Kur Noli, Konica e Zogu shaheshin dhe putheshin.

Bilderberg

Anëtar i ri
Kur Noli, Konica e Zogu shaheshin dhe putheshin.


Historia që ka karakterizuar marrëdhëniet ndërmjet liderëve të politikës shqiptare dhe burrave që kanë qeverisur këtë vend, që nga krijimi i shtetit të Arbrit, duket se është destinuar të përsëritet pikë për pikë. Ashtu si dikur, Ismail Qemali, princ Vidi, Turhan Pasha, Esad Pasha, Ahmet Zogu, Fan Noli, Faik Konica etj., historia e të cilëve në kohë të ndryshme është e mbushur sa me miqësira e bashkëpunime të ngushta, aq dhe me konflikte (deri të armatosura) me njëri-tjetrin, edhe "trashëgimtarët" e tyre të politikës së sotme shqiptare duket se janë në të njëjtën rrugë. Marrëdhëniet plot dritëhije që kanë mbushur në këto 16 vjet të periudhës postkomuniste, të gjithë rrugën nga kanë ecur pothuajse të gjithë krerët e politikës shqiptare, si: Nano, Berisha, Meksi, Selami, Meta, Pëllumbi, Dokle, Majko, Rama, Ceka, Gjinushi etj., ngjajnë si dy pika uji me ato të paraardhësve të tyre. Madje, jo vetëm kaq, por edhe të gjitha ato vepra që ata kanë bërë për "të mirën e popullit", si dhe mbështetja e përkrahja e madhe dhe e pakursyer, që populli u ka dhënë atyre, nuk ka asnjë ndryshim. Kjo gjë shihet qartë dhe konfirmohet më së miri edhe po të shohësh vetëm atë që është pasqyruar në shtypin e kohës, (që nga vitet e para të shekullit të kaluar e deri në ditët e sotme), për të nxjerrë një konkluzion të saktë mbi historinë e politikës shqiptare. Për t‘i ilustruar këto që thamë më lart, në këtë shkrim po botojmë një artikull editorial të gazetës "LES DEBATS" ("Bisedimet") të vitit 1930 (gazetë që botohej në Kajro të Egjiptit nga emigrantët shqiptarë) të titulluar: "Cuditemi me popullin", i cili duket sikur është shkruar sot. Bashkë me këtë shkrim, që po e publikojmë të plotë, po botojmë edhe disa shkrime të tjera të marra nga gazeta "Melesini" e vitit 1930, (botohej në SHBA nga emigrantët shqiptarë), ku shihen qartë marrëdhëniet që kanë karakterizuar liderët e politikës dhe emigracionin shqiptar të atyre viteve, të cilat nuk kanë nevojë për asnjë koment.

