braziljania
Anëtar i Nderuar
Artistët e Diasporës
Pas pushtimit osman, gjatë shekullit XV-të dhe më vonë, morën rrugën e emirgimit shumë shqiptarë. Midis tyre emigruan edhe të talentuar në art të cilët i zhvilluan prirjet në vendet ku u vendosën. Megjithëse ende nuk është bërë ndonjë studim i plotë njihen disa artistë të shquar. Në Itali albanezëve të Vincencës, Gjon dhe Jeronim u është gdhendur epitafi: "Ille alter Phidias, his Poliklet erat", që i krahason me dy nga mjeshtrit më të mëdhenj të skulpturës helene. Ndërsa në katedralen Duomo të Milanos, altari është gdhendur nga skulptori me origjinë shqiptare Aleks Tarketa. Shumë artistë shqiptarë u shquan në Venedik. Atje ngritën edhe shkollën e tyre dhe e quajtën "Scuola degli Albanesi".
Si tekste shkollore u përdorën veprat e humanistëve shqiptarë Marin Bicikemi (1468-1528) dhe Marin Barleti (1460-1512) më të njohurit nga artistët janë piktorët Mark Basaiti (1496-1530) dhe Victor Karpaci (1465-1525). Për origjinën e tyre shqiptare kanë shkruar edhe disa studiues të huaj.
Një nga figurat më të shquara të kësaj periudhe është Aleksandër Albani (1692-1779). Edhe sot ai vlerësohet si një nga të parët koleksionistë të veprave të artit. Vila e tij në Romë që edhe sot quhet "Vila Albani" është nga të parat muze të artit në Europë. Aty ka studiuar edhe arkeologu i njohur J. Winckelman (1717-1768).
Me origjinë shqiptare kanë qenë edhe disa arkitektë të njohur si S. Mehmeti, K. Dulla, S. Atiku etj që zbukuruan Stambollin dhe qendra të tjera të perandorisë osmane si dhe A. Aleksi, M. Tivarasi, Gj. Durrësaku etj që punuan në vise të tjera të Europës.
Mugesa!
Artistët e diasporës se re shqiptare janë më të shumtë se ata të kohëve të herëshme. Ata u përkasin rrymave të ndryshme të artit botëror. Në këtë vështrim të shkurtër po vecojmë vetëm katër prej tyre që janë të njohur edhe në artin botëror. Këta janë: fotografi i shquar Gjon Milli (1902-1980), që jetoi dhe krijoi në USA; piktori Abedin Dino (1913-1993) mik me Picasso dhe personalitete te tjera të shquar në Paris; çatin Saraçi (1902-1974) mik dhe bashkëpunëtor i afërt i ekspresionistit Oskar Kokoshka, gjatë viteve që qëndroi në Londër si dhe Ibrahim Kodra (l. 1916) një nga përfaqësuesit e shquar të kubizmit në Itali.
Gjeografia e artistëve të diasporës së re shqiptare përfshin shumë vende të botës dhe me krijimtarinë e tyre mund të bëhet një album me vepra të bukura arti. Në këtë krijimtari futen edhe tablote e artistëve arvanitas, që banojnë në Greqi. Në vitin 1985 është botuar në Athinë një album me krijimet e disa autorëve më të njohur arvanitas, por krijimtaria e tyre është më e pasur, ashtu siç eshtë më e pasur gjithë krijimtaria e diasporës së re shqiptare e cila po shtohet me autorë të rinj që u larguan nga atdheu pas vitit 1990.Artistët e Huaj për Shqipërinë
Pikërisht gjatë shekullit XVIII-të, kur në Shqipëri sapo kishte nisur rrugën piktura realiste, në Salonet e Parisit, në disa ekspozita në Angli, Gjermani, Itali, Austri etj., u vendosën edhe tablo me temë shqiptare. Vepra të veçanta ishin krijuar edhe më parë nga autorë të shquar si P. Veroneze (1528-1588) "Rrethimi i Shkodrës", A. Durer (1471-1528) "Skënderbeu" vizatim etj., por gjatë shekjve XVIII-XIX-të erdhën më shumë piktorë të shquar drejt Shqipërisë. U realizuan disa tablo, etyde, akuarele dhe vizatime nga kreu i romantizmit E. Delacroix (1798-1863); portreti "Shqiptarja" nga C. Corot (1796-1875), kompozimi i famshëm "Gratë suliote" nga A. Scheffer (1799-1858), si dhe tablo, portrete dhe peizazhe nga R. Bonigton (1802-1828), V. Vereshagin (1843-1904), G. Sargent (1856-1925), ç. Conder (1868-1909) etj. Artisti i njohur francez L. Gerome (1824-1904) ka pikturuar mbi 20 tablo me figura shqiptarësh; kroati P. Jovanovic (1859-1931) mbi 10 kompozime me skena të ndryshme nga jeta shqiptare, ndërsa anglezi i famshëm E. Lear (1812-1888) realizoi mbi 100 akuarele, litografi, vizatime dhe tablo në ngjyra vaji nëpër Shqipëri. Përvec artistëve të mësipërm, ka edhe shumë autorë të tjerë të huaj që, ndonëse janë më pak të njohur, kanë realizuar vepra me vlerë për historinë dhe kulturën shqiptare. Pjesa më e madhe e gjithë këtyre krijimeve që përmendëm është përmbledhur në librin e ilustruar "Albania and albanians in world art" që është botuar në shqip (1990) dhe në anglisht (1991).