatit Europian 2020.

Ai ishte kryesor edhe në takimin gjysmëfinal të Europianit, Angli-Danimarkë, ndërsa u kritikua jo pak për një penallti të dhënë në favor të britanikëve.

Jo vetëm kaq, por holandezi ka gjykuar një ndeshje mes Serbisë dhe Portugalisë, ku në minutën e fundit i anuloi një gol të rregullt Kristiano Ronaldos.

Ndërkohë, UEFA ka vendosur në sistemin VAR në takimin që do të luhet në Elbasan një figurë të gjykimit italian, pikërisht Masimiliano Irratin, i cili është më i vlerësuari që pas përdorimit të teknologjisë.

Irrati mbahet si gjyqtari më i mirë jo vetëm në Itali, por në gjithë Europën.

PANORAMASPORT.AL
 
Sipas Marca, ne takimin e rradhes FIFA do te vleresoje qe boterori te luhet njehere ne dy vite dhe kualifikimet te luhen vetem ne muajin tetor dhe mos te kete nderprerje te tjera.

• Anetari kryesor Arsene Wenger u shpreh:' Kalendari aktual nuk eshte i pershtatshem. Ne shtator kemi nje pauze te pare, ne tetor e dyta, ne nentor e treta dhe ne mars ndalesa e kater. Ndalesa e fundit eshte ne qershor dhe ne korrik fillon sezoni i ri. E gjithe kjo eshte shume. Ne duhet te shamangim udhetimet dhe zhvendosjet e vazhdueshme. Gushti dhe shtatori do te ishin per klubet dhe i gjithe muaji tetor per ndeshjet eleminatore te kombetareve. Nga nentori deri ne fund te sezonit perseri per klubet. Gjithçka duhet te riorganizohet. Te ardhurat do te ishin per te gjithe, duke filluar me klubet. Nuk do te kishte pauza.'
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top