Gazeta "Melesini" e vitit 1930: CUDITEMI ME POPULLIN
Pas një kryengritje të gjakwshme, Fan Noli braktisi pushtetin dhe iku për në Itali. Dhe me këtë Shqipëria merr rekordin të përmbysjeve qeveritare me armë në dorë. Tani as ajy Meksiku s‘na shkon dot; përkundër do na zilojë se, kur atje shkuan 2-3 vjet qetësije, nër ne në një mot u bënë, 2-3 kryengritja!! Bravo na qoftë!! Tani, këtu lark nuk Cudit në quhet Nol a Zogu ajy që organizon gjakderdhjen dhe vëllavrasjen. Na Cudit lehtësia me të cilën populli ndjek pas këta. Se në atë i shtyn ideali, egoizma a lakmim i madhërisë, për të rrokur pushtetin; popullin C‘e shtyn të vejë të vritet? Nuk i janë mjaft varfëria dhe mjerimet? Mos kërkon të shtojë fatkeqësinë dhe urinë?
"Populli të mos bëhet vegël e politikës"
T‘ish populli më i zoti të urdhërojë vetehnë do mos bënësh vegla e Cdo politikani, ura që të shkelen mbi kurris të tij dhe të shkojnë diplomatët...Se cila do parti në fitoftë, ky fitim vjen nga gjaku që derdhi i mjeri popull. Nga djersa që i ra, nga ndihma morale dhe lëndore që dha se pa popullin, do mos kuxonte kurrkush të bëjë të tilla lëvizje. Cvillimi i mendimeve duhet bërë me shkrime, me fjalë dhe jo me mbi vënë në plumb të pushkës a majën e thikës. Jemi mjaft të pakë, numerisht, që të duam të përparojmë me këtë sistem. Se, me këtë mënyrë, dhe në u mbushtë no një ditë, qëllimi i këtij, a atij, do të jetë i kotë se Shqipëria e shkretë, do mos ketë më banorë dhe do të hyjnë të huajt të na sundojnë dhe të rrinë në vatrën tënë, afër nënavet, motrave dhe bijave t‘jona, të mbetura pa burra që t‘u mbrojnë nderin! Atëhere na rroftë gazi që vramë shoqi-shoqin!
"Djemuria të mos bëjë nga lufta civile"
Djelmuria, shpresa jonë e nesërme, në vënd që të marrë anë tuke u sulur, e para, në sheshet e luftës civile, do bënte më mirë të mbahej pak dhe të mundohej të përhapte idealet kombëtare nër popullin pa mësuar që të gatuajë, të forcojë dhe të përgatite kundër C‘do intrige të brendshme dhe nërhyrje të jashtëme. Lere të kuptoje djemuria se programi i‘anmiqëvet tenë është: Të haemi me shoku shokun, të demoralizohen politikanët tënë dhe populli, i lodhur i dëshpëruar, nga të vetët që e sundojnë, t‘i hapë krahët të huajit, si shpëtimtari, dhe të kërkojë atje, prehjen dhe qetësinë që s‘i dhanë atdhetarët. Politika e lakmonjësvet të tokës tënë është, që kurdoherë të jenë dy kundërshtarë, në Shqipëri: Ismailit (Ismail Qemalit) i kundrequan (kundërvunë, shënimi i redaksisë "Shqip") Esadin dhe këtij Mbretin...(është fjala për princ Vidin).
Kryeministrat në luftë ndaj njëri-tjetrit
Si u Cduknë këta të tre, fuqia e shtetit zu të përkulet, pa u rrënjosur, në duart e Turhanit (Turhan Pashë Përmetit, kryeministër në vitet 1914-1918), Suljeman Delvinës, Vrionit dhe të tjerëvet, gjer sa u bë lëvizja e Hasan Prishtinës që mposhti në gjak, Ahmed Zogu. Kjo ngjarje dhe mvarajat (ekzekutimet me varje në litar) që bëri në mes të Tiranës, ngritne këtë djalosh në sytë e atyre që kërkonin një burrë të kuzimshim që t‘e bëjnë vegël. Me maskën e miqve të Shqipërisë, e gënjyen dhe e bënë organ‘ e tyre. Mirpo miqt‘e tjerë, që s‘e panë me sy të mirë animin të politikës Shqiptare, nxituan të gjejnë, dhe këta një njeri të tyrin që t‘e përdorin si u vjen më mirë. Ambicia e Fan Nolit i shërbeu plotësisht dhe zunë t‘e frynë, me fjalë, me lajka, me mburja, me para, tëpkë si miqtë e tjerë patne bërë për Ahmed Zogun. Prifti ariu (arriti) të mbësojë se është i dërguari i Zotit dhe zu të marrë, në dorë, të gjitha ofiqet dhe nderet, që të thotë: Unë jam; Dhespot, Eksarh i Shqipërisë, Ministër, Kryeministër dhe Këshill i Naltë! D.m.th. Vetë Ali dhe vetë kadi. Vetë vendos dhe vetë vulos! Kur i ardhi rradha Zogut, dashi dhe ky t‘imitojë me më lart dhe u bë Kryetar i Republikës Shqiptare!
