Krimi, korrupsioni dhe nepotizmi, shkaktar të migrimit!

Ylli-1

Etnoshqiptar
Bota Sot | 25.02.2015 09:16 • Nehat SHAQIRI

largea_krimi-dhe-migrimi1424852191.jpg


Kosova është duke u ballafaquar me probleme të shumta. Problemet kryesore për qytetarët tanë janë zhvillimi ekonomik apo papunësia e madhe, problem ky që qytetarëve ua humbi edhe shpresën për të jetuar në Kosovë.

Por, nuk është vetëm problemi te papunësia, ka edhe dhjetëra probleme të tjera, si luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, luftimin e nepotizmit dhe familjarizimit, lufta kundër ekstremizmit e shumë të tjera.

Mos luftimi i këtyre mekanizmave nga shteti ka bërë që mijëra qytetarë ta lëshojnë Kosovën dhe të migrojnë nëpër vendet evropiane, duke kërkuar një jetë më të mirë për të jetuar.

Përderisa luftimi nga ana e Qeverisë dhe institucioneve për parandalimin e këtyre dukurive në vendin tonë nuk po ndodh, shteti i Republikës së Kosovës mbetet një ndër vendet me të prapambetura, më të pa zhvilluara ekonomikisht dhe njëri ndër vendet që krimi i organizuar dhe korrupsioni lulëzon këtu.

Analisti politik, Krenar Shala, thekson se, problemi qëndron tek lidershipi i cili është pa ide dhe vullnet për të promovuar një politikë gjithëpërfshirëse në kuptimin politik dhe ekonomik, në njërën anë, dhe në anën tjetër, problemi qëndron te apatia shoqërore.

“Pra mungon aktivizimi politik te pjesa dërrmuese e qytetarëve për t'i bërë presion lidershipit për ndryshimet e nevojshme. Duke e pasur parasysh mungesën e klasës së mesme, e cila është promotor i ndryshimeve politiko-ekonomiko-sociale, ndryshimet e nevojshme do të jenë shumë të vështira. Në të njëjtën kohë, duke marr për bazë edhe ndërlikimin e rrugës së shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së e cila është mekanizmi kryesor i shteteve për ndikim drejt reformave të nevojshme, problemet vetëm sa do të akumulohen”, thotë Krenar Shala për gazetën “Bota sot”.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 3 21.4%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 28.6%
Back
Top