Krijimet e muajit Mars 2020

Monique

With or Without u
Pershendetje te gjithve ,

Ja ku rikthehemi serish me krijimet e muajit Mars me temen " Se ti je gjithcka"!

Dhe le te rendisim te gjitha krijimet duke falenderuar secilin nga ju...


1. Se ti je...

Se ti je ëndrra ime më e bukur,
je zgjimi i çdo mëngjesi
je fjala që unë filloj ditën
fjalia më të cilën unë jetoj jetën

Se ti je perëndimi që nuk perëndon
Je nata më e bukur,
je si ylli që më ndriçon jetën
e si hëna që nuk shuhet kurrë.

Se ti je melodia më e bukur,
je qetësi për shpirtin tim,
je vargu i këngës që e dua,
je poezi, prozë e arsye pse unë shkruaj.

Se ti je buzëqeshja më e ëmbël
je faqëkuqja ime,
je sytë me të cilët unë shoh jetën,
je vet jeta ime.

Se ti je rrahja ime e bukur e zemrës
je hapi im i parë
je ecja ime në shtigje të gjata
je fuqia që unë marrë.

Se ti je kuptim për takimin tonë
je mërzi për ndarjen që në bëjmë,
je përshëndetja e takimit
që dua të i mungoj ndarjes.

Se ti je rruga ku takohemi,
qyteti ku ne puthemi,
shteti ku ne bëjmë dashuri,
planeti ku ne guxojmë të ëndërrojmë.

Se ti je gjithçka,
je më shumë se çdo gjë,
ty të kam dashuri, e ti më jep lumturi
se ti, je ti ...


2. Zemra te egra.

Ti je drita qe ushqen shpirtin tim.
Nese dikush do merrte guxim te shkelte ne cepat me te errta te trurit tim, me siguri do cmendej. Sepse asnjeri lind i pergatitur per te degjuar ulerimat e deshperuara dhe deshiren kafsherore per te vuajtur akoma e me shume qe djeg brenda meje.
"Te kam frike" me the nderkohe qe me terhoqe nga krahu dhe me detyrove te afrohesha aq shume, sa qe ndanim te njejten frymarrje, sikur nga ajo te varej jeta jone.
Do isha larguar menjehere po mos te kisha nuhatur qe frika, per te cilen flisje s'kishte lidhje me terrorin qe ndjejne te tjeret ndaj erresires e nje monstre... por me deshiren.
M'a uleriste cdo qelize e trupit tend dhe e deshironte cdo centimeter e lekures sime, prandaj nuk u mendova me tej kur te peshperita afer gushes me ze gjysem te embel dhe dhemb mprefur "kam uri per nje cikez drite".