"Politika që mbushi rrugët me gjak"
Nuk kritikojmë as njërin dhe as tjetrin, se këtë lozën lodrën e tyre dhe, mundet, pa ditur, u bënë veglat e miqve që dëshirojnë copëtimin e Shqipërisë; por do na jepet lejen të mendohemi që, ky a ajy, në ishin më patriotë, sa t‘i japin dërmën shtetit, dhe të mbushin rrugët e Krumës dhe Shkodrës me gjak, limanet e Durrësit dhe të Vlorës me të arratisur dhe burget e Tiranës me djelmosha që patriotizme e sinqertë dhe gjak nzetësia e moshës, i shtyri të sulen, me këtë, a po me atë parti, nënë flamur të Shqipërisë, me qëllim që t‘i shërbejnë atdheut vet; sa të bëjnë këto që të ngjinjen (njihen) meritë vetjake; po të ishin më patriotë politikanët tënë do të mëndoheshin si të përmirësojnë gjendjen e popullit, të bëjnë rrugë, të hapen shkolla, t‘ujdisin limanet dhe të lumtësojnë vëndin që të mos rënkojë i gjunjosur nën vërgjitë e shumta dhe taksat doganave që janë 1000 për 100, dhe të mos mallkojë ditën që u lint...Shqipëtar. (Gazeta "LES DEBATS".Kairo, 15 shkurt 1925)
Gazeta "Melesini": "Konica, një kryevagabond dhe aventurier i famshëm"
Ku e shpuri "Vatrën" Faik Konitza (titulli i shkrimit). Pranë patriotëve të ndershëm që janë përpjekur për Shqipëri, të shtytur nga instikti i atdhedashjes, qysh në fillim janë shënuar edhe disa vagabondë, të cilët duke e bërë mjeshtëri patriotismën, kanë dashur dhe gjer në një pikë kanë mundur, të rehin (rrahin) t‘anë dhe të huaj e të sigurojnë, në këtë mënyrë një jetë luksoze nëpër metropollat e huaja. Syresh m‘i famshmi ësht, sigurisht, Faik Bej Konitza. I pajisur me të gjithë cilësirat që i duhen një aventurieri të math, pasi nxori në mezat (në ankand, për ta shitur) më shumë herë kurorën e Shqipërisë, pasi zhveshi gjithë princat naivë q‘i duall përpara, pasi ropi vite me rradhë "argatët e Amerikës", duke u shitur ideologji dhe patriotismë me kut, (njësi matëse) pensionuari i vjetër i buxhetit të Romës, u emërua, për turp të Shqipërisë dhe të atij që rri mbi Fronin e Kastriotit-kundra të Cilit nuk la adjektiv (epitete sharjesh) pa thënë më parë-Ministër Fuqiplot i Mbretnisë Shqiptare në Uashington. Të mos besojë kush se qëllimi i këtij artikulli është t‘i tregojmë Qeverisë degradimin moral që ka pësuar dhe po pëson Shteti ynë duke qenë i përfaqësuar prej këtij kryevagabondi; jo! Qeveria e di më mirë se në Faik Konitzën dhe megjith këtë e toleron. Përse? Këtë do të rezervohemi ta thomi kur të vijë koha.
"Faik beu shuajti zjarrin e ‘Vatrës‘"
Dora dorës mbi tjetër pikë duam të qëndrojmë, Faik Konitza pasi e përdori Federatën vite me rradhë për qëllimet e tija personale, kur nuk pati më nevojë prej saj, kur e Ciku qëllimin dhe u bë "xhinxhellesë", kujtoj se është më mirë ta shfarosë "Vatrën" e ta shuaj krejt zjarrin që diqte tek ajo nga frika se mos i përvëlojë ndonjë ditë duart e ndotura, ato duar të mësuara të marrin Cmimet e ndërgjegjes së tij të pazarepsur në mënyrën më të ndyrë. Dhe e shfarosi; mbolli grindjen fetare midis vatranëve, i ndau në dy gaborre beligjrante dhe u tall me ta, me "argatët e Amerikës", siC i quan sot, ndonëse ata "argatë", e mbajnë aqe vite me bukë, -u tall me ta si i desh qejfi. Një letër nga Bostoni dërguar fletores "Melesini" në muajin Prill 1933, dëshmon plotësisht dekadencën e Federatës, duke thënë: "Mësoni se binaja e "Vatrës" u shit në mezat (ankand) dhe i mbeti Bankës që kish befan e parë (aksionet) për 16.000 dollarë; Ata që kishin befan e dytë prej 3.000 dollarësh dhe shqiptarët që kishin befan e tretë prej 2.000 dollarësh nuk muarën gjë. Ja derexheja në të cilën e solli brenda në pak vite, më të bukurën dhe më të madhen shoqëri shqiptare. Populli le të gjykojë dhe... Gurazezët, në s‘kanë tjetër punë, le të vazhdojnë t‘i ngrehin "osana"-n aventurierit ndërkombëtar, të cilin një fat i shtrembër dhe buadallallëku ynë, e ngritnë në pozitë, Ministër Fuqiplotë.
