KQZ mbledhje debate të ashpra Gjoncaj-Ristani

WxP

Staf në FV.AL
TIRANE-Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve sot pasdite ka nisur me debate të ashpra. Genc Gjoncaj perfaqesues ligjor i PS në KQZ ka akuzuar se KQZ nuk po informon në kohë opinionin me të dhëna në faqen në internet.
Gjoncaj theksoi se duhet me urgjencë të futet në punë faqja e internetit të KQZ ku të vihen të dhënat e fundit te procesit te numerimit te votave.
I menjëhershëm ka qënë reagimi i kreut të KQZ, Ristani që theksoi se KQZ ka nxjerrë në kohë reale cdo të dhënë që ka patur programi dhe kërkoi që të mos bëhen akuza të tilla që hedhin baltë mbi punën e KQZ.
"KQZ ka publikuar vetëm të dhëna të sakta. Nëse dyshoni, së bashku me personelin e KQZ-së, keni mundësinë që të shkoni tek data baze, të verifikoni dhe të provoni pretendimin tuaj", iu drejtua Ristani përfaqësuesit ligjor të PS-së.
Ristani dhe Gjoncaj më pas degjeneruan dhe në fyerje të ndërsjella ku Ristani kërkoi më pas mbylljen e këtij debate pasi do ta dëshmonte cdo kërkesë të Gjoncajt me shifra në mënyrë që të bindet për punën e KQZ.
“Unë dua të dhënat e fundit në cdo QV që po numërohen tani”, tha Gjoncaj ndersa beri te ditur se ne Polican ka bllokim te pro9cesit te numerimit te votave menjehere pasi komisioneret e PD evidentuan tha ai, fitoren e PS lane kutine e fundit pa numeruar dhe u larguan nga KZAZ.
Anetare te KQZ u shprehen se do verifikojne cdo kete konstatim te Gjoncajt.

(d.b/BalkanWeb)
 

Attachments

  • 42607_6.jpg
    42607_6.jpg
    25.9 KB · Shikime: 25

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top