"Kroj i bardhe"

3R1

rremujaxhije:P
BURIM UJI ME VETI KURATIVE Nث KUNORث Tث MIRDITثS

Në malin e Kunorës, mal ky që ndan Mirditën me Lurën në lartësinë rreth 1500 metra mbi nivelin e detit, afërsisht në nivelin e liqejve të Lurës, por në anën e kundërt të tyre ndodhet një burim Uji kurativ që populli shekuj më parë e ka pagëzuar « Kroj i Bardhë »

KARAKTERISTIKAT



Uji si kristal është pa erë, me shije të këndshme të ujit mineral, pa ndotje bakterjale, i ngopur me gazra e kripëra minerale të asimilueshme nga organizmi i njeriut. Ka prurje rreth 20 litra në min. Temperatura i luhatet nga 4-6 C° Verë-Dimër. Përdoruesit pretendojnë se 20 minuta pas daljes nga toka ky ujë i humb vetitë e tij kurative.

VENDNDODHJA



Ky burim ndodhet rreth 60 km në lindje të Rrëshenit, 20 km më tutje Kurbneshit mbi fshatin Kumbull, Mërkurth në faqen perëndimore të malit Kunorë, rreth 500 m poshtë majës më të lartë në një nivel me një livadh me emër :Livadhi i Priftit i ndarë midis tyre nga një përrua.



PAK HISTORI



Ky burim ka qindra vjet që është zbuluar. Flitet nëpër njerëz të moshuar se rreth vitit 1900 pranë këtij burimi kanë ardhur edhe Italianë, Austriakë etj. Ata me mjete rrethanore jetuan këtu një-dy muaj me shpresë për të shëruar sëmundjet e tyre dhe gojëdhënat tregojnë se pas dy tre trajtimesh të tilla arritën shërimin e plotë.

Mendohet se ketu para shumë vitesh, mbase edhe 1000 vjet më parë, ka patur banorë të rregullt. Ky konkluzion arrihet nga emrat e trashëguara si : Livadhi i Priftit, Kisha, Qyteza, etj emra këto që i përdorin edhe sot njerëzit në pozicionet e terrenit rreth e rrotull këtij burimi. Në faqen e këtij mali ka mjaft burime. “Kroi i Bardhë” mori këtë emër sepse pasi dilte nga burimi ky uji pastronte çdo gjë që kalonte. Barinjtë dhe kalimtarët vendosnin krua për disiplinimin e këtij uji, por më kot se krojnat prej druri dhe prej guri konsumoheshin shpejt. Pra ky uje është mjaft gërryes. Sot këtu kanë vendosur një krua kauçuku që po i reziston mjaft mirë ujt. Rreth 200 m mbi këtë burim ndodhet edhe një burim tjetër që populli e ka quajtur: “Kroj i Zi”. ky ka një prurje rreth 20 herë më të madhe. Eshte ujë i kristaltë, me shije të njëllojte me Krojn e Bardhë, por ka një veçori: në momentin e daljes së këtij uji nga nëntoka sapo ekspozohet në dritë ndodh një fenomen oksidimi (pa dyshim të ndonjë elementi që ndodhet në përbërjen e tij).

Si rezultat kudo që kontaktohet ky ujë me mineralet përreth si gurë, tokë, drurë etj marrin një pamje të zezë. Temperatura e tij është 4 C°. Mjedisi përreth mjaft i përshtatshem për ndërtime. Për burimin e Kroit të Bardhë është shkruar nga të huajt, madje edhe në materialet enciklopedike.



VETITE KURUESE



Nga eksperienca shumë vjeçare e njerëzve që e preferojne për çdo vit trajtimin një-dy mujor pranë këtij uji del se ky ujë ka veti mjaft të mira kurative për veshkat (shkrin gurët, qofshin këta të karakterit ural, fosfast, karbonat apo oksalat). Shëron sëmundjet e veshkave si Pielonefriti, Nefriti, shëron sëmundjet e rrugëve urinare, tret lëndët ngacmuese të indeve të veshkave dhe përdorimi i rregullt i këtij uji parandalon formimin e gurëve duke rregullar metabolizmin në tërësi. Normalizon rruazat e gjakut dhe sasinë e hemoglobinës, zhduk pagjumësinë, dhimbjet e kokës dhe sëmundjet e tjera me origjinë nervore(antinevralgjike). Stabilizon funksionimin e zemrës dhe tensionin arterial. Pakëson lëngjet e grumbulluara në hapësirat e organizmit si psh. në hapësirën ndërpleurale (në mushkëri) etj. Shton sekretimin e lëngut gastrik dhe gjallëron veprimtarinë e organizmit. Rrit ndjeshëm oreksin duke përmirësuar punën në stomak. Ka një veprim mjaft kurues për gjendrat tiroide, laringun etj. nxit shumë në funksionimin gjenital (estrogjene) etj.

Të gjitha këto veti kurative arrihen nëpërmjet përbërësvet kimik të këtij uji.



PERBERJA KIMIKE E TIJ

Firma “ADA" Rrëshen ka marrë kampion pranë këtij burimi dhe për çdo muaj kontrollon ndryshimin e përbërjes së këtij uji të amballazhuar në shishe ½ litërshe plastike. Analiza bakteriale rezulton stabël që nga ditët e para deri tani pas 6 muajsh. Gjithnje 0% zero perqind. Po ashtu edhe treguesit e tjerë si fortësia, përbërja kimike, ecën pa ndryshime . Amballazhimi i këtij uji në temperaturën 4-6 C° siguron pandryshueshmërinë e gazrave dhe përbërësve të tjerë të tretur në bazë të ligjit të Henrit sapo fillon ngritja e temperaturës së ujit fillon edhe degëzimi i tij, si rrjedhojë fillon edhe zhvillimi i disa reaksioneve kimike, kështu që edhe vetitë e këtij uji fillojnë të ndryshojnë. Mbyllja në enë hermetike e ndalon një veprim të tillë, kështu që uji do të ketë jetëgjatësinë deri sa të hapet e të lihet i lirë. Përfundimisht duhet të themi se ky ujë mund të ruhet me të gjithë vetitë e tij kurative jo për 20 minuta por edhe për 20 muaj, mjafton të jetë i mbyllur hermetikisht në enë qelqi apo plastike.
 
Titulli: "Kroj i bardhe"

me falni qe e vendosa ketu,por nuk po gjeja dot temen xkatese :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top