KQZ diskuton problematikat e procesit të numërimit

WxP

Staf në FV.AL
Komisioni Qendror Zgjedhor ka diskutuar problematikat të cilat po shoqërojnë procesin e numërimit të votave. Sipas kryetarit të KQZ Arben Ristani në këtë institucion partitë e vogla kanë paraqitur ankimimet e tyre përsa i përket moslejimit të komisionerëve të tyre në qendrat e numërimit.

“Kam marrrë shqetësime nga partitë e vogla për moslejimin e vëzhguesve të tyre në qendrat e votimit. Duhen marrë masa me KZAZ. Duhet ti themi që ti lejojnë se kanë të drejtën e tyre”,- deklaroi Ristani.

Ndërkohë që përfaqësuesi i PS Genci Gjoncaj theksoi KQZ duhet të marrë vendim edhe për dy KZAZ, përkatësisht atë të Burrelit dhe KZAZ numër 13 në kryeqytet. Sipas PS duhen marrë masa për lirimin e tyre pasi sic tha Gjocaj:- ‘jo vetëm për të treguar konfliktin e interesit por edhe për drejtësinë e rezultatit’.

Gjocaj ka shprehur problematikën e PS në lidhje me shkëputjen e lidhjes on-line I cili ka ndaluar procesin e numërimit ne Durres, ndërkohë që administrate e KQZ ka thënë se ishtë një problem për shkak të motit. Ndër të tjera PS ka shprehur problemin e prishjes së kamerave në njësinë numër 9 kryeqytet dhe për të cilën kërkohet ndërhyrja e KQZ. Ndërkohë PS I ka bërë thirrje Komisionit Zgjedhor që të marrë masa për lejimin e gazetarëve në KZAZ numër 54 në Durrës.

Nga ana e tij kreu i KQZ, Ristani i ka kërkuar administatës që të verifikohen te dhenat në mënyrë që të procedohet menjëherë.
(e.m/BalkanWeb)
spacer.gif
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top