Kultura Tradicionale në Shqipëri

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Në Shqipëri njihen dy grupime të mëdha etnografike, të konsoliduar që nga mesi i shek.XVIII, që janë: Gegëria në veri të lumit Shkumbin dhe Toskëria në jug të tij. Gegëria përbëhej nga Gegëria e mirëfilltë, Dukagjini apo Leknia, Malësia dhe Fushat Bregdetare të Veriut, kurse në Toskëri bënin pjesë: Toskëria e mirëfilltë, Myzeqeja, Labëria e اamëria. Natyrisht, përbrenda këtyre krahinave etnografike ekzistonin edhe ndarje të tjera më të vogla.
Mënyra e jetesës në fshat – Doke e zakone
Vendbanimet në Shqipëri, qysh në mesjetë, kishin arritur një stabilitet dhe kishin kufij të përcaktuar mirë, që ndanin një fshat nga të tjerët. Kufijtë shënoheshin me gurë të mëdhenj të ngulur në tokë, me grumbuj plisash, me rrjedhën e përrenjve e të lumenjve, me shenja në trungjet e drurëve, atje ku kishte pyll, etj. Lëvizja e këtyre shenjave konsiderohej një faj shumë i rëndë. اdo fshatar i njihte mirë kufijtë e fshatit të vet dhe mund t’i tregonte me lehtësi, duke përmendur toponimet përkatëse.
Përbrenda kufijve të fshatit, përfshiheshin trojet e banesave e përqark tyre oborret e kopshtijet, pastaj vinin arat ose tokat e punuara dhe më tej kullotat dhe pjesa e malit a e pyllit, që i përkiste fshatit. Kjo ndarje e territoreve të fshatit, në shumë zona të Shqipërisë, ruhej ende mjaft mirë deri në vitet e Luftës së Parë Botërore, sidomos atje ku mbizotëronte fshatarësia e lirë. Pronë plotësisht private, mbi të cilën fshatari dispononte krejtësisht, ishin trojet e banesave dhe kopshtijet, kurse tokat e mbjella ishin në disponim të tij, deri sa ishin nen kulturë. Pasi mblidhej prodhimi bujqësor, tokat liroheshin dhe kushdo mund të lëshonte bagëtinë për t’i kullotur, të tjera toka që shfrytëzoheshin së bashku, pra fshatçe, ishin toka djerrë në vërri, kullotat e mali dhe sidomos, burimet ujore për vaditjen e tokave të mbjella, që bëhej sipas një rradhe rreptësisht të caktuar për çdo familje.
Vendbanimet fshatare, në përgjithësi, i janë përshtatur klimës dhe relievit ku janë vendosur. Fshatrat më të ulta janë ato të Fushave Bregdetare, kurse fshatrat më të larta arrijnë deri në 1400 metra mbi nivelin e detit dhe ndodhen në rrethin e Korçës e atë të Kukësit. Banesat e një fshati mund të ishin të grumbulluara ose të shpërndara, madje në disa zona edhe shumë të shpërndara. Sidoqoftë, fshati kishte një qendër shoqërore, rreth së cilës gravitonte aktiviteti i njerëzve në kohën jashtë punës dhe kjo mund të ishte një shesh i vogël pranë një rrapi a një lisi shekullor, dyqani i ndonjë bakalli ose oborri i një ndërtese kulti (kishe a xhamie). Në gjysmën e dytë të shek.XX, në shumicën e fshatrave, fondi i banesave pothuaj u përtri, duke ndryshuar tipet e banesave tradicionale të mëparshme. U bënë edhe shumë ndërtime social-kulturore, si shkolla e kopshte fëmijësh, shtëpi e vatra kulture, njësi tregtare, etj.
Nga përllogaritjet e historianëve ka dalë se, në shek.XV, në Shqipëri, mesatarja e shtëpive për çdo fshat, ishte 21; mesataren më të lartë e kishte rrethi i Elbasanit, me 38 shtëpi, i ndjekur nga rrethi i Korçës, me 28 shtëpi për fshat. Deri në çerekun e parë të shek.XX, rreth 80% e popullsisë punonte e jetonte në fshatra, shumica e të cilave kishin nga 20 shtëpi afërsisht, dhe 3% e fshatrave kishin mbi 1000 banorë. Në 50-60 vitet e fundit, përqindja e popullsisë fshatare ndaj popullsisë së përgjithëshme, ra ne 64%, megjithëse qeveria e kohës synonte që fshati të mos braktisej. Pra, mund të pohojmë, se pesha e kulturës fshatare ndaj asaj qytetare, është ende e ndjeshme.
Gjatë shek.XX e sidomos pas Luftës së Parë Botërore, mënyra e jetesës në fshatin shqiptar pësoi ndryshime të rëndësishme. E megjithatë, në jetën familjare, si edhe në jetën shoqërore, vazhduan të ruhen festa popullore me forma të ndryshme argëtimi dhe në ndërgjegjen e njerëzve u ruajtën shumë pasuri shpirtërore, të manifestuara në folklorin gojor e muzikor të krahinave të ndryshme, sidomos në epikën legjendare e atë historike, edhe pse hynin vazhdimisht shumë ide e shije të reja, me anë të mjeteve të reja të komunikimit masiv.
Në ambientin fshatar shqiptar, familja ka ende stabilitet të mirë dhe kohezion të bazuar në jetën ekonomike të saj. Përsa i përket strukturës së saj, mund të thuhet se ajo tashmë, është thjeshtuar mjaft. Në pjesën më të madhe të vendit, familja përbëhet nga çifti i të martuarve me fëmijët e tyre beqarë. Vajzat e martuara jetojnë në familjen e burrit. Djemtë e martuar, pak kohë pas martese, veçohen nga familja e prindërve dhe jetojnë më vete, por në shumë raste, djali më i vogël mbetet në shtëpinë e prindërve dhe jeton me ta. Kështu, mesatarja e frymëve për familje është 5-6 vetë, por ka fshatra, ku kjo mesatare është më e ulët. Megjithatë, në kujtesën e njerëzve të moshuar, ruhen raste familjesh të mëdha, ku vëllezërit e martuar e fëmijët e tyre jetonin së bashku. Në këto familje kishte detyrimisht një rregull strikt në ndarjen e punëve dhe të detyrave për të gjithë. Atje ruheshin më gjatë edhe doke e zakone të dikurshme të jetës familjare, praktika e rite pagane, etj.
Në ritet e besimet që kanë të bëjnë me ciklin e jetës, pra me lindjen, martesën e vdekjen, studjuesit që janë marrë me to, kanë mundur të hetojnë edhe rite të lashta, të cilat, sado të zbehta, jetojnë aty-këtu. Këto janë kryesisht rite për të ndjellë mbarësi për familjen e çiftuar e çiftet e reja, që të shtohen e të kenë sidomos trashëgimtarë meshkuj. Ndër zakonet e vdekjes, mund të shënojmë se deri në Luftën e Dytë Botërore, në disa krahina ruhej vajtimi me “ligje” (këngë mortore).
Mjaft rite e besime të tjera lidhen me data të caktuara të një kalendari të vjetër popullor dhe sipas studjuesve, kanë të bëjnë me kulte të herëshme blegtorale e bujqësore. Bie fjala, Dita e verës apo 1 Marsi, shënohej nga një pastrim i përgjithshëm ritual i banesave dhe i oborreve dhe më në fund, jo vetëm u vihej zjarri plehrave të mbledhura gjatë këtij pastrimi, por në atë zjarr hidheshin edhe vetë fshesat e vjetra, për të filluar stinën e re me fshesat e reja, pra është fjala për një rit purifikator, Dikur, në fshatra, Dita e verës pritej me shumë gëzim, sidomos nga fëmijët. Dita e Shën Gjergjit (23 Prill), ishte gjithashtu nje festë e shoqëruar me rite e praktika zbavitëse. Atmosferë gëzimi e hareje në fshat krijonin edhe zjarret e mëdhenj, që ndizeshin nëpër oborre e në kryqëzime të rrugëve më 22 Qershor, Ditën e Shën Gjonit. Rite shumë interesante shoqëronin dikur nëpër malësi festën e “buzmit” në natën e solsticit të dimrit.
Shumë festa të motmotit lidheshin me javën bujqësore e blegtorale, si ishin përfundimi korrjeve, qethja e dhënve, kthimi i barinjve nga kullotat verore, etj.
 
Mite e besime popullore
Një aspekt me interes i kulturës popullore shqiptare kanë qenë padyshim, mitet, supersticionet e besimet fetare. Dihet historikisht, se feja e krishterë filloi të përhapej ilegalisht në Iliri, që në shekullin e parë të erës sonë. Ungjillëzimin e saj e filloi Shën Pali dhe e përfunduan misionarët latinë. Kjo shpjegon faktin, se përse në gjuhën shqipe, terminologjia fetare e krishterë është e burimit latin, si në Veri e në Jug. Me përhapjen e myslimanizmit, e sidomos nga shek.XVII e këtej, lindën disa fenomene të veçanta, si kriptokristianizmi në disa fshatra në rrethin e Elbasanit (në krahinën e Shpatit), që vazhdoi deri në Shpalljen e Pavarësisë më 1912. Por në shek.XIX, edhe në disa zona të Shqipërisë Veriore (psh në Lurë), kishte familje të përziera në pikpamje fetare: disa pjesërisht katolikë e disa të tjerë myslimanë. Nga Lufta e Parë Botërore ka ardhur duke u rritur edhe numri i atyre, që nuk i ndjekin rregullisht praktikat fetare. Në këtë kuadër historik, nuk është e vështirë të kuptohet, se si u bë e mundur që të ruhej deri në shekullin tonë një përzierje e traditave të lashta pagane, me elementë të krishtërimit e të myslimanizmit.
Ndër mitet më të lashta të ruajtura aty-këtu deri në fillim të shek.XX, ishte sigurisht
kulti i diellit, i cili ka lidhje me kultin e zjarrit e të vatrës (sepse vetë dielli është burim drite e ngrohtësie), si edhe me kultet bujqësore e blegtorale (sepse jeta e çdo gjallese në tokë varet nga dielli). Ruhej gjithashtu, nderimi për disa maja malesh, që adhuroheshin, si “maja të diellit”. Kështu, në data të caktuara, bëheshin pelegrinazhe në disa maja malesh, si Maja e Rumies, Gjalica e Lumës, اuka e Tomorrit, këndravica, etj. Në këto festa ndizeshin zjarre të mëdhenj në pritje të lindjes së diellit dhe besohej se ata ia shtonin fuqinë diellit. Le të kujtojmë këtu, se mallkimi më i fortë që ndeshim në epikën legjendare për kundërshtarin e heroit, është: “T’u shkimt hisja e diellit”.
Në shumë vise shqiptare ka patur gjurmë të një “kulti të gjarpërit”, veçanërisht, për gjarpërin e bollës e shtëpisë që konsiderohej si një hyjni mbrojtëse. Kulti i gjarpërit ka qenë shumë i njohur edhe tek Ilirët e lashtësisë e sidomos tek dalmatët. Në malsitë tona, dikur mendohej se çdo shtëpi e kishte gjarpërin e vet mbrojtës.
Në epikën legjendare flitet edhe për figura të tjera mitologjike mbrojtëse të njeriut, si ishin orët dhe zanat a shtojzovallet. Ora mund të merrte në mrojtje personin, familjen, por edhe gjithë fisin. Zanat ishin gra të bukura, por edhe trime e luftëtare. Besohej, se ato banonin në shpella mes pyjesh, pushonin në mrize, pranë burimeve ose në maja malesh. Studjuesit e mitologjisë mendojnë, se zana ka lidhje me një perëndi ilire të pyjeve e të burimeve që, në interpretimin romak mori emrin Diana.
Dragoi përfytyrohej si një qenie e mbinatyrëshme, me fuqi të jashtëzakonshme. Bëma e tij kryesore ishte të lironte ujrat, që i kishte zënë kuçedra. Besohej, se dragojtë luftonin sidomos në kohë furtunash të mëdha, duke përdorur topuzat, heshtat, shigjetat, gurët me brima, por sidomos parmendat e zgjedhat. Ata mund të shkulnin edhe drurë të mëdhenj e gurë të malit.
Kuçedra, përfytyrohej si një qenie mitologjike, që mishëronte forcat e verbra shkatërruese të natyrës. Thuhej, se ajo ishte si një gjarpër i madh me 3, 7, 9 ose 12 koka, që mund të villnin zjarr. Zinte vend pranë burimeve, ndalonte ujin dhe i linte njerëzit të vuanin.
Ka pasur padyshim edhe figura të tjera interesante në mitologjinë shqiptare, që nuk mund të arrijmë t’i përmendim këtu, ashtu si ka patur edhe supersticione mbi magjitë, syrin e keq, parashikimin e së ardhmes, etj.
Arti fshatar e zejtaritë artistike
Zhvillimi i artit fshatar dhe i zejtarive artistike në tre-katër shekujt e fundit në Shqipëri, ka qënë i lidhur ngushtë me kushtet historike e shoqërore të vendit, si ishin pushtimi i gjatë osman me pasoja të rënda në plan fetar e kulturor, shtypja kombëtare e shoqërore e ushtruar gjatë këtij sundimi të huaj, etj. Këto kushte të vështira penguan lulëzimin e artit në shumë fusha, si në arkitekturën monumentale, në skulpturë, etj. dhe e ndrydhën për një kohë artin vendas në sfera më të kufizuara si janë artet minore. Në pamundësi për të trajtuar të gjitha fushat e arteve të aplikuara popullore, më poshtë, po flasim shkurtimisht vetëm për disa prej tyre.
Në fshatin shqiptar, tradita e punimit dhe e zbukurimit të objekteve të vogla prej druri nga vetë fshatarët për nevoja të jetës së përditshme, aty-këtu, u ruajt e gjallë edhe në gjysmën e parë të shekkullit XX. Kështu, barinjtë zbukuronin krraba e kupacë, furka, boshte, etj. Ndërsa të tjerë, fshatarë më të stervitur, punonin shkambe e karrige me forma tradicionale, si ishin ato të Dukagjinit, të Pukës, të Mirditës, etj., apo djepa për fëmijë, vegla muzikore e sidomos arka për pajë.
Në disa krahina të vendit, punimi i drurit kishte arritur të ngrihej në zejtari artistike.
Nga shekujt XIII-XIX, kemi ekzemplarë gdhëndjesh në dru, që tërheqin edhe sot admirimin tonë, si interiore ndërtesash kulti, interiore banesash fshatare e qytetare, etj. Një nga ekzemplarët më të përkryer është padyshim ikonostasi i kishës ortodokse të fshatit Leusë të Përmetit, i punuar në fund të shekullit XVIII. Atje, sfondi vegjetal është mbizotërues, por me degët e gjethet e shumta, ndërthuren edhe figura kafshësh reale e fantastike, zogj e simbole të ndryshme kristiane.
Punime të shquara në dru gjenden edhe në interiore banesash, kryesisht tavane, dollapë muri. kapakë dritaresh, trapazane, në qytete si Gjirokastra, Berati, Elbasani, Shkodra, Prizreni, etj.
Traditën e punimit të argjendit e gjejmë në lulëzim të plotë në shekujt XVII-XVIII. Edhe sot, ruhen veçanërisht në koleksione muzeale, objekte argjendi me mbishkrime të datuara e me prejardhje nga qendra të ndryshme qytetare të vendit, si Shkodra, Elbasani, Berati, Voskopoja, etj. Ato janë shumë herë të një cilësise të lartë artistike, qofshin kulti, si kryqe, potirë, kapakë ungjijsh, etj., qofshin objekte laike, si stoli trupi, pajisje shtëpiake, etj.
Mjeshtrat e talentuar argjendarë të qyteteve, gjatë shekujve XVIII-XIX, kanë punuar për të veshur me pafta argjendi një numur shumë të madh pushkësh të gjata, koburesh, jataganësh, vezmesh, qe konsideroheshin si pajisje të nevojshme të çdo burri, nga të cilat, një numur i mirë ruhet ende nëpër muzetë e vendit. Madje, ka shumë prej tyre, që janë edhe të lara me ar.
Midis të gjitha objekteve prej argjendi të ekzekutuara me teknika të ndryshme (me të rrahur, me të derdhur, etj), finesë të veçantë paraqesin punimet me filigranë, qe ishin më fort një specialitet i mjeshtërve argjendarë të qyteteve të veriut se sa i atyre të jugut.
Gratë fshatare në Shqipëri, prej shekujsh janë marrë me endjen e pëlhurave të ndryshme, që shërbenin qoftë si pjesë veshjeje, qoftë si pajisje shtëpiake (dyshekë, peshqirë, shtroje, mbulesa, piceta duarsh, mësalla tryeze, etj).
Në Shqipëri, pëlhurat e mëndafshta janë punuar e përdorur më shumë se në vende të tjera të Ballkanit, ndoshta sepse edhe klima e favorizonte rritjen e krimbit të mëndafshit, meqenëse në disa zona ishte mjaft i përhapur mani i bardhë.
Tekstilet e leshta, të ekzekutuara me një varg teknikash të ndryshme pune, përdoreshin gjerësisht dhe ruanin shumë karakteristika lokale, që i bënin punimet e një krahine të dalloheshin nga ato të krahinave të tjera.
Të tjera punëdore me interes, ishin thurjet e ndryshme me shtiza, ojat e dantelat e sidomos qendisjet e shumëllojshme, që nga qendisjet e thjeshta fshatare deri tek qendisjet e mahnitëshme e virtuoze, me fije mëndafshi ose ari të mjeshtrave qendistarë të disa qyteteve, dhe më herët, edhe pranë manastireve të kohës. Midis punëve të tyre, kemi edhe ekzemplarë të rrallë, si është rasti i Epitafit të madh të Glavenicës (pranë Beratit), që mban datën 1373, si dhe të tjera qendisje laike e fetare me interes të veçantë.
 
Kostumet tradicionale
bajronidres.gifVeshjet popullore, janë pa dyshim një nga manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale. Ato janë trashëguese e transmetuese të shumë elementëve, që vijnë nga lashtësia dhe nga koha e mesme, por janë njëkohësisht edhe shprehje e marrëdhënieve kulturore me popuj të tjerë gjatë shekujve.
Tipet kryesore të veshjeve popullore shqiptare për burra janë: kostumi me fustanellë, kostumi me këmishë të gjatë e dollamë (cibun), sipër kostumi me tirq dhe ai me poture (pantallona të shkurtra deri te gjuri). Pra, në Shqipëri, burrat kanë mbajtur si veshjet në formën e një fundi të gjerë, ashtu edhe ato në formë pantallonash, por të parat kanë dalë nga përdorimi më herët se të tjerat. Pjesët më të zbukuruara ishin jelekët dhe xhamadanët e kostumit festiv. Burrat shqiptarë mbanin edhe stoli të ndryshme argjendi, si jastekë gjoksi, sumbulla dekorative tek jelekët, unaza, pipa e kuti cigaresh, por mbi të gjitha, armët e brezit e të krahut, që ishin gjithnjë të stolisura pasurisht.
Për gra, tipet kryesore të veshjeve, ishin: kostumi me xhubletë (një fund në formë këmbane), kostumi më këmishë të gjatë e xhokë shajaku sipër, kostumi me dy futa të vendosura mbi këmishën e gjatë, njëra përpara e tjetra prapa dhe kostumi me mbështjellëse (një fund i hapur, i mbledhur tek beli me rrudha ose pala).
Në veshje, ngjyrat e zbukurimet ndryshonin simbas moshës. Për të vegjëlit e të rinjtë, kostumi krahinor mund të ishte më i thjeshtë. Ndryshe nga popuj të tjerë të Ballkanit, në Shqipëri, vajza që kishte arritur moshën e martesës, duhet të vishej thjeshtë e pa stoli, flokët t’i mbulonte mirë me një shami dhe të mos vishte rrobë të kuqe. Kostumi i martesës ishte varianti më i pasur i veshjes së krahinës, si për nuset edhe për dhëndurët. Për nuset, stolitë metalike ishin të pamungueshme, madje, përdoreshin edhe me tepri, sepse këtu, me sa duket, kishte rendësi jo vetëm funksioni i tyre estetik, por edhe funksioni magjik që u atribuohej. Për nuset, rëndësi të veçantë kishte zbukurimi i kokës. Disa vjet pas martese, veshja fillonte të lehtësohej nga zbukurimet.
Të vdekurit i visheshin, sipas zakonit, ish rrobat më të mira. Në veshjet popullore, shenjat e zisë ishin të pakta, gratë mund të vishnin praptas ndonjë nga pjesët më të zbukuruara të kostumit, psh. xhokën a përparjen.
Studimet e deritanishme, kanë treguar se pjesët përbërese të veshjeve tradicionale, nuk kanë të gjitha të njejtën moshë. Ka pjesë, që të kujtojnë veshjet mesjetare, me ndikime bizantine e orientale, të tjera që vijnë si një jehonë e kohës antike, por ka edhe elementë, që mund të lidhen me kulturën ilire. Mund të përmendim kështu analogjitë e verejtura midis linjës popullore dhe “dalmatikës” ilire, apo midis kapuçave, strukave (shalleve), opingave, etj. dhe elementeve respektivë, të përdorur nga ilirët. Falë këtyre elementeve të trashëguar nga kultura ilire dhe ajo e arbërve të mesjetës, gjatë zhvillimit të tyre historik, veshjet popullore kanë arritur të fitojnë një varg tiparesh origjinale, që marrin vlerat e një treguesi etnik, i cili i dallon veshjet shqiptare nga ato të popujve të tjerë.

Prof.Dr.Andromaqi GJERGJI
Etnologe
 

Attachments

  • bajronidres.gif
    bajronidres.gif
    39.5 KB · Shikime: 0
Trashgimia Kulturore Shqiptare!

Muzika Shqiptare


Folklori muzikor përbën një ndër pasuritë më të çmuara të vendit. Në përshkrimet e studjusve të huaj të ardhur në Shqipëri gjatë shekujve XVIII-XIX është arritur përafërsisht në konkluzionin se pasuria kryesore e Shqipërisë është folklori muzikor, por ka edhe krom edhe naftë.
Folklori muzikor bën një jetë aktive edhe sot, ndërkohë që gjurmët e lashtësisë së tij janë provuar që prej shekujve XIV-XIII p.e.s. Në objekte të ndryshme arkeologjike أ¢â‚¬“ skulptura, basoreliefe, terrakota, etj. أ¢â‚¬“ janë përfiguruar qartë vegla popullore, që përdoren deri në ditët tona, valltarë, këngëtarë, kostume karakteristike, etj.
Folklori muzikor shqiptar është jashtëzakonisht i pasur , çka dhe shprehet në ekzistencën e muzikës vokale që nga forma njëzërëshe e deri tek shumëzërëshi; në muzikën me vegla popullore; muzikën me zë e vegla; muzikën për shoqërimin e valleve popullore, etj. Këtyre u shtohet dhe një fond i madh veglash popullore të klasifikuara në katër grupet tashmë të njohura si ideofone, membranofone, kordofone, areofone.
Folklori muzikor shqiptar e bën jetën e vet në një ndarje specifike, që lidhet me format e të shprehurit muzikor dhe me tipet kryesore të instrumenteve të përdorur. Lumi i Shkumbinit, që përshkon mes për mes Shqipërinë, përvecse ndan dy dialektet kryesore të vendit në Gegë në Veri të Shkumbinit dhe në Toskë në Jug të Shkumbinit, shërben edhe si kufi natyror për klasifikimin e tipologjisë së folklorit muzikor. Në veri të lumit Shkumbin lokalizohet zona monodike e të shprehurit muzikor, e shoqëruar kjo me shkallët modale (diatonike apo kromatike) sëbashku me vegla muzikore specifike për këtë zonë, si lahuta dhe çiftelia. Ndërkohë, për trevat që shtrihen në jug të lumit Shkumbin është karakteristik fenomeni i të shprehurit muzikor në iso-polifoni (ang. Poliphonie with burdon) me përdorimin e shkallëve pentatonike si dhe të instrumenteve specifik si gajde dhe bicula (fyell i dyfishtë). Krahas muzikës fshatare pa shoqërim me vegla (a capella), duke nisur nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, lindi dhe u kristalizua muzika popullore qytetare, që në Jug të Shqipërisë takohet kyesisht në qytetet Korçe, Vlorë, Sarandë, Delvinë, Përmet, Leskovik, Pogradec, me formacionin polifonik të Sazeve (të përbërë nga instrumente të importuar si klarineta,violina dhe fizarmonika, si dhe nga vegla popullore karakteristike si lahuta, dajre, fyell), ndërsa në Veri në qytetet Shkodër, Durrës, Elbasan, Kavajë, etj., shoqëruar nga ansamble popullore monodike ose monodi me shoqërim (të përbërë nga vegla të importuara si klarineta, fizarmonika dhe violina, por edhe nga vegla të traditës popullore, si kemanxhia, fyelli, etj).
Nisur nga roli i dorës së parë që ka në traditën shqiptare, folklori muzikor studjohet si lëndë e veçantë në shkollat e mesme të përgjithëshme, në ato artistike, si edhe në Akademinë e Arteve të Tiranës, ku formohen edhe etnomuzikologët e ardhëshëm.

Regjistrimet e folklorit muzikor shqiptar nisin që prej viteve 1900 e këtej. Përpara viteve 1940 ato janë realizuar pranë shoqërive Odeon, Columbia, Pathأƒ©, His master's voice. Regjistrime më të vona takohen edhe në formën e CD-ve, si CD me muzikë të "Familjes Lela", prodhuar në Francë më 1992 nga Judigo; dy CD me muzikë toske të "Laver Bariut", prodhuar përkatësisht në Greqi dhe Angli, etj.

Aktivitetet kryesore folklorike shqiptare janë Festivali Folklorik Kombëtar, mbajtur çdo pesë vjet, i cili ka filluar në vitin 1952 në qytetet Lezhë dhe Tiranë, për të vijuar më pas në dy qytetet muze me arkitekturë mesjetare, Gjirokastër dhe Berat; Festivali Kombëtar i Këngës Popullore Qytetare në Elbasan; Takimi i Rapsodëve Lahutarë në Lezhë; Takimi i Sazeve në Korcë; Takimi i Grupeve Polifonike në Vlorë dhe Gjirokastër; Takimi i Grupeve dhe Shoqërive Folklorike (NGO) në Sarandë.


Organizatat folklorike kryesore që veprojnë në Shqipëri, të krijuara kryesisht pas viteve 1990 me qëllim mbështetjen e folklorit dhe të traditave popullore në përgjithësi, janë: Elena Gjika أ¢â‚¬“ Përmet, Demir Zyko أ¢â‚¬“ Skrapar, Shoqëria Folklorike أ¢â‚¬“ Gramsh; Grupi Bilbili أ¢â‚¬“ Vlorë, Gjirokastër; Shoqata Tirana أ¢â‚¬“ Tiranë, Kastrioti أ¢â‚¬“ Krujë, etj.

Institucioni i vetëm shkencor që merret me studimin e folklorit është Instituti i Kulturës Popullore në Tiranë, i përbërë nga departamenti i etnomuzikologjisë dhe etnokoreologjisë dhe nga departamenti i etnografisë. IKP boton revistën periodike Kultura popullore. Pranë tij gjendet një arkiv shumë i pasur me mbi 60000 ekzemplatë të mbledhur në tërë Shqipërinë.
Disa nga librat më të rëndësishme mbi Folklorin Muzikor Shqiptar janë: Gjurmime Folklorike i Ramadan Sokolit (Tiranë, 1981); Polifonia labe i Spiro Shitunit (Tiranë, 1989); Polifonia dyzërëshe e Shqipërisë së Jugut i Beniamin Krutës (Tiranë, 1989); Folklori muzikor shqiptar i Sokol Shupos (Tiranë, 1997); Muzika me saze + CD i Vasil. S. Toles (Tiranë, 1997).
 
Muzika profesioniste
paraqitet si një ndër traditat më të reja artistike shqiptare . Fillimet e saj i përkasin viteve 1920-1930 të shekullit XX, ndërsa zhvillimet më të rëndësishme periudhës së mbas Luftës II Botërore e këtej. Sidoqoftë, nga të dhënat e deritashme, studjuesi i njohur i traditave muzikore shqiptare, Prof. Ramadan Sokoli, në librin e tij 16 shekuj (Tiranë; Eurorilindja, 1995) argumenton së paku kontributet e dy figurave të shquara shqiptare në artit kishtar mesjetar. I pari prej tyre është Niketë Dardani, i njohur ndryshe si Niketa i Ramesianës, lindur rreth vitit 340 në Ramesianë të Dardanisë. Personalitet poliedrik, teolog, vjershëtor, muzikant, mik i afërt i Aurel Ambrason, N. Dardani emërohet në moshën 26 vjeçare Ipeshkëv i Ramesianës. Vepra e tij më e njohur është himni Të Deum Laudamos, i përhapur në Europë më 525, dhe mbi të cilin kanë shkruar muzikë kompozitorë të tillë si G.B.Lulu, G.F.Haendel, J.S.Bach, W.A.Mozart, F.Schubert, G.Verdi, G.Mahler, etj. Muzikanti tjetër, Jan Kukuzeli, i lindur në qytetin bregdetar të Durrësit rreth viteve 1078-1088, njihet si një ndër figurat më të mëdha të kishës bizantine Arsimohet dhe afirmohet në Kostandinopojë, për t'u vendosur më pas në kishën Laura e madhe në malin Athos, ku harton edhe veprën madhore të jetës së tij, shkrimin neo-biznatin. Disa nga krijimet e tij kryesore janë Himnet Aniksandri, Kënga e Kerubinëve, Psalmi 107, Polilei 117, të pasqyruara pothuajse në të gjitha antologjitë e muzikës bizantine.
Në periudhën e Rilindjes Kombëtare jeta muzikore shqiptare pasurohet me forma të reja, të cilat i drejtohen mjediseve të gjëra qytetare. Qendra të rëndësishme kulturore e muzikore të kohës janë qyteti i Shkodrës në Veri dhe ai i Korçes në Jug të vendit, ku krijohen formaconet e para orkestrale dhe korale laike. Sidoqoftë, përpjekjet më serioze për krijimin e një arti muzikor profesionist i gjejmë së pari tek kompozitori franceskan Pader Martin Gjoka (1890-1940), i cili punoi përgjithësisht pranë kishës franceskane të qytetit të Shkodrës, ku përvec muzikës fetare, kompozoi disa vepra vokale dhe instrumentale, midis të cilave një sinfoni, pjesë korale, pjesë për instrumente të ndryshëm, etj. Ndërkohë, Gjoka shquhet edhe si veprimtar i muzikës, duke formuar e drejtuar formacione të ndryshme instrumentale e vokale. Brezi i parë i kompozitorëve shqiptarë të pas-Luftës II Botërore përbëhet nga një grup muzikantësh, pjesa dërrmuese e të cilëve u formuan në Konservatorin Cajkovski (ang. Tchaأƒ®kovski) të Moskës, ndërsa të të tjerët pranë shkollave përëndimore. Dy veprat kryesore me të cilat themelohet tradita muzikore profesioniste shqiptare janë Sinfonia (1956) e çeks Zadesë (1927-1992) dhe opera Mrika (1958) e Prenga Jakovës (1917-1969), që të dy kompozitorë me origjinë nga Shkodra, dhe i pari i cilësuar shpesh herë si babai i muzikës profesioniste shqiptare. Gjatë viteve 1950-1990 tradita e re muzikore shqiptare bëri hapa të rëndësishëm përpara, duke ezauruar në një mënyrë apo një tjetër vonesën e gjatë në kohë. Repertori muzikor shqiptar plotësohet me të gjitha format e gjinitë tradicionale, që nga ato të muzikës së dhomës e deri tek ato skenike. Një rol përcaktues për këtë luajti ngritja për të parën herë në Shqipëri e institucioneve të tilla të rëndësishme muzikore, si Filarmonia e Shtetit, Teatri i Operas dhe Baletit, disa orkestra sinfonike dhe ansamble korale në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit, si Shkodër, Korçe, Vlorë, Elbasan, Durrës, si dhe krijimi i sistemit të plotë të edukimit muzikor. Zhvillimet muzikore shqiptare të kohës pësuan një rritje të ndjeshme që prej gjysmës së dytë të viteve 1960 me Koncertet e Majit të Tiranës, të cilat u mbajtën në mënyrë periodike nga viti 1967 deri më 1990 duke aktivizuar muzikantë e trupa profesioniste dhe amatore. Përgjithësisht muzika e kësaj periudhe ka një orientim tradicional klasiko-romantik dhe një mbështetje të fortë në folklorin muzikor shqiptar. Përvec Zadesë dhe Jakovës, disa nga figurat kryesore të muzikës shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit XX janë Tish Daija (1926), Nikolla Zoraqi (1929-1991), Tonin Harapi (1928-1991), Feim Ibrahimi (1935-1992), Shpëtim Kushta (1946), Thoma Gaqi (1948), etj. Në kushtet e izolimit të vendit, muzika shqiptare e kësaj periudhe, ashtu si të gjitha artet në përgjithësi, me përjashtim të përpjekjeve të rastit, e pati të pamundur avancimin drejt zhvillimeve bashkëkohore përëndimore.
 
Reklama



Mbas viteve 1990 situata muzikore në Shqipëri njohu zhvillime krejtësisht të reja, të cilat synuan integrimin e shpejtë në strukturat artistike europiane. Një rol të rëndësishëm për këtë luajti formimi i shoqatave muzikore, si Shoqata e Muzikës së re Shqiptare (NAM, anëtare e Konferencës Europiane të Muzikës së Re) dhe Shoqata Mbarëshqiptare e Profesionistëve të Muzikës (seksioni shqiptar i ISCM), pranë të cilave është grumbulluar pjesa dërrmuese e kompozitorëve dhe interpretesve të vendit, dhe që aktualisht shërbejnë si tribuna kryesore të krijimtarisë së re muzikore të kompozitorëve shqiptarë.

Institucionet muzikore më të rëndësishme në Shqipëri janë Teatri i Operas dhe i Baletit, Anasambli i Këngëve dhe Valleve Popullore (që të dyja në Tiranë), ku janë përqëndruar muzikantët e kërcimtarët më të mirë të vendit. TOB, me seli në sheshin Skënderbej, ka një aktivitet permanent sezonal, ku vendin më të rëdësishëm e zenë shfaqjet e repertorit klasik e romantik; ndërsa AKVP, i përbërë nga grupi i valleve, i korit, orkestrës dhe solistëve, përfaqëson një institucion muzikor profesionist fare specifik, repertori i të cilit mbështetet kryesisht në përpunimin artistik të traditës muzikore e koreografike popullore.

Formacionet orkestrale më të rëndësishme të vendit janë Orkestra Sinfonike e Teatrit të Operas dhe Baletit, Orkestra Sinfonike e RTV, Orkestra Sinfonike e Akademisë së Arteve dhe Orkestra e Dhomës e drejtuar nga muzikanti Zhani Ciko - kjo e fundit, me një veprimtari të dendur disavjeçare brenda dhe jashtë Shqipërisë, dhe shpesh herë laureate në aktivitete europiane. Ndër dirigjentët kryesorë janë Ermir Krantja, Rifat Teqja, Ferdinand Deda, Bujar Llapi. Repertori koncertal i këtyre formacioneve përfshin muzikë që nga periudha barok e deri në shekullin XX, por në përgjithësi ai anon për nga tradita klasiko-romantike dhe krijimtaria e autorëve shqiptarë.


Sistemi i edukimit muzikor në Shqipëri u themelua me hapjen për të parën herë në vitin 1947 të Shkollës së Mesme Artistike "Jordan Misja", që me kalimin e kohës u shoqërua me disa shkolla të tjera të llojit në qytetet kryesore të vendit, si Durrës, Shkodër, Elbasan, Korçe, Vlorë, Fier, Gjirokastër, etj. Më 1962 hapet Koservatori Shtetëror i Tiranës, tashmë i përfshirë si një Fakultet më vete në Akademisë e Arteve të Tiranës, ku bëjnë pjesë gjithashtu dhe Fakulteti Dramatik dhe ai i Arteve Figurative. Pranë shkollave të muzikës dhe Akademisë së Arteve ushtrojnë aktivitetin e tyre mësimor dhe koncertal orkestra sinfonike dhe formacione të tjera të muzikës së dhomës sëbashku me koret. Midis këtyre të fundit, një aktivitet intensiv, shpesh herë të vlerësuar me çmime ndërkombëtare, ka Kori i Vajzave të Akademisë së Arteve, me dirigjent Milto Vakon. Po në Tiranë, gjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar, nën drejtimin e mjeshtres së korit Suzana Turku, është krijuar edhe kori tjetër i njohur i vendit, Pax Dei.

Aktivitetet kryesore të jetës së sotme muzikore shqiptare mbahen kryesisht në Tiranë dhe pjesa dërrmuese e tyre realizohen nëpërmjet veprimtarisë së shoqatave muzikore, përmes të cilave janë afirmuar emra të rinj kompozitorësh, si Aleksandër Peçi, Sokol Shupo, Vasil. S. Tole, Endri Sina, etj., dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre koncertal ansamblet e specilizuara për interpretimin e muzikës së re, SPECTRUM dhe ASMUS. Që prej vitit 1992 NAM organizon Festivalin e përvitshëm të muajit maj, Ditët e Muzikës së Re Shqiptare, ndërsa prej vitit 1994 Festivalin e Interpretimit të Muzikës Bashkëkohore "Nikolla Zoraqi". Me inisiativën e Seksionit shqiptar të ISCM qyteti i Tiranës pret në çdo sezon vjeshte muzikantë dhe artistë të huaj, pjesëmarrës në veprimtarinë komplekse Vjeshta e Tiranës, inaguruar në tetor 1994. Veprimtari të tjera permanente të fushes së interpretimit dhe krijimtarisë muzikore janë Festivali i Romancës Shqiptare (organizuar që nga viti 1994 nga Shoqata muzikore "Tonin Harapi"), Konkurset e pianistëve të rinj (organizuar që nga viti 1993 nga Shoqata EPTA), etj.
Qendrat muzikore koncertale janë të shtrira në disa prej qyteteve kryesore të vendit; në Tiranë ndodhen midis të tjerash Salla e Koncerteve e Akademisë së Arteve, ajo e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, Teatri Rubairat, etj; në Shkodër salla e Teatrit Migjeni, në Korçë Salla e Koncerteve e Shtëpisë së Kulturë; në Elbasan salla e Teatrit Skampa; në Durrës, Salla e Koncerteve e Pallatit të Kulturës; etj.
 
Muzika e lehtë shqiptare
bën pjesë edhe ajo në traditën e re artistike të formuar mbas Luftës II Botërore, pavarësisht disa përpjekjeve të pjesëshme që zënë fill gjatë viteve 1920-1930. Këngëtarët dhe instrumentistët e muzikës së lehtë e zhvillojnë veprimtarinë e tyre kryesisht pranë trupave të Teatrove të Varieteve, pothuajse aktive në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë. Sidoqoftë, Tirana, si qendër kryesore kulturore e vendit, është njëherësh edhe qyteti më i pasur i veprimtarive të muzikës së lehtë. Këtu zhvillohen në mënyrë të rregullt dy aktivitetet kryesore të vitit, Festivali Kombëtar i Këngës në Radio-Televizion (themeluar në vitin 1962) dhe Festivali i Pranverës - ky i fundit destinuar kryesisht për muzikantët e rinj, ndërsa të dy sëbashku, të njohur si aktivitete ekskluzive të Radio-Televizionit Shqiptar. Mbas viteve 1990 kënga e lehtë shqiptare pësoi zhvillime të rëndësishme si rrjedhojë e hapjes së përgjithëshme kulturore të vendit ndaj shoqërisë përëndimore. Me formimin e traditës bazë të llojit, të kryesuar nga emra shumë popullorë për publikun shqiptar, si ai i këngëtares së shquar Vaçe Zela, i kompozitorit Agim Prodani, i fizarmonicistit, kompozitorit dhe aranzhatorit Agim Krajka, në Shqipërinë e fund-shekullit të njëzetë, muzika e lehtë mund të cilësohet si një ndër fushat e artit, që njohu ridimensionime ndër më të të ndjeshmet, duke adaptuar format dhe drejtimet kryesore të njohura përëndimore. Aktualisht ajo njeh të gjitha zhvillimet e mundëshme, që nga muzika rok, xhaz, rap, tekno, etj, duke synuar njëherësh edhe pasurimin me elemente ritmike dhe timbrikë të folklorit muzikor vendas. Shqipëria ka sot një numër të madh interpretësh, kompozitorësh, kantautorësh, aranxhuesish të muzikës së lehtë, ndër më të njohurit e të cilëve janë Ardit Gjebrea, Elton Deda, Elsa Lila (këngëtarë), Shpëtim Saraçi (kompozitor-aranzhator), etj, si dhe një sërë kompleksesh të muzikës alternative.

Prof. Dr. Zana Shuteriqi
 
Teatri


Prania e ndertimeve te teatrove antike monumentale arkitektonike , në qendrat ilire si Apolloni, Butrint, Bylis (Hekal), Nikoia (Klos), Orik Foinika (Finiq), Sofratikë (pranë Gjirokastrës), Dyrahu (Durësi), flasin për praninë e aktiviteteve teatrore gjatë antikitetit duke patur influenca të teatrit të antikitetit grek, me të cilin këto qendra mbajtën lidhje për shumë kohë. Apollonia, padyshim, është një nga qendrat më me zë të kohës. Në shkallët e teatrit zinin vend 7000 vetë. Po ne odeonin e Apollonise zhvilloheshin shfaqje letraro-muzikore (shekulli II para erës së re).
Gjatë periudhës së mesjetës, kemi përsëri aktivitete shoqërore me natyrë teatrore të karakterit folklorik.
Drama dhe levizja teatrore rinisi ne kuadrin e levizjes se Rilindjes kombëtare Më 1874 Koto Hoxhi organizoi shfaqjen e pare teatrale me subject nga Dasma e Lunxherise me trupen e nxënësve te shkollës normale "Ta Zografia" të Qesaratit. Më 1899, u dha nga një grup shkollor në Korçë, vepra e Shekspirit, "Otello"..
Në vitin 1875, Sami Frashëri (1850-1904), botoi në turqisht dramën me subjekt shqiptar "Besa". Kjo vepër u botua në shqip më 1901. Pas kësaj, më 1880, Leonard de Marlino (1830-1923), shkroi "Nata e Këshëndellave". Më 1882, Pashk Babi shkroi "Biri i çifutit", Françesk Anton Santori shkroi "Ermira", Gjergj Fishta "Shën Françeska e Azisit", më 1909.
Po ne kuadrin e luftës për pavaresi ne vitin 1902, Fan S.Noli shkroi "Izraelite dhe Filistine", Kristo Floqi, më 1912, shkroi "Fe e Kombësi". Po kështu, kemi shkrime dramaturgjike, Shtjefën Gjini, Mihal Grameno, për të ardhur tek Andon Z.çajupi, me "Burri i Dheut", "14 vjeç Dhëndër", "Pas Vdekjes".
Në vitet e para të shekullit XX, krijohen shoqëri apo klube, që zhvillonin aktivitete teatrore, si Klubi "Labëria", më 8 Shtator 1902, Klubi "Bashkimi" në Delvinë, më 1909, Shoqëria e grave "Ylli i Mëngjesit". Do të vinë më vonë autore si Haki Stërmilli, më 1921, me veprat "Dashuri dhe Besnikëri", "Agimi i Lumnueshem", "Dibrania e Mjerueme"; Foqion Postoli, me "Lulja e Kujtimit"; Kristo Floqi me "Karl Topia", etj.
Duhet nënvizuar aktiviteti i gjeniut te skenave evropiane Aleksandër Moisiu (1879-1935). Pavarësisht, se aktiviteti i tij teatror i përket në pjesën më të madhe skenave gjermane, është fakt i pamohueshëm, që ai trashëgonte nga origjina e vet shqiptare, virtutet më të mira, si forca e temperamentit, zëri i tij i artë, inteligjenca e tij, plastika e tij e mrekullueshme. Ndër krijimet e tij më të spikatura, janë: "Hamleti", kufoma e gjallë; Franc Mori tek "Cubat" e Shilerit; "Fausti" i Gëtes; "Edipi Mbret", etj., etj.
Në fushën e regjisë, në këto vite spikat regjizori i parë protagonist, Sokrat Miho, i cili kishte mbaruar Akademinë Dramatike Muzikore në Paris. Filluan aktivitetin aktore te tillë te shquar si Loro Kovaçi, Pjetër Gjoka, Zef Jubani, Mihal Popi, Vangjel Grabocka, Dhorka Sheri, Dhimitër Trajçe, Gaqi Vishi, etj., të cilët më pas, do të ishin pionierët e parë të teatrove profesioniste në Tiranë, Shkodër, Korçë, Vlorë e gjetkë.
Gjatë viteve 1941-1945, periudhë e Luftës II Botërore, në Shqipëri u dallua më tepër, ai që quhej teatri partizan.. Ky lloj teatri, në fillimet e veta, pati një natyrë improvizimi, pra, pa një tekst me bazë dramaturgjike. Më vonë, dhe pikërisht, më 1943, në Prill, kemi melodramën "Vëllavrasja" të Zihni Sakos dhe më vonë, "Kryengritja Shqiptare" e A. Banushit, apo "Margarita Tutulani" e A. çfarëçit.
Në qytete, në këtë kohë, kemi aktivitete nga grupe amatore, si "Shkendija" në Tiranë, apo grupi i Gjirokastrës, Durrësit. Episodi i anullimit të dramës "Vilhelm Tel" përgatitur nga profesor Aleks Buda dhe skenografi te Andon Kuqalit, ku spikatën aktorët e rinj, Naim Frashëri dhe Sandër Prosi(dy korifej te ardheshem te teatrit ) perben një moment te rëndësishëm ne historinë e teatrit te asaj kohës., Karakteristikë e kësaj periudhe, është edhe "Teatri i burgut", me një protagonist si Besim Levonja që më vonë, do të bëhej shumë i njohur, me pjesët "Sabaudin Gabrani", "Peza Heroike". Përfaqësues tjetër i teatrit të burgut ishte Gjikë Kuqali.
Pas 24 Maj 1944 teatri partizan mori formën e një organizimi më të plotë.U hodhën bazat e teatrit Popullor (sot, Teatri Kombëtar .Pas çlirimit, këto grupe të formacioneve partizane, do të shndërroheshin ne teatrot e para profesioniste të vendit tonë, si në Tiranë, Shkodër, Korçë, Durrës dhe më vonë, në Vlorë, Elbasan, etj.
Teatri pas luftës, ashtu si edhe letërsia, u zhvillua ne kornizen e metodes relaizmit socialist. Megjithatë u krijuan vepra me vlera te mëdha kombëtare dhe artistike dhe u interpretuan me mjeshteri te lartë skenike Hopin më të madh e kemi pas viteve '60, kur mberritën nga jashtë kuadrot e parë, me të vërtetë profesionistë, si regjizorë dhe aktorë, si: Piro Mani, Andrea Malo, Esat Oktrova, Kujtim Spahivogli, Mihal Luarasi, Zina Andri, Drita Agolli, Pandi Stillu, Andon Pano, Misto Zito dhe aktorët: Kadri Roshi, Lazër Filipi.
Gjatë kësaj periudhe, lindën dramaturgët e parë profesionistë, si: Spiro çomora, Kol Jakova, Besim Lëvonja, Sulejman Pitarka, Dionis Bubani, Fadil Paçrami, Loni Papa, Teodor Laço, Fadil Kraja, Ruzhdi Pulaha, Dritëro Agolli.
Hapja e shkollës së parë për përgatitjen e aktorëve, që në fillim u quajt "Shkolla e Lartë për Aktorë Aleksandër Moisiu" dhe më vonë, "Fakulteti Skenik pranë Akademisë së Arteve", hapi një epoke të re në interpretimin teatror. Gërshetimi i eksperiencës së aktorëve me përvojë, me aktore te rinj , që sapo kishin mbaruar shkollën si edhe krijimi veprave (drama apo komedi) me nivel te lartë , sollen me vonë dhe deri ne ditete sotme krijimin e një shkolle origjinale Shqiptare te interpretimi teatror qe qëndron me dinjitet ne mes te shkollave Evropiane te vendeve te tjera
Gjatë këtyre viteve, krahas dramaturgjisë kombëtare e cila mori një hov sasior dhe cilësor ku mund të përmenden: vepra si "Toka Jonë", "Prefekti", "Familja e Peshkatarit", "Cuca e Maleve", "Shi në Plazh", "Karnavalet e Korçës, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur", "Fijet e Natës", "Këneta", "Shtëpia në Bulevard", "Mbi Gërmadha", "Fisheku në Pajë", "Njollat e Murrme", "Zonja nga Qyteti" " Fytyra e Dyte" etj u vunë në skenë edhe kryevepra të letërsisë botërore, si "Hamleti", "Otello", "Intrigë e Dashuri", "Shumë Zhurmë për Asgjë", "Arturo Ui", "Nata e 12", "Zbutja e Kryeneces" "Revizori ", "Martesa", et., etj.

