Kontributi i Dr. Hasan Kaleshit në historiografinë shqiptare

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Kontributi i Dr. Hasan Kaleshit në historiografinë shqiptare

8397.jpg


Në plejadën e shquar të shkencëtarëve të mirënjohur të botës shqiptare, pa dyshim, bën pjesë edhe profesori e shkencëtari, tanimë i ndjerë, dr. Hasan Kaleshi.


Nga: Nuridin AHMETI, Instituti Albanologjik i Prishtinës

Hasan Kaleshi u lind më 7 mars 1922 në fshatin Sërbicë të Kërçovës. Mësimet e para i mori nga babai Ahmed Kaleshi, i cili ishte një hoxhë me autoritet i asaj ane. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjashtë klasë në medresenë e madhe "Mbreti Aleksandër" në Shkup dhe dy klasë në shkollën e mesme "Sami Frashëri" në Prishtinë.
Më 1951 diplomoi në Degën e Orientalistikës në Beograd, kurse më 1960 përfundoi disertacionin e doktoraturës me titull "Najstariji vakufski dokumenti iz Makedonije na arapskom jeziku" (Dokumentet më të vjetra të vakëfeve të Maqedonisë në gjuhën arabe) në Fakultetin Filozofik në Beograd.
Ndonëse kontributi i profesor Hasan Kaleshit shtrihej në fusha të ndryshme e të shumta albanologjike si: gjuhësi , letërsi, etnografi, histori, histori e kulturës etj., ne do të ndalemi vetëm në kontributin e profesor Kaleshit dhënë shkencës së historiografisë shqiptare.
Profesor Kaleshi ishte një poliglot i vërtetë. Dihet se ai zotëronte edhe disa gjuhë botërore si: arabishten, turqishten, osmanishten, persishten, italishten, gjermanishten, frëngjishten, anglishten, bullgarishten, serbokroatishten dhe, natyrisht, edhe shqipen .
Zotërimi i shumë gjuhëve të huaja ia hapi rrugën profesor Kaleshit për hulumtime në shumë qendra dhe institucione të ndryshme shkencore, si në Tiranë, Stamboll, Ankara, Gëtingen, Vjenë, Grac, Berlin, Hamburg, Munih, Sofje, Athinë, اikago, Paris, Kajro, Aleksandri, Nju-Jork etj.
Si i tillë, pra poliglot i shquar, ai i kishte parakushtet e duhura për një punë të mirëfilltë shkencore, ndërsa problemeve që i trajtonte nuk u rrekej sipërfaqësisht, por në mënyrë kritike, analitike, gjithnjë duke argumentuar me dokumente. I tillë ishte jo vetëm sa u përket çështjeve të pastudiuara, por edhe ndaj atyre që ishin keqinterpretuar në historinë kombëtare shqiptare .
Vendin kryesor në veprimtarinë e tij shkencore në historiografinë shqiptare e zënë studimet që kanë të bëjnë me historinë dhe kulturën e popullit shqiptar, në veçanti ato që trajtojnë rolin e personaliteteve të ndryshme shqiptare në periudhën e Perandorisë Osmane.
Ai është autor i disa punimeve mbi jetën dhe veprimtarinë patriotike, shkencore, kulturore e politike të shumë figurave në zë të historisë sonë kombëtare, si: Sami, Naim e Abdyl Frashërit, Ismail Qemalit, Faik Konicës, Haxhi Zekës, Fan Nolit, Dr. Ibrahim Temos, Dervish Himës, Jahja Bej Dukagjinit, Suzi Prizrenasit, Koçi Beut e Sinan Pashës, Ali Pashë Gucisë, Nexhip Dragës etj .
Vlen të ceket se në themelimin e Degës së Orientalistikës në Universitetin e Prishtinës nga profesor Kaleshi, ku ai i ligjëronte disa lëndë, ndër to edhe osmanishten, të cilën profesori e preferonte më së shumti dhe në anën tjetër studentët kishin vështirësi në nxënien e kësaj lënde. Duk e parë këtë fakt profesori përdorte një metodë të veçantë në përzgjedhjen e teksteve, duke marrë, zakonisht, tekste që lidheshin me historinë shqiptare: për Shqipërinë, për shqiptarët, për Kosovën, Prishtinën, Shkupin për Skënderbeun, Abdyl Frashërin, Elena Gjikën etj. Dhe kjo, siç duket, me qëllim që këto tekste të bënin ndikim te studentët për ta vazhduar rrugën e tyre.