3.Rasputin

Po qendroja tek sendilja ngjitur me te, per linjen Lezhe-Tirane , qe kushedi sa here e kisha e bere.
Mes nje faturino qe vinte era djerse, pasegjerit qe vinte era duhan i vjeter e ndonje grua qe skishte pasur kohe as te krihte floket
sepse i ishte dashur te kujdesej per tre-kater femijet qe kishte neper kembe.
Ai shihte nga dritarja. Kishte gishterinj te gjate e supe te gjera. U kthye disa here rrembimthi dhe vura re syte
ngjyre geshtenje. Ashtu si vinte ai arome, nje arome rakie safi e plakur mire ne nje vozge druri geshtenje.
I zgjata doren dhe i thashe emrin tim. Ai buzeqeshi lehte. Gjate gjithe rruges kishte dicka qe me thosh ta beja.
Ne jeten time dicka kam pasur gjithmone te veshtire. Keputjen e raporteve.
Si mund te keputen raportet ashtu, si pa te keq ?
A thua nuk u preken trupat tane ?
A thua su puthen buzet tona ?
A thua nuk me perkedheli floket e me uroi naten e mire ?
Kishte gishterinj te gjate dhe shikim te mprehte. Madje dy here vura re ate shkelqimin djallezor qe te co ne ferr
te le aty te digjesh pastaj vjen te zgjat doren sikur ska ndodhur asgje e te thote, une ketu jam.
Ndersa sot pasi bera valixhen, dhe mjekra i ishte zgjatur tejmase, mblodha rrobat e mia avash avash dhe carcafin qe
mbante njollen e veres e vura ne fillim fare. Shtepia vinte nje arome pule e pjekur fshati. Ia kishte dhene mamaja.
Pasditeve vone, se per qamet edhe erresohej shpejt ne dimer, ne futeshim nen batanije e donte te dinte cdo gje per mua.
Dhe une pa kursim i thashe cdo gje. I thashe qe ne shtrat doja te isha Rrugaçë e tij, qe doja puthje nga kurrizi, qe doja te binte ne dashuri me mua. Ai qeshi dhe me quajti femijerore.
Pastaj me ofronte nje gote vere dhe fillonte te prekte cdo dashnor qe kisha pasur.
C'harbut je- i thashe nje nate, ndersa krahet e mia i rrethuan qafen.
Me quajti serisht femijerore.
-Rasputin:-shpertheva pastaj.
Ndersa tani gerhiste akoma por sapo hapa deren fillon te vajtonte e te cingerronte me shume se cdo here.
-Edhe ne te duash te ikesh, sdo ikesh dot :-tha, dhe u kthye ne ane tjeter.
-Posi :- i thashe. Kisha marre nje shtepi me tjegulla te kuqe dhe porte blu.
E dija qe nje nate kur koha te ishte e huaj dhe e ashper do me merrte ne telefon e do me thosh :-
a ste duken te trishta tani ato tjegulla te kuqe qe te japin cdo zhurme te shiut ?
-Rasputin i dreqit:- mermerisja me vete, ndersa valixhja bente nje zhurme te merrshme ne shkalle.


4. Pse

Pse jemi statuja moderne prej rere krijuar
Pse jemi nje pike uje ne oqeanin e turbulluar
Pse jemi nje yll i vogel ne gjithesine e pashteruar
Pse ndjejme kotesi ne kete bote te mallkuar

Pse duhet te vuajme kur duhet te qeshim
Pse duhet te gezojme kur nje dite te tere do te vdesim
Pse duhet te lindim ne kete bote me mashtrime
Pse duhet qe shpirti te humb neper enderrime

Pse pse pse kam shume sot
Por ce do ... pergjigje nuk ju gjej dot


5. Rob i dashurise

As drita e ditës , as yjet që shkëlqejnë netët, nuk e ndihmojnë zemrën time që rrjedh gjak. Sa herë ishte hëna e re, e plote dhe ti perseri nuk je.
Tarraca e mermerit është e ftohtë dhe e shkretë, duke pritur zotërinë e saj.
Kur degjoj zërin tënd në ëndërr , zgjohem duke qare.
Deri në orët e para të agimit i lutem Zotit :
-O Zot ruaj hënën dhe yllin tim, strehoni errësirën përpara rrezes së dritës, me dhembshurinë tënde bëhu shenjë për ata që janë në errësire, lëri të takohen së shpejti me ata që qendrojnë pas tyre .
Sytë e mi janë amaneti yt mos harro .
Kush është i dashuruar kështu do të jetë, kështu ka qenë ,me buzën gaz jep shpirt dhe kokën mbështetur tek kraharori i dashurisë...
Mund të kesh, të jesh cfardo, por dashuri jo!
Nje dashnor nuk thote "jo" kurrë dhe në e shtrofshin në torturë.



6. Harrese..

Të kripura janë lotët
që pikojnë mbi lëkurën gjak.
Përcëllojnë.
Është harruar koha ku
Shpirti filloi të tretej.
Kafshatat cdo natë,
kapërdiheshin me heshtjen.
Vrisnin në stomak,
plagë.
Gur që përtypeshin
me fjalët e flakura dhunshëm
mbi trup.
Shpirt i vrarë,
i dhunuar,
i pafrymë.
Do të nis të qëndis,
do thur në grep,
në fije mëndafshi.
Do shkruaj cdo shkronjë,
në Një Harresë,
derisa në fund as emri më
të mos më mbesë.


7.Ndonjehere...


Ndonjehere me kap deshira
Te perhumbem pa frike,
Te vallzoj sa te lodhem,
Dhe pa tinguj, pa muzike.

Me ty mundem.

Ndonjehere me kap deshira
Te zhytem thelle ne det,
Te notoj sa te sfilitem,
Te behem vale deti vete.

Me ty mundem.

Ndonjehere me kap deshira
Ti marr luleve ere,
Te shetis neper lendina ,
Te bej dimrin pranvere.

Me ty mundem.

Ndonjehere me kap deshira,
Te shtrihem gjere e gjate,
Te lundroj thelle ne mendime,
Edhe pa pasur nje krevat.

Me ty mundem.

Ndonjehere me kap deshira
Te te shoh te bukurin sy,
Te me mbysesh me veshtrime,
Dhe pa qene bashke te dy.

Me ty mundem.

Ndonjehere me kap deshira
Te te behem enderr une
Ti te vish e te me prekesh
Edhe zgjuar, jo ne gjume.

Me mua mundesh.


8. Dashuria e shpirtit tim.

Miremengjes dashuri,miremengjes dielli im.
Miremengjes qerpiku i kuq i shpirtit tim.
Zeri yt ,jete per ditet e mia.
Buzeqeshja jote, lumturia per shpirtin tim,
Loti ne syte e tu te pafajshem ,dhimbje e paperballueshme per shpirtin tim.
Ti drita e syve te mi,ti gjithesia e gjithckaje time.
Ti kuptimi i frymarrjeve te mia,ti ngjyra e kuqe e kesaj jete.
Hajde ne perqafimin tim, ditet mi mbush me lumturi,sic din ta besh ne kete bote te eger,vetem ti.
Ti gjithckaja e ime, ne te gjithe kete gjithesi.
Ti, gjysma e shpirtit tim ,dashuria ime pakufi ,Biri i IM o lumturi ,ne te gjitha ditet e mia te jetes, si ato me diell dhe ne ato me shi.
Ti dashuria ime e pakufi.


9. Valsi im

Dorezohem sot
Para teje po qendroj
Shume fjale dua te te them
Zemren nuk e ndal dot
Ne valsin ton eja me merr
Doren jo mos ma lesho
Ashtu si heren e pare
Ne valsin tone eja me fto
Ne krahet e tua eshte siguria
Forca e madhe ku buron dashuria
Sa pesh te madhe qe kan marr
kur e merzitur aty kam qarë
Ti je drita ne erresire
me jep force te jem e mire
Kam deshire te vallzoj
Valsin e vonshem
Pa droj....
Dhe ja disa hapa te ngatrruar
Tek sa qendron i pa dorezuar
Fort pas vetes me shtrengon
Disa puthje te lehta
Pastaj nje shikim
Disa vegimi te zbehta
Po ...ky eshte valsi im
Lutesha
Ah sikur kjo nate te mos ket te sosur
Ky vals kaq i komplikuar
Dhe pse hapat s'jane te persosur
Vals,me ty e dashuruar


10. Lufto

Dielli shkelqen,hapi syte
Lejo zemren te te udheheqi
Shpirtin e trazuar mbushe me dashuri
Mposhte friken
Tregoji vetes qe mund t'ia dalesh
Beje per vete,beje per lumturine tende
Mjaft jetove bardhe e zi
Jepi ngjyra jetes tende
Lufto per veten
Lufto per jeten
Lufto per dashurine
Lufto qe ne fund te jetes te vdesesh i lumtur
Dhe te thuash me buzeqeshje
IA DOLA
 
Edhe pse nuk me lejohet , por smundem...kete muaj jam dashuruar e tera me nje krijim ...

Ju lutem komentoni dhe votoni....

Faleminderit paraprakisht....
 
Pershendetje te gjithve ,

Ja ku rikthehemi serish me krijimet e muajit Mars me temen " Se ti je gjithcka"!

Dhe le te rendisim te gjitha krijimet duke falenderuar secilin nga ju...


1. Se ti je...

Se ti je ëndrra ime më e bukur,
je zgjimi i çdo mëngjesi
je fjala që unë filloj ditën
fjalia më të cilën unë jetoj jetën

Se ti je perëndimi që nuk perëndon
Je nata më e bukur,
je si ylli që më ndriçon jetën
e si hëna që nuk shuhet kurrë.

Se ti je melodia më e bukur,
je qetësi për shpirtin tim,
je vargu i këngës që e dua,
je poezi, prozë e arsye pse unë shkruaj.

Se ti je buzëqeshja më e ëmbël
je faqëkuqja ime,
je sytë me të cilët unë shoh jetën,
je vet jeta ime.

Se ti je rrahja ime e bukur e zemrës
je hapi im i parë
je ecja ime në shtigje të gjata
je fuqia që unë marrë.

Se ti je kuptim për takimin tonë
je mërzi për ndarjen që në bëjmë,
je përshëndetja e takimit
që dua të i mungoj ndarjes.

Se ti je rruga ku takohemi,
qyteti ku ne puthemi,
shteti ku ne bëjmë dashuri,
planeti ku ne guxojmë të ëndërrojmë.

Se ti je gjithçka,
je më shumë se çdo gjë,
ty të kam dashuri, e ti më jep lumturi
se ti, je ti ...

Më ndodhi ajo që ndodh rrallë me mua, të dashurohem në lexim të parë :love:
Më la mbresë thjeshtësia e shprehjes së ndjenjës, ku fjalën je nuk ngopesh duke e lexuar, por pret të mahnitesh me përshkrimin e radhës. :love:?


p.s. suksese të gjithëve për krijimet fantastike :)
 
Gjykata terhiqet per vendim ?

Shume te bukura, marsi eshte frymezim, eshte muaji im, ska si te jete ndryshe ?
Do i rilexoj me vemendje sepse me duket pak e veshtire te votoj pa i rilexuar mire.
 
Më ndodhi ajo që ndodh rrallë me mua, të dashurohem në lexim të parë :love:
Më la mbresë thjeshtësia e shprehjes së ndjenjës, ku fjalën je nuk ngopesh duke e lexuar, por pret të mahnitesh me përshkrimin e radhës. :love:?


p.s. suksese të gjithëve për krijimet fantastike :)
Mos me lexo kaq hapur se nuk me lejohet...
Qe sa ma derguan u dashurova...por do e them timen vetem pasi te mbyllet konkursi!
 
@Moonlight
Urime, e luan mire pokerin ti ?
S'kam, s'kam thua vetem kur nxjerr Flash Royal pastaj ?
Komplimente te sinqerta per ty qe i perkushtohesh ketij konkursi ?
 
@Moonlight
Urime, e luan mire pokerin ti ?
S'kam, s'kam thua vetem kur nxjerr Flash Royal pastaj ?
Komplimente te sinqerta per ty qe i perkushtohesh ketij konkursi ?
He tani se njeri jam e une... por cte bej qe ndonjehere goditem fort.
Mundohem gjithnje te jem objektive , por besoj jam e mirekuptueshme :(
 
Nuk i kam lexuar ndaj nuk kam votuar Moon patjeter qe do votoj .
Kto dite do kem me shume Kohe per gjithcka.
 
Krijimi numer 3 me rrembeu ne pershkrimin e ti. :)
Urime te gjithe pjesmarresve!
 
Un zemren e lash te shtata
Dhe aty po e lej deri sa te mbarojne votimet
 
Nuk e di por asnjera "Sma therri" shpirtin qe mem pushu n'to. Me nfal, next time maybe
 
1&7 me pelqyen me shume por 1shi me erdhi fiks si kenge. e ndonje alban skenderaji ndaj dhe vota i shkon asaj poezie.
 
Back
Top