Krijimet Letrare~Nentor-21

Pavarsisht qe kryeson deri tani krijimi me titull ; ` Nuk flasim`,amaa ne ketu tek konkursi i letersise,pervec se flasim,komentojme dhe votojme.
Apo nuk e thash mire?! :p
 
Pavarsisht qe kryeson deri tani krijimi me titull ; ` Nuk flasim`,amaa ne ketu tek konkursi i letersise,pervec se flasim,komentojme dhe votojme.
Apo nuk e thash mire?! :p
une nuk flas se po fola do loboj per njeren dhe kam hall se fundosim ate 9 pikshin 🤣🤣🤣
 
@D. ku eshte vota jote?!
apo don te fus te shkruash dhe ti per konkursin. :p
 
  • Puç
Reactions: D.
Done. 😘
 
8-Më mungon.

Më mungon,kështu po e nis shkrimin tim drejtuar ty "i munguar".Një ditë tjetër zgjuar me imazhin tënd edhe pse je i munguar prej kohësh.Dhimbje shpirti apo bllokim mendimesh ,cila vallë po më mbyt kaq shumë."I munguar" të dua dhe të urrej njëjtë ...e shikon sa të ngjashme bëhen këto dy ndjenja kur shpirti digjet nga malli .Krenari,eh krenari ti,më shumë unë...dhe ja ku jemi në labirintin tonë të errët .Dritën e fundit e shuam ,ashtu "qorrazi" po zvarritemi në kërkim të njëri tjetrit(të paktën unë).Gjithmonë e kemi rindezur atë dritë të shuar,dhe shkëndijat e kan shkrumbuar çdo gjë. Përsëri jam larguar me justifikimin se kam frikë ...dhe po kisha frikë mos të humbisja .Të humba!Tani kam ngelur në labirintin tonë në errësirë ashtu e zvarritur duke të kërkuar që të më zgjatësh dorën ndoshta për të fundit herë .Më shpëto.Të lutem kam nevojë për ty ,mos më braktis pikërisht tani.Tani po që kam vërtet frikë .Errësirë veç errësirë gjithandej ,dhe aty në errësirë është një vajzë e brishtë e ulur në gjunjë, me duart grusht .Ajo pret ,ende po të pret ...frymëmarje mbytëse ,dridhje trupi ...e ka kapluar ankthi përsëri .Një përqafim ,veç një përqafim e qetëson atë ,por ti je "i munguar" prej kohësh ndaj dhe shpresat jan venitur.Frika dhe humbja ,cila vret më shumë?!Di të them që nga frika të humba, "humbja" më vrau,dhe pritja më jep shpresë që të përsëris të njëjtën dhimbje .Mendoja se do ishte e leht.Mendoja se koha do më shëronte ...ndoshta nuk duhet të rri më unë duke të pritur.U bë kohë e gjatë ti nuk erdhe ,por as unë nuk do të pres më .Po e shemb këtë "labirint" ,çdo grimc kujtimesh po e "zhdukë" në thellësin e errët të shpirtit ku as rebeshet e lotëve mos ta nxjerrin më në sipërfaqe."I munguar" lamtumirë!Do jesh gjithmonë poema ime shkurtër ,nga ato që thuhen veç me dy fjalë por që ndjehen një det ndjenjash . Do të jesh romani i cili nuk do botohesh kurrë ,sepse nuk dua të të ndajë me askënd .Do të jesh përralla ime që nuk do realizohet asnjëherë.Do të jesh monologu im "i munguar" ,monologu më i dhimbshëm ku lotët do zbrazen si rebesh shiu.Imazhi yt do të jet fotografia më e zverdhur në sirtarin tim të ndjenjave .Shpesh'herë do të flak e do të të rimarrë përsëri ,do qaj duke të shtrënguar fort derisa shpirti të lehtësohet dhe do të vendos në atë sirtarë të brishtë për ta kthyer në monotoni .Ti do të jesh fundi im i vazhdueshëm por jo përgjithmonë.
Kush hapi kshu kutine e Pandores? Kush hapi sirtarin e zemres ne te cilin fshehet ajo deliresia e zemres? 😘
 
Per te gjitha ata qe akoma s`kane votuar,ju lajmeroj qe neser mbyllet ky sondazh i keti muaj!
PErshednetje per te gjithe dhe jave te mbare! :)
 
Dhe ja,erdhem ne momentin final te sonadazhit Tone! :)
Moment i cili do na njohi me autoret e krijimeve tona!

Pa humbur kohe krijimi fitues per kete muaj eshte krijimi me numer 7.


7-Nuk flasim ~ E shkruar nga @Isla ! 🤗

Shume urime per Islen! 🥰🥰



~Vazhdojme me krijimet e tjera!


1-TY! ~ @ZHIGO ! 🤗

2-A` te ka marre ? ~ @Hard Styler ! 🤗

3-Nuk qenka e lehte te jesh burre! ~ @Xhelozi ! 🤗

4-Me duhesh ti. ~ @Soulmind ! 🤗

5-Veten lejoje te me duash! ~ @Monique ! 🤗

6-Dua ~ @Vajza ! 🤗

8-Më mungon. ~ @Bebw ! 🤗

9-Prisja! ~ @NeVertiti !

10-Itaka ~ @Endrra ! 🤗




Te nderuarit e mi,keto ishim krijimet qe i dhane jete keti konkursi dhe kete muaj!
Perzemersisht nje Falenderim per te gjithe ju!
Sebashku do lexohemi per lajmerimet e krijimeve te reja ,per muajin ne vazhdim! 🤗
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top