Krijimet letrare~Tetor~2023

Krijimet letrare~Tetor~2023


  • Totali i votuesve
    38
  • Poll closed .
Po nuk do quhet krijimi im pastaj.
Le qe pa nderhyrjen e nje gruaje nuk ka kurre krijime, te cdo lloji qofshin ato.
Ke nevoj per nje Muzë ? A të martojm?
 
S'do jete keq.
Ja ku me doli fati edhe mu me duket.
Por, thone se martesa ta merr frymen, cfar muze do kete ajo?
Muza nuk ka asgje, thjesht te inspiron ty.
Hall i madh
 
Ahaha se di pse më duket sikur është antar i vjetër
Po ça të bëj moj se më duhen krijime po ky po bën interesantin kot 😆
Ku po e bej une interesantin?
Pse duhet ta bej interesantin?
Pra te duhen krijime dhe shprehesh...po ca te bej!

S'ke e s'kam detyrime!
 
Ku po e bej une interesantin?
Pse duhet ta bej interesantin?
Pra te duhen krijime dhe shprehesh...po ca te bej!

S'ke e s'kam detyrime!
Po e bën pra
Normal që sje i detyruar se çdo gjë vjen me dëshirë dhe unë me aq sa të lexova kisha dëshirë dhe kam shumë ditë që të them .
 
Hoqa dore.
Me vrave shume ide, prej mesazhit me lart.
Si të dëshironi pra.Çfarë të them unë më tepër ,të ishte puna për interesim vërtet do ishim duke e avancuar diskutimin tonë dhe nuk do kishim ngel në vend te pika e parë sqaruese.
 
Po e bën pra
Normal që sje i detyruar se çdo gjë vjen me dëshirë dhe unë me aq sa të lexova kisha dëshirë dhe kam shumë ditë që të them .
Une nuk po bej asgje.
Me qe ke shume dite qe thua, por a e di mire se cdo te thote krijim?
Apo mos do 4 kg fjale te t'i sjell si krijim qe te kenaqet forumi?
Ai nuk eshte krijim, ose me ndryshe quhet ''grafomani'', ndaj se ciles dua te qendroj gjithmone larg.
 
Në fakt larg po rri, po shijoj nga larg këtë maskimin tënd.
Shume mire e ben, por do ishte edhe me mire te ishe pak me e edukuar ne te shprehurin tend.
Masken nuk e njoh, por kur dikush sillet natyrshem, akuzohet se ka maske,
Erdha ndermjet shqiptareve dhe zbatova nje rregull qe quhej Prezantim.
Per kete duhet te kem dhe maske!
 
Shume mire e ben, por do ishte edhe me mire te ishe pak me e edukuar ne te shprehurin tend.
Masken nuk e njoh, por kur dikush sillet natyrshem, akuzohet se ka maske,
Erdha ndermjet shqiptareve dhe zbatova nje rregull qe quhej Prezantim.
Per kete duhet te kem dhe maske!
Nuk është nevoja të prezantohesh se je i prezantuar ndër vite e njihesh 😃
Kalo bukur.
 
Pershendetje te nderuarit e mi!
Ja ku jemi perseri sebashku me konkursin e rradhes per muajin Tetor!
Tema e muajit ishte;

Tetor -Vjeshtë e artë
plus ,Teme e lire ,si gjithnje.

~Per ju krijimet ne vazhdim!!~


1-Gjysem poezi vjeshte


Ne nje cep te tavolines,
poeti kafen duke rrufitur,
tymoste cigare prej rutines,
vjeshten ishte duke pritur.

Stine fymezimi kjo e shkrete,
kudo arome frutash te pjekur,
duket sikur te gjithe behen poete,
sikur pasioni shkrimit i ka prekur.

Nje stilolaps mban ne dore,
kerkon ne xhepa nje cope leter,
poetin muza e ngacmon
dhe do qe te shkruaje patjeter.

Mori nje gjethe nga trotuari,
hodhi mbi te pak nostalgji,
era gjethen fluturoi nga ajri,
mbeti vjeshta .... nje gjysem poezi.