"Për shuarjen e ‘Vatrës‘ faj kanë dhe shqiptarët"
Shënimi i "Melesinit": Në Ckatërrimin e "Vatrës", një pjesë e fajt i‘ bje Faikut dhe tjetra pjesë u bje Shqiptarëve, të cilët në raste të trumbullta nukë dinë se Cfarë udhë të marrin. Mirpo që "Vatrën" e prishi Faiku, po Federatën Bijt e Shqipërisë kush e prishi? "Immigrantin" kush e mbylli, Faiku apo Shqiptarët vetë? Faiku u thotë Shqiptarëve të mos dërgojnë pajtimet "Melesinit" po ta marrin badjava për shtatë muaj? E vërteta është që Shqiptarët vetë i lënë Institutat e tyre të gremisen. Po edhe sikur t‘i këshillojë Faiku të kundërtën, kush e dëgjon?
"Flamuri kombëtar në ankand"
Një person, me nënshkrimin G.N.P., ca javë të shkuara shkrojti në "Dielli" mbi Cështjen e Flamurit Kombëtar që gjoja sikur Kryekisha Shën Gjergji, e paskësh nxjerrë në "ankan" ditën e Ujit të Bekuar, dhe që nuk e paskesh kremtuar Ditën e Flamurit si dhe në vitet e kaluara. Këtij personi që fshihet prapa gardhit, neve munt t‘i themi këto që pasojnë, dhe për të tjerat le t‘i përgjigjen atdhetarët që munt ta njohin ose munt ta dinë sigurisht se cili është. G.N.P. je i gabuar kur thua se Kryekisha Shën Gjergj e fëlliqi Flamurin Kombëtar kur e nxorri në "ankan" që të përdorim fjalën tënde. Nuk e nxorri në "ankan" po e nxorri ashtu si e ka nxjerrë mot për mot, me nderim dhe lavdërim, dhe ca më shumë ca që e shënjtëron se e barabit (barazon) me ngritjen e shënjtëorëvet, të cilët ajo Kishë i lut dhe i kremton, dhe ca më tepër se Flamuri është m‘i pari që prifti e ngre, sipas zakonit fetar të Kishës Orthodokse që e bëjnë në ditët e Ujit të Bekuar. Sa për moskremtimin e Ditës së Flamurit, e solli rasti i lik që Qeveria Shqiptare nuk gjeti dot njerës të zot të dërgontej si zyrtarë të saj në Amerikë. As ministri dhe as konsulli s‘kanë dalë të flasin në për kollonitë ose dhe nëpër Institutat Kombëtarë, për shembull si Kisha, Klube, etj, që të sjellin një afërim. Po në vent të bashkimit ata mbjellin përCarje duke mos dhënë pasaporta atyre që dëshirojnë të bëjnë një vizitë në Atdhen‘ e tyre etj, që t‘i tregojnë qeverisë se gjoja kanë punë të madhe dyk e "luftuar kundërshtarët e qeveris, Fanolistët", etj. Zyrtarët e Kryekishës Shën Gjergji e dinin fare mirë se asnjë shqiptar nuk do të vinte t‘a kremtontej dhe harxhet e mundimet do të vinin më kot. As ti nuk do të kishe vajtur. Duam t‘ju bëjmë një pyetje. Përse s‘bën qarjen tëndë në mbledhjen e Kishës? Apo s‘je antar i Saj? Kur të vinj bashkimi në mes të Shqiptarëve të Amerikës, atëhere do t‘i shikosh Kishët, Shoqëritë dhe Klubet që ta kremtojën Ditën e Flamurit Madhështisht. Por bashkimi do të vinjë kur të kemi në mes t‘onë zyrtarë të zot që dinë detyrën e tyre. Këta të sotmit e dinë fare mirë që Imzot Noli adhurohet, jo vetëm në Amerikë, po edhe aqë shumë në Shqipëri, dhe pallavrat e tyre as që munt t‘i cënojnë dot veprat e pavdekura të Imzot Nolit. Po duke kundërshtuar Imzot Nolin, politikërisht dhe ndryshe, pandehin se i bëjnë shërbim Cështjes Shqiptare këtu në Amerikë.
Akroballiqet e Faik Konicës në Amerikë
