5 fjale qe duhet ti hiqni nga fjalori i perditshem!

Arfenilla

Themelues i Forumit


5 FJALE QE DUHET TI HIQNI NGA FJALORI I PERDITSHEM!
40Fjalët kanë pushtet dhe shpesh herë na ndodh të quajmë vetën me emra të ndryshëm, por më vonë bëhemi pishman pse e menduam, ose e thamë. Megjithatë, pas çdo fjale fyese që themi, më pas mundohemi ta arsyetojmë.
Nëse keni qëllim të mirë ndaj vetës dhe njerëzve rreth jush, atëherë mos i përdorni fjalët e mëposhtme.

1. Budallai

Kush jemi ne të gjykojmë mbi dikë? Ne e quajmë vetën, por edhe tjerët budallenj, në qoftë se nuk e arrijmë atë që duam, ose nëse dikush tjetër dështon mbi diçka. Sapo ta hiqni këtë fjali nga përditshmëria, do të mësoheni ti pranoni gjërat ashtu siç janë.

2. Qenka shëndoshur

A dëshironi që të shpërndani urrejtje, apo dashuri? Nëse i thuani vetës, apo edhe dikujt tjetër që qenke shëndoshur, atëherë ndaloni në çast. Edhe nëse i thuani për simpati, prapseprarë kjo fjalë shpërndan urrejtje.

3. A duhet?!
Nëse gjerat mendohen mirë dhe bëhen në mënyrë të caktuar, atëherë kjo shprehje nuk nevojitet fare. Nëse ka qenë e predistunar që të jesh me ish të dashurin, atëherë ashtu do jetë. Nëse është e predestinuar që të bëhesh milioner, atëherë edhe do bëhesh. Saktësisht nevojitet qëllimi që do të vendosni në jetën tuaj. Nëse rrini e hamendësoheni për qëllimin që i keni vendosur vetës dhe nëse rrini duke pyetur vetën se a duhet bërë kështu, ose ashtu, atëherë s’do tregoni sukses.

4. Urrej
Kjo është vetëm një fjalë e fortë, por që jep shumë negativitet. Mos u mundoni të përqendroheni në gjerat që nuk ju pëlqejnë, sepse dita juaj do prishet. Këtë fjali mos e përdorni, as kur ndjeheni tepër keq.

5. Dështak

Secili njeri ka udhën e vet në jetë. Në jetë edhe mund të jemi fitues, por edhe humbës. Që të dyja janë mësime jetësore, që i duhen secilit. Nëse dikush ka vendosur të jetojë ashtu siç dëshiron, nuk i takon askujt ta gjykojë.B lajmi
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: 5 fjale qe duhet ti hiqni nga fjalori i perditshem!

Dhe Fjalet turke duhenn hequr
 
Titulli: 5 fjale qe duhet ti hiqni nga fjalori i perditshem!

A duhen hequr me vertete keto fjale ? :p
 
Titulli: 5 fjale qe duhet ti hiqni nga fjalori i perditshem!

Kjo e fundit eshte vertet fyese,sduhet perdore,sa per tjerat sa here te me vijn me i then :p
 
Titulli: 5 fjale qe duhet ti hiqni nga fjalori i perditshem!

Nje dite verejta tek nje koleg tatoo zemer ne dorë qe kishte ber.... Pyeta: per cfare arsye ke ber? C`të duhet? Ai pergjigjet eh po.... Mua me erdh t`i them njishin, por edhepse refuzova gjënë, me erdhi të qesh dhe me kohë heshta... për fat....
 
Titulli: 5 fjale qe duhet ti hiqni nga fjalori i perditshem!

1. Budallai

Kur dikush me shkon ne nerva, fjala me bute qe me vie ne mendje eshte pikerisht kjo. Une e marr si 'te bute' dmth.

2. Qenka shëndoshur

Femrave nuk ju them kurre. As atehere kur me pyesin dhe kerkojne qe te jem i sinqerte.
Meshkujve ju them pa mendu dy here. Dua te ju fus inatin qe te kujdesen per trupin e tyre.

3. A duhet?!
Saktësisht nevojitet qëllimi që do të vendosni në jetën tuaj. Nëse rrini e hamendësoheni për qëllimin që i keni vendosur vetës dhe nëse rrini duke pyetur vetën se a duhet bërë kështu, ose ashtu, atëherë s’do tregoni sukses.


Mendoj se pavaresisht qe ja vendosim vetes nje qellim, rruges gjate arritjes se atij qellimi mund te perballemi me situata kur duhet te ndalemi dhe pikerisht t'a bejme kete pyetje.

4. Urrej

Ka raste kur nuk gjej fjale tjeter me te pershtatshme per te pershkruar nje dukuri, fenomen apo veprim teper negativ. Psh servilizmin e urrej jashte mase. Te them vetem 'nuk e pelqej' do te me dukej si shprehje jo e plote.

5. Dështak

E si mund te shprehemi ndryshe per dike qe deshton ne vazhdimesi. Te thuhet i pafat, sikur po i hyjme shume ne hak fatit. Vetem deshtaket justifikohen gjithmone me 'mungese fati'.


Si perfundim, nuk mund te eleminoj nga fjalori asnjeren prej ketyre fjaleve, edhe pse nuk i perdori edhe aq shpesh.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: 5 fjale qe duhet ti hiqni nga fjalori i perditshem!

2. Qenka shëndoshur

Femrave nuk ju them kurre. As atehere kur me pyesin dhe kerkojne qe te jem i sinqerte.
Meshkujve ju them pa mendu dy here. Dua te ju fus inatin qe te kujdesen per trupin e tyre.
mos harro se jan femrat ato se i kan me sh,keto komplekse te mbipeshes,, te meshkujt jan raste jo ne nr .te madh... por edhe nese jan nga ata se i kushtojn rendesi permasave trupore, prap nuk nuk jan te fokusuare me shum se femrat..


Ps..Budalla nuk e kam shprehi te them.. me shum e zavendesoj .Sje normal.ose papak njeri

[:liber:/I]


Qenke shendosh....Mvaret se kujt du ti drejtohem.:: psh ,motres i them...edhe nese un si them ajo prap me pyt vet..:uri:


A duhet..


.Asnjher nuk behet teper nese pyt shum vete. ajo kuptohet nese ne fund ben si don vet,ose si ti e sheh me te arsyshme..
Urrej..... Jo nuk figuron ne fjalorin tim.E zavendesoi me shum me fjalorin Nuk e duroj ..

Deshtak..Mikut duhet te ja thuash nese has ne deshtime te nje pasnjeshme..Kjo eshte nje ndime e nje mikut te mir..
 
Titulli: 5 fjale qe duhet ti hiqni nga fjalori i perditshem!

ok Arfe :sherrxhi:
 
Titulli: 5 fjale qe duhet ti hiqni nga fjalori i perditshem!

Vallai ket fjalen Bismilah, se heq dot nga goja
 
Kto si heq fare une, pervec ate fjales se fundit qe se perdori.
 
Edhe fjalen ludooo se tkap spam ?
 
Viti 2015

Po per 2020 a ka ndonje update ?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top