Ne krijimtarine skenike një vend te veçantë ze edhe levrimi I komedise baziuar ne humorin e holle tradicional te popullit shqiptar. Ne periudhe e pare te hereshme te komedise dallohen vepra te mrekullueshme edhe ne ditet tona si "14 vjeç dhender " dhe "Pas Vdekjes " te A.Z. Cajupit .Pas viteve 1945, krahas teatrit zhvillim te vrullshem mori teatri varietese (I nohur si Estrada) duke krijuar trupa me karakter rajonal dhe kombëtar ne të gjitha qytetet kryesore te Shqipërisë. Pavaresisht nga tendenciozitet I theksuar klasor I varietese, interpretimi ne humor arriti vlera te larta me aktore si Tano Banushi, Skender Sallaku, dhe deri ne ditë tona me Koco Devole, Agim Llakaj, etj
Ne persosjen e veprave skemnike Shqipetare një rol te veçantë luajti edhe skenografia duke filluar me Vangjush Mion (1891-1957) Rok Daberdakun, Ismail Hidrin. Vitet 60 sollen edhe skenografet e pare profesionisre si Agim Zajmi, Hysen Devoli, Shaban Hysa etj.

Vitet '90, ndikuan edhe në fushën e teatrit si ne në organizimin e vet, edhe në drejtim të metodës së shkrimit të dramaturgjisë. U bene përpjekje nga autorë të rinj për te sjelle nga dramaturgjia kontemporane botërore edhe alternative të reja apo rryma moderne teatrale si teatri absurd.Aktualish vihen re tendenca positive ne drejtim te reformimit organizativ dhe artistic te teatrit qe shpesh demtojne edhe traditen.Pavaresish t kësaj teartri tradicional klasik vazhdon te shafqet me sukses nga trupa e teartri kombëtar dhe ato trupa të reja private

Andon Qesari
Artsit i Merituar
Aktor regjisor pranë Teatrit Kombëtar
Pedagog pranë Akademise se Arteve
 
Arkitektura Shqiptare në shekuj

Trashegimia arkitektonike sa e larme për nga gjinite, po kaq e hereshme nga fillesa dhe e gjerë për nga kohezgjatja, perben një pasuri te rëndësishme për historinë e popullit tonë

Fillimet e arkitektures ne vendin tonë i shenon banesa prehistorike (deri ne shek 5 p.e.s.),e zbuluar ne Dunavec (vendbanim buzë-ujor palafite) qe i takojne neolitit te mesem,d he ne Maliq qe i takojne neolitit .Banesa ndertohej mbi një platformë druri qe mbeshtetej mbi hunj te ngulur vertikalisht ne taban.Ne Dunavec janë gjetur 87 hunj te tillë te shperndare ne mënyrë te cregullt.Ndertimet palafite janë perdorur nga ilirët për një kohe te gjatë qe perfshin dhe tërë periudhën e hekurit.
Banesat prehistorike kanë qenë tre tipesh:1-Banesa te futura krejtësisht ne toke,si ne Cakran أ¢â‚¬“Fier ;
2-Banesa gjysëm nentoke,përsëri ne Cakran ; 3-Banese mbi toke qe është zakonisht një kthineshe

Unitet arkitektonik paraqesin dhe qendrat e fortifikuara,si ne zgjidhjen e terreneve, ashtu dhe ne zgjidhjen planimetrike.Duke ndryshuar funksionin nga strehime te një faze para urbane,ne qendra te vërteta urbane fortifikimet pesojne evolucion ne zgjidhjet dhe format arkitektonike,si dhe ne tekniken e ndërtimit.Këto ndertime perbejne dhe prologun e fortifikimeve antike.


Arkitektura gjatë shekujve 5-1 p.e.s.
Gjatë kësaj peridhe Dyrrahu dhe Apollonia jetojne një perudhe lulezimi.Arkitektur a dhe Urbanistika e këtyre qyteteve janë bazuar ne arritjet e arkitektures helene po janë te lidhura me realitetin ilir,. Krahas qyteteve koloni , ne territorin e Ilirise se Jugut linden edhe një tog qytetesh ilire si Bylisi, Amantia, Dimali, Albanopoli, Lisi etj Ato u vendosen ne kodra e maja te larta dhe rrethoheshin me mure te bërë me një teknike te lartë. Kjo deshmohet ne ndërtimin e portave dhe te kullave mbrojtese.

Kullat e fortifikimeve antike ne vendin tonë kanë formë katrore,rrethore dhe patkoi.Ne format planimetrike dhe zgjedhjen e terrenit,fortifikimet kanë një fare uniformiteti si ne elementet mbrojtes:kurtinat,kullat,hyrjet, te cilat i nenshtrohen një evolucioni te caktuar.Muratura e fortifikimeve realizohej me gurë ne te thate me gurë te thyer,te latuar,dhe te parapregatitur

Trajtimi urbanistik i qyteteve te rrafshet ndryshon nga ai i qyteteve ne terrene te pjeret.Nga ana tjetër, vendosja e akropolit ne anë ose ne mes krijon tipa te ndryshëm urbanistike.
Gjurmet e qyteteve nga planet urbanistike, dëshmojnë për një sistem te rregullt dhe te perparuar urbanistik.Ky sistem është karakteristik si për qendrat e krijuara rishtas si Antigonea,ashtu dhe për qendrat e themeluara prej kohësh si Apollonia dhe Oriku. Kjo dukuri dëshmon për një urbanistike mjaft te perparuar ne kohe, pasi themelimi i tyre perkon me fillimet e urbanistikes se rregullt romake.

Ndonëse Buthroti e ka akropolin ne mes,veçoritë e terrenit kanë krijuar një skeme tjetër.Ne hapësirën e krijuar ndermjet shkembit te thikte dhe murit rrethues zhvillohet qendra e qytetit,ndërsa ne shpatet veriore dhe lindore perqendrohen banesat.


Hyrja ne qytet është vendosur ne një pozicion para se cilës hapet perspektiva e qendres.Monumentet qe perbejne qendren janë shetitorja,theatri,tempujt etj
Shkeputje te akropolit nga qyteti kanë qytetet أ¢â‚¬“skela si Dyrrah dhe Aulona,sa disa gjeografe dhe historiane i quanin akropolin dhe qytetin e poshtem si dy qytete të ndryshme.
Sistemi urbanistik ortogonal deshmohet ne Apolloni,Antigone dhe gjatesor ne Bylis dhe Dymal.Ne Antigone janë zbuluar 3 sektore ne te cilën rrugët kryesore priten me njera tjetrën me kende te drejta duke formuar parcela drejtekendeshe 50m te gjata.

Banesa e formes me te zhvilluar paraqitet ne Apolloni,si banese me peristil.Ne te si berthame qendrore sherben oborri i hapur i cili qarkohet perj një koridori te mbuluar.Për sa i përket dekorit te brendshem, përveç gjurmeve te dyshemese me mozaik ne banesen e Apollonise,ne Dyrrah ne banesat e tjera dyshemeja shtrohet me pllaka mermeri, guri apo argjile te pjekur.Ne rrenojat e një shtepie ne Durrës u gjet ne gjendje mjaft te mirë një mozaik i shekullit 4-3 p.e.s. i cili është një nga mozaiket me shprehes dhe artistike te botës dhe qe quhet Bukuroshja e DURRESIT e cila ruhet ne Muzeun Historik Kombëtar .

Ndërtimet Shoqërore janë treguesit me te rëndësishëm te nivelit te arkitektures se antikitetit.
Ne Apolloni,Orik,Buthrot etj tempujt zënë pikat dhe dominuese duke luajtur rol të madh ne trajtimin urbanistik te qytetit.Por ka dhe raste kur tempujt janë jashtë qyteteve qe te përdoren dhe nga popullsia fshatare.
Tempulli me i hershem është ai i Artemisit ne Apolloni dhe Asklepit ne Buthrot.Kemi dy tipe tempujsh:me portik me 4-6 kollona ne anet e ngushta dhe me kollona vetëm ne ballë (me ante).
Shëtitorët. (stoa)gjatë periudhes antike qenë pjesë e pandare e formulimit urbanistik te qytetit Ato shquhen për anën ndertimore dhe zgjidhjen arkitektonike dhe paraqesin galeri te mbuluara me fasade me kollona,të hapur ndaj ambjentit te jashtem ku grumbulloheshin dhe shetisnin qytetaret ne kohe te keqe ose me diell te fortë, shpesh edhe për mësim. Prej shetitoreve njohim atë te Apollonise, Buthrotit, Bylisit etj.

Teatrot e kësaj peridhe njohim atë te Apollonise, Buthrotit, Bylisit etj te cilët kanë te perbashket ndërtimin e shkallares ne trajte gjysëm-rrethi,ne shpate kodrinore te pershtatur nga natyra ose dora e njeriut. Ajo qe ndryshon midis tyre është madhësia qe varet nga fuqia ekonomike e qendres qytetare. Teatri me i madh është ai i Apollonise. Prej tij janë zbuluar si pjesë te skenes,me ballin e punuar sipas stilit dorik me kolona me kalenur dhe një friz me triglife.Ne gjendje te mirë ruhet dhe teatri i Buthrotit për 1500 spektatore dhe qe inkuadrohej mirë midis shkembit te akropolit dhe murit rrethues.Me i vogli është teatri i Nikaes për 1000 spektatore.

Stadiumet. Gjatë shek.3-2 p.e.s. kultura fizike pati një zhvillim te veçantë dhe u ndertuan vepra monumentale si Stadiumi i Amantias ne shek 3 p.e.s.Ky stadium ka një formë antike tipike me një piste 184.8 m te gjatë dhe 12.25 me te gjerë dhe ruhet shumë mirë. Ne njërën anë te stadiumit ka 17 radhe shkallesh dhe ne anën tjetër 8 radhe te ndertuara me bloqe guresh gelqerore

Arkitektura në shekullin 1-5 e.s.
Ne këtë periudhe vihet re se arkitektura vazhdon te ruaje tiparet e mëparshme;fortifikimet bëhen të njëjta ne tekniken e ndërtimit.Por me pushtimin e Ilirise nga Roma disa qytete kthehen ne koloni si Dyrrahu,Buthroti,Bylisi,Skodra etj,ku vendosen shumë veterane dhe tregtare romake.
Influenca romake ne këto qendra banimi paraqitet e kufizuar, sepse romakët gjeten një arkitekture te perparuar bashkekohore,por teknika e ndërtimit nën pushtimin romak,arriti ne një nivel shumë te lartë.
Orientimi i arkitektures romake drejt asaj helene u ndie me shumë gjatë periudhes se mbreterimit te Augustit kur dihet qe perandori nuk e la kurrë Romen ashtu siç dihet se Augusti kreu studimet e larta ne Apolloni
Nga fillimi i shekullit te 6,ne periudhën e sundimit te perandorit Anastas, Dyrrahu pajiset me rrethim te trefishte, ndërtohet një hipodrom, dhe persoset rrjeti i kanalizimeve. Ndonëse qyteti u shkaterua nga dy termete,u rimekemb shpejt, pasi ne te ndodheshin thesaret perandorake dhe Dyrrahu qe një qendër zejtaro-tregtare e rëndësishme.
Ne drejtimin urbanistik qytetet e kësaj periudhe i permbahen kryesisht skemave te trasheguara Kështu ne Apolloni urbanistika e qytetit përcaktohet prej rrjetit te meparshem rrugor hipodamik qe nuk peson asnjë ndryshim për veç se ne futjen e elementeve te rinj qe i japin një pamje te re qendres.Ne formulimin e qendres shtohen monumente të reja si:eek:deoni,biblioteka, buleuterioni etj.Ne Buthrot rrjeti rrugor shkon sipas izoipseve dhe objektet janë te vendosura ne mënyrë te crregullt sipas terrenit,1/4 e te cilave qenë terma dhe nymfe qe i japin Buthrotit karakterin e një kurorti bregdetar si Herkulana dhe Pompeu.
Banesat ne Buthrot janë pergjithesisht me peristil, ndërsa ne Apolloni është zbuluar një banese me atrium qe i perkiste shtresave te pasura,dhe e zbukuruar me mozaike.

Monumenti me i madh i periudhes antike është amfiteatri i Dyrrahut,i ndertuar ne fillim te shek.2 ne skajin perendimor te rrethimit te qytetit.ne formën e eklipsit,ai ka përmasa 150m gjatesi dhe 20m lartesi.Amfiteatri shfrytezon pjerresine e terrenit për një faqe te shkallares.Arena ka formë eliptike,ndërsa shkallarja pershkohet prej galerish te mbuluara me qemer te perforcuara me nervatura mbi 2m te gjëra dhe 4m te larta.

Ne qendër te qytetit te Apollonise janë gjetur monumente me vlera te veçanta si Odeoni (teater i mbuluar) dhe BULEUTERIONI ose monumenti i Agonoteteve ku mblidhej Keshilli I qytetit. Ndermjet Odeonit dhe Buleuteronit është gjetur edhe bazamenti i Harkut te Triumfit.
Gjurme te biblotekave janë gjetur ne Dyrrah dhe Apolloni.

Ne këtë periudhe ndertimet termale gjenden ne shumicë dhe kthehen ne ambjente me karakter shoqeror. Ato kanë një trajtim te rregullt arkitektonik dhe estetik,te zbukuruar me mozaike me vlera te rralla artistike,si banjat ne Apolloni, Buthrot dhe ne qebdren e Dyrrahut ku termat shquhen për një arkittektonike te përsosur .

Ndërtimet e hershme të kultit kristian
Me lejimin nga ana e perandorit romak Konstandin te fesë krishterene shekullin e katert AD, fillon ne Iliri ndërtimi i një sërë monumentesh kulti qe ndjekin ne vija te pergjitheshme skemat arkitekturale romake te shekujve te fundit qe nuk mbetet prapa rajoneve fqinje si Italia dhe Greqia. Këto ndertime u shtrine ne një rajon te gjerë duke përfshirë Ilirine nga veriu deri ne jug.

Bazilikatat ishin ndertime me karakter shoqeror me te pershtateshme për qellime kulti për kohën. Karakteristike e tyre është ndërtimi me nefa ku qendrori është me i madh dhe me i lartë,dhe 2 absidat ne anet me te shkurtra dhe hyrja bëhej nga ana me e gjatë.brenda ka një aks gjatesor dinamik qe përputhet me drejtimin e levizjes nga perëndimi ne lindje drejt altarit.


Bazilikat ne vendin tonë u mbuluan me çati me kapriata druri si influence i lidhjeve me Romen. Me e madhja e këtij lloji ne vendin tonë është ajo e Butrintit ne pjesen jug-lindore te qytetit.Ndërtimet me planimetri qëndrore. Këto ndertime perbejne një grup te vogël por jo më pak te rëndësishëm te ndertimeve paleokristiane. Karakteristike është ndetimi rreth një ambjenti kryesor me planimetri me simetri qendrore rrethore,katrore,poligonale ose bashkim te tyren.Këtu aksi vertikal mbizotëron ndaj atij gjatesor.
Baptiseri i Butrintit perben një nga deshmite më me vlerë te arkitektures dhe artit te shek 5-6, rëndësia e te cilit kalon kuadrin lokal,duke qenë me i madhi me planimetri qendrore ne botën mesdhetare. Dyshemeja me formë rrethore me diameter 13.5 m është mbuluar me një mozaik shumengjyresh me motive kafshesh dhe gjeometrike te një vlerë artisitike shumë te lartë. sDy radhe kollonash graniti ngrihen mbi këtë dysheme për te mbajtur mbulesen

 
Arkitektura në shekujt 7-15
Arkitektura bizantine ne Shqipëri u ngrit mbi bazen e një arkitekture Ilire paraardhese e ndikua edhe nga factore te rinj dhe te ndryshëm te kohës.
Duke zënë pozite te veçantë ne trevat e perandorise bizantine , ne korridorin natyral mes lindjes dhe perendimit, territori i vendit tonë sherbeu ne periudha te caktuara si transmetues apo rrezatues i vlerave arkitektonike drejt perendimit dhe anasjelltas.Gjatë mesjetes se hershme dhe te mesme,kemi gjini te ndryeshme arkitektonike,duke filluar nga banesat,ndertimet mbrojtese,ato te kultit si dhe ndertimet inxhinjerike.
Shumllojshmeria e tipeve si dhe niveli i lartë ndertues, tregon se arkitektura mesjetare ne vendin tonë nuk qëndron prapa asaj te vendeve fqinje me te zhvilluara,dhe flet për kontakte te vazhdueshme me këto vende,për ndikime reciproke dhe zgjidhje arkitektonike origjinale si ne elemente te veçantë ashtu dhe ne formulimin e tipeve.
Një zhvillim të madh pati arkitektura gjatë periudhes se konsolidimit te principatave feudale shqiptare.Një fenomen urbanistik me rëndësi qe merr zhvillim te plotë ne këtë periudhe,dhe qe kishte te bënte me zhvillimin e qyteteve sidomos gjatë shek.13-14, është lindja e varosheve ose lagjeve jashtë mureve rrethuese te quteteve.Kjo dukuri shenoi lindjen dhe zhvillimin e qytetit të hapur.
Gjatë shek.13-14, me periudhën e fuqizimit te principatave arbereshe me qendra ne Petrele, Krujë, Gjirokaster etj, ndertimet mbrojtese patën zhvillim te dukshëm, zgjerohen dhe riparohen ato ekzistuese, dhe ne disa raste rrethohen dhe varroshet.
Arritjet me te shquara ne arkitekturen e kultit te krishtere,i perkasin shek.13-14.. Me gjithë ndikimet nga arkitektura bizantine dhe e Europes perendimore, ato kanë disa vecori qe i dallojne nga te parat.
Fortifikimet mesjetare mund t'i ndajme ne qytete te fortifikuara,keshtjella te ngritura si seli e feudalit,për qellime ushtarake,si pika vrojtimi te rrugëve etj.Qytetet qe linden ne mesjete e kanë origjinen tek keshtjella e feudalit si p.sh. Petrela, Kruja,Gjirokastra etj.Ne disa qytete si Shkodra dhe Kanina dallojme tre pjesë te fortifikuara qe lidhen me porta midis tyre:qytetin e poshtem,te mesem dhe keshtjellen ku rinte paria e qytetit. Si zakonisht keshtjella qëndronte ne vendin me doniues te qytetit.
Gjatë shek.15, për shkak te luftës se madhe shqiptaro-turke,ne mjaft krahina te Shqipërisë u shkateruan qytete dhe keshtjella si dhe vepra të ndryshme arkitektonike.Proce si i lindjes se qytetit te jashtem u pengua seriozisht.Gjatë kësaj periudhe i kushtohet një vëmendje e veçantë ndertimeve mbrojtese qe u persosen për shkak te perparimit te mjeteve dhe menyrave te sulmit. Të kësaj periudhe janë keshtjellat e Lezhes, Petreles, Devollit, Butrintit, Shkodrës. Durresi ne këtë kohe ka qenë tepër i fortifikuar.

Arkitektura e fortifikimeve e shek. 15-19 përfaqësohet me rikonstrucksionin e qendrave startegjike si kalaja e Elbasanit, kalaja e Prezes, kalaja e Tepelenes dhe kalaja e Vlorës si me e rendesishmja e bregdetit.

Fortifikimet e shekujve 18-19 i përket periudhes se pashalleqeve te mëdha. Kalaja e Shkodrës ne fillim te shek.18 u meremetua nga Bushatllinjte dhe kalaja e Beratit nga Ahmet Kurt Pasha. Midis gjithë sundimtareve te pashalleqeve,u dallua për ngritje fortifikimesh Ali Pashe Tepelena,.Ne ndertimet e tij,Ali Pasha,perdori një numer të madh arkitektesh dhe inxhinjeresh të huaj.Veç kalave qe ndertoi jashtë territorit te sotëm shqiptar si ne Janine, Preveze, Arte Sul etj,ndertoi shumë te tilla brenda territorit te sotëm shqiptar si ne Tepelene, Gjirokaster, Shen Triadhe, Butrint, Libohove, Shen Vasi, Porto Palermo, Malloha dhe Berat. Pjesa me e madhe e fortifikimeve ruhen ne gjendje te mirë dhe dallohen nga teknika e ndërtimit me gurë te latuar,nga format e rregullta gjeometrike,kullat,frengjite për topa dhe elementet dekorative.
Nder tiparet me karakteristike qe i dallon fortifikimet e shek 18-19,janë madheshtia e tyre dhe fortesia për t'i bërë ballë artilerise, format e rregullta gjeometrike te planimetrive, lartesia e barabarte e kullave dhe kurtinave dhe rënia me pjeresi e tyre ne anën e jashtme, mbisundimi i formave poligonale te kullave, heqja dorë nga përdorimi i bedenave dhe krijimi i parapeteve me frengji. Përsa i përket trajtimit te jashtem,ato janë me gurë te latuar,trajtimi monumental i portave dhe dekoret dhembeshare qe kufizojne pjesen e siperme te kullave dhe kurtinave.
 
Ndërtimet e Kultit Musliman u moren nga modelet turke duke krijuar një fizionomi te tyren vendase dhe me tipollogji te fiksuar. Xhamite grupoheshin ne ato me kupole dhe ato te tipit me salle te mbuluar me çati. Këto te fundit kanë qenë tipet e para menjehere pas pushtimit duke adoptuar kishat si ne Shkodër,Krujë,Berat,Elbasan dhe Kanine.Me interes është teknika e ndërtimit dhe strukturave të tyre si kupolat,qemeret,harqet e shkallezuar nëpër dritare, teknika e ndërtimit me gurë e tulla te mureve te jashtem qe perdorej rrallë ne Turqi dhe qe tregon për influencen e stilit vendas ne këto objekte. Perdorimi i harqeve te te mprehte ne formë fund lundre, është një element formal qe me vonë në fund te shek.18, zevendesohet me harkun rrethor qe perdorej gjeresisht ne arkitekturen popullore dhe ne ndertimet e kultit te krishtere.
Xhamia me komplekse është ajo e Plumbit ne Shkodër e ndertuar me 1773-1774 nga Mustafa Pashe Bushati. Ajo i ngjan xhamive te Stambollit.Vellimi qendror ,i mbuluar me catite e ulura trekendeshe ne qoshe ose me kupole,prezenca e portikut,vendosja ne tre rradhë e dritareve janë karakteristikat kryesore te kësaj xhamie.Ne anën e jashtme një rol të madh lozin dhe minaret.

Arkitektura e Kultit të Krishterë trashegoi shumë tipare pararendesja e saj paleokkristiane dhe duke filluar prej pjeses se dytë shekullit te 16 filluan te ndërtohen kisha te vogla qe vazhdojnë te ndërtohen deri ne pjesen e pare te shekullit 18 ku arrijnë edhe kulmin. Arkitektura e cultit te krishtere karakterizohet nga interpretimi i lirë i tipeve dhe formave duke tregua individualitetet dhe përpjekjet e tyre për te gjetur ekspresione të reja arkitektonike.
Gjatë shekujve 16-19 u ndertuan një seri veprash te kultit te krishtere . Fillimisht ato ishin te vogla dhe me planimetri te thjeshta. KIshat me vlera te veçanta u ndertuan ne shekullin e 18 ku spikat për vlerat e veçanta bazilika e Voskopojes.
Sipas kritereve kishat pasbizantine i ndajme: 1 -Një nefeshe- 2-Me strukture ne formë kryqi me kupol 3 -Bazilikat
Kisha e Shen Kollit ne Voskopoje është një nga monumentet më me vlerë qe kemi trashëguar nga e kaluara. Muret e saj te brendeshme janë te veshura me piktura nga kryemjeshtri i shek.18 David Selenica dhe vellezerit Konstandin dhe Athanas Zografi.
Ne te gjithë këtë larmi tipesh te kishave,te perbashket kanë theksimin e aksit te zgjatur horizontal, dhe aty ku është i pranishem aksi vertikal. Trajtimi dekorativ karakterizohet nga volume te mbyllura, faqe te rrafshta dhe hapësira te pakta ndricimi.
Ne këtë periudhe kemi shumë manastire. Këto ndertime formonin një teresi arkitektonike, ku vendin qendror e zinte kisha. Brenda një manastiri takon ndertime me karakter te ndryshëm, por ato kanë krijuar ansamble qe dallohen për një kompaktesi kompozicionale,ku çdo ndertese ze një vend te caktuar ne saje te funksionit qe permbush.Me vlera te veçanta arkitektonike dhe ikonogtrafike janë manastiri i Ardenices dhe i Apollonise
 
Zhvillimi Urbanistik i Qytetit Mesjetar të shek.15-19
Megjithëse Pushtimi turk pati pasoja negative nga luftërat shekullore, qyteti shqiptar kishte arritur një shkalle te rëndësishme zhvillimi.Ne shek.17 qyteti shqiptar rritet dhe forcohet ekonomikisht.Të dhenat e udhetarit Evlia Celebia,nga përshkrimet e tij,qyteti shqiptar i kohës kishte pësuar rritje te konsiderueshme si Berati,Gjirokastra,Elbasani etj,qe u ruajt dhe gjatë shek.18-19.duke marrë fizionomine e tij urbanistike,qe u ruajt ne tiparet themelore dhe ne shekujt pasues.Gjatë shek.17,pazaret shndrohen ne qendra te mirëfillta shkembimi dhe prodhimi dhe qe formojne ansamble ne formë vargu ne dy rrjeshta.Pazaret e qyteteve ne shek.17 pajisen me kulla te larta ne te cilat vendosen ore me kembane.
Ne shekullin e 18 ne silueten e qytetit fillon te spikase faltorja me kullen e sahatit,si një ndertim monumental qe se bashku me ndertime te tjera shoqërore si banjat,medreset etj,pasuron me shumë qendren e qytetit.por çdo lagje kishte qendren e vet ku ndertohej xhamia me hamam dhe cezme.
Shekulli 19 shenon një ritje te metejshme te qytetit shqiptar.Ne çdo qytet pazari rritet si qendër prodhimi dhe shkembimi. Ne urbanistiken e qyteteve gjatë këtij shekulli verehet një ecuri e pa barabarte e cila karakterizohet nga shkallet e ndryshme te zhvillimit ekonomik,p.sh. nëqoftëse Elbasani,Gjirokastra, dhe Berati ne përgjithësi nuk ndryshojnë tiparet urbanistike, Shkodra njohu një proces zgjerimi, ne zonen ku shtrihet sot,duke iu larguar kalase e cila humb çdo funksion ne mesin e shekullit te 19. Rritje te bujshme ka dhe Korça,qendër tipike zejtaro-tregtare. Ne qoftëse ne Shkodër qyteti u zhvillua pa plan,ne Korce zgjerimi i tij u be sipas një plani, duke u shkeputur nga tradita mesjetare.
Qyteti i vonë shqiptar mori tiparet themelore urbanistike nga gjysma e dytë e shek.17, duke zgjidhur çështjet kryesore te tij si shtrirjen e qytetit,vendosjen e qendres se tij, rrjetin rrugor etj.Kjo skeme u ruajt e pa prekur ne arritjet e saj kryesore.
Qyteti mesjetar klasifikohet sipas dy kritereve:
-Qytete qe lidhen me fortifikimet, si Berati, Gjirokastra etj.
-Qytete qe shtrihen ne terrene te rrafshet.ose te pjerret si Tirana, Kavaja , Elbasani .
Qytetet me keshtjella janë dhe qytetet me te lashta, por dhe me te zhvilluarat. Fillimisht qyteti është i lidhur me fortifikimin,por me vonë me lindjen e varosheve,qyteti shtrihet jashtë fortifikimit.
Terrenet e aksidentuara janë dhe mbrojtje natyrale. Terreni i pjerret ka ndikuar mjaft ne krijimin e ansambleve arkitektonike me orientim te detyruar, ku të gjitha ndertimet i vishen faqes se kodres duke krijuar ndertime organike dhe kompakte. Ngushtica e truallit perben një problem ne këtë rast.Ndertimet vendosen ne formë vargu si ne lagjen Mangalem te Beratit ose kanë shtrirje me te lirë si ne disa lagje te Gjirokastres. Lidhja e përsosur me terrenin, rrit monumentalitetin e këtyre ansambleve. Banesa del drejtperdrejt ne rrugë,duke marrë pjesë aktivisht ne formimin e saj. Terreni ka kushtëzuar ndërtimin e baneses 2-3 kat, e cila për vete kompozimin vertikal dhe vendosjen ne formr shkallesh, është elementi kryesor mbisundues ne krejt formulimin arkitektonik. Ndertimet e kultit humbasin ne këto ansamble, duke u shkrire me masen dinamike te amsamblit te banesave ne formë shkalle qe është edhe elementi me i qenesishem arkitektonik i këtij kompozicioni.

Një karakter tjetër kanë qendrat qytetare apo lagjet ne terren te rrafshet.Ndertimet janë te rralla, me troje te mëdha dhe te rrethuar me mure te lartë.Banesa shumë rrallë merr pjesë ne formulimin e rrugës. Gjelberimi i dendur shpesh mbulon banesen.Qetesia kompozicionale këtu thyhet vetëm nga ndertimet e kultit mysliman. Ato zakonisht ndërtohen ne sheshe,duke bërë me te percaktueshme efektin e volumeve të tyre dinamike.
Ne qytetin mesjetar shtresat e pasura nga ato te varfra dalloheshin nga banesa.Banesat e te pasurve ndertoheshin ne troje te pershtateshme, te gjëra,plot drite e gjelberim,kurse shtepite e te varferve ne troje te ngushta dhe pa shumë drite. Dasite fetare janë pasqyruar gjithashtu ne qytetin shqiptar mesjetar.
Ne qytetet me mure mbrojtes, rrugët kryesore zënë fill nga hyrjet e kalase duke u shperndare pastaj ne një mori rrugesh dytesore qe ndiqnin ne përgjithësi vijat e izoipseve. Por lindte nevoja dhe e rrugëve pingule me to, te cilat realizoheshin ne formën e shkalleve. Një vend te rëndësishëm lozin dhe rrugët qe lidhin qendren tregetare me zonat e banimit si dhe rrugët midis lagjeve.
Ne qytetet e rrafshet,rrugët kruesore janë vazhdim i atyre qe lidhin qytetin me qytetet e tjera.Ne vend te rrugëve te ngushta te qyteteve shkembore,ne qytetin e rrafshet rrugët janë me te gjëra ,por shpesh pa krye te cilat shtrohen me kalldrem.
Gjelberimi është karakteristike tjetër e qytetit te asaj kohe.Vecanerisht ne lagjet me terren te aksidentuar, gjelberimi bën lidhjen e ndertimeve me trojet ne mënyrë te netyrshme,duke theksuar karakterin munumental te saj.
Ne gjendjen e sotme, qytetet muze te Beratit, Gjirokastres, (te dy këto qytete mbrohen nga UNESCO) si edhe qendrat historike te Elbasanit dhe Korces, i përgjigjen ne kompozim urbanistik arritjeve te shek.18-19.
 
Banesa Shqiptare
Ne arkitekturen e ndertimeve qytetare një vend te rëndësishëm ze banesa,për vete përhapjen e gjerë dhe vleren e realizimeve arkitektonike ne të gjitha trevat e Ballkanit te banuar nga shqiptarët.Banesa pati lulezimin e saj gjatë shek.18-19, ku ajo dallohet për një tipilogji te pasur dhe te kristalizuar,si dhe për arritje me vlera te mëdha si ne fshat dhe ne qytet. Levizja e madhe e rilindjes kombëtare qe perkon me lindjen e mardhenieve kapitaliste, u pasqyrua ne pasurinë e madhe te vlerave arkitetktonike te baneses..Banesa qytetare dallohet ne tipollogji nga banesa fshatare, sidomos nga ajo e Shqipërisë se veriut. Banesa qytetare ne shumicen e rasteve është banese një familiare, por rrallë hasim dhe banesa për dy vëllezër qe zhvillohen ne simetri sipas një aksi.

Banesa qytetare gjatë shekujve 16-19
Sipas kompozimit planimetriko-volumor.Banesa qytetare klasifikohet ne 4 grupe:
-Banesa me shtepi me vater zjarri(banesa Tiranase)
-Banesa me hajat
-Banesa me cardak
-Kulla qytetare (banesa gjirokastrite)

Urbanistika dhe Arkitektura e qyteteve Shqiptare në gjysmën e parë të shek.XX
Kjo periudhe perkon me pushtimin austro-hungarez, mbas saj me periudhën e qeverisë se Fan Nolit,vazhdon me mbreterine e Zogut, dhe, në fund me pushtimin Italian. Qytetet shqiptare me fizionomi mesjetare fillojnë t'i nenshtrohen studimeve te mirëfillta urbanistike te realizuara nga arkitekte austro-hungareze te cilat tentonin t'i jepnin qyteteve shqiptare pamjen e qyteteve europiane.
Me 1920 Tirana shpallet kryeqytet i Shqipërisë,dhe qeveria e Fan Nolit vendos t'i jape qytetit pamjen dinjitoze te një kryeqyteti Evropian i cili duhet te ishte njekohesisht dhe qendër administrative.Për këtë aresye projektohet për here të parë sheshi ne qendër te qytetit (sheshi Skenderbej) ku u hodhen njollat e para te godinave qeveritare, si dhe aksi historik Veri-Jug i bulevardit të madh, ne te cilin bën pjesë ky shesh, dhe qe ka autor ing.Eshref Frasherin, ministër ne qeverine e Fan Nolit,se bashku me dy autore te tjerë;njeri italian Chiaravelli dhe tjetri austriak Weiss.
Foto me projektin e Eshref FRasherit

Mbreti Zog i dha një rëndësi te madhe planeve rregulluese te qyteteve kryesore te vendit, një pjesë e te cilave gjeti zbatim.Me 1930 ne Tiranë fillon zbatimi i bulevardit të madh i quajtur bulevardi "Mbreti Zog",dhe ndërtimi i ministrive. Gjithashtu zgjerohen rrugët kryesore te qytetit dhe përcaktohet kufiri i qytetit. Me 1931 kufiri i kryeqytetit brendashkruante një siperfaqe prej 600 ha, dhe percaktoheshin zonat e zhvillimit ne perspektive,si p.sh. zona industriale,e banimit,e gjelberuar etj.Ne këtë periudhe autoret e planeve rregulluese janë arkitektet austriake,ku vecojme arkitektin Kohler.

Ne periudhën e pushtimit nga Italia fashiste pas 1939 ,arkitektet italiane rishikojne të gjitha planet rregulluese te qyteteve kryesore ose i bëjnë nga fillimi.Arkitektura dhe Urbanistika ne këtë periudhe është racionale,pra e tipit fashist.Dallohet kmpleksi i "sepates se liktorit " në fund te bulevardit kryesor te Tiranës i perbere nga Stadiumi, zyrate Fashos (tani UT) dhe dy godinat anash bulevardit Arkitektet italiane ku veçohet ark. Gerardo Bosio,Ivo Lambertini dhe Ferdinando Poggio kanë realizuar hartimin e planeve rregulluese te Tiranës, Durresit, Vlorës, Elbasanit, Beratit, Petreles, Sarandës etj, ne te cilat përveç arkitektures dhe urbanistikes racionale, respektohet psikologjia dhe tradita e shqiptarit te lidhur me pronen private etj. Ato e projektuan Tiranen sipas karakterit ekstensiv me vila private, duke ruajtur zonat historike ne qendër me xhamine, teqen, kullen e sahatit, te cilat merren si pika referimi. Planet rregulluese te qyteteve shqiptare te vitit 1942 te realizuara nga arkitektet italiane janë marrë për baze ne linjat e tyre kryesore ne planet rregulluese mbas çlirimit.


"Piramida" e ndertuar si Muzeum për Diktatorin Enver Hoxha dhe e konvertuar me 1992 ne Qender ndërkombëtare te Kultures
 
Kinemaja Shqiptare
Filmi hyri në Shqipëri në vitet 1911-12. Shfaqjet e para publike u dhanë në qytetet Shkodër e Korçë. Sallat e para të kinemave si institucione publike u ngritën me iniciativë private pas Luftës I Botërore, në qytetet Vlorë, Korçë, Tiranë, Shkodër, Berat.
Filmat e parë u bënë nga të huajt; ata qenë kronika. Kronika e parë për ngjarje të lidhura me Shqipërinë është ajo e lidhur me Kongresin e Manastirit (1908), që sanksionoi Alfabetin e gjuhës shqipe. Gjatë 30 vjetëve pas Shpalljes së Pavarësisë (1912) u xhiruan kryesisht kronika, filma dokumentarë, nga shoqëri të huaja kinematografike të Europës apo SHBA, si dhe nga amatorë.
Menjëherë pas Luftës II Botërore u krijua nga shteti Agjencia Shqiptare e Filmave (1945), e cila më pas u shndërrua në Ndërmarrje Shtetërore Kinematografike Shqiptare (1947), kohë kur u bë shtetëzimi i plotë i rrjetit të sallave, importit, dhe prodhimit. Nisi xhirimi i filmave kronikalë dhe në maj 1948 u shfaq kinokronika e parë shqiptare. Në një vend me përqindje të lartë të analfabetizmit në vitet '40-'50, shteti i dha rëndësi shtimit të numrit të sallave dhe aparateve lëvizës, si dhe importit të filmave kryesisht nga vendet e Europës Lindore, Franca e Italia.
Një etapë të re shënoi ngritja e së parës studio shqiptare të filmave, Kinostudios "Shqipëria e Re" (1952). Përvoja e parë në fushën e filmit artistik qe bashkëprodhimi shqiptaro-sovietik Luftëtari i madh i Shqipërisë أ¢â‚¬“ Skënderbeu (1954, regjisor S. Jutkeviç, fitues çmimi në Festivalin Ndërkombëtar të Kanës). Filmat e parë artistikë të kineastëve shqiptarë janë Fëmijët e saj, film i shkurtër, punë diplome (1957, regj. H. Hakani), dhe Tana (1958, regj. K. Dhamo).
Vitet '60 shënojnë prodhimin sistematik të filmit artistik në mesatarisht 1 film në vit, kryesisht me subjekte nga Lufta kundë pushtuesve fashistë e nazistë (1939-44) dhe nga reformat e viteve të para pas Luftës. Bënë filmat e tyre të parë regjisorët e rinj Dh. Anagnosti, V. Gjika, G. Erebara, P. Milkani.
Në vitet '70, me shkurtimin drastik të importit, si rezultat i politikës së izolimit të ndjekur nga shteti në fushën e kulturës,u shenua një rritje të ndjeshme të prodhimit, nga 5-6 filma artsitikë në vit në fillim të periudhës, deri në 8-10, për të arritur në 14 në vitet '80. U zgjerua gama e zhanreve; u bënë filmat e parë për fëmijë, ku u shqua regj. Xh. Keko, (ndër filmat e saj përmendim Beni ecën vetë, 1975); kinokomedia e parë Kapedani (1972, regj. F. Hoshafi e M. Fejzo); u bënë filma historikë e muzikorë; po zhanri më i pëlqyer mbeti filmi dramatik. Krahas të tjerëve bënë filma një brez i ri regjisorësh, R. Ljarja, S. Kumbaro, I. Muçaj, K. Mitro, E. Mysliu. Nisi prodhimin e filmave artistikë edhe TV Shqiptar ( Udha e shkronjave, 1978, regj. V. Prifti).
Në fund të periudhës dhe sidomos në vitet '80 filmi artsitik shqiptar trajtoi më shumë aktualitetin si dhe ngjarje e personazhe para Luftës II Botërore. Në ekran u afirmuan regjisorë të tjerë me filma si Ballë për ballë (1979, regj. K. çashku e P. Milkani), Dora e ngrohtë (1983, regj. K. çashku), Agimet e stinës së madhe (1981, regj. A. Minga), Kohë e largët (1983, regj. S. Pecani), Tela për violinë (1987, regj. B. Kapexhiu), etj. Në vitet '70-'80 prodhimi i filmave dokumentarë u stabilizua në rreth 20-40 në vit, dhe pati tipare të thella propagandistike, po edhe kulturore; lindi filmi vizatimor shqiptar me filmin Zana dhe Miri (1975, realizues V. Droboniku e T. Vaso), i cili arriti deri në 16 filma në vit.
Krijimtaria kinematografike, e përqendruar në një kinostudio dhe në TV Shqiptar, qe fryt i bashkëpunimit të organizuar nga shteti mes kineastëve, regjisorëve të të gjitha brezave, shkrimtarëve, piktorëve, kompozitorëve, aktorëve, dhe industrisë kinematografike. Deri më 1990, nga rreth 200 filma artistikë 80 janë ekranizime nga letërsia shqiptare. Në fund të viteve '80 në Shqipëri kishte 450 salla kinemaje e kinema lëvizëse. Por baza industriale e teknike në këtë periudhë erdhi duke u vjetëruar.
Në vitet '90, me ndryshimin e sistemit shoqëror, u bënë reforma të thella.Kinostudioja e dikurshme u nda në disa studio, dhe filmat tani prodhohen kryesisht nga shtëpi filmike private (kryesisht regjisorë të kinostudios së mëparshme) në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë (QKK), të ngritur në mesin e viteve '90, dhe me producentë të huaj. QKK është qendër e re e administrimit të filmit në Shqipëri, që ka dhënë tashmë rezultatet e para; aktualisht prodhimi kinematografik kryhet në bazë të Ligjit për Kinematografinë, mjaft i diskutuar nga kineastët.
Shkollimi i kineastëve shqiptarë nisi në vitet '50 në vendet e Europës Lindore; më pas, me ndonjë përjashtim të rrallë, nuk u bë më jashtë vendit, por brenda vendit, në Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë, ose me specializime në Kinostudio.
Kritika dhe studimet për kinemanë u zhvilluan disi krahas rritjes së prodhimit, kryesisht nga vetë kineastët apo nga gazetarë. Revistë e posaçmë ka qenë në vitet '80 Skena dhe Ekrani, e cila pushoi së botuari në fillim të viteve '90. Në Qendrën e Studimeve të Artit të Akademisë së Shkencave historia e kinemasë shqiptare studiohet në një departament të veçantë.
Deri në fillim të viteve '90 kineastët kanë qenë të organizuar në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë; më pas ata u veçuan dhe formuan Shoqatën e Kineastëve Shqiptarë.
Arkivi Shtetëror i Filmit, dikur departament i Kinostudios "Shqipëria e Re", në vitet '90 u bë institucion më vete. ثshtë anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Arkivave të Filmit.
Që prej vitit 1976 në Shqipëri janë organizuar Festivale Kombëtare të Filmit, në fillim një herë në dy vjet për të gjithë filmat, e më pas në mënyrë alternative, një vit për filmin artistik, e një vit për filmin dokumentar e vizatimor. Në vitet '90 festivalet janë organizuar një herë në pesë vjet. I fundit, Festivali XI أ¢â‚¬“ prill 2000, mblodhi gjithë prodhimin e pesë vjetëve, 10 filma artistikë, 27 dokumentarë, 14 vizatimorë. Në prodhimin e viteve '90 vazhdon të ndjehet tipari i thellë social, preokupimi i artistëve për problemet e shoqërisë, në veçanti të lidhura me dukuritë e reja të periudhës së tranzicionit. Një numër filmash kanë stigmatizuar totalitarizmin. Në këtë festival, për herë të parë u shfaqën prodhime të kineastëve shqiptarë nga trevat e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Në dy festivalet e fundit (1995, 2000), përveç çmimeve të tjera, u dhanë edhe çmime të karierës, të cilat u fituan nga regjisorët Dh. Anagnosti e K. Dhamo, e nga aktorët K. Roshi e S. Pitarka.

Sot kinemaja shqiptare përjeton një periudhë të vështirë tranzicioni e përshtatjeje me ekonominë e tregut. Përveç rënies së prodhimit ne sasi edhe rrjeti i sallave të kinemave ka zbritur ndjeshem, dhe vetëm kohët e fundit janë bërë dhe po bëhen përpjekje për ngritje sallash të reja bashkëkohore si kinemaja "MILLENIUM" ne Tiranë dhe një tjetër ne Elbasan. Nga ana tjetër, forcat krijuese janë të shumta dhe entuziaste, të çliruara nga trysnia etatiste, totalitare, dhe ekonomike e përqendruar, si dhe me iniciativë private përherë në rritje. Mund te thuhet se kinemaja shqiptare sot ndodhet midis nostalgjisë së një kinemaje kombëtare, të lindur e zhvilluar në kushte të caktuara, dhe së ardhmes në ndërtim e sipër.


Abdurrahim Myftiu
 
Kanun e Kuvend

Kanuni është një monument kulturor historik i së drejtës tradicionale të shqiptarëve. Shqiptarët kanë trashëguar deri në shekullin e 20-të dy kanune: "kanunin e lekëve" - Kanunin e Lekë Dukagjinit, që kishte pushtet në viset mbi lumin Drin; "kanunin e gegëve" - Kanunin e Skënderbeut, që kishte pushtet në gjithë pjesën tjetër të Shqipërisë veriore. Në viset jugore të Shqipërisë e drejta zakonore tradicionale ka mbërritur fragmentare. Modeli më i plotë i organizimit tradicional të jetës së shqiptarëve është Kanuni i Lekë Dukagjinit.

Kanuni nuk kishte vlerë pa kuvendin, pa pleqtë e stërpleqtë, pa dheun që mblidhej për të ndarë të drejtën. "Canon et convente", kanun e kuvend (marrëveshje), ky është thelbi i së drejtës zakonore shqiptare. Vetë fjala "kanun" është huazuar nga greqishtja "canon", që do të thotë rregull, kufizim. Po ashtu edhe fjala "kuvend", që do të thotë "parlament", është huazuar nga një rrënjë neolatine "convente", marrëveshje.
Tradita vendëse e zgjidhjes së problemeve të së drejtës është dëshmi lashtësie e qytetërimi. Vetëm një popull i ngulitur prej kohësh mund të arrinte të përpunonte në atë shkallë me të vërtetë të lartë elementët e vetëdisiplinës dhe të autopërgjegjësisë. Një popull që arrin të krijojë një kod të normuar bashkëjetese duhet të ketë zotëruar më parë një kulturë të ngulitur etnike. Një mënyrë bashkëjetese e pranuar pa kushte nga të gjithë do shekuj të tërë të rregullohet me norma të njësuara. Kanuni shpreh ekzistencën e një jetë urbane qytetare dhe të një ndërgjegjeje bashkësie të hershme.
Kanuni i malësisë, që lidhet me emrin e Lekë Dukagjinit, por në shumë elementë mund të jetë edhe më i vjetër se kjo figurë e njohur e historisë, është një univers juridik i lashtë, nënshtresa të të cilit, për nga burimi, shkojnë deri në antikitet. Formulat e betimit nuk zënë në gojë hyjnitë me emër. Betimi "për qiell e dhe", "për kët'gur", "për kët'peshë", "për kët'bukë", shpreh një besim mitologjik. Vetëm një gjë me të vërtetë shumë e vyer mund të kapërcente shekuj të tërë për të ardhur gjer në ditët tona. Këto betime janë të njëjta me ato të grekëve të vjetër: Për Uranin (për qiellin), për Demetrën (për tokën) etj. Dhjata e re ia ndalon kategorikisht birit të njeriut të betohet për to. Kurse betimi për bukën të kujton kultin hebraik për "manna-n", ushqimin e shenjtë hyjnor.
Ishte ky kanun jo vetëm e drejta e rregullimit të bashkëjetësës (convente), por edhe e drejtë familjeje, e drejtë civile, e drejtë pune e procedure, një ansambël i vërtetë drejtësie, ku përcaktoheshin në mënyrën më të sintetizuar raportet e njeriut me familjen, me fisin, me miqësinë, me flamurin e me atdheun.
Dihet se normat morale, rregullat e ndërtimit të jetësës së përbashkët, në popuj të ndryshëm, sipas përkatësisë së tyre fetare, janë identifikuar shpesh me përcaktimet e librave të shenjtë. Tek shqiptarët nuk vihet re një gjë e tillë. Kategori të tilla themelore të etikës popullore, si nderi, dinjiteti, respekti, mirësjellja, mikpritja etj. ndër shqiptarët janë përcaktuar nga "nomet e të parëve".
 
1. Barazia dhe Pabarazia në Kanun
Me gjithë ashpërsinë e tij, Kanuni ka mundur t'i mbajë shqiptarët në kushte të një barazie të rreptë ndaj rregullit, "qoftë edhe i Gjomark", që do të thotë, qoftë dhe i shtëpisë që kishte për detyrë mbikëqyrjen e kanunit. Sipas kanunit, "jeta e të mirit është nji me jetën e të keqit", dhe "gjaku shkon për gisht", që do të thotë të njëjtën gjë.
Shkrimtari I. Kadare ka folur për hapësirën juridike tradicionale të popullit tonë, të ruajtur në Kanunin e Lekë Dukagjinit, duke vënë në dukje një gjymtim të saj, përjashtimin e gruas nga çdo lloj veprimtarie që kishte të bënte me përcaktimin, ndarjen, dhënien apo fitimin e së drejtës, duke përfshirë edhe kuvendin në odën e miqve. Kanuni, del nga barazia edhe në një përcaktim tjetër: të pozitës së privilegjuar të klerit në kuvend. Kanuni sanksionon që "prifti nuk bjen më gjak e nuk çohet në be" (nyje 4, § 10). Edhe "me ndodhë q* meshtari të çohet në be, a për me dlirë vendin a për porotnik (dëshmitar), ky vetëm do të njihet e do të zehet për 24 vetë" (po aty). Po kështu, sanksionohen edhe favoret e kishës si institucion. Ajo "nuk giobitet e s'ka peng më kend" (nyje 1, § 2), pra, qëndron mbi kanun. Kanuni i Lekë Dukagjinit, sikurse të gjithë kanunet, është produkt dhe pasqyrë e së drejtës feudale. Dy përjashtimet prej barazisë: përjashtimi i kishës prej detyrimit ndaj bashkësisë (krahinës, flamurit) dhe pozita jashkëkanunore e gruas, janë gjurmë të kohërave mesjetare. Të tjerët, "me qenë edhe i kullës së bajrakut", i nënshtrohen njësoj të njëjtit rregull. ("Edhe pse pari a krye, pengun do t'a lëshojë n'dorë të pleqve e t'vogjlis, po bani kush vaj me të"- nyje 141 § 1014). Paragrafë të tillë, si "çmimi i jetës së nierit është nji" (nyje 124, 1 887); "secili mbahet rrumbull katërqind derhem në kandar (në okë) të vet" (§ 889); përmbajnë një barazi të ashpër të njerëzve.
Mund të pohohet pa druajtje se barazia e rreptë që ka sanksionuar e marrë në mbrojtje kanuni është një vlerë e kryehershme e tij, natyrisht paramesjetare.
Në anën tjetër, edhe privilegjet e pabarazitë e kanunit janë relative. Sepse në traditën shqiptare kanuni nuk mund të ndahej nga kuvendi. çfarë e ndalonte njëri mund ta lejonte tjetri. çfarë e lejonte njëri, mund ta pezullonte tjetri. Ndonëse kanuni e nënçmonte e nuk e lejonte gruan të rrinte në odën e burrave, shpesh kuvendi e ka pranuar atë, duke i vlerësuar mençurinë dhe zotësinë për të ndarë të drejtën.
 
2. Mikpritja në Kanun
Kanuni ka sanksionuar kultin e mikut dhe të mikpritjes tek shqiptarët. Kulti i mikut shenjohet në përkufizimin e shtëpisë, si "e zotit dhe e mikut" ("Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut"). Në kanun zoti dhe miku para shtëpisë barazohen. Nuk mund të ketë hyjnizim më të madh se ky për mikun. Kulti i mikut, i shprehur edhe në formulime të tilla, si: "shtëpia e shqiptarit - e mikut dhe e shtegtarit", "dera e shpisë i hapet kujdo q* ia msyen, me kenë edhe përdersi" (lypsi), përmban një mendësi të lashtë, parakristiane, judaike, biblike, që vjen prej kohërash profetët mund të shfaqeshin në dyer besimtarësh me rrobën e një shtegtari të mjerë. Në mendësinë e shqiptarit, miku që troket në portë duhet pritur me të gjitha nderet që i takojnë, sepse "nuk dihet a është lypsi a shenjti".
Në traditën shqiptare miku nuk kërkon leje për të hyrë në një shtëpi, por "ia mësyn", që do të thotë se i zoti i shtëpisë është i detyruar t'ia hapë portën me dëshirë të vet, sepse, për ndryshe, miku ka të drejtën e vet "me hy".
Privilegji më i madh i mikut në kanun është ndorja. Kjo do të thotë se miku nuk bjen në gjak dhe është i mbrojtur prej hasmit sa kohë që "është me bukë të të zotit të shtëpisë". Nëse miku binte në pusinë e hasmit, mjafton të thërriste: "jam me bukë të filanit" apo "jam ndorja e filanit" - domethënë e të zotit të shtëpisë që e kishte pritur, dhe kjo i jepte siguri, i shpëtonte jetën, i hapte rrugën.


3. Nderi në Kanun
Nga kohëra shumë të hershme vjen përmes kanunit kulti i nderit. Nderi tek shqiptarët ndryshon nga kodet e kalorësisë europiane të pragut të Rilindjes. Bëhet fjalë për një nder të ashpër, por dinjitoz e madhështor në ashpërsinë e tij. Nderi në kanun nuk është një kategori morale në kuptimin e ngushtë. Për kuptimet e ngushta kanuni kishte ndalime të tjera. Një familje shqiptare, para se të vendoste pranimin e një krushqie të re, duhej të hetonte nëse largësia midis brezave të gjakut e të tamblit (në linjë mashkullore dhe femërore), ishte më shumë se shtatë breza. Kishte rajone që duhej të kalonin 12 breza.
Për vendin që i ka dhënë popullsia malësore nderit, që shkrinte dy kulte, atë të bujarisë (të mikut) dhe të urtësisë (të pleqve), mjafton t'u referohemi dy paragrafëve të njëpasnjëshëm të kodit:
"Ndera e marrun ka gjakun" (nyje, § 598);
"Ndera i merret burrit me i than kush se rren faqe burrave në kuvend".
Vetë kuvendi i burrave ka etikën e vet të mbipushtetshme, që përbën kodin e spektaklit, të një spektakli që shfaqet gjithnjë vetëm një herë dhe nuk përsëritet më, të një spektakli që nuk njeh provë gjenerale. Eshtë kjo etikë që ka krijuar atë dendësi të mendimit përherë të pranishëm në bisedën malësore, atë mirësjellje fisnike, atë dialog aq të kulturuar, që vë në peshë urtësitë dhe mban në eficiencë të plotë mekanizmin e kërkimit të së vërtetës.
"Shqiptari rron për dy gisht nder", "Dy gisht nder e faqen e bardhë", janë dy përcaktime themelore për nderin në kanun.
Nderi në të drejtën zakonore shqiptare është e kundërta e turpit. Po të krahasohen "zonat" e nderit dhe të turpit në kanun, del se hapësira e nderit ka qenë shumë e ngushtë dhe brenda kësaj hapësire njeriu shqiptar duhej të krijonte individualitetin e tij. Kjo sepse kanuni përmban një varg të gjatë ndalimesh e tabush, që e mbronin njeriun prej "zonës së turpit".
Nderi bën shtëpinë, thuhet në kanun, por shtëpia nuk bëhet me një brez. Për të ngritur një shtëpi duhet një faqe, domethënë tre breza nder radhazi.
Pushteti i nderit mbi shqiptarin ishte mbi pushtetin e faltores dhe të shtetit.
 
4. Besa në Kanun
Me kultin e nderit është i lidhur kulti i fjalës së dhënë, ose, siç njihet ndër shqiptarët, "kulti i besës". Kjo është një fjalë që nuk ekziston në shumicën e gjuhëve të botës. Në gjuhët ballkanike ekziston si fjalë e huazuar nga gjuha shqipe. Shpesh, në përkthime prej shqipes, fjala "besë", duke mos pasur barazi kuptimore me një fjalë a frazeologjizëm të gjuhës tjetër, jepet në formë shënimesh shpjeguese, si një dukuri e botës shqiptare, si albanizëm.
Besa, ose kulti i fjalës së dhënë, lidhet në burim me mitin biblik të fjalës: "Në fillim qe fjala!". Më parë se të ishte shkrimi, kontrata, marrëveshja, noteria, gjyqi, shteti, popujt, njeriu, bota vetë, ishte fjala. Ky kult madhështor, i cili, në popujt euro-përëndimorë, pak nga pak mori karakterin e një idiome fetare kishtare, tek shqiptarët ruajti gjurmën e burimit.
Lidhja në fjalë (për fjale) përbënte për kanunin autoritetin më të lartë. Të gjitha marrëdhëniet: në gjini, në fis, në famulli, në bajrak dhe në nivelin e bashkësisë etnike, madje edhe marëdhënie ndëretnike, mbaheshin në fjalë.
Besa është testamenti moral i shqiptarëve qysh prej periudhave mitologjike. Dy baladat më të rëndësishme të folklorit shqiptar, me motivin e murimit dhe motivin e ringjalljes (flijimi për ngritjen e një ure dhe ngritja e vëllait nga varri për të kthyer motrën në familje) lidhen me mbajtjen e fjalës së dhënë.
Në kanun thuhet se "e folmja është e falme": çfarë premtohet, duhet të kryhet.
Besa shqiptare, e njohur tek bullgarët dhe rumunët pikërisht me emrin "besa", kurse tek sllavët e jugut si "arbanaska vjera" (fj. për fj. "ajo që besojnë shqiptarët") është virtyt themelor i tyre, trashëguar prej të parëve.

5. Kanuni ose "Jus Albanicae"
Shqipëria qe e pushtuar për pesë shekuj nga perandoria otomane, por Kanunin ajo nuk arriti ta nënshtrojë. Në shekullin e 19-të në Shkodër funksiononte një zyrë e veçantë, që njihej me emrin "Xhibali", dhe që kishte për detyrë të hetonte se ku nuk përputheshin ligjet e perandorisë dhe të sheriatit me kanunin, për t'u tërhequr para konfliktit. E drejta zakonore shqiptare mund të jetë e vetmja ndër ato të popujve ballkanikë që mbeti si e drejtë paralele. I. Kadare, në një ese të tij, figurativisht këtë e ka quajtur "jus albanicae".
Sot kanuni është një "opus finita" një herë e përgjithnjë, është "një botë e mbyllur". E. çabej, qysh në vitin 1935, në veprën "Elemente të literaturës dhe të gjuhës shqipe", e përfshiu Kanunin në antologjinë e vlerave letrare të përzgjedhura për nevojat e shkollës. Në këtë parashtresë Kanuni gjithashtu do të shihet si një botë juridikisht e mbyllur dhe artistikisht e pasur. Kanuni u përcoll nga brezi në brez me të njëjtin mekanizëm si gjuha apo folklori, si një traditë orale, në qarkullim të shumëfishtë gojor.
Kanuni nuk u botua dot deri në dekadat e para të shekullit që jetojmë. Kjo ka shpjegimin e vet. Në radhë të parë, nuk duhet harruar që e drejta zakonore e malësisë pothuajse gjithnjë ka qenë një e drejtë ilegale, që nuk njihej nga pushtetet zyrtarë, sado kalimtare që kanë qenë. Përveç kësaj, kanuni mësohej përmendësh si një trashëgim kulturor i madh, njësoj siç mësoheshin rapsoditë, legjendat, rrëfenjat. Ai ishte edukata juridike dhe ndërgjegjja juridike e malësorëve, zgjedhja e përbashkët e mënyrës së jetësës. Mbi bazën e tij ndërtohej e ndryshohej morali. Prandaj pasqyrimi i vlerave shprehëse të bisedës në odën e miqve, i frymës së përcaktuar të procedurës dhe rregullave të saj të brendshme, duke dëshmuar qytetërimin e popullit tonë, mbron historinë e sulmuar të tij, pra, mbron të drejtën e ekzistencës dhe të zhvillimit të lirë të tij.
Një popull që e ka rregulluar me norma të njësuar bashkëjetësën që së lashti, një "popull me aftësi të shquara ligjvënëse", siç do të shprehej Kadareja; tregon se ai di të vetëqeveriset, pa pasur nevojë të marrë mësime dhe shansi i tij nuk gjykohet nga momenti i krizës. Shansi i tij mund të jetë përpara.
Vepër e përbashkët e një populli të tërë, e përvojës historike shumëshekullore të tij, kanuni është lidhur ngushtë me emrin e një duke të përmendur të arbërve të shekullit të 15-të, me emrin e Lekë Dukagjinit. Kronikat e kanë treguar atë si një nga figurat e shquara të qendresës antiosmane, prijës e komandant të malësorëve, bashkëluftëtar të Skënderbeut. Por edhe pa këto cilësi, pa trimërinë dhe titujt e fisnikërisë që i atriubon historia, pa pjesëmarrjen në luftërat për mbrojtjen e trojeve arbërore dhe vetëdijen e të qenit arbër, Lekë Dukagjini do të mbetej njësoj i lavdishëm nëpër kohëra vetëm me atë nder që i bëri populli duke preferuar në vend të anonimatit emrin e tij si autor për kanunin e malësisë.
S'ka dyshim që as Lekë Dukagjini dhe as ndonjë individ tjetër nuk mund të kishte një aftësi të tillë prej ligjvënësi, sa të hartonte një - asnjë fjalë tjetër nuk do të ishte kuptimisht e mjaftueshme - një univers të tërë juridik, lakonik e të kompletuar, siç është kanuni i malësisë. Shumë-shumë, ai mund të ishte një Gjëçov i pesë shekuj të shkuar, por një Gjëçov që e sistemoi me gojë e jo me shkrim të drejtën arbërore. Ajo u përcoll nga një shekull në tjetrin si një testament juridik. Në mesjetë, në epokën e qendresës së madhe ndaj perandorisë otomane, ndoshta u bë normimi i parë i saj, duke e ngritur atë mbi kanunet me përdorim të ngushtë krahinor. Integrimi politik i arbërve përballë rrezikut të përbashkët sigurisht e lehtësoi këtë proces.
Një karakterizim lakonik i ka bërë kanunit gjuhëtari i shquar E. çabej, në një nga punimet e tij më të hershme, pikërisht në tekstin "Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe", botuar më 1935. Në këtë libër ai thekson shprehimisht:
"I ndjeri baron Nopsca ka lënë edhe ky një vepër dorëshkrim mbi kanunin. Pas këtij dijetari burimi i kanunit duhet kërkuar në ligjet gjermane të Langbardëve, të cilat hyjtën në Shqipëri me anën e Venetikut. Mirëpo ne jemi të mendimit se nga ekzistenca e gjurmëve të forta të kanunit në Labëri na del një vatër e re e këtij ligji në Shqipërinë Jugore. Me këtë del i besuarshëm një burim mjaft i vjetër dhe shqiptar i këtij kanuni. Përveç kësaj ky kanun duhet krahasuar, besojmë, jo vetëm me ligjet gjermane të Italisë, por edhe me ligjet e popujve të Ballkanit".
Për herë të parë kanuni u mblodh, u sistemua dhe u botua në shqip prej at Shtjefën Gjëçovit në vitin 1933. Gjëçovi ishte një prelat i shquar i kishës romane, prift i urdhërit franceskan, që jetoi midis malësive të veriut dhe ishte në kontakt me veprimin e së drejtës së kanunit mbi marrëdhëniet në shoqëri. Kanuni kishte pushtet jo vetëm mbi autoritetet laike, por edhe mbi kishën, sido që të pjesshëm. Gjëçovi kishte kulturë të shëndoshë filologjike, teologjike, arkeologjike dhe juridike. Ai përktheu vepra të letërsisë botërore në shqip dhe shkroi letërsi origjinale vetë. Ishte një prej koleksionistëve të parë të gjetjeve arkeologjike shqiptare. Fati i koleksionit të tij nuk dihet. Kanuni i Lekë Dukagjinit u përkthye fillimisht në gjuhën italiane, pastaj serbisht, frëngjisht, rusisht, anglisht dhe në ndonjë gjuhë tjetër.