Falë angazhimit të tij të vazhdueshëm, Hasan Kaleshi arriti të hidhte dritë mbi shumë personalitete nga të gjitha trojet shqiptare, disa nga të cilët fare pak njiheshin deri atëherë, ose nuk njiheshin fare.
Profesor Kaleshi ligjeroi edhe në Fakultetin Filozofik në Katedren e Historisë. Në fillim Dr. Hasan Kaleshi ligjeronte dy lëndë;
1. Gjuhën osmane dhe
2. Shkencat ndihmëse të historisë.
Një mandat Dr. Kaleshi ka qenë edhe shef katedre (në Katedren e Historisë. N.A.) dhe gjatë kësaj kohe angazhohet për organizimin e studimeve pas universitare. Për kontributin e madhë që dha Dr. Hasan Kaleshi në këtë kateder, në shkencë, si dhe për afirmimin e saj brenda dhe jashtë kufijve të vendit si dhe për angazhimin rreth organizimit të punës në katedren e Historisë, më 10 dhjetorë të vitit 1972 u propozua, po nga kjo kateder për Shpërblimin e Dhjetorit.
Ja se çka thoshte profesor Kaleshi për figurat e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare: "Figurat e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare nuk duhet të ndahen si me shpatë në "patriotë" dhe "tradhtarë". Mendimet mos t'i mbështesim në autoritetet politike, por në gjurmimet e vërteta shkencore".
Profesor Kaleshi ishte bashkëpunëtor i ngushtë dhe i rregullt edhe i shumë institucioneve shkencore botërore, ndërsa ne do ta përmendim vetëm Institutin për Evropën Juglindore, me seli në Munih, ku në "Leksikonin për historinë e Evropës Juglindore", profesor Kaleshi botoi 28 artikuj për personalitetet e shquara të Lëvizjes Kombëtare dhe të Kulturës Shqiptare si për Sami, Naim e Abdyl Frashërin, Dervish Himën e Faik Konicën, për Ismail Qemalin e Fan Nolin, për Haxhi Zekën e Hasan Prishtinën etj .
Se cili ishte vizioni i tij për Shkencat Albanologjike në përgjithësi dhe për historiografinë në veçanti, më së miri mund të shihet nga intervista e tij dhënë gazetës "Bota e re" nr. 5-6, prill i vitit 1976, me ç'rast profesor Kaleshi vë në spikamë edhe hartimin e një enciklopedie për kombin shqiptar, duke theksuar mes tjerash:
"Nëse demistifikojmë disa ngjarje tona historike, të cilat janë të mbështjella me legjenda e me mite, nëse i rrekemi punës së studimeve me një objektivitet dhe seriozitet më të madh, pas disa vitesh do të krijohen kushte për t'ia filluar punës në këtë drejtim".
Po në këtë intervistë profesor Kaleshi flet edhe për angazhimin e tij rreth një studimi mbi shqiptarët e shquar nga Kosova e Maqedonia, që nga koha e Rilindjes Shqiptare, sepse, siç thoshte ai, "kam përshtypjen se në historiografinë tonë roli i tyre nënçmohet" .
Profesor Hasan Kaleshi preferonte që në shkrimet e tij e në veçanti në ato të karakterit historiografik të kishte edhe bashkautor, çka do të thotë se ishte i hapur në bashkëpunim me kolegët që merreshin me problemet që i trajtonte ai, si me: Mehmet Mehmedovskin nga Shkupi, Ismet Dërmakun e Ismail Rexhepin nga Prishtina, dr. Hans Jürgenin nga Gjermania, me Ismail Erenin nga Turqia etj.
Studimet e dr. Hasan Kaleshit, të mbështetura mbi bazën e dokumenteve të hulumtuara gjithandej nëpër arkiva të botës dhe ndër posedues privatë dokumentesh, sikundër janë dokumentet nga Arkivi i Vjenës për Lidhjen e Pejës, Vakëfnameja Kukli-Begut, vakëfnameja e Sinan Pashës, 15 fermanët e Manastirit të Deçanit, vakëfnameja e Mehmed pashë Rrotllës etj. Mund të themi lirisht se këto kontribute edhe sot e kësaj dite mbeten të patejkalueshme dhe një pikë referimi e padiskutueshme për historianët që merren me këto çështje.
Në punimin "اfar të dhënash na japin kronikat osmane mbi luftërat shqiptare - turke ne shek. XV" , ku Dr. Kaleshi jep të dhëna interesante të bazuara në burimet e dorës së parë, në dokumente dhe ku vë në spikam tri çështje me rënësi:
1. Pjesëmarrjen e shqiptarëve në Betejen e Kosovës e zhvilluar më 1389,
2. Për herë të parë përmënd tokat shqiptare, dhe
3. Plaqkitjen e tokave shqiptare.
Në punimin "Depërtimi turk në Ballkan dhe islamizimi si faktorë të ekzistences etnike dhe kombëtare të popullit shqiptarë" Hasan Kaleshi për herë të parë paraqitet me një tezë të re dhe në kundërshtim me historiografinë shqiptare të kohës e cila me dëpertimin e osmanlinjeve në Ballkan dhe në islamin e shqiptarëve gjen vetëm elemente negative. Në këtë punim Dr. Hasan Kaleshi tezën e vet e arsyeton: "Në kohën kur shqiptarët ishin pa shtet, pa kishat e tyre, pa traditë kulturore, pa shkolla, të rrethuar nga bizanti në një anë, nga shteti Serb në anën tjetër, nga Venediku në anën bregdetare, me këto rrethana nuk ka pasur fare gjasa të ekzistonte si kombë, me depërtimin turk ne Ballkan, me shkatrrimin e Bizantit, shtetit Serb si dhe dezorientimin e kishave të tyre, pengohet asimilimi i shqiptarëve nga elementet e lartë përmendura".
Se çfarë rëndesie kishin punimet e Dr. Hasan Kaleshit shihet më së miri edhe nga interesimi që patën studijuesit e huaj për këto punime, ndër të cilët edhe orientalisti i njohur me famë botërore Dr. Franc Babinger. I cili përmes një shkrese dërguar Dr. Hasan Kaleshit më 5 gusht të vitit 1965, e uron për punimet dhe kontributin e tij.....
Dr. Hasan Kaleshi vdiq më 19 korrik 1976, në moshën 54-vjeçare, pikërisht atëherë kur iu desh më së shumti shkencës shqiptare e në veçanti historiografisë shqiptare. Nga veprat e lëna dhe nga shkrimet në lëmin e historiografisë, e në veçanti nga intervista e dhënë për "Botën e re", për të cilën bëmë fjalë më lart, dalin të qarta pikëpamjet e tij për historiografinë shqiptare.
Dr. Hasan Kaleshit perveç punimeve të lartë permendura i mbeten të pa publikuara edhe mbi 250 dokumente, dorshkrimet e dokumentëve kryesisht janë të shkruara me dorë në gjuhën frenge, përveç dokumenteve në fjalë i mbeten të pa botuara edhe mbi 240 dokumente në gjuhën gjermane. Si dhe shumë dokumente tjera të hulumtuara në arkivin e Vienes, Ankarasë dhe Stambollit ku flitej për përsonalitetet e ndryshme të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.
Në përmbyllje mund të themi se profesor Kaleshi, si njohës i të gjitha atyre gjuhëve, autor dhe bashkautor i shumë punimeve nga lëmi i historiografisë, por edhe më gjerë, kishte një kulturë të lakmueshme shkencore. Si i tillë, ai i dha një ndihmesë shumë të çmuar historiografisë shqiptare në përgjithësi.
ثshtë detyrë e atyre që patën fatin ta njohin profesor Kaleshin, e në veçanti të ish- studentëve të tij, që të bëjnë më shumë për personalitetin e tij. Dorën në zemër ka pasur disa përpjekje si nga dr. Riza Sadiku, nga shtëpia botuese "Logos-A" e Shkupit, nga revista "Edukata Islame" në Prishtinë për botimin në përmbledhje të veçantë dhe për përkthimin e punimeve të dr. Kaleshit, por krahasuar me kontributin e tij të gjithëmbarshëm ato përpjekje kanë qenë vetëm "një pikë ujë në oqean".

-----------------------------------------------------------------------------------

Shih. Mustafa Memiç, "Velika Medresa i njeni ucenici u revolucijonarom pokretu", Shkup,1984, fq. 69.
Riza Sadiku, "Hasan Kaleshi – Jeta dhe vepra", Renesanca, Prishtinë, 1996, fq. 13-14.
Në shtator të vitit 1946 regjistrohet në Fakultetin Filozofik të Beogradit, në Degën e Orientalistikës dhe atë të Romanistikës., në të dyja degët i jep të gjitha provimet, kurse diplomon Orientalistikën në vitin 1951, me sukses të shkelqyeshëm, me notë mesatare nëntë (9). Gjatë studimeve, për shkak të kushteve të vështira ekonomike punon punë të ndryshme fizike. Prej vitit 1947-1950, punon si përkthyes dhe lektor në redaksinë e gjuhës shqipe të Radio Beogradit. Në shkurt të vitit 1952 emërohet profesor i Shkollës së mesme në Katedrën e Filologjisë Orientale në Beograd, ndërsa në vitin 1955 asistent. Më 26 shkurt 1960, në Fakultetin Filozofik në Beograd, në mënyre brilante mbron tezën e doktoratës. Po këtë vitë konkuron për decent në katedrën e lartëpërmendur, në bazë të referatit pozitiv, të nënshkruar nga dy profesor të rregullt dhe autoritativ të Universitetit te Beogradit, por zgjedhja e tij pezullohet për arsye të pa njohura, deri në vitin 1965, për shkak të kësaj zhagitje demoralizohet dhe e leshon fakultetin (Shih Dr. Riza Sadiku, "Hasan Kaleshi – Jeta dhe vepra", vep. e cit, fq. 14.
Mehdi Polisi, "Kontributi i Hasan Kaleshit në Gjuhësinë Shqiptare", në Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë, 2005, fq. 403.
Riza Sadiku, "Hasan Kaleshi – Jeta dhe vepra", Renesanca, Prishtinë, 1996, fq.22,
Riza Sadiku, "Hasan Kaleshi – Jeta dhe vepra", Renesanca, Prishtinë, 1996, fq.18,
Mehdi Polisi, "Kontributi i Hasan Kaleshit në Gjuhësinë shqiptare", në Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë, 2005, fq. 405.
Riza Sadiku, "Hasan Kaleshi – Jeta dhe vepra", Renesanca, Prishtinë, 1996, fq.16-17.
Riza Sadiku, vep. e cit. fq.1.
Po aty, fq. 20.
"Dr. Hasan Kaleshi - Vepra 1", Logos-A, Shkup 1996, fq. 203; për disa nga punimet e Hasan Kaleshit në historiografinë kosovare shih edhe dr. Daut Bislimi "Bibliografija e punimeve historike të publikuara në Kosovë gjatë viteve 1946-1998" , IAP, Prishtinë 2006, fq. 124, 125, 126.
Mehdi Polisi, punim i cituar, fq. 404.
Hasan Kaleshi i Mehmed Mehmedovski, "Vakufnamata na Hava, čerekoita na Et'hem Čelebi od Skopje", Zbornik na Arkedonskoik Muzej, Skopje 1956, fq. 20-36; "Tri Vakufnami na Kačanikli Mehmed Pa?e", INI, Shkup, 1958, (Botim i veçantë 95 faqe)
"Dokumente nga Arkivi i Vjenës për Lidhjen e Pejës" në Vjetar, Ak, nr. lV-V, Prishtinë 1971, fq. 149-211.
" Prizrenac Kukli-Beg i njegove zadu‍bine", OI, u Sarajevu, nr. VIII-IX, 1958/59, Sarajevo 1960, fq. 143-169.
"'Vilajet i Prizrenit" Përparimi, nr. 1-2-3, Prishtinë 1967, fq. 23-69, fq. 165-193, fq. 274-310.
" Četernaest turskih fermana manastirna Dečana", Buletini i Muzeut të Kosovës, nr. X, Prishtinë 1970, fq. 305-344; dhe "Prizrenac Mehmed Pa?a Rotul, njegove zadu‍bine i vakufname", storina Kosovo, Vl-Vll, Pri?tina 1972/73, fq. 23-65.
Simpozium për Skenderbeun I mbajtur prej 9 – 12 maj 1968, Prishtinë, botim I vacant, 1969, fq. 171 – 180. (Shih. Dr. Risa Sadiku, "Kontributi shkencor dhe kombëtar I Prof. Dr. Hasan Kaleshit" – punim në dorëshkrim)
Dr. Risa Sadiku, "Kontributi shkencor dhe kombëtar i Prof. Dr. Hasan Kaleshit" – punim në dorëshkrim.
Dr. Hasan Kaleshi, Das turkische Vordrngen auf dem Balkan und die Islamisierung faktoren fur die Erhaltung der ethnischen und nationalen Existenc das albanischen Volks, Sudosteuropa unter dem Halbmond, prof. Georg Sradmuler zum 65, Geburstarg geëidmet, Dr.Rudolf Trofenik, Münih, 1975, fq. 125 - 139.
Dr. Risa Sadiku, "Kontributi shkencor dhe kombëtar i Prof. Dr. Hasan Kaleshit" – punim në dorëshkrim.
Riza Sadiku, "Hasan Kaleshi – Jeta dhe vepra", Renesanca, Prishtinë, 1996, fq. 299.
Dr. Risa Sadiku, "Kontributi shkencor dhe kombëtar i Prof. Dr. Hasan Kaleshit" – punim në dorëshkrim.
 
Titulli: Kontributi i Dr. Hasan Kaleshit në historiografinë shqiptare

I pershendes te gjithe historianet e tokave shqiptare te shtrir ne ballkan e te shperndar neper bote, kemi historian dhe shkrimtar...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top