Krim në familje, burri vret gruan, vjehrrën dhe veten në sy të fëmijëve

cent

...Lontano
TIRANث - Krimi brenda familjes i merr jetën dy grave, ndërkohë që autori më pas kreu vetëvrasje. Ngjarja u shënua mëngjesin e kësaj të marte rreth orës 05:50, në zonën e Laprakës, në kryeqytet.

Viktima mësohet se kanë mbetur ثngjëllushe Shaqiri, 65 vjeç, Izaura Rustemi, 35 vjeç dhe Emiljano Rustemi, ky i fundit i identifikuar si autori i ngjarjes. Shtetasi Emiljano Rustemi bëhet me dije se pasi është zgjuar mëngjesin e sotëm kishte marrë armën e zjarrit tip kallashnikov dhe qëlloi mbi gruan, vjehrrën dhe më pas kreu vetëvrasje. E gjithë ngjarja makabër ka ndodhur në sytë e tre fëmijëve të çiftit bashkëshortor, i cili ishte në proces divorci. Vrasja ndodhi në shtëpinë e vjehrrës, ku ai qëndronte prej rreth pesë ditësh.

Autori, person me precedent penal, i dënuar në Greqi

Emiljano Rustemi ishte një person me precedent penal, pasi ishte dënuar në shtetin fqinj, në Greqi, me 1 vit e gjysmë burg. Rustemi ishte akuzuar për vjedhje, ndërkohë që ai kishte vetëm pesë ditë që ishte rikthyer në Shqipëri. Pasi kishte shlyer dënimin e tij, Rustemi ishte rikthyer në shtëpinë e vjehrrës më 5 mars, ku i kishte kërkuar kësaj të fundit dhe bashkëshortes që të strehohej për pak ditë.

Gruaja jetonte me nënën e saj dhe tre fëmijët

E ndjera Izaura nuk pranonte të rikthehej në këtë lidhje bashkëshortore, por kishte pranuar që të strehonte ish-bashkëshortin e saj për pak kohë.

Ajo jetonte tek shtëpia e nënës së saj, ثngjëllushe Shaqirit, pasi çifti ishte në proces divorci. Po ashtu bëhet e ditur se çifti Rustemi mes tyre kishin edhe tre fëmijë nga martesa e tyre.

اifti në proces divorci, keqtrajtonte gruan dhe fëmijët

Divorci i çiftit mësohet se kishte ardhur për shkak të dhunës së ushtruar nga autori i vrasjes Emiljano Rustemi ndaj ish-bashkëshortes Izaura Rustemi. Gjithashtu Rustemi bëhet me dijes se keqtrajtonte edhe tre fëmijët. Për shkak të kësaj gjendje, bashkëshortja e tij Iazura kishte vendosur që të divorcoheshin. Aktualisht çiftit ishte në proces divorci.

Autori kreu vrasjen me kallashnikov në sy të fëmijëve

Mëngjesin e sotëm, pasi ishte zgjuar kishte marrë armën kallashnikov, të cilën e kishte fshehur në një vend të sigurt, kishte qëlluar mbi gruan, mbi vjehrrën dhe më pas veten në kokë. Gjatë kohës së ngjarjes ishin të pranishëm edhe fëmijët e mitur të çiftit, të cilët tashmë po trajtohen me një psikolog.

Ndërkohë ekspert mjekoligjor ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore.
/Shekulli
 
Titulli: Krim në familje, burri vret gruan, vjehrrën dhe veten në sy të fëmijëve

sa e dhimbshme dhe e kobshme ....tmerr :(
 
Titulli: Krim në familje, burri vret gruan, vjehrrën dhe veten në sy të fëmijëve

BURRI, qe i thot vetes BURRE, qe nuk mbarte me vete koqet kot, mbi femren nuk bene dhune KURRE, (as fizike e as tjeter)
 
Titulli: Krim në familje, burri vret gruan, vjehrrën dhe veten në sy të fëmijëve

a mund te quhet kjo dashuri ???? eshte totalisht cmenduri
 
Titulli: Krim në familje, burri vret gruan, vjehrrën dhe veten në sy të fëmijëve

sa keq per femijet...po pse asnjeher nuk i mendojn ato.... se cfare dhune psiqike perjetojn...mekate.... keto krime jane te tmerrshme, me rrenqethet lekura kur lexoj lajme te tilla...tmerr
 
Titulli: Krim në familje, burri vret gruan, vjehrrën dhe veten në sy të fëmijëve

Autori kreu vrasjen me kallashnikov në sy të fëmijëve
tmerr per femijet e shkret.... ai edhe nese merr denimin e meritura pak do ishte.
 
Titulli: Krim në familje, burri vret gruan, vjehrrën dhe veten në sy të fëmijëve

tmerr per femijet e shkret.... ai edhe nese merr denimin e meritura pak do ishte.

ca denimi te marre o Arfe...ja ka fut vetes dy here bam bam
 
Titulli: Krim në familje, burri vret gruan, vjehrrën dhe veten në sy të fëmijëve

uaaa cfare fatkeqesieee
 
Titulli: Krim në familje, burri vret gruan, vjehrrën dhe veten në sy të fëmijëve

Keto jane pasojat e mbajtjes te armes nga do e kush do.
Zgjohet psikopati ne mengjes e thot, do mbaroj jeten e tim gruaje qe do te me leri, dhe te vjehrres.

Ca te mendoj ai per femijet, kur mendja e tij e erresuar sdi te vlersoj me asgje.

Te ishte ne regull sdo e konceptonte te bente dem askujt e ne asnje menyre ne kete tip barbar.

Ata femije e kane nje barre per tere jeten tani vdekjen e mamase dhe te gjyshes.
Nje jete e shkatruar pa e filluar mire ende. Femije qe skane nje baze te shendetcme per tu zhvilluar, por kane nje trishtim, e nje dhimbje e mbase nje shembull qe do i "mesoj" si duhet vepruar me tej.

Ngushullime per femijet qe humben mamane e gjyshen ne kete menyre.
 
Titulli: Krim në familje, burri vret gruan, vjehrrën dhe veten në sy të fëmijëve

Jo po ta dini...! Ku keni pa ju grate me bo verc verc !
 
Titulli: Krim në familje, burri vret gruan, vjehrrën dhe veten në sy të fëmijëve

Te pakten keto i paska kursyer :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 3 21.4%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 28.6%
Back
Top