Dr. Shaban Sinani
 
Arti fshatar e zejtaritë artistike
Zhvillimi i artit fshatar dhe i zejtarive artistike në tre-katër shekujt e fundit në Shqipëri, ka qënë i lidhur ngushtë me kushtet historike e shoqërore të vendit, si ishin pushtimi i gjatë osman me pasoja të rënda në plan fetar e kulturor, shtypja kombëtare e shoqërore e ushtruar gjatë këtij sundimi të huaj, etj. Këto kushte të vështira penguan lulëzimin e artit në shumë fusha, si në arkitekturën monumentale, në skulpturë, etj. dhe e ndrydhën për një kohë artin vendas në sfera më të kufizuara si janë artet minore. Në pamundësi për të trajtuar të gjitha fushat e arteve të aplikuara popullore, më poshtëë, po flasim shkurtimisht vetëm për disa prej tyre.
Në fshatin shqiptar, tradita e punimit dhe e zbukurimit të objekteve të vogla prej druri nga vetë fshatarët për nevoja të jetës së përditshme, aty-këtu, u ruajt e gjallë edhe në gjysmën e parë të shekkullit XX. Kështu, barinjtë zbukuronin krraba e kupacë, furka, boshte, etj. Ndërsa të tjerë, fshatarë më të stervitur, punonin shkambe e karrige me forma tradicionale, si ishin ato të Dukagjinit, të Pukës, të Mirditës, etj., apo djepa për fëmijë, vegla muzikore e sidomos arka për pajë.
Në disa krahina të vendit, punimi i drurit kishte arritur të ngrihej në zejtari artistike.
Nga shekujt XIII-XIX, kemi ekzemplarë gdhëndjesh në dru, që tërheqin edhe sot admirimin tonë, si interiore ndërtesash kulti, interiore banesash fshatare e qytetare, etj. Një nga ekzemplarët më të përkryer është padyshim ikonostasi i kishës ortodokse të fshatit Leusë të Përmetit, i punuar në fund të shekullit XVIII. Atje, sfondi vegjetal është mbizotërues, por me degët e gjethet e shumta, ndërthuren edhe figura kafshësh reale e fantastike, zogj e simbole të ndryshme kristiane.
Punime të shquara në dru gjenden edhe në interiore banesash, kryesisht tavane, dollapë muri. kapakë dritaresh, trapazane, në qytete si Gjirokastra, Berati, Elbasani, Shkodra, Prizreni, etj.
Traditën e punimit të argjendit e gjejmë në lulëzim të plotë në shekujt XVII-XVIII. Edhe sot, ruhen veçanërisht në koleksione muzeale, objekte argjendi me mbishkrime të datuara e me prejardhje nga qendra të ndryshme qytetare të vendit, si Shkodra, Elbasani, Berati, Voskopoja, etj. Ato janë shumë herë të një cilësise të lartë artistike, qofshin kulti, si kryqe, potirë, kapakë ungjijsh, etj., qofshin objekte laike, si stoli trupi, pajisje shtëpiake, etj.
Mjeshtrat e talentuar argjendarë të qyteteve, gjatë shekujve XVIII-XIX, kanë punuar për të veshur me pafta argjendi një numur shumë të madh pushkësh të gjata, koburesh, jataganësh, vezmesh, qe konsideroheshin si pajisje të nevojshme të çdo burri, nga të cilat, një numur i mirë ruhet ende nëpër muzetë e vendit. Madje, ka shumë prej tyre, që janë edhe të lara me ar.
Midis të gjitha objekteve prej argjendi të ekzekutuara me teknika të ndryshme (me të rrahur, me të derdhur, etj), finesë të veçantë paraqesin punimet me filigranë, qe ishin më fort një specialitet i mjeshtërve argjendarë të qyteteve të veriut se sa i atyre të jugut.
Gratë fshatare në Shqipëri, prej shekujsh janë marrë me endjen e pëlhurave të ndryshme, që shërbenin qoftë si pjesë veshjeje, qoftë si pajisje shtëpiake (dyshekë, peshqirë, shtroje, mbulesa, piceta duarsh, mësalla tryeze, etj).
Në Shqipëri, pëlhurat e mëndafshta janë punuar e përdorur më shumë se në vende të tjera të Ballkanit, ndoshta sepse edhe klima e favorizonte rritjen e krimbit të mëndafshit, meqenëse në disa zona ishte mjaft i përhapur mani i bardhë.
Tekstilet e leshta, të ekzekutuara me një varg teknikash të ndryshme pune, përdoreshin gjerësisht dhe ruanin shumë karakteristika lokale, që i bënin punimet e një krahine të dalloheshin nga ato të krahinave të tjera.
Të tjera punëdorë me interes, ishin thurjet e ndryshme me shtiza, ojat e dantelat e sidomos qendisjet e shumëllojshme, që nga qendisjet e thjeshta fshatare deri tek qendisjet e mahnitëshme e virtuoze, me fije mëndafshi ose ari të mjeshtrave qendistarë të disa qyteteve, dhe më herët, edhe pranë manastireve të kohës. Midis punëve të tyre, kemi edhe ekzemplarë të rrallë, si është rasti i Epitafit të madh të Glavenicës (pranë Beratit), që mban datën 1373, si dhe të tjera qendisje laike e fetare me interes të veçantë.
 
Eposi i Shqiptarëve | Kreshnikët


Eposi shqiptar i veriut, ose cikli i kreshnikëve, erdhi në vëmendjen e studiuesve para një shekulli. Ai u shfaq pikërisht në përmbyllje të epokës së Rilindjes Kombëtare, që me të drejtë është quajtur shekulli i "kultit të epopesë".
Letërsia shqiptare lindi e u zhvillua për një kohë të gjatë si letërsi heronjsh. Ata që nuk e dinin se ekzistonte në formën tradicionale gojore eposi i kreshnikëve u përpoqën të krijojnë vetë "epope imagjinare" dhe t'i paraqitnin si trashëgime orale. Më pas pati përpjekje për rikrijimin e një epopeje integrale, sipas modeleve të poemave antike.
Në eposin shqiptar, si në çdo epos tjetër, koha vjen e shkon sipas një kalendari të ndryshëm nga kalendari njerëzor, që të kujton mendësinë e "Epit të Gilgameshit", ku një ditë në kohën e hyjnive është sa njëmijë vjet në kohën e njerëzve. Heronjtë mitologjikë të eposit shqiptar mbeten të vdekur në mejdan për njëqind vjet dhe kur zgjohen thonë: "paskam marrë nji sy gjumë". Kur Muji mendohet, "sheh barin kah rritet". Në epos ka vetëm të shkuar të largët dhe të papërcaktuar. Koha në përfytyrimin mitologjik nuk i bindet orës njerëzore.
Hershmërinë e thellë të eposit shqiptar e dëshmojnë dy tipare të rëndësishme të figurave mitologjike të ciklit verior: karakteri e tyre matriarkal, nga njëra anë, dhe ktonik, nga ana tjetër. Kjo është një anë tjetër e çështjes së autoktonisë - gjegjësisht aloktonisë - së popullit që i ka krijuar. Në eposin helenik hyjnitë janë matriarkale e patriarkale. Ato bashkëjetojnë e ndeshen, fitojnë e mposhten, kërkojnë parësinë dhe e mbrojnë atë. Cikli i Artridëve përmbyllet me dilemën tragjike të Orestit, që duhet të thyejë një traditë e të themelojë një të re: të mbrojë të drejtën e atësisë kundër asaj të mëmësisë. Heronjtë e eposit shqiptar janë bij të Ajkunës. Ndryshe nga cikli i baladave, ku "nji plak i urtë" që këshillon flijimin e nuses në urë të kujton patriarkun, në epos nuk ka patriark. Për herë të parë në epos babai shfaqet me figurën e Mujit, në raport me Omerin (ose "shtatë Omerat"). Në njërën prej këngëve Omeri duhet të lirojë "babë e axhë" nga burgu i krajlit. Këngën rapsodi e quan "Omeri prej Mujit" dhe ky është rasti i vetëm kur shfaqet një hije patriarku. Figurë qendrore dhe rol autoritativ mban Ajkuna. Muji dhe Halili formalisht nuk kanë babë, ata janë bij të një nëne që urdhëron shtëpinë dhe e marrin fuqinë prej zanave. Pas Omerit nuk ka më kreshnikë. Fuqia dhe lavdia e tyre nuk trashëgohet.
Tipari matriarkal i figurave mitologjike të epikës legjendare theksohet nga fryma e përgjithshme e rapsodisë së njohur të Gjergj Elez Alisë. Zakonisht është thënë se në këtë këngë maten fuqitë tokësore me ato detare ("një bajloz i zi ka dalë prej detit"). Janë gjurmuar e gjetur gjurmë të kulturës bizantine, si kërkimi i haraçit nga bajlozi "tim për tim", ashtu siç ishin ligjet e administratës së perandorisë. Në fakt, burimi themelor i rapsodisë së Gjergj Elez Alisë është mbarimi i epokës së flijimit të njeriut (gruas) për një vepër, për një fushatë apo për haraç. Gjergj Elez Alia ngrihet nga shtrati i vdekjes për të shpëtuar një epokë nga morali i trashëguar prej qëmoti se njeriu mund të flijohej i gjallë - siç ndodh me nusen e murosur në baladat ballkanike. Ai mund bajlozin, që kërkon natë për natë "ka 'i dash t'pjekun", natë për natë "ka 'i vashë të re". Mundja e bajlozit shënon fundin e asaj konvente që e përligjte flijimin e gruas. Gjergj Elez Alia amniston përgjithnjë gruan nga flijimi.
Karakteri ktonik (tokësor) i hyjnive të eposit shqiptar thekson karakterin autoktonik të popullit. Ndryshe prej poemave homerike, ku hyjnitë kanë një hierarki shumëshkallëshe (nëntokësore, gjysmëtokësore - Persefoni e kalon gjysmën e vitit nën tokë dhe gjysmën mbi tokë- ktonike dhe uranike - qiellore), në eposin shqiptar kjo hierarki nuk ekziston. Figurat mitologjike të botës shqiptare janë tokësore. Në folklorin rrëfimtar, duke përfshirë epin dhe përrallat, nuk ekziston "e bukura e qiellit". Krahas me "të bukurën e dheut" (të kësaj toke) në traditën etnofolklorike të vendit dalin e bëhen bashkë figura të tilla si shtojzovallet (aglutinim i "shtojua zot vallet"), shtojzorreshtat ("shtojua zot rreshtat"), "ato të lumet", shita.
Tipari ktonik i figurave mitologjike të eposit shqiptar përkon me atë stad të mendimit, kur në letërsinë antike helene "përënditë zbritën nga Olimpi", por, megjithatë, mbetën figura të rëndësishme të ndërgjegjes së besimit. Kjo është më e vonët se shtresa uranike (qiellore) e figurave mitologjike, por, gjithsesi, më e hershme se ajo kohë kur përënditë greke u bënë për t'u përqeshur në komeditë e Aristofanit.
"Dy kalendarët" e kohës (jashtëkohësisë) në epos dhe në historinë e jetës njerëzore lidhen me dallimet ndërmjet përfytyrimit mitologjik për kohën në mendësinë e lashtë dhe në mendësinë moderne. Një prej fakteve folklorikë interesantë për këtë është përdorimi i kohës për hapësirën dhe anasjelltas, që shihet si tipar universal i eposit. Në eposin shqiptar, për të treguar largësi, zakonisht thuhet "nantë konaqe larg" ose "nantë vjet udhë". Kjo ngjan me idiomën letrare të eposit të shumerëve, ku largësia tregohet jo me njësi të hapësirës, por me njësi të kohës: "Më zuri shqiponja me kthetra të hekurta,/ Dhe katër orë në lartësi më ngriti". Ose: "Shkuan më tej, dy herë nga njëzet orë,/ Derisa nga larg dalluan një cep toke". Përdorimi i kohës për hapësirën dhe anasjelltas ka lidhje me atë shkallë të zhvillimit mendor të botës njerëzore, kur ende procesi i lëvizjes prej së shkuarës në të ardhmen përfytyrohej si njëdimensional. Në këtë përmasë njësoheshin deri në padallim koha dhe hapësira.
Këto mendësi të një stadi të lashtë antik përbëjnë argumenta artistikë parësorë për debatin mbi burimin kohor të eposit shqiptar. Cikli shqiptar i kreshnikëve përmban një ndërthurje tiparesh të eposeve antikë dhe atyre europianë të periudhës mesjetare. Por ka më shumë tipare të eposeve antikë se të atyre mesjetarë. Ekzistojnë një varg argumentesh folklorikë në favor të një përcaktimi kronologjik relativ të burimit të eposit në periudhën e kalimit prej ilirëve tek shqiptarët, prej ilirishtes tek shqipja, prej periudhës së fundme të romanizimit në përballjen me dyndjet sllave.
Në shkencën sllave cikli verior konsiderohet rikrijim i motiveve të eposit serbo-boshnjak pas muslimanizimit masiv të shqiptarëve, dikur nga shekulli i 18-të e këndej. Disa nga dijetarët vendës janë bashkuar në mendimin se eposi shqiptar është "i periudhës bizantine" dhe burimi i tij duhet lidhur me kohën e krijimit të "Digenis Akritas" tek grekët. Këto pikëpamje, herë hapur e herë tërthorazi, herë me qëllime të caktuara e herë nga mosbesimi tek faktet, duke e kushtëzuar burimin e tij me lindjen e eposit sllav ose të atij bizantin, e vonojnë mjaft kronologjikisht formimin e eposit shqiptar.
 
Të dhënat e zhvillimit të përgjithshëm kulturor të shqiptarëve tregojnë se eposi verior është krijuar në një periudhë zhvillimi divergjent. Kjo është periudha e ndarjes më të madhe etno-krahinore të viseve shqiptare (Gegëri e Toskëri) - fakti është se nuk gjenden gjurmë të eposit në jug të Shkumbinit. Kjo është periudha e ndarjes së polifonisë në jug prej homofonisë në veri. Kjo është periudha e rotacizmit në jug dhe e nazalitetit në veri. Kjo është periudha e ruajtjes së a-së në gegërishte dhe e kthimit të saj në "ë" në toskërishte. Nga pikëpamja kulturore eposi ka lindur në kohën kur u vërtetuan ndryshimet më të rëndësishme dydegëshe të kulturës shqiptare - gege dhe toske. Kjo nuk do të thotë se eposi është një traditë e mbyllur folklorike në veri. Ka shumë të dhëna që provojnë se cikli verior nuk është aq verior, sa të mbetet i vetëveçuar. Motive themelore të tij gjenden të zhvilluara në folklorin e viseve jugore në formën e rrëfimeve, përrallave apo legjendave.
Nga pikëpamja historike, eposi nuk mund të lindë në çdo kohë dhe nga çdo ngjarje. Vetë eposi shqiptar sundohet fund e krye nga konflikti i bartësve të tij me popullsinë e ardhur në Ballkan, mban vulën e dyndjeve sllave. Eposi shqiptar e përjashton krijimin qysh në kontaktet e para me popullsinë e ardhur, duke paralajmëruar audiencën se të tjera gjëra ndodhnin "kur kem'pas'besë me krajli". Nga një kërkim në një mënyrë pak tendencioze mund të hetohen edhe të dhëna që shfaqen si dëshmi të një rreziku që vjen nga deti dhe që në nënshtrat mund të lidhet edhe me jehonën e një kohe të pushtimeve romake. Këto fakte e arsyetime lejojnë të mbrohet mendimi se në epos, pavarësisht nga karakteri i tij shumështresor, megjithatë, ekziston një "kohë e parë". Ajo përkon me shek. 7-8-të, kur ndodhin proceset më të rëndësishme divergjente të brendshme në kulturën etnike, kur vërtetohen shndërrimë cilësore kulturore, si kalimi nga ilirishtja tek shqipja, konsolidimi i dy koineve gege dhe toske (në vend të të folmeve të ngushta të fiseve). Ky proces divergjence ishte përparimtar, sepse, duke ndarë koinenë kulturore veriore nga ajo jugore, zhvilloi konvergjencën brenda tyre, njësoj si kishte ndodhur në antikitet me katër dialektet e greqishtes. Pikërisht në këtë periudhë vendësit përballen me dyndjet sllave në Ballkan dhe njohin pak nga pak karakterin ekspansiv të tyre.
Edhe të dhënat rreth nocionit të një hapësire mitologjike në epos janë favorizuese për kushtëzimin e burimit të tij me periudhën e këtyre shndërrimeve të mëdha. Nëse studiuesi do të vihej në kërkim të një "habitat-i" prehistorik të botës së personazheve dhe ngjarjeve të eposit, të një "atdheu shpirtëror", të një "patria poesis", kjo do të gjendej në kultin e dheut të të parëve, në mitin e vendlindjes, në shenjtërimin e bjeshkës, në hyjnizimin e dheut, në atë kuptim që gjermanët e përdorin këtë fjalë kur thonë "land". Ndonëse të kufizuara, në epos ka të dhëna të tilla me karakter etnoveçues, që gjenden të trashëguara në botën shpirtërore shqiptare. Këto fillojnë me dallimin "të vetët - të tjerët", që është nga shenjat më të hershme të ndërgjegjes së bashkësisë. Ka të ngjarë që në opozicionin "kreshnikë - shkje" është po ai opozicion që gjendej tek grekët e vjetër në formën "helenë - barbarë". Ndonëse më shumë mund të flitet për një nocion landi, vendlindjeje, për një Itakë shqiptare, sikurse është Moreja tek arbëreshët (në këngët historike, se për një hapësirë të përcaktuar qartë, prapë vetëdija e një atdheu që i bën bartësit e eposit të ndihen mes tyre "të vetët" del aty-këtu. Eshtë me vend të kujtohet se edhe në eposin antik helen kishte dy kuptime mbi atdheun: Odiseu ishte bir i Eladhës, por ai nuk gjen prehje pa mbërritur "atdheun e ngushtë", Itakën.
Dëshmitë e pranisë së kulturave të vjetra antike në lëndën shqiptare, sidomos të kulturës greko-romake, janë edhe dëshmi hershmërie dhe fqinjësie prej antikitetit. Lamberci argumenton se në eposin verior ka "mbi 40 tema të ngjashme" me ato të këngëve akritike. Zgjedhja e Mujit ("a don forcë a don gja") është si zgjedhja e Heraklitit. Në një këngë të njohur shqiptare Omeri i vogël duhet të lirojë "babë e axhë" nga burgu, sikurse Armuropulos (Armuri i vogël) tek këngët akritike. Këto gjurmë janë inkurajuese për të shkuar drejt përfundimit se eposi shqiptar, i mbiquajtur "cikli verior", duke e parë në lidhjet e tij artistike me gjithë folklorin e vendit, nuk është dhe aq verior dhe i kufizuar sa është paraqitur nëpërmjet termit. Këtu edhe gjeografia historike pak hyn në punë.
Veçohet për nga rëndësia shtresëzimi i eposit mbi bazën e tipeve të personazheve. Më në hollësi duan vëmendje personazhet mitologjikë, duke theksuar karakterin e tyre polistadial, prej fëmijërisë së njerëzimit. Heronjtë kryesorë të eposit (Muji) përfaqësojnë kultin e fuqisë, sikurse Akili në veprat homerike; kurse kalimi në stadin e kultit të diturisë - dinakërisë (kulti i Odiseut) nuk është aq i vërtetuar. Eposi shqiptar ka në qendër heroin e luftës, ndërsa heroi i paqes, "heroi i dytë" - Halili - më shumë anon nga kulti i bukurisë. Në eposin helen Odiseu duhej të mposhtte joshjet e aventurës dhe të arratisë, duke qenë larg atdheut, prandaj duhej t'i zgjidhte situatat mençurisht, kurse në eposin shqiptar Halili është në atdheun e tij dhe duhet t'ua fitojë zemrat "devojkave" me hijeshinë burrërore

Autor Dr.Shaban Sinani
 
Kodikët e Shqipërisë
Koleksioni i kodikëve (the codex) përbën një prej pasurive më të rëndësishme kulturore të popullit shqiptar në të gjitha kohërat dhe një pasuri me vlera botërore. Ky koleksion, i cili ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit, përbëhet nga mbi 100 vëllime, që përbëjnë vepra të plota (dorëshkrime) dhe 17 fragmente, të cilët, të gjithë së bashku, njihen si "fondi 888". Jashtë këtij fondi numërohen edhe disa dhjetëra kodikë të tjerë, që i takojnë kishës së shën Gjon Vladimirit (Durrës). Përveçse në AQSH, kodikë ka pasur edhe në muzeun e artit mesjetar në Korçë.
Për herë të parë ekzistenca e kodikëve të Shqipërisë është bërë e ditur botërisht nga një botim në gjuhën greke i peshkopit të Beratit (Aleksudes, A. - 1868). Në vitin 1886 një studiues francez (P. Batiffol) përshkroi shkurtimisht në një katalog 16 kodikë që iu lejuan të shihte në arkivat dhe bibliotekat e kishës ortodokse të Beratit. Batiffol, i cili u ankua në artikullin e tij se murgjit vendës "nuk e lejuan" të njihte shumë dorëshkrime të tjera, pagëzoi tre prej kodikëve më të lashtë të Shqipërisë: "Codex Purpureus Beratinus" - "Kodiku i Purpurt i Beratit" (i mbiquajtur edhe "Beratinus-1"); "Codex Aureus Anthimi" - "Kodi i Artë i Anthimit" (i mbiquajtur "Beratinus-2"); si dhe "Kodi Liturgjik i Gjon Gojartit". Deri atëherë, në listën botërore të letërsisë së krishterë të tipit bizantin, njiheshin jo më shumë se një dyzinë dorëshkrimesh të tipit "kodik". Me kalimin e kohës nga kjo listë janë zhdukur emra veprash të rëndësishme liturgjike, duke përfshirë edhe "Kodikun e Gjon Gojartit", që gjendej në Shqipëri.
Kodikët e Shqipërisë janë një fond me rëndësi botërore për historinë e zhvillimit të letërsisë së vjetër biblike, liturgjike dhe agjiografike (nga gr. "?????" - "i shenjtë"). Këto kodikë kronologjikisht ndjekin njëri-tjetrin gjatë 13 shekujve me radhë (prej shekullit të 6-të - deri në shekullin e 18-të).
I shkruar vetëm një shekull e gjysmë pas "La Vulgata-s", përkthimi latin i Biblës sipas shën Jeronimit të Eusebit, Kodiku i Purpurt i Bertit është një dorëshkrim me rëndësi historike për fillimet e letërsisë biblike. Sipas dijetarëve bibliologë dhe paleografë, duke iu referuar teknikës së shkrimit, është një dorëshkrim jo më i vonshëm se shekulli i 6-të pas Krishtit. Ai është një ndër katër kodikët më të vjetër në gjithë botën. Bashkëkohës me dorëshkrime të tilla të famshme si "Petropolitaus", "Vindeobone-usis" e "Sinopencis", "Kodiku i Purpurt i Beratit" renditet në themelet e letërsisë kishtare të ritit lindor.
"Kodiku i Purpurt i Beratit" ka 190 fletë dhe përmban dy ungjij: sipas Markut dhe sipas Matheut. Eshtë shkruar me germa të derdhura prej argjendi, sipas vlerësimit të ekspertëve, "në fletë të ngjashme me letrën e zakonshme, që ka të ngjarë të jetë prodhuar nga ngjeshja e shumë elementeve petëzorë me natyrë bimore, siç janë fletët e papirusit". Por bizantologët mendojnë se lënda e dorëshkrimit është pergamenë. Sfondi mbi të cilin janë derdhur germat është e kuqe e thellë (e purpurt), prej nga ka marrë edhe emrin. Ngjyra, me kalimin e shekujve, është zbehur. Disa pjesë të rëndësishme të tekstit të kodikut janë të derdhura në ar. Germat e aplikuara janë kapitale të vogla (majuscule). Kapaku i dorëshkrimit është metalik, me zbukurime biblike, por duhet të jetë disa shekuj më i vonshëm se vetë vepra.
Teksti i "Codex Purpureus Beratinus" është shkruar në stilin antik scripta-continuae, domethënë pa ndarje të fjalëve nga njëra-tjetra, pa thekse dhe shenja të tjera të veçimit të fjalëve. Ai është vendosur në një sfond që përmban zemra të stilizuara. Në brendësi të zemrave që zbukurojnë fletën gjenden motive floreale - trandafila tripetalesh (lilan). Dekoracionet gjenden në kufijtë e dy vijave paralele vertikale, që kthehen në kënd të drejtë horizontalisht. Vija vertikale interpretohet si tentim i hyjnores, kurse vija horizontale si shenjëzim i fatit vdekëtar-kalimtar të njeriut. Bibliologët mendojnë se ky motiv, që rimerret edhe në dorëshkrimet e mëvonshme biblike, liturgjike ose agjiografike (nga gr. i shenjtë) që janë ruajtur në Shqipëri, paraqet ekuilibrin shpirtëror të individit.
Për herë të parë për "Codex Purpureus Beratinus" bëhet fjalë në "Diptikun e kishës së Shën Gjergjit", që gjendej në kalanë e Beratit. Në një shënim të cituar nga ky dorëshkrim flitet për rrezikun që i pati ardhur rrotull këtij kodiku në vitin 1356, kur ushtritë serbe rrethuan qytetin e Beratit, tashmë të boshatisur nga popullata, për shkak të pamundësisë për t'u mbrojtur, dhe ia kishin vënë syrin bibliotekës së manastirit të Theollogut dhe të kishës së shën Gjergjit, thesarit më të madh të qytetit. Sipas këtij shënimi, me kujdesin e një murgu, një nga parësia e Beratit, "së bashku me zonjën konteshë", besimtarë të denjë të krishtërimit, morën përsipër të shpëtonin këtë thesar, duke i fshehur në një kullë në kala, pavarësisht prej kërcënimeve të komandantëve të ushtrisë së huaj.
Në shkrimet e botuara për "Codex Purpureus Beratinus" i pari renditet ai i grekut Anthim Aleksudhi, "Syntomos istorike perigraphe tesleras metropoleos Belegradon …", 1868. Disa vite më vonë, më 1886, shkrimtari francez Pierre Batiffol, mysafir i mitropolisë së Beratit, në artikullin "Les manuscrits grecs de Berat d'Albanie et le Codex Purpureus" - Paris - përshkroi me të dhëna të hollësishme informuese dhe shkencore përmbajtjen e këtij dorëshkrimi. Në fakt, Batiffol është transkriptuesi i parë dhe madje pagëzuesi i kodikut më të hershëm të Shqipërisë. Qysh prej botimit të katalogut të tij ai njihet me emrin "Codex Purpureus Beratinus", ose "Codex Purpureus Beratinus ", ose shkurt "Beratinus-1". Bizantologët shqiptarë, në studime të krahasuara, mbështetur në ligjet e ndryshimit të fonetikës historike të greqishtes nga antikiteti në periudhën e paleokrishtërimit e më këndej, i kanë interpretuar në një semantikë tjetër vlerat tingullore të disa prej grafemave të këtij dorëshkrimi, për rrjedhim edhe të përmbajtjes së tij. Nga autorët vendës veçohen për studime të posaçme për kodikët Theofan Popa, Ilo Mitkë Qafëzezi, Aleks Buda, Kosta Naço.
"Kodiku i Purpurt i Beratit" dhe "Kodiku i Artë i Anthimit" ("Beratinus-2", shekulli i 9-të pas Krishtit) ishin dy prej veprave që gjendeshin në listat e objekteve të shpallur "në kërkim" në periudhën e Luftës së Dytë Botërore. Kleri, këshilli kishtar (sinodi), patriarkët dhe populli besimtar i Beratit, të cilëve iu kërkua dorëzimi i menjëhershëm i dy kodikëve, vendosën të bëjnë çdo sakrificë dhe të mos e tregojnë vendndodhjen e tyre, në çfarëdo rrethanë. Ato u fshehën në grykën e një pusi, në një arkë metalike. Për një kohë, në vitet që pasuan, "Beratinus-1" dhe "Beratinus-2" konsideroheshin të zhdukur. U rizbuluan në kishën e kalasë së qytetit në vitin 1968, në një gjendje tejet të dëmtuar.
Në vitin 1971, në bazë të një marrëveshjeje ndërshtetërore, "Codex Purpureus Beratinus" u dërgua për restaurim pranë Institutit Arkeologjik të Kinës, ku u realizua një riprodhim identik, plotësisht i shfrytëzueshëm për studime. Vetë origjinali u restaurua, duke siguruar tejkalimin e gjendjes kritikë dhe duke premtuar jetëgjatësi, përmes teknikës së mbylljes hermetike të fletëve një nga një ndërmjet dy xhameve në boshllëk. Mbas restaurimit, "Beratinus-1" u nda në nëntë vëllime, të cilat ruhen pranë Arkivit Qendror të Shtetit në Tiranë.
Nga ekspertimi prej specialistëve të Universitetit të Tiranës rezultoi se "Beratinus-2" ishte shkruar në "lëndë me natyrë shtazore", albuminoide, domethënë në pergamenë; kurse "Beratinus-1" në "lëndë celuloidike me natyrë bimore", homogjenizuar përmes ngjeshjes së fletëve të papirusit një mbi një deri në formimin e letrës së shkrimit. Në vitin 1971, në bazë të një marrëveshjeje ndërshtetërore, dy kodikët e Beratit u dërguan pranë Institutit Arkeologjik të Kinës, ku u realizua restaurimi i tyre, përmes teknikës së mbylljes hermetike të fletëve një nga një ndërmjet dy xhameve në boshllëk. Mbas restaurimit "Beratinus-1" u nda në nëntë vëllime, kurse "Beratinus-2" në 21 vëllime. Nga studimet e mëvonshme është konstatuar se të dy kodikët janë shkruar në pergamenë (lëkurë keci e regjur dhe e ngjyrosur).
"Codex Purpureus Beratinus" u ftua të paraqitet jashtë vendit në ekspozitën "I Vangeli dei Popoli", organizuar nga Biblioteca Apostolica e Vatikanit, në jubileun e madh të 2000-vjetorit të krishtërimit. Brenda vendit është ekspozuar vetëm dy herë, me lejen e autoriteve më të larta zyrtare.
"Kodiku i Purpurt i Beratit" vlerësohet ndër veprat themeltare të letërsisë ungjillore, si dorëshkrim me rëndësi të posaçme për kulturën e krishtërimit. Ai çmohet gjithashtu për historinë e shkrimit, për vlerat evidente kaligrafike, si përmendore e trashëgimisë së përbotshme të dijës, si objekt shkencor i paleografisë, bibliologjisë, gjuhësisë, historisë së besimeve.
 
"Kodiku i Purpurt i Beratit", sipas Aleksudhes, duhej të ishte shkruar "me dorën e shën Gjon Gojartit". Mirëpo Batiffol mendon se "nuk është tamam dora e shën Gjon Gojartit.

Kodiku i Purpurt i Beratit merr një vlerë më të rëndësishme prej faktit se është shkruar në një periudhë kur lënda biblike ende nuk ishte kanonizuar. Dy ungjijtë që përmban kanë shmangie prej teksteve standarte. Kjo është arsyeja që vetëm një herë në vit, një pjesë e tij, mund të lexohej në meshë publike.
Duke u nisur prej faktit se në arkivat shqiptare ruhen mbi 100 dorëshkrime të tipit "kodik", në të cilët janë kopjuar gjatë 12 shekujve me radhë shkrimet e shenjta, "Testamenti i Vjetër", ungjijtë dhe tekste të tjera të shërbesës ekleziastike, mendohet se ato mund të jenë shkruar nga murgj vendës. Veç faktit se këto dorëshkrime krijojnë një traditë të letërsisë kishtare, vijnë në ndihmë të këtij përfundimi edhe të dhëna të tjera. Hapësira iliro-biblike gjendet brenda asaj që zakonisht quhet "hapësirë biblike". Në librat e shenjtë shën Pali citohet të pohojë: "Predikova Jesuin prej Jerusalemit në Illyricum". Faltoret e para të krishtërimit në këtë hapësirë u ngritën qysh në mesin e shekullit të parë pas Krishtit (kisha e Linit dhe ajo e Tushemishtit).
Në hapësirën e iliro-shqiptarëve u formuan edhe disa personalitete që themeluan letërsinë e krishterë të ritualit roman. Kryelutja mijëvjeçare e krishtërimit përëndimor "Ty zot të lavdërojmë" - "Të Deum Laudamus", e cila u kompozua nga shën Niketa i Dardanisë (ose shën Niketa i Remesianës), u përhap në disa variante në Europën Përëndimore pas vitit 525 dhe është edhe sot një prej vlerave kryesore të krishtërimit. Sipas burimeve serioze të arkeomuzikologjisë, duke përfshirë ato britanike, franceze dhe italiane, Niketa ka shkruar se "ishte dardan" ("dardanus sum"). Ndërsa përkthimi i parë i Biblës prej hebraishtes në latinishte, i njohur me emrin "La Vulgata", u arrit në vitin 405, nga një ilir tjetër i shenjtëruar, Jeronimi i Eusebit (Hieronymus, i mbiquajtur edhe "shën Gjeri"). Shën Niketa dhe shën Jeronimi, që pasuruan kulturën e krishtërimit të Përëndimit, patën bashkëkohës e pasues që dhanë të njëjtën ndihmesë historike për pasurimin e letërsisë së krishtërimit lindor, përmes përkthimeve në greqishte të vjetër të ungjijve në dorëshkrimet e tipit "kodik".
"Kodiku i Purpurt i Beratit" është i regjistruar në listën e veprave më të rëndësishme të njerëzimit, të njohur me emrin "Memoire du Monde" ("Kujtesa e Botës") dhe prej disa vitesh gëzon kujdesin e drejtpërdrejtë të Unesco-s.
"Kodiku i Purpurt i Beratit" ka 190 fletë, kurse "Beratinus-2" përmban 420 fletë.
Kodiku i dytë (sipas kronologjisë), i quajtur "Beratinus-2" ose "Kodiku i Anthimit", po edhe "Codex Aureus Anthimi" - për shkak të germës prej ari që është përdorur, i takon shekullit të 9-të. Ai përmban katër ungjijtë (sipas Gjonit, Lukës, Markut dhe Matheut). Ka pasur gjithashtu katër shembëllime të ungjillorëve, nga të cilat kanë mbetur vetëm tri (e Markut, Gjonit dhe Lukës), kurse figura e Matheut është zhdukur. Figurat e ungjillorëve kanë korniza dekorative, që janë ndërtuar me motive floreale dhe gjeometrike (rrathë dhe lule). Stilistikisht krahasohet me një kodik që ruhet në Bibliotekën e Petersburgut dhe që u identifikua si dorëshkrim i shekullit të nëntë nga studiuesi gjerman Kurt Witzman. Kodiku i Petersburgut njihet me emrin e "Kodiku grek 53".
"Beratinus-1" dhe kodikët e tjerë të Shqipërisë janë vepra me rëndësi edhe për historinë e kulturës e të shkrimit të shenjtë, por dhe të letrarësisë në përgjithësi.
Në fondin e pasur të kodikëve të Shqipërisë, përveç "Beratinus-1" e "Beratinus-2", bëjnë pjesë edhe dhjetëra dorëshkrime të tjera, që kanë marrë emrat e qyteteve ku janë zbuluar ("Kodiku i Vlorës", afërsisht shekulli i 10-të; "Kodiku i Përmetit", i shekullit të 14-të; "Kodiku i Shkodrës", i të njëjtit shekull; "Kodiku i Gjirokastrës", i shek. të 16-të; "Kodiku i Fierit" - ose i shën Kozmait, i fillimit të shek. të 19-të). Në kodikët që i takojnë periudhës prej shekullit të 12-të e këndej ka dhe të dhëna etnografike, rregulla të ndërtimit të jetës së përbashkët, të dhënies të së drejtës, të trashëgimit të pasurisë nëpërmjet fejesës ose prej ndarjes, të ndryshimit të së drejtës në rastin e konvertimit të fesë. Në dorëshkrimet e dy shekujve të fundit marrin më shumë rëndësi çështjet laike. Në njërin prej kodikëve të vonët të Korçës (shek. i 18-të) disa prej problemeve themelorë që zënë vendin qendror janë: dallimi i të urtit prej të diturit; ç'mendojnë i urti dhe i dituri për Përëndinë; mendimi i të diturit për fenë, amshimin dhe lirinë; mendimi i të diturit për njeriun e mirë dhe virtytin.
Kodikët e Shqipërisë janë përmendore të kulturës dhe qytetërimit të krishterë dhe mbajnë vulën e hapësirës biblike-ekumenike ku kanë jetuar shqiptarët dhe të parët e tyre. Ato janë burim krenarie për bibliologët, për njohësit e shkrimeve të shenjta e për kishën, por edhe objekt studimi për etno-psikologjinë, për gjuhën dhe teknikën e shkrimit, për kaligrafinë, për artet e zbatuara figurative dhe për ikonografinë. Kodikët janë enciklopedi të vërteta të mendimit të krishterë.


Dr. Shaban Sinani
 
Artet e Bukura të Shqipërisë
Gjurmët më të hershme
Fillimet e artit figurativ në truallin e Shqipërisë janë të herëshme. Gjurmët e para i përkasin periudhes se neolitit. Nëpërmjet zbulimeve të shumta arkeologjike, në zona të ndryshme të vendit, janë gjetur qindra e mijëra qeramika, terrakota, zbukurime ne metal etj., që u përkisnin fiseve ilire, paraardhësve të drejtpërdrejt të shqiptarëve të sotëm.
Prodhimet më të herëshme janë të thjeshta, për përdorim praktik, por në to shfaqen edhe vlera artistike si në format zoomorfe të enëve ashtu edhe në dekoracionin, gdhendjet dhe elemente të tjerë. Nga shekulli i gjashtë deri në shekullin e tretë p.e.re në qeramika vizatohen linja dhe figura gjeometrike; forma ndërtohet me siluet më elegant dhe pasurohet me elementë plastikë. Shumë enë të kësaj periudhe, që ruhen sot në muzetë e Shqipërisë, kanë vlera të mirëfillta artistike dalluese vendase, që nuk i ndeshim në artin e fqinjëve të tjerë po aq të lashtë si helenët, maqedonët apo romakët.
Nga ato enë të lashta, të zbukuruara me dekoracione e fraktura plastike, nis rruga e skulpturës në truallin e Shqipërisë duke u bërë kështu bashkëudhëtare me artin e popujve më të hershëm të Europes. Tipare më të qarta u dukën sidomos me formimin e qyteteve ilire Bylis, Amantia, Foinikue, Butrot si dhe me ngulmimet helene: Durahu, Apolonia, Oriku.

Arti Ilir
Në qytetet ilire mori zhvillim më të madh skulptura e rrumbullakët si dhe relievi që lidhej me ndërtimin e monumenteve. Në fillim skulptura u zhvillua duke përvetësuar elementë të artit helen, sidomos nga tradita korintike dhe korkyrase.
Më vonë, nga shekulli VI p.e.r., krahas lidhjes me traditen helene, arti ilir fiton vecori të reja, të dallueshme, brenda kuadrit helenistik. Apolonia dhe Durrahu që u bënë qendrat më të rëndësishme të artit në ato vite, kishin mjeshtrit e shquar vendas që gdhendnin dhe skalisnin në një stil me tipare të veçanta kundrejt krijimeve të importuara prej qytetërimit helen. Në muzeun e sotëm te Durresit janë ekspozuar disa skulptura të papërfunduara, të gjetura në atë trevë. Ato dëshmojnë për gdhendjet që janë bërë në truallin shqiptar. Janë zbuluar gjithashtu edhe gjurmë të punishteve të herëshme të qeramikës në Apolloni dhe Durrah. Aty u prodhuan shumë nga enët dhe vazot e bukura të stilit antik që ruhen në muzetë tona. Figurat e pikturuara paraqesin skena të ndryshme mitologjike, pamje nga garat atletike, skena luftimesh etj. Përgjithësisht janë me figura të zeza mbi sfond të kuq (shek. VI-V p.e.r.) dhe me figura të kuqe mbi sfond të zi (shek. IV deri në periudhën helenistike). Pikturimi i figurave është në lëvizje, plot harmoni dhe plasticitet. Në këtë periudhë krijohen edhe shumë statuja të vogla prej bronzi si dhe terrakota, ku paraqiten edhe motive laike si dhe figura fëmijësh, barinjsh etj.
Figura me vlerë artistike ndeshim edhe në monedhat e shumta të kësaj periudhe që u realizuan në Apolloni, Durrah dhe Orik. Lulëzimi i disa qyteteve ilire dhe i kolonive helene solli një zhvillim të madh të artit që u pasua edhe me shumëllojshmëri formash e teknikash; që nga afresket e deri te mozaikët e bukur monokrom dhe polikrom. Por në shekullin e I rë u ngadalësua gjithë ai hov zhvillimi. Pushtimi romak që shkaktoi rënien ekonomike të qyteteve ilire, la gjurmë të dukshme edhe në art. Ndonëse Roma pushtuese u pushtua vetë prej artit helen, përsëri ndikoi në qytetet ilire me tipare të kulturës së saj provinciale romake. U duk më qartë ndikimi në skulpturë, ku përgjithësisht u ndoq realizmi tipik i kohës, por ndjehet gjithashtu fryma klasike që mbështetet në traditën qindravjecare. Qendrat kryesore të krijimtarisë artistike mbeten përsëri Apollonia, Durrahu, Botroti etj.
Në vitet e pushtimit romak prej artit zyrtar shkëputet arti i trevave fshatare, ku pasqyrohen motive nga jeta e përditshme. Me praninë e elementëve të thjeshtë artistikë, që dallojnë nga krijimet e mëparshme, si dhe me skalitjen e veshjeve dhe emrave ilire, krijimtaria e këtyre viteve mund të vlerësohet edhe si një qëndresë ndaj asimilimit prej pushtuesve më të fuqishëm të kohës.
 
Zhvillimi i Mozaikut
Në të njëjtën periudhë me artin e trevave fshatare, në truallin e Shqipërisë arriti zhvillimin më të madh edhe arti i mozaikut. Më i herëshmi është gjetur në Durrës. I përket shekullit IV p.e.r. dhe është i punuar me gurë zalli shumëngjyrësh. Ka vlera të rralla artistike që shquhen në gjithë krijimtarinë e kësaj gjinie. Quhet "Bukuroshja e Durrësit" dhe mund të cilësohet si bukuroshja e gjithë mozaikëve që janë zbuluar deri tani në truallin shqiptar, për hijeshinë e figurës dhe mjeshtërinë e realizimit artistik. Në shekullin e I rë, siç përmendëm, u arrit lulëzimi i këtij arti dhe nga gurët e zallit u kalua në kubikë të prerë prej guri, qelqi, mermeri apo balte të pjekur. Mozaikë të tillë janë zbuluar në Apolloni, Durrah dhe Butrint.
Zhvillimi i mëvonshëm i mozaikëve lidhet kryesisht me monumentet paleokristiane. Pas shekullit te V-të motivet e mozaikut ndryshojnë nga modelet e pikturave të herëshme, siç është amazonamania në Apolloni, duke u zëvëndësuar me figura simetrike që qëndrojnë të shkëputura në sipërfaqe dhe që paraqesin figura kafshësh, shpendësh, pemë frutore, lule e të tjerë simbole të artit paleobizantin. Ruhen edhe sot në gjendje të mirë disa krijime të tilla, siç janë Pagëzimorja në Butrint, mozaikët e Linit dhe të Antigonës. Nga gërmimet e deritanishme, është gjetur vetëm një mozaik paretial në Durrës, brenda Amfiteatrit të qytetit, që i përket shekullit VI-VII-të.

Piktura Murore (Afresket)
Në periudhën e kalimit nga antikiteti i vonë në mesjetën e herëshme, skulptura vjen duke u zbehur deri në mohim të plotë nga estetika bizantine, ndërsa arti i pikturës gjeti shprehjen më të lartë artistike. Zhvillim më të madh mori sidomos piktura murore brenda tempujve kristiane. Kishat u mbushën me afreske dhe ikona që u nënshtroheshin plotësisht kanoneve të rrepta të metropolit. Autorët nuk i firmosnin veprat në atë periudhë, prandaj gjithë ajo krijimtari mbetet ende anonime. Tani në Shqipëri ruhen pak gjurmë nga krijimtaria më e herëshme, vetëm disa fragmente. Fatkeqësisht një pjesë e tyre u dëmtua gjatë luftës kundër fesë që u bë në regjimin komunist (1967), duke zhdukur kështu vepra me vlera të rralla për kulturën dhe historinë kombtare. Në ato pak fragmente që ruhen ndihen ndikime të stileve përëndimore (Kisha e Rubikut أ¢â‚¬“ 1272), si dhe lindore (Vau i Dejës أ¢â‚¬“ shek. XIV-të) të artit bizantin. Ikonat e shumta si dhe minaturat në kodikë të Beratit dhe të Vlorës (shek. XI-XIV-te) janë me vlera artistike dhe i përkasin periudhës së zhvillimit të artit bizantin në Shqipëri.


Piktura Pasbizantine
Gjatë shekullit XVI-të,ndonëse ende nën pushtimin osman, u krijuan vepra të reja artistike në pikturë, në stilin pasbizantin. Personaliteti më i shquar i kësaj periudhe është Onufri (shekulli XVI).

Pikturat e tij dallohen për ngjyra të pasura dhe nuanca dekorative, për realizimin e tipave interesantë me gjendje tragjike, si dhe për futjen e disa elementëve etnografikë kombtarë që do t'i shohim më qartë edhe te pasardhësit e tij; i biri Nikolla (shek. XVI-të) si dhe te piktorët e shquar David Selanicasi (shek XVIII-të), Kostantin Shpataraku (shek. XVIII-të), dhe te të më vonëshmit vëllezërit Kostandin dhe Athanas Zografi (shek.XVIII-të), familja Katro (shek. XVIII-të) etj., që zbukuruan mjaft kisha në Shqipëri dhe në vendet fqinj.Në Shqipëri është bërë edhe vazhdon të bëhet një punë e kujdesshme për veprat e artit pasbizantin pasi ato cmohen si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë më të pasur kombtare. Vazhdojnë ende hulumtimet për zbulimin e autorëve të tjerë si dhe restaurimi i veprave të dëmtuara gjatë shekujve. Deri tani janë hapur disa ekspozita me vepra të këtij arti si në Paris (1975), Romë (1985), Nice (1993) etj të cilat kanë ngjallur intresa të shumta te specialistët e artit. Ekspozitat janë shoqëruar me botime të ilustruara dhe me komente të shumta nga shtypi i huaj. Krijimet më të cmuara të këtij arti ruhen në Muzeun e Artit Mesjetar ne Korcë, Muzeun Onufri Berat, Muzeun Hustorik Kombtar, Galerine Kombtare te Arteve si dhe në muze të tjerë në Tiranë dhe qytete të tjerë të vendit. Në Korcë është ngritur edhe një muze privat, i vetmi deri tani nw Shqipëri, që ruan një koleksion të pasur me vepra të artit pasbizantin.
 
Rilindja dhe Pavarësia
Në gjysmën e dytë të shekullit XIX-të fillon një etapë e re, e rëndësishme për artin shqiptar. Lëvizjet e mëdha clirimtare që sollën pavarësinë e vendit (më 1912), krijuan atmosferën për një drejtim të ri artistik, që do të pasqyronte më me realizëm jetën. Lindi piktura laike me motive patriotike dhe etnografike. Në historinë e artit shqiptar viti 1883 është i shënuar për krijimin e dy pikturave më me vlerë: "Porteti i Skëndebeut" nga Jorgji Panariti dhe "Motra Tone" nga Kolë Idromeno. Me këto tablo nis rrugën piktura e Rilindjes Shqiptare. Duket si rastësi por pikërisht motivet e këtyre dy veprave të para, janë motivet kryesore që mbizotërojnë në tematikën e artit shqiptar të Rilindjes dhe të periudhës së Pavarësisë; pra tema patriotike që evokohej me trajtimin e figurës së Heroit Kombëtar, Skënderbeut, si dhe skenat nga jeta e përditshme ku fiksoheshin edhe vlera të kulturës të kulturës kombtare.
Të piktorët e Rilindjes përgjithësisht ndihet fryma romantike. Në shumë tablo vihen re edhe tipare të realizmit klasik si dhe të një realizmi më bashkëkohor, duke fiksuar kështu në art, gjendjen reale të vendit, ndonjëherë edhe me qëndrim kritik. Piktori më i shquar i kësaj periudhe është Kolë Idromeno (1860-1939) autor i shumë tablove, portreteve dhe peisazheve. Krijimtaria e tij u bë si shkollë për artistët e ardhshëm. Idromeno ka qenë gjithashtu edhe arkitekt dhe fotograf i njohur.

Fotografia artistike dhe dokumentare pati një përfaqësues tjetër të shquar, të njohur brenda dhe jashtë Shqipërisë; familjen Marubi, drejtuar kryesisht nga Keli, me një veprimtari të pasur artistike.
Po në në Shkodër, ku jetuan dhe krijuan mjeshtrit Idromeno dhe Marubi, dolën edhe piktorë të tjerë të shquar si Ndoc Martini (1880-1916), Simon Rrota (1887-1961), Andrea Kushi (1884-1959). Zef Kolombi (1907-1949) etj. Pas Shkodrës, Korça u bë vatra dytë ku mori zhvillim arti i pikturës në Shqipëri.
Andrea Kushi
Mugon!

Në Korcë u krijuan tablotë e bukura të piktorit autodidakt Spiro Xega (1876-1953) si dhe veprat e "poetit të peizazhit shqiptar" mjeshtrit Vangjush Mio (1861-1957). Të dy këta artistë janë në krye të përfaqësuesve më të shuar të Rilindjes dhe Pavarësisë shqiptare në pikturë.


Edhe skulptura e rrumbullakët, pas një ndërprerje të gjatë prej disa shekujsh, filloi të lëvrohet sërisht në periudhën e Rilindjes. Si autor i parë njihet Murad Toptani (1866-1917). Ka realizuar disa vepra me temë patriotike, ku shquhen dy bustet e Skënderbeut (më 1899 dhe më 1917). Por nivelin e këtij arti e ngriti lart skulptori Odhise Paskali (1903-1989). Me statujat e tij monumentale, që janë të parat vepra të këtij lloji në Shqipëri ("Luftëtari kombtar" - Korcë 1932, "Flamurtari" - Vlorë 1932, "Skënderbeu" أ¢â‚¬“ Kukës 1939), nis rruga e artit monumental në Shqipëri. Krijimtaria e Paskalit vazhdon edhe në periudhën e pasclirimit me vepra të shumta. Ai mbetet edhe sot si personaliteti më i shquar i skulpturës shqiptare.
 
Në vitet e pavarësisë artet në Shqipëri zhvillohen në mënyrë më të organizuar. U bënë përpjekjet e para për përgatitjen e artistëve të rinj, për krijimin e shoqatave artistike dhe për organizimin e ekspozitave. Në vitin 1920, në Korcë u hap ekspozita e parë personale nga piktori Vangjush Mio. Me kontributin e poetit të njohur kombtar, Gjergj Fishta (1871-1940), i cili mori pjesë edhe vetë me disa punime në akuarel, më 1923, në Shkodër u hap ekspozita e parë lokale, me pjesëmarrjen e mbi 15 artistëvë shkodranë. Ekspozita më e rëndësishme e gjithë kësaj periudhe është "E para ekspozitë arti" që u organizua Tiranë në maj të vitit 1931. Kjo është e para ekspozitë kombtare në historinë shqiptare. Ekspozita e mësipërme u përgatit nga Shoqata "Miqtë e Artit" që është gjithashtu e para shoqatë artistike e krijuar po atë vit në Tiranë. Më 1931 u bënë edhe dy përpjekje të rëndësishme: për krijimin e një Pinakoteke dhe për ngritjen e Shkollës së Artit. E para nuk u realizua, ndërsa shkolla u hap. Me nisiativën e piktorit A.Kushi, më 1931 u cel kursi i vizatimit dhe, pas një viti, më 1932 u themelua Shkolla e Vizatimit, e para shkollë arti në Shqipëri. Shkolla e Tiranës mori nxënës nga e gjithë Shqipëria. Aty jepnin mësim artistët O. Paskali, A. Kushi, A. Buza, italiani M. Ridola dhe L. Poradeci (1896-1989), poet i njohur i Rilindjes, i specializuar në Bukuresht për arte të bukura.
Nga Shkolla e Vizatimit morën mësimet e para për pikturë brezi më i njohur i artistëve shqiptarë midis viteve '40-'70 si B. Sejdini, K. Kodheli, N. Zajmi, F. Stamo, I. Kodra, Q. Grezda, Ll. Nikolla, F. Makoci, H. Reci, Z. Bumci, etj.

Gjatë viteve 1932-1935 në shkollën e Vizatimit u organizuan disa ekspozita arti. Në krijimet më të bukura ndihej vazhdimësia nga tradita e pikturës së Rilindjes si dhe tipare të reja realiste, me qëndrim kritik ndaj vështirësive të jetës dhe padrejtësive shoqërore të kohës. Po në këtë periudhë, në artin shqiptar u zhvillua edhe karikatura me temë shoqërore e përfaqësuar nga A. Dino, M. Frashëri si dhe Q. Mesarea, që ishte njëkohësisht akuarelisti më i njohur shqiptar në vitet e Pavarësisë.
Pas njohurive të para që morën në Shkollën e Vizatimit, nxënësit e saj, vazhduan studimet në akademitë e arteve të Europës si në Romë, Paris, Athinë, Milano, Bukuresht, Firence etj, dhe, kur u kthyen në atdhe u bënë mësuesit e brezit më të ri të piktorëve shqiptarë.
Veprimtari tjetër e rëndësishme gjatë periudhës së pavarësisë ka qenë konkursi ndërkombtar për ngritjen e monumentit të Heroit Kombtar, Skënderbeut, që u organizua në Tiranë më 1937. Veç skulptorëve shqiptarë morën pjesë mjaft autorë të njohur europianë. Cmimin e parë e fitoi skulptori i njohur kroat A. Agustincic (1900-1979), ndërsa e drejta e ekzekutimit i u dha skulptorit italian R. Romaneli. Monumenti i Skënderbeut, realizuar nga Romaneli, u vendos në sheshin "Albania" në Romë, dy vjet pas kunkursit, më 1939.
Në artin e periudhës së Rilindjes dhe të Pavarësisë përfshihet edhe krijimtaria e artistëve që jetonin në kolonitë jashtë atdheut si dhe veprimtaria e arbëreshëve të Italisë. Ashtu si letërsia e kësaj periudhe, edhe krijimtaria figuratuve te arbëreshët dhe diaspora kishte të njëjtat motive e të njëjtin stil me artin që zhvillohej në Shqipëri. Nga kolonitë shqiptare veçohet piktori Theohar Gjini që krijoi në Paris dhe Bukuresht, ndërsa në fshatrat arbëreshe (Itali) u shqua skulptori Mikel Trota, që kritikët e kohës e quanin "Canova i ri" (A. Canova 1757-1822)
Gjatë luftës së dytë botërore (1939-1944), kushtet për krijimtari në fushën e artit u kufizuan. Megjithatë u organizuan disa ekspozita. Më e rëndësishmja ishte ajo e vitit 1943, me pjesmarrjen e artistëve më të mirë të vendit. Veprimtaritë e tjera kanë qënë kryesisht ekspozita personale.
 
Arti pas vitit 1945
Veprimtaria e parë në fushën e arteve figurative, pas çlirimit të vendit, është Ekspozita Kombtare, e hapur në prill të vitit 1945, në Tiranë. Në shtypin e kohës ajo u quajt "ekspozita e parë kombtare", duke mohuar kështu atë të vitit 1931 dhe të tjerat më pas. Pra u duk qartë tendenca për të filluar "gjithëçka nga e para" edhe në art!? Në atë ekspozitë nuk u ftua personaliteti më i shquar i artit shqiptar Odhise Paskali, pasi ende nuk dihej qëndrimi që do të mbante ai ndaj regjimit të ri.
Ekspozita e vitit 1945 dhe sidomos të tjerat që u hapën më pas, përcaktuan dhe drejtimin e ri në artin shqiptar, rrugën e vetme të lejueshme për shtetet komuniste; metodën e realizmit socialist.

Ngritja e instuticioneve artistike
Pas 1945-sës edhe në fushën e artit u bë një punë më e organizuar për ngritjen e instuticioneve. Më 1946 u hap shkolla e mesme artistike që përgatiste piktorë skulptorë dhe grafistë. Në vitin 1954 u ngrit për herë të parë Galeria Kombtare e Arteve, ëndërr disa vjeçare e artistëve dhe amatorëve të artit. Aty u grumbulluan veprat më të mira të traditës si dhe të autorëve bashkëkohës. 20 vjet më pas u ndërtua godina e re e Galerisë, ku ndodhet dhe sot dhe u pasurua me një numër më të madh veprash. Në godinën e re është hapur një sallë për vepra të autorëve të huaj ku bëjnë pjesë edhe tablo nga Rembrandt, Ticiani etj.
Piktorët, skulptorët bashkë me artistët e tjerë të skenës dhe ekranit krijuan organizatën e tyre të quajtur Lidhja e Artistëve me qëllim "që të bashkonin përpjekjet për krijimin e artit të ri të realizmit socialist".
Nxënësit që mbaronin shkollën e mesme artistike në Tiranë vazhdonin studimet në akademitë e arteve në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet e tjera të Lindjes. Në vitin 1960, kur Shqipëria u nda nga kampi socialist, studentët u kthyen në atdhe dhe, po atë vit, në Tiranë u ngrit Instituti i Lartë i Arteve (sot Akademia e Arteve). Disa vite më vonë u hapën edhe shkolla të tjera artistike. Në qytetet kryesore u ngritën Galeri Arti. U krijuan disa muze kombtarë si Muzeu i Artit Mesjetar në Korcë, Muzeu Arkeologjik në Tiranë etj si dhe disa muze historikë si Muzeu Skënderbeu në Krujë, Muzeu Histrik Kombtar ku veç afreskeve që janë pikturuar aty, ruhen edhe shumë vepra arti origjinale me shumë vlerë. Për studimin e krijimtarisë së arteve figurative, si dhe arteve të tjerë, që nga viti 1986 funksionon Qendra e Studimit të Arteve pranë Akademisë së Shkencave.

Ekspozita, konkurse kombtare dhe monumente
Që nga viti 1945, thuajse çdo vit janë organizuar ekspozita të arteve figurative. Më të rëndësishme quheshin ato me rastin e përvjetorëve të Clirimit dhe të ngjarjeve te tjera kombtare. Janë organizuar gjithashtu edhe shumë konkurse kombtare. Konkursi i parë u shpall më 1948 për krijimin e monumentit të Skënderbeut. Nga ky konkurs fitoi skulptori Janaq Paco (1914-1989) me bocetin e tij që u realizua në bronz pas 10 vjetëve dhe u vendos në qytetin e Krujës (28 nëntor 1959).
Mbas çlirimit mori zhvillim të madh skulptura monumentale. Brenda pak viteve u ngritën disa vepra. Nga krijimet më të rëndësishme vlerësohen monumenti ekuestër i Skënderbeut në Tiranë (1968) me autorë O. Paskali, A. Mano, J. Paco; "Monumenti i Pvarësisë" në Vlorë (1972) më autorë K. Rama, M. Dhrami, Sh. Hadëri si dhe disa statuja shtatore dhe monumente të tjera nga Th. Thomai, P. Culi, H. Dule, F. Dushku, A. Mano etj.
Në pikturë u krijuan një numër më i madh veprash. Për herë të parë morën zhvillim thuajse të gjitha zhanret e arteve vizive që nga piktura e skulptura e kavaletit te grafika, skenografia, tekstili, qeramika, qelqi, e deri te mozaiket dhe afresket që u aplikuan në disa godina social kulturore. Në gjithë këtë mori veprash, ndonëse të krijuara nën një censurë të rrepte, u krijuan edhe vepra me vlera të veçanta artistike. Në artet figurative mungon një figurë aq e shquar sa I. Kadare në letërsi, por gjithësesi ashtu si dhe Kadare krijoi kryevepra gjatë periudhës së realizmit socialist, po ashtu edhe mjaft piktorë të talentuar, kanë realizuar tablo të bukura, që s'kanë asgjë të përbashkët me të ashtuquajturën metodë të realizmit socialist.
 
Skematizimi i krijimtarisë
Pas viteve '60 në Shqipëri artet zhvilloheshin të shkëputura jo vetëm nga vendet e zhvilluara përëndimore, por edhe nga shtetet e bllokut të Lindjes. Për artistët figurativë ishte i pamundur kontakti me veprat origjinale të autorëve të huaj, qoftë edhe në mënyrë klandestine siç mund të bëhej me tingujt e muzikës apo me letërsinë. Pra ishte mbyllur çdo shteg për të mësuar nga përvoja e artit bashkëkohorë botërorë. Kështu, nga viti në vit, krijimtaria në këtë fushë skematizohej gjithnjë e më shumë dhe artistët e ndjenin veten gjithnjë e më ngushtë. Atëherë filuan disa reagime në forma të ndryshme. Artistë të veçantëë preferuan të trajtonin më shumë temën historike, një pjesë e madhe i u përkushtua kryesisht peizazhit; pra u futën ne ato tema dhe gjini ku bëheshin mw lehtë përpjekje për t'iu shmangur kanoneve të metodës së realizmit socialist që ngurtëzonte fantazinë krijuese. Nga "devijime'të tilla qëndroi më pak e prekur krijimtaria e piktorit A. Buza (1905-1987) si dhe një pjesë e madhe e tablove të piktorëve K. Kodheli, (l. 1920), S. Kaceli (l. !913) etj.
Pas viteve '70 në Shqipëri u krijuan tre breza pedagogësh që përgatisnin artistë të rinj. Grupi i parë vinte nga akademitë e përëndimit, i dyti nga shkollat e vendeve të Lindjes, dhe të tretët ishin përgatitur në Akademinë e Tiranës. Kontradiktat që filluan të shfaqeshin midis tyre vitet e fundit, rikrijonin grupe të tjera që nuk përcaktoheshin nga vendet ku kishin studiuar apo nga mosha, por nga aftësit, talenti dhe kultura e tyre. Përfaqësuesit që luftonin për tu shkëputur nga skematizmi gjendeshin në çdo brez. Por ndaj tyre qëndronte gjithnjë e fortë goditja nga ithtarët e realizmit socialist. Atëherë artistët novatorë mbijetonin duke krijuar dy lloj veprash; tablo për ekspozita, që plotësonin kërkesat e zyrtarëve të artit dhe vepra arti vetëm për në studio, tek të cilat bënin eksperimente artistike për një ditë që do të vinte. Herë pas here, krijime të tilla dorëzoheshin edhe në ekspozita. Ndonëse sillnin vlera të reja artistike ato jo vetëm nuk ekspozoheshin por bëheshin objekt kritikash. Një nga ato tablo ka qenë edhe "Betimi i Vrana Kontit" të S. Kamberit që sot cilësohet midis tablove më të mira. Ndër artistët më të shquar, të asaj periudhe, që mundi të rezistonte duke iu përgjigjur kërkesave të kohës, por të jepte edhe vepra me vlera artistike ka qenë piktori S. Shijaku (l. 1933). Krijimtaria e tij shtrihet në disa gjini si tablo, peizazhe, portrete, afreske dhe së fundi në qeramikë të pikturuar dhe skulpturë.
 
Përpjekje për liri krijuese
Fantazia krijuese e artistëve më të talentuar gjithënjë ka qenë në luftë me skematizmin e imponuar edhe në artin shqiptar. Ndonëse të izoluar nga krijimtaria bashkëkohore botërore, artistët shqiptarë herë pas here kanë bërë përpjekje për më shumë liri krijuese. Shembulli më i dukshëm i viteve të realizmit socialist, ka qenë ekspozita me titullin sinjifikativ: "Pranvera"-1972 që u hap në Tiranë. Pas disa përpjekjeve latente që u dukën në ekspozitën e një viti më parë (1971), në këtë të dytën u ndje një frymëmarrje më e gjërë. Por goditja kundër saj u bë e menjëherëshme dhe e fortë duke e ndrydhur më shumë artin shqiptar në vitet e mëpasëm. Në ato vite u shfaqën edhe desidentët e parë në pikturën shqiptare si E. Gjergo, E. Hila, A. Oseku, M. Velo etj. Përpjekjet për më shumë liri krijuese shfaqeshin herë pas here edhe në mbrojtjet e diplomave të artistëve të rinj, por ato ndrydheshin më lehtë. Megjithatë ato vazhdonin gjithnjë me guxim deri nga fundi i viteve '80-të kur studenti E. Rama (l. 1966) me diplomën e tij paralajmëronte për një pikturë që nuk do të ndrydhej më në të ardhmen.

Krijimtaria në ditët tona
Ishte pikërisht viti 1991 kur piktura shqiptare nisi rrugën ku nuk do të ndjehej më tutela e një drejtimi të vetëm artistik, siç provoi gjatë 50 vjetëve. Më shumë se në artet e tjera tani në pikturë vihet re një krijimtari më e larmishme dhe më e madhe. Janë hapur më shumë ekspozita personale ku paraqiten krijime që u përkasin rrymave bashkëkohore të artit botëror. Në këtë fazë, në Shqipëri gjen edhe autorë që ende pikturojnë si në vitet e realizmit, por tonin e pikturës së sotme e japin krijuesit që përpiqen për një gjuhë të veçantëë artistike si dhe autorët e rinj me "kapriçot" artistike që tentojnë drejt një stili sa më bashkëkohor. Artistët shqiptarë, deri dje të izoluar brenda vendit të tyre, tani po ballafaqohen me botën për të marrëë vlerësimin më të saktë të krijimeve. Deri tani janë arritur suksese në shtete të ndryshëm nga disa autorë shqiptarë ku më i shënuari është ai i piktorit A. Shima në një nga galeritë më të njohura të Londrës dhe që vazhdon edhe sot në disa galeri të Amerikës.
Tani artistët shqiptarë janë të grupuar në shoqata të ndryshme, sipas prirjeve të tyre, ndonëse edhe Lidhja e Artistëve (e themeluar më 1952) ekziston akoma, kuptohet tani me një platformë tjetër, që i përshtatet krijimtarisë së sotme. Në vitin 1993 në Tiranë u ngrit Galeria Të & Gi, e para galeri private ku u grumbulluan një grup artistësh me prirje progesive. Janë hapur edhe galeri të tjera private. Galeria Kombtare është përshtatur krijimtarisë bashkëkohore dhe ka arritur të organizojë ekspozita me pjesmarrjen e artistëve nga shumë vende të botës.
Gjithësesi këto janë hapat e para të artit të ri shqiptar drejt harmonizimit me artin e vendeve të tjera europiane, ndaj të cilëve Shqipëria qëndroi e izoluar vite më parë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top