Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Konkursi i letërsisë ~korrik~2025

Voto krijimin që të pëlqeu

  • Gëzuar ditëlindjen dashuri

    Votat: 4 23.5%
  • Fjalë drite nga babagjyshi

    Votat: 9 52.9%
  • Diku.. Aty ...

    Votat: 8 47.1%

  • Totali i votuesve
    17
  • Poