Krijimi i “Prefekturës së Kosovës” në dokumente

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Dokt. Man POGA

Në vitet ‘20 të shekullit të kaluar shteti shqiptar rënkonte së tepërmi, edhe pse pas 8 vitesh mëvetësie, Shqipëria nuk qeveriste dot territorin e vet, grindjet mes “krerëve” brenda vendit ishin të mëdha dhe situata ekonomike shumë e vështirë.
Mirëpo, përpjekjeve të herëpashershme të elementit anti-shqiptar për shthurjen e shtetit ju dha fund Kongresi i Lushnjës (21.01.1920). Kongresi i Lushnjës ka meritën historike të zgjidhjes përfundimtare të dy detyrave themelore kombëtare: 1. të krijimit të shtetit të qëndrueshëm, me institucione demokratike; 2. ruajtjes së sovranitetit dhe të tërësisë territoriale të Shqipërisë, ku vendin kryesor në zhvillimet e Kongresit e zuri pikëpamja e rimëkëmbjes dhe e organizimit të shtetit të pavarur shqiptar mbi baza kushtetuese.
Prefekturat në
veri-lindje të
Shqipërisë
Një ndër detyrat kryesore të shtetit shqiptar ishte organizimi dhe funksionimi i njësive administrative, prefekturave e nën/prefekturave. Në veri-lindje të Shqipërisë, fillimisht u organizua Dibra si njësi administrative në nivel prefekture, e cila u emërtua “Prefektura e Drinit”, me qendër në Peshkopi. Në përbërjen e saj do të hynin Dibra, Mati, nën/prefektura e Hasit, Lumës dhe Homeshit, (Malësia e Gjakovës shkonte me Shkodrën). Ky organizim administrativ duket se ishte i ngutshëm dhe nuk plotësonte kërkesat e të gjithë popullsisë veri-lindore (Hasit e Malësisë së Gjakovës) të cilat ishin larg qendrës së re dhe akoma të pushtuar nga serbët.
Në këto kushte paria e Hasit, dërgoi disa letra këshillit të lartë të shtetit, në kundërshtim me vendimin e marrë, për ta lëne këtë krahinë nën administrimin e Prefekturës së Drinit. Reagimi kryesor dhe vendimtar u bë nëpërmjet kërkesës dërguar në prag të zgjedhjeve për Asamblenë Kombëtare e cila do të mbahej në 5 Prill, 1921. Letra e parisë së Hasit dërguar Këshillit të Lartë të Shtetit Shqiptar, datë 2.III.1921 thotë: ne nuk votojmë për deputet për Prefekturën e Drinit.
Gati një muaj përpara zgjedhjeve, më 2 Mars të 1921, paria e Hasit i drejton një peticion Këshillit të Lartë të shtetit Shqiptar lidhur me pakënaqësinë për ndarjen administrative, ndarje e cila Krumën me rrethina e kishte përcaktuar si pjesë e prefekturës së sapoformuar të Drinit, që ishte me qendër në Peshkopi.
Kërkesa fillon me notë proteste të dukshme, të bën përshtypje mënyra e parashtrimit të fakteve, ku spikasin elementët argumentues (gjeografik dhe ekonomik), në favor të një njësie të re për Hasin, konkretisht: “…Po marrim vesh se Hasin, që përbahet prej (2000) dymije shpive e (2500) e nizete e pese mie shpirt, Qeveria Kombetare e paska lane me Prefekturen e Drinit, me te cilin vend Hasi as ekonomikisht as gjeografikisht s’ka kurrfare marrëdhanie e pergjithehere ka asht kane nen-prefekture e Gjakoves e skemi kurrfare udhe tregtiet me Prefekturen e Drinit, e jemi këtej Drinit”, (AQSH. F. 418. V. 1921. D. 14, fl 1).
Kërkesa kulmon me kushtëzimin deri me bojkot të zgjedhjeve në rast se nuk realizohej ndarja nga prefektura e largët e Drinit. Ndërkohë zgjedhjet për Asamblenë do mbaheshin shumë afër (me 5 prill 1921), citoj:… “Per ndryshe s’kena me i dhane zarat (votat) per deputet per Prefekturen e Drinit, e keshtu ka me i hup 2-3 deputet Shqypnia” (AQSH. F. 418. D. 14, fl 1).
Kërkesa u firmos nga Hysen Selmani i اarrit, Bajraktar Mehmet Alia, Bajraktar Rexhep Syla, Brahim Dida, Tahir Hoxha, Avdi Saiti, Ali Haxhija, Zejnel Peçaku, etj., me 20 qendrat kryesore si, Krumë, Vlahna, Golaj, Nikoliç, Tregtan, اarr, Demjan, Rugovë, Gjonaj, Kushlli, Romaj, Gercine, Planej, Grazhup, Kishaj, Helshan, Kosturr, Letaj, Shiqjegj (Zgjeç), Perollaj.
Kruma u shpall qendër prefekture fill pas kërkesës së parisë së Hasit si dhe me mbështetjen e fuqishme të Bajram Currit, i cili ishte anëtar i senatit që në mars të vitit 1920, për Has e Krasniqe, (Shih: Ligjvënësit Shqiptarë 1920-2005,Tiranë 2005, fq.8). Prefektura e re mori emërtimin “Prefektura e Kosovës”, dhe përfshinte Hasin, Lumën e Malësinë e Gjakovës (Tropoja). Megjithatë, vërehet se, shumë shkresa zyrtare emërtimin e prefekturës e shënojnë edhe me emrin “Prefektura e Krumës”, (Shih: Telegram- Min. e Luftës, AQSH. F. 252. D. 1/1, Fl. 549). Në funksion të aktivitetit të Prefekturës, Këshilli i Ministrave me vendim nr. 975 datë 30.12.1921, vendosi që të formohej një komision administrativ nën kryesinë e prefektit, me të drejtën e gjykimit provizorisht të çështjeve civile dhe penale, komisioni i formuar do të kishte 8 anëtarë dhe anëtarët do të paguheshin nga 100 franga ari, (ASHQ. F. 152. D. 754, fl. 195).
Krijimi i
Prefekturës
Zhvillimet e Kohës: Rrethanat historike që mundësuan krijimin e “Prefekturës së Kosovës” në Krumë.
Në historiografinë shqiptare kur bie fjala për vitet 1920-‘25, Kruma përmendet vetëm si pikënisje e “Revolucionit Demokratik” të Qershorit 1924, me në krye Bajram Currin dhe ngelet me kaq. Për zhvillimet historike, arsimore, kulturore e patriotike të qendrës pak ose aspak është shkruar. Mendoj se asgjë nuk ka mbirë në një tokë të thatë, përkundrazi, aty prej shekujsh kultivohej arsimi dhe atdhedashuria, duke filluar që nga shekulli i XVI-XVII me shkollat dhe viganët e arsimit si me Pal Hasin (klerik, shkrimtar), Pjetër Mazrrekun, (Kryepeshkop), Gregor Mazrreku, Andre Bogdanin (Kryepeshkop), Pjetër Bogdanin (Shkroi veprën e plotë shqip “اeta e Profetëve”), Lukë e Gjon Bogdani, e deri tek “Abetarja e Zymit” (1900), shkolla në Golaj (1906), duke ardhur në fund me shkollën e njohur të Krumës (1921, me vone Internat).
Janë tri elementë kryesore që në ndërveprim me njëri tjetrin mundësuan krijimin dhe funksionimin e Prefekturës së Kosovës:
1. Pozita gjeografike;
2. zhvillimi politik i kohës;
3. krijimi si qendër arsimore/kulturore.
I.Si pozitë gjeografike
Kruma si qendër prefekture ndodhej në mes të “Prefekturës së Kosovës”, duke krijuar një baraspeshë edhe në kuptimin gjeografik dhe politik mes krahinës së Malësisë së Gjakovës ne veri dhe krahinës së Lumës në jug.
Përveç kësaj në të gjithë historinë e vet organizohej në një territor shumë të gjerë, duke u kufizuar me dy qendrat e rëndësishme si Gjakova dhe Prizreni. Kësisoj, duke qenë udhëkryq mes këtyre qyteteve, nëpër Has kalonte rruga Shkodër- Vaspas- Has- Gjakovë, Shkodër-Has-Kukës-Prizren. Kështu që më shumë se asnjë vend tjetër Hasi lidhjet kryesore ekonomike-tregtare, shoqërore e kulturore i kishte me së shumti me Gjakovën në verilindje dhe diçka me pak me Prizrenin në jug. Themelimi i Prefekturës shihej me simpati dhe mbështetej nga banorët e Gjakovës, Pejës, Rahovecit, Hasit të përtejmë etj., të cilët shpresonin qe me forcimin e Krumës ato do të ishin më të sigurtë, (Për ti shpëtuar mizorisë serbe, një pjesë e familjeve të pasura u shpërngulën në Krumë, mbi 1000 banorë). Si pasojë e shtimit të popullsisë dhe zhvillimit u ndërtuan mbi 30 dyqane, vepra publike si shkolla e re dhe ndërtesa qeveritare,(Shih: AQSH. V. 1924. D. 12, fl. 6).
II.Si qendër politike
Kruma ishte mbështetje e madhe e lëvizjes kombëtare në verilindje aq sa cilësohet si qendra e irredentistëve Kosovarë (shih Robert C. Austin, Tiranë, 2003, fq. 270), popullsia vendase për vite me rradhë ka mbajtur dhe strehuar vëllezërit kosovarë që iknin nga terrori serbo-malazez, dhe kanë ndarë bukën e gojës. Kështu ka vazhduar deri sa janë instaluar nëpër pasuri shtetërore dhe ju kanë shpëtuar jetën, (shih Tafil Boletini, Tiranë, 2003, fq. 182).
ثshtë për tu theksuar se në zgjedhjet për asamblenë kushtetuese të vitit 1923 në këtë prefekture fituan figurat opozitare si Hoxhë Kadriu, Dr. Fariu, Niman Ferizi dhe Avni Rustemi që përbënin krahun demokrat, duke dëshmuar kështu unitetin kombëtar aq të domosdoshëm për kohën. Vetë populli i prefekturës me një kërkesë ju drejtua Avni Rustemit: të duam deputet të Prefekturës së Kosovës. Më pas me 21.01.1924, Kruma filloi veprimet si bashki duke krijuar një zhvillim të përparuar për kohën, (Shih: AQSH. F. 152. V 1924. D. 400, fl. 1).
Veprimtari të dendur zhvilluan Hasan Prishtina, Bajram Curri, Hysni Curri dhe çetat kosovare të Azem Galicës, Sadik Ramës, etj, të cilat luftonin për ruajtjen e tërësisë tokësore dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Bashkë me Bujanin, Kruma u bë mbështetja kryesore e “Zonës së lirë të Junikut” në Kosovë. Gjithashtu aktivitet të rëndësishëm zhvilluan Riza Cerova, Ali Kelmendi, Zylyftar Veleshnja, Ibrahim Gjakova, Tahir Zajmi etj.
III. Si qendër arsimore dhe kulturore
Në fillim të viteve ‘20 të shekullit të kaluar në Krumë ka funksionuar shkolla shumë degëshe, e njësuar me të mesmen e sotme, e cila ka pasur edhe një konvikt të emërtuar “Kosova”. Si kryemësues i shkollës ishte intelektuali e patrioti Niman Ferizi, kontributi i të cilit është shumë i çmuar në çeljen e shkollave në Krumë e Malësi. Në Internatin e Krumës përveç Hasit, Lumës e Malësisë mësuan shumë djem që vinin nga vise të ndryshme, si Gjakova, Peja, Mitrovica, Prizreni, Dibra etj., disa prej nxënësve do të bëheshin më vonë personalitete të spikatur, si Mahmut Bakalli, Emin Duraku, Fadil Hoxha, heroi i popullit Xheladin Beqiri e shumë të tjerë. Kjo shkollë u bë qendër e rëndësishme e arsimimit dhe edukimit patriotik kombëtar, si frymëmarrje e vetme atdhetare e arsimore për rininë kosovare.
Zhvillimi kulturor mori gjithashtu dimensione të tjera, me 1923 u krijua shoqëria kulturore “Shkëlzeni”, e përbërë nga patriotë dhe intelektualë që punonin në prefekturë. Kjo shoqëri themeloi në Krumë bandën frymore të Krumës, rrethin letrar dhe teatrin amator. Nëpërmjet shoqërisë u arrit qëllimi për edukimin e brezave dhe përmirësimin e jetës ekonomike e politike të prefekturës.
Sot e 90 vite më parë u themelua “Prefektura e Kosovës” me mbështetjen e madhe të patriotëve, arsimtarëve dhe intelektualeve që deshën përparimin rajonal e kombëtar të vendit. Ata shkrinë pasurinë e tyre për interesin e kombit, ndërsa “politikanët” e sotëm të qarkut e kanë harruar këtë datë, sepse këta po shkrijnë pasurinë e kombit për interesa personale.
G.SH
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top