Krijimet e Muajit Prill 2017

jana80

Super Moderator
Themelues
Tema : Zgjimi i pranveres



risveglio_della_kundalini_03g.jpg


Pershendetje dashamires se letersise : lexues, votues te ketij kendi modest qe faleminderit konkuruesve eshte gjithmone e me i bukur e me me shume ngjyra, ndjenja, emocione te krijuara per ne lexuesve.
me siguri ju deshironi te lexoni krijimet dhe jo mua :).. ju kuptoj , ndaj ja tek po vijoj pese krijime duke i uruar secilit konkurues suksese dhe cdo komentuesi dhe votuesi vazhdim te mbare...


1.




2. Kjo pranvere mban emrin tend!

Edhe pse pa fjale dhe thyer copeza te imta mbi pikepyetjet e mia jam neteve te gjata, heshtjen veshur kam , e veten urryer plot here , serisht te them se ende di te dua!
Edhe pse kur mendoja se lumturine shpirtit ia kisha mveshur si nje pelerine princeshash , jeta shijen e hidhur te harrimit me ktheu si kusur pendesash ne prag pranvere.

Ne tryezen e jetes mijra shije per te provuar , ku une e ti ulemi ne gostite qe me duart tona shtruam. Midis te embles e te kripures , te ngopurit e te pangopurit , serisht gjej veten perballe teje ne kete mengjes te vonet pranvere.

Ne pasqyre shoh veten dhe kerkoj ngultazi te shoh ate shpirt qe di te dashuroj, veten ne sy te shoh dhe te ndjej zemren si rreh serisht. Buzeqeshjen e saj ku me te forte ka peshen e ngritjes se renies , syte plot shkelqim ku shpresojne edhe per nje dite prane teje, e ku me gjithe shpirt do te te thosh serisht PO…me ty perhere! E pranoj , jam ajo qe ne thelb I beson ende perrallat, ku ne pjese romanesh qan e qesh me personazhin , ku pa kuptuar njehesohet me protagonistet e perjeton cdo histori si te ish e saja. Edhe pse jeta shpesh e perplasi ne dallge e stuhi…une ende di te dua!

Njehere ne jete ndodh cdo gje…por per ne ka patur edhe te dyte , e mund te kete edhe te trete!
E rrugetimeve te diktuara ne subkoshience ju binda serisht. Gjithcka pas krahesh hodha dhe qenien time e shkunda fort duke i hequr petkun e dhimbjes se djeshme. Duke besuar se nje dite tjeter do jete ndryshe , se gjithcka ka nje arsye, se nje dite do jete me mire ….serisht me gjen tek ti!

Degjome si nje muzike e pa kenduar me pare, si nje varg i pa shkruar, si nje pikture e pa hedhur ne telajo, do jem ende ajo qe te dua. E pas zgjimit tim rigjej serisht fytyren tende te shkrire ne nje veshtrim , ne nje prekje a perqafim. E ndoshta nje dite do harroj heshtjen , lotet, dhimbjen , dhe ne rrugen tende do jem serisht… sepse Pranvera mban emrin tend!




3. Tek ty..

Shetisja mbuluar me kujtime
ne netet e ditet larg nga ty..
tek lulet thaheshin ,njera pas tjetres ne syte e mi..
E vetmja qe celte ishte kujtimi me ty..
litaret e kohes na terhoqen, ne te kundertat rruge ..
e tash kujtime te harruar shetisin aty ,
aty ku dikur ishim bashke une edhe ti..
stolat e parkut ndjejne vetmi, ndoshta ky shi i lagu dhe ftohte kane..
sikur ne atehere kur duart leshuam dhe shikimin iku tutje ne vetmi..
ndoshta malli te merr ,ndoshta me kujton, ndoshta sa here qe gjethet bien ,ndjen nostalgji..
por pranvera vjen si nuse gjithnje perseri, dhe syte tane do gjenden ne mos sot, neser do gjenden gjithsesi...





4. Gjethet e fundit te vjeshtes.



Cme ha geshtenja ne kete periudhe :- i tha ai gjithe nerva. Ishte ulur mes dy pallateve dhe strehohej ne hijen e tyre. I zgjati shamine e tij te fshinte buzet ndersa kishte nje ajer triumfi ne fytyre. Me siguri jo nje qe mban shami ne xhep :- iu pergjigj pytjes ndersa i largoi doren me aq elegance te rralle. Shpejtoi hapat qe ti largohej ndersa ai iu afrua dhe i tha mbase ste kujtohet por ne 91 fitova maratonen. Ajo iu afrua serish duke nenqeshur kur i zgjati kemben, ai u ngaterrua dhe u rrezua. Nje burre 1.97 sa gjere gjate ne trotuar. Pasi u rrezua i tha plot krenari :- mbase se dije qe me perjashtuan 2 jave nga shkolla per kete. Ajo ishte ita e tij por nga marazi shpertheu :- cme ben keshtu moj cipeplasur. Kokat e njerezve u kthyen u kthye edhe ajo..ndersa ecte aq avash dukej sikur numeronte te fundit gjethe te thara te vjeshtes po i numeronte ajo. Iu afrua dhe e shihte ndersa ai u tregua i shkathet e kapi per dore dhe e uli ne preher. Iu afrua sikur donte ta puthte por i dha nje kafshim sa iu gjakos buza. Ai i shterngonte nyjet e duarve qe te mos i ikte dhe iu afrua tek qafa ndersa i nguli dhembet lehte :- qafa jote e dlire , e bardhe tani e njollosur me nga buzet e mia, si mundem te tua aq shume.Ajo u drodh. Gjethet e fundit te vjeshtes i mori nje ere e lehte dhe i hodhi ne perrua ndersa dora e saj dridhej si trumcak i vogel ne te ftohte.




5. Kënga e zogut

Një zog i përshpejtuar, i humbur mes ndërtesave te ngurta cicëron këngen e zgjimit e ku me siguri ballkoni i katit te tretë është fajtor për humbjen e tij pasi
lulet varen deri ne katin poshtë shumëngjyreshe plot jetë dhe ne secilën vazo nga lart shikoj shkopinj që në fundin e tyre kane flutura, zogj dhe atë buburrecin e kuq me pikëza te zeza, që nuk i di emrin më në shqip edhe pse kur isha e vogel aq shumë lozja me të ....insekt fisnik si shumë te tjerë...!
Po xixëllonjat?
Keni lozur me to?
I keni ndjekur ne darkat e pranverës?
I keni futur nëper kavanozë për të krijuar ambazhur primitiv?Keni provuar të shkruani me barkun e tyre fosforeshent shkronja nëper fustanë??
Po aromën e tokës, atë frymëmarrjen mëngjesore të gjelbërimit a e kujtoni??
....ndërkohë humba cicërimën e atij zogu, që më zgjoi nga gjumi i stinëve që kam kaluar ...
Sa vite pa i parë, sa kohë pa i ndjerë ...e perhumbur une mes mureve e formave qe njerzit kanë ndërtuar .. e mahnitem me këngën e një zogu... me kujtimet e nje xixëllonje !
 
Last edited by a moderator:
E lexova te paren me nje fryme. E rilexova prap
Dhe them kush e ka shkruar I lumte dora. Ka bere sh lexime dikur.
 
E lexova te paren me nje fryme. E rilexova prap
Dhe them kush e ka shkruar I lumte dora. Ka bere sh lexime dikur.

e eshte vetem e para ..po lexo lexo edhe ndalo se nje fryme te marrin te gjitha... fryme me te cilen shkruajten... :)
ndihem me fat qe i lexoj ne anteprima :)))
 
Votimi këtu, është si tek Fotomania, me 5 pikë?

Do t'i lexoj edhe unë me nge këto krijime e do të votoj.
 
e eshte vetem e para ..po lexo lexo edhe ndalo se nje fryme te marrin te gjitha... fryme me te cilen shkruajten... :)
ndihem me fat qe i lexoj ne anteprima :)))

Haha mbase, por ke parasysh dashurine platonike.
Qe sado qe ecen ke koken kthyer pas te ajo e para? Ehh.
 
Votimi këtu, është si tek Fotomania, me 5 pikë?

Do t'i lexoj edhe unë me nge këto krijime e do të votoj.


Artini jo ketu votohet vetem nje dhe e seleksionon siper krijimeve ne pjesen e sondazhit..
ama mund ti analizosh te gjitha,ti komentosh, te shprehesh iden tende mbi cdo krijim ..
ke mundesine te jesh nje kritik :) ... ah po krike te mbare...:)
 
Ti komentoj dmth? Se per ti lexuar j kam lexuar.
2-shi mu duk si vajtim
3-ato rimat ty ty ty
4-ska te beje me pranveren
5- sh imagjinate


kaq ishte komenti yt ???
 
Ne të dy - parfum pranveror

Për mendimin tim ky është edhe krijimi më i arritur nga këta të pestë. Ka poezi, rrjedhshmëri, me fjalë të zgjedhura e të vendosura bukur. Më bëri përshtypje edhe fjala liqer në vend të liqenit, pra ashtu siç e përdorte Poradeci. Gjë që tregon se autori i krijimit i njeh poetët shqiptarë, ndoshta disa prej tyre i ka edhe idhuj, e është frymëzuar prej tyre.
 
Krijimi i pare merr voten time! :) eshte i embel si vete ndjenja e dashuris.

Per komentimet e tjerave do rikthehem!
 
I pari, i pari...duket sikur e ka shkruajtur ndonjë poet i mirëfilltë! :lov :bravo:
 
Poezia numer 3 do dilte fantastike nese autori do i jepte kohe vetes ti rikthehej disa here e ta perpunonte.
Shkrimi numer 2 me goditi me ate vargun: degjome si nje muzike re pakenduar.... etj. Madje po te kish marr vec ate fjali e ta zhvillonte me tej do dilte nje krijim tjeter tjeter po i bukur. Ja cpo me vjen ne mendje mua momentalisht:

Ti vec Eja
Si nje balade e pa kenduar
Nje varg i pashkruar
Nje pikture e pa hedhur ne telajo

Dhe mund te vazhdonte;

Nje perralle e palexuar
Eja si nje enderr e zgjuar
Nje psheretime e lene ne gjys
Nje pikel uji per shpirtin e etur
Eja si nje dremitje,
perqafim i pa shtrenguar
Pelumbardhe ne dite vere
Si nje yll i vetem
ne nje nate pa hene,
Parajse Eden-ore
E pajetuar me pare.
Ejt etj :p

Poezia e pare mormal me pelqen, perderisa jam dhe admiruese e vargut te lire
Shkrimi i fundit duket natyre romantike, por e tejkalom masen e romantizmin tim.
Shkrimi i katert i shkruar me kujdes por dhe ai jasht shijes time.

Vot9j 3shin
 
E para shume e bukur. E pesta me beri pershtypje sepse eshte e shkruar shume lirshem, pa sforcime. E dyta mire.

E treta ma humbi intersimin nga perdorimi i dy pikave. Te shenjat e pikesimit kemi pike dhe trepikesh. E katerta sikur te ndahej ne paragrafe si e dyta do te kishte me shume ritem ne lexim.

Mos me akuzoni qe nuk i lexova. E votoj 1 padyshim.
 
Te kisha dy vota,do votoja edhe dyshin,edhe treshin..por per fat te keq kam vetem nje..zgjedh 3
 
Nuk besoj se mund te permbyset ai rezultat i merituar
Une them i gjo tjeter.. .po do e them me vone lol
 
Po i jap nje kokerr zogut meq paska mbet pa ngrane ;)
 
Ohooo!
Sa te lodhshme qenkan kete muaj..Kur te kem nervaa do ti lexoj ...apo u mbyll televotimi?:pP:p:p
 
Si perfundim....kjo teme po ze pluhuri
Ndoshta e vetmja ku pjesmarrja duhet te ishte ne maja si per klikime e per votime.
E vetmja teme ku gjithsecili nga ne jep copeza te shpirtit te tij....e ku neglizhenca eshte e pranishme.

Me keqardhje them se nuk do sjell me shkrime.... pasi krijimet e mia me mire do i vendos ne blog ose krijime nga antaret...sesa ktu ku mungon impenjimi dhe deshira e mire per te vlersuar cdo krijues.
Qellimi i temes ka deshtuar.

Klb dhe degjohemi diku tjeter :)
 
Si perfundim....kjo teme po ze pluhuri
Ndoshta e vetmja ku pjesmarrja duhet te ishte ne maja si per klikime e per votime.
E vetmja teme ku gjithsecili nga ne jep copeza te shpirtit te tij....e ku neglizhenca eshte e pranishme.

Me keqardhje them se nuk do sjell me shkrime.... pasi krijimet e mia me mire do i vendos ne blog ose krijime nga antaret...sesa ktu ku mungon impenjimi dhe deshira e mire per te vlersuar cdo krijues.
Qellimi i temes ka deshtuar.

Klb dhe degjohemi diku tjeter :)

Per nje mom mendova se po lexoja Fly me politikat e tij antiforum lol


Mon idea eshte ..qe jo te gjithe kane nerva per te lexuar.
Sdo te thote qe mungon deshira...por aq jane anetaret
Aq eshte prirja per letersi dhe aq jane votat.
Nese rrin sondazhi hapur 2 jave sdo te hyjme cdo dite. Aq ishte e mbaron.

Ty cf ste pelqeu?
 
Thirren te komentojne urgjent:
Arfenilla
Hartini
Fly
Danay
ZoteriaJuaj
Vetoni
Didi

Keta anetar e kane pare temen por s'kane shkruar. :p. Duam Monin ne konkurs! (Pike)

P.s. Fly & Didi s'e kane pare por ja futa emrin kot meqe vetem kritikojne lol3
 
Per nje mom mendova se po lexoja Fly me politikat e tij antiforum lol


Mon idea eshte ..qe jo te gjithe kane nerva per te lexuar.
Sdo te thote qe mungon deshira...por aq jane anetaret
Aq eshte prirja per letersi dhe aq jane votat.
Nese rrin sondazhi hapur 2 jave sdo te hyjme cdo dite. Aq ishte e mbaron.

Ty cf ste pelqeu?

Sme pelqen fakti qe futen 20 veta (antare) lexojne dhe vetem 10 votojne.
Nuk eshte detyrim komenti apo kritika....por nje vote askujt si kushton gje!
Tjetra qe sme pelqen eshte se jane vetem 6 krijime dhe ata qe krijojne e bejne pikerisht per te sjelle dicka ndryshe nga temat copy/paste dhe perfundimi eshte totalisht demotivues .
Une si krijuese kam nevoje te ndihem e motivuar te shkruaj serisht , jo nga votat por kur shoh pjesmarrjen e antareve .
Ne te kundert me krijohet ideja se shkrimet e mia jane te pavlefshme per aq kohe sa nuk lexohen.
Nuk kam asgje kundra askujt te kuptohemi...por edhe ne staf e kam bere nje propozim te tille ku te pakten ne stafi te ishim me prezent ne konkurset e photove dhe krijimeve.
Gjithsesi mendimi im eshte dhe nuk do te thote se vlene 100%
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top