2-Rrëfim nga e ardhmja

Alarm, piskamë,
britma... dëgjoheshin
Kambana s’pushonte
Dhe minarja jehonte
Vdekje, pas vdekje
Varret u mbushën plotë
Secila ndjenjë humane
Nga njeriu u shkërmoq
Qyteti u rrafshua
Njerëzit u dëbuan
Çdo gjë u shkatërrua
U dogj o u rrënua
Bota zgjodhi anë
Të fortit i jepte krahë
Apetiti për gjak
U shtua sa më s’ka
Në këto rrethana
Kur shpresa ishte mbytur
Vdekja mori njerëzinë
Nga zemrat bishore
Iu dha goditja e fundit
Çdo gjëje njerëzore
Më pas ndryshoi bota
Ajo u katandis
Kështu si është sot
E ftohtë dhe e pistë


3-Loja

Gjithcka nisi si nje loje
Me nje ritem te rrembyeshem
Askush nuk e dinte si do perfundoje
E vetmja shprese mbeti ajo
Qe loja te mos mbaroje...

Ishte e bukur pafundesish...
Loja vazhdonte me te njejtin ritem
Asgje nuk ndodhi konkretisht
Per nje moment u duk sikur loja u mbyll plotesisht.

Ishte shum reale per te qene thjesht virtuale
Gabova me shume momente e pranoj
Ndjeva dicka te cuditshme universale
Nuk e di nese ajo dicka kuptoi
Por sidoqofte me duhet te shtoj,
Edhe sikur askush te mos doje...
Loja gjithsesi do te vazhdoje!


4-C'më ke bërë kështu?


C'më ke bërë kështu?
Siluetën tënde e ndjej,
si pasqyrim të syrit tim,
Ti ecën me mua
në rrugë,
në kafene,
në librari.
Më shoqëron çdo ditë,
në çdo hap
në çdo mendim.
Nga ëndrra zgjohem me imazhin tënd
në mendje,
zemra rreh tik-tik, tik-tak,
emrin tënd vazhdimisht.
Ti më shfaqesh në faqe libri që lexoj,
dhe shkronjat vallëzojnë
nën melodinë e bisedave tona.
Shoqëria jonë një kryevepër
A do i rezistojë dot hapësisës dhe kohës?


5-Era mandarinë
…….
Ah kjo era mandarinë
Ç’më kujton fëmijërinë
Më dërgon në një dimension
Ku shpirti digjet e përvëlon

Ato festa në familje
Zënka me vëllan pa hile
Mollzat e kuqe në soben me dru
Ibrik me çaj dhe ato filxhanat blu

Era mandarin vjen nga guzhina
Ah ajo ere e bukur e lumturis
Me shoqëron mendimet
Festat momentet me vetmin

Sikur ta dija , sikur
Do fotografoja cdo gje si nje piktur
Ah… të kthehesha dhe njëherë
Te shtrengoja fort fort momentet në atë derë


6-Ai

Nën hijen e yjeve të nates, shpërtheu një dashuri e madhe e çmendur. Ajo ishte si një fllad i rrezeve të diellit, nxirrte çdo errësirë nga zemra ime. Sytë e tij jeshil shkelqenin , une humbasja dhe gjeja paqe . Tingujt e zërit të tij ishin si muzika më e bukur, qe kompozonin nota nën lëkurën time , më bënin të ndihesha e gjallë. Ai ishte fjala më e bukur që kisha lexuar ndonjëherë, ishte poezia më e thellë që kisha dëgjuar ndonjëherë, ishte dashuria më e madhe që kisha provuar ndonjëherë.

Në çdo hap të tij ndjeja se po ecja në një botë më të bukur, në një kënd të ri të universit. Gjithë ajo bukuri e mahnitshme që më rrethonte ishte vetë ai, dashuria ime, e cila kishte bërë të mundur që jeta ime të përjetonte të gjitha ngjyrat e jetës në mënyrën më të bukur . Ai ishte një krijim i bukur letrar, një poezi që nuk mbaronte kurrë të shkruhej, dhe unë isha personazhi kryesor në këtë rrëfim të paharrueshëm.Ne të dy ishim plotësimi njëri tjetrit ,të lindur për njëri tjetrin në çdo botë .Ai, vetëm ai, mund të më plotësonte ,atë doja ....atë dua ,përgjithmonë.


Duke ju uruar nje te Diele te mbare,
Nevi ,ju falenderon perzemersisht per dergimet tuaja! 🤗
Eja @kitrra 123 jepe dhe ti mendimin per Mandarinën, se i shkoj kilja sa nje dele mbas krijimit tim 😂
 
Moj qenka per kenge kjo me ba hit te vjeshtes 2024 🤗

Sa kam humbe qe kam mungu nje vit e ca 🤔
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top