Shqiptarët e Amerikës dëshirojnë bashkim, po bashkim me kuptim dhe jo si i teket Faikut, dhe të dy shokët e tij që të hidhemi këtej dhe të bredhim andej, sikur bëri Faiku kur ishte kryetar i "Vatrës", që: e luftoj dhe e shau Zogun së bashku em Vatranët dhe më në funt, pa i pyetur dhe në mënyra nënrrogosta, bëri një marrëveshje me Zogun. Fajin e kanë të tillët dhe jo Shqiptarët e Amerikës, që edhe sot edhe mot e dashurojnë dhe adhurojnë Flamurin Dykrenor të Skënderbeut. Me që ti me shkrimet tënde do të tregohesh si patriot i math, të themi të na rrëfesh emrin tënt që të shikojmë se C‘ke bërë në kohën që Shqipëria ish në mëshirën armiqve. Apo i bën me sy nonjë pozite të majme.
Polemika e editorit të "Dielli"-t me z. Cekrezi
Editor i "Diellit" me një kryeartikull të gjatë atakonte Zotin Chekrez, se gjoja Chekrezi ka mbajtur një fjalë në shkollën Teknike në Tiranë dhe paska thënë se Faiku nuk është fillonjësi i "Vatrës". Neve nuk kemi qëllim që t‘a mprojmë ose që ta kritikojmë Chekrezin, duam vetëm t‘i heqim vërejtjen editorit të "Diellit", që kërkon aqë shumë "paqen dhe bashkimin" dhe "bindje tek lartmadhësi e tij". E para Chekrezi është i "ngarkuar me punë të larta të shtetit". Pra, përse editori i famëshëm nuk i bindet Urdhërit të "dorës së hekurt"? Apo të binden të tjerët dhe jo ay? E dyta thotë dhe këto: "Kur të botohen arshivat e "Vatrës", në formë libri, atëhere do të shohin shqiptarët historinë e vërtetë të "Vatrës‘". Përgjigjja jonë është: Arshivat e "Vatrës", për të cilat flet Zoti Editor, janë shtypur njëherë në 1918, dhe nuk është nevoja të rishtypen. Në arshivat e "Vatrës", gjenden këto që pasojnë: "Ideja e bashkimit të shoqërisë shqiptare të Amerikës ishte e vjetër. U-bisedua disa herë po nuk u vu në punë. Më 24 dhjetor 1911, në Boston, pas thirrjes së shoqërisë BESA-BESثN, nën chairmanë e z. Kristo Floqi, redaktorit të "Dielli", një mbledhje në Rathbo Hall, 722 Washington Street, ku u bisedua gjër e gjatë Cështja e bashkimit të shoqërive. Më në fundt, propozimi i zotit, Marko Adams, vendos të zgjidhet një Komitet prej ZZ Faik Bej Konitza, At Fan Noli, Kristo Floqi dhe Paskal Aleksi, të cilët të kujdesen për këtë punë. Në mbledhjen e parë të Komitetit Organizator, u zgjodh për sekretar At Fan Noli dhe iu la barra të nga një letër gjithë Shoqërive dhe kollonive shqiptare dhe t‘u Cpjegonjë nevojën e bashkimit. Në mbledhjen e 31 Marsit, ishin mbledhur Komisjoni Organizator dhe Delegatët e Shoqërive të ndryshme, u emërua shoqëria me emrin VATRA. Më 28 prill bashkim i shoqërive mori funt, u emërua pleqësi e përkohëshme me këta zotërinj: Sekretar At Fan Noli, Arkëtar Lambi Chikozi, menaxher i "Diellit", zoti Kristo Kirika. Ju ra për të filluar degë të "Vatrës" Faik Konitzës, At fan Nolit, Kristo Floqit. Komisjoni i Betimit ish: At Fan Noli, Kristo Floqi, Faik Konitza, dhe Paskal Aleksi. Delegatë ishin: Kristo Kirka, Lambi Chikozi, Elia Tromara dhe Kosta Vasili.
"Cekrezit i binin erë këmbët"
Zoti Chekrezi ka qenë redaktor‘ i "Diellit" që në 10 Nëntor 1914, gjer më 20 Dhjetor 1915; kontrollor i "Vatrës‘ 1915-1916; delegat i Kuvendit 1917; editor i Revistës Adriatike, dhe përfaqësonjës në Uashington. Sa për ato që thotë editor i "Diellit‘, se Chekrezit i binin erë këmbët, ajo është një Cështje që nuk n‘a përket. Nuk është Cudi që zoti Chekrez, me që merr rrogë të mirë tani, kur të kthehet zoti Editor në Shqipëri, ta marrë me rrogë e ta mbaronjë atë punë. Shpresojmë se këto do t‘a lethësojnë luftën e editorit me Zotin Chekrez i cili nuk do të ketë nge të merret më. (Gazeta "Melesini", WORCESTER, MASS, Maj 1930)



Historia
Letra e dërguar në Departamentin e Shtetit në vitin 1943

Noli: Vetëm Zogu mund ta shpëtojë Shqipërinë

Historia e marrëdhënieve të Fan Nolit me Ahmet Zogun është e mbushur me plot zigzage në udhën e tyre të gjatë. Dikur, në fillimin e viteve ‘20, ata ishin bashkë në Partinë Popullore, deputet të të njëjtit grup parlamentar, pas zgjedhjeve të para të prillit 1921 dhe bënin pjesë në një kabinet: Noli si ministër i Jashtëm dhe Zogu si ministër i Brendshëm. Por miqësia dhe marrëdhëniet e tyre të ngushta nuk do të zgjasnin shumë. Krisjet erdhën duke u zmadhuar së tepërmi dhe ato Cuan në prishjen përfundimtare në qershorin e vitit 1924, kur Noli udhëhoqi kryengritjen e armatosur (në historiografinë komuniste njihet si: Revolucioni Demokratiko-Borgjez i Qershorit), e cila rrëzoi qeverinë e Shefqet Vërlacit, ku Zogu, që mbante postin e ministrit të Brendshëm, u arratis në Jugosllavi. Që nga ajo kohë, ata u deklaruan armiq të betuar me njëri-tjetrin dhe qeveria e Nolit e dënoi me vdekje (në mungesë) Zogun. Por pas gjashtë muajsh, Zogu u rikthye në pushtet dhe ishte radha e Nolit që të arratisej jashtë Shqipërisë. Qeveria e Kryeministrit Ahmet Zogu fillimisht e dënoi me vdekje Nolin, por ai dënim u zbut me 101 vjet burg në amnistinë e përgjithshme që bëri Zogu në vitin 1926. Që nga ajo kohë e deri në prillin e 1939-ës, që Zogu qëndroi në pushtet, marrëdhëniet në mes tyre vazhduan të ishin të tensionuara. Ndërsa Noli e atakonte vazhdimisht në shtyp e kudo regjimin e Zogut dhe personalisht Mbretin ("C‘qe ky shyqyr kësmet, që pamë hallvaxhiun Mbret", poezia e Nolit, "Marshi i Barabait"), Zogu nuk iu përgjigj kurrë atij dhe të gjithë kundërshtarëve të tjerë politikë. Por pas viteve ‘40, Noli reflektoi në qëndrimin që kishte mbajtur prej vitesh ndaj Mbretit Zog. Madje, në një letër të gjatë që Imzot Noli i dërgoi Departamentit të Shtetit, (në ditët në vazhdim kjo letër do publikohet në faqet e gazetës "Shqip"), ai i sugjeronte qeverisë amerikane që të ndihmonte dhe të përkrahte Mbretin Zog, duke e rikthyer atë në pushtet, pasi vetëm Zogu mund ta shpëtonte Shqipërinë nga pushtimi fashist italian. Që nga ajo kohë e deri sa ata u ndanë nga kjo jetë, nuk patën më kontradikta dhe sulme ndaj njëri-tjetrit. Të njëjtën gjë bëri edhe Konica, i cili nga një kundërshtar i rreptë politik i Zogut, pranoi postin e ministrit Fuqiplotë të Shqipërisë në SHBA dhe nuk e ngacmoi më Zogun. Kjo gjë pat sjellë reagimin dhe mërinë e Nolit, i cili në atë kohë shkruante: "Ky Faiku faqen ndërron, dje shante sot lëvdon".


Precedenti
Marrëdhëniet e tyre: miqësira, bashkëpunime dhe konflikte

Berisha, Nano, Rama, në rrugën e paraardhësve të tyre

Historia e marrëdhënieve të liderëve të politikës shqiptare dhe krerëve të shtetit tonë, duket se është e destinuar të përsëritet pikë për pikë në të gjithë udhën e saj. Ashtu si dikur, në kohë të ndryshme, Ismail Qemali, princ Vidi, Turhan Pasha, Esad Pasha, Ahmet Zogu, Fan Noli, Faik Konica, etj politikanë e burra shtetit që kanë qeverisur këtë vënd, bashkëpunonin ngushtë me njëri- tjetrin për t‘u armiqësuar më pas për vdekje ndërmjet tyre, edhe "trashëgimtarët" e tyre, Nano, Berisha, Rama, Majko, Meta, Gjinushi, Ceka etj., duket se janë në të njëjtën rrugë. Janë të njohura tashmë marrëdhëniet e ngushta të Edi Ramës me liderët kryesorë të Partisë Demokratike në fillimet e viteve ‘90, kur Rama nga tribunat e PD-së kërkonte me insistim sulme radikale jo vetëm ndaj komunistëve të përfaqësuar nga Ramiz Alia, por edhe ndaj Partisë Socialiste, që konsideroheshin si pasardhësit e tyre. Në vitet që pasuan, Rama u tërhoq nga ato qëndrime, duke u armiqësuar me PD-në dhe duke qenë një nga kritikët më të ashpër të qeverisjes së saj. Pas ardhjes së socialistëve në pushtet në 1997-ën, Rama pranoi postin e Ministrit të Kulturës në kabinetin "Nano", duke u bërë një nga mbështetësit kryesorë të tij dhe armiku më i madh i Berishës. Por miqësia me Nanon nuk do të zgjaste shumë dhe ajo do të kalonte në një rrugë plot zigzage, edhe pse ata vazhdojnë të jenë në të njëjtën llogore partiake. Ndërsa Rama (tashmë kreu i socialistëve), vazhdon të mbajë të njëjtën linjë në marrëdhëniet me Berishën, kurse te Nano duket se diCka ka ndryshuar. Takimi i tyre i para ca ditëve e tregon më së miri këtë gjë, e cila as më shumë dhe as më pak, është një rrugë nëpër të cilën kanë kaluar pothuaj të gjithë liderët e politikës shqiptare dhe burrat që kanë qeverisur këtë vend që nga krijimi i shtetit të Arbrit.
 
Kush nuk e meson historine eshte i destinuar ta perserise...

Pse dreqin kaq e veshtire per ne shqiptaret te bashkohemi, te mbajme nje qendrim ?

Mos valle e kane ver8 fajin nenat tona qe lindin me teper kapedane sesa ushtare ???:(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top