Arfenilla
Themelues i Forumit
5 FJALE QE DUHET TI HIQNI NGA FJALORI I PERDITSHEM!
40Fjalët kanë pushtet dhe shpesh herë na ndodh të quajmë vetën me emra të ndryshëm, por më vonë bëhemi pishman pse e menduam, ose e thamë. Megjithatë, pas çdo fjale fyese që themi, më pas mundohemi ta arsyetojmë.
Nëse keni qëllim të mirë ndaj vetës dhe njerëzve rreth jush, atëherë mos i përdorni fjalët e mëposhtme.
1. Budallai
Kush jemi ne të gjykojmë mbi dikë? Ne e quajmë vetën, por edhe tjerët budallenj, në qoftë se nuk e arrijmë atë që duam, ose nëse dikush tjetër dështon mbi diçka. Sapo ta hiqni këtë fjali nga përditshmëria, do të mësoheni ti pranoni gjërat ashtu siç janë.
2. Qenka shëndoshur
A dëshironi që të shpërndani urrejtje, apo dashuri? Nëse i thuani vetës, apo edhe dikujt tjetër që qenke shëndoshur, atëherë ndaloni në çast. Edhe nëse i thuani për simpati, prapseprarë kjo fjalë shpërndan urrejtje.
3. A duhet?!
Nëse gjerat mendohen mirë dhe bëhen në mënyrë të caktuar, atëherë kjo shprehje nuk nevojitet fare. Nëse ka qenë e predistunar që të jesh me ish të dashurin, atëherë ashtu do jetë. Nëse është e predestinuar që të bëhesh milioner, atëherë edhe do bëhesh. Saktësisht nevojitet qëllimi që do të vendosni në jetën tuaj. Nëse rrini e hamendësoheni për qëllimin që i keni vendosur vetës dhe nëse rrini duke pyetur vetën se a duhet bërë kështu, ose ashtu, atëherë s’do tregoni sukses.
4. Urrej
Kjo është vetëm një fjalë e fortë, por që jep shumë negativitet. Mos u mundoni të përqendroheni në gjerat që nuk ju pëlqejnë, sepse dita juaj do prishet. Këtë fjali mos e përdorni, as kur ndjeheni tepër keq.
5. Dështak
Secili njeri ka udhën e vet në jetë. Në jetë edhe mund të jemi fitues, por edhe humbës. Që të dyja janë mësime jetësore, që i duhen secilit. Nëse dikush ka vendosur të jetojë ashtu siç dëshiron, nuk i takon askujt ta gjykojë.B lajmi
Redaktimi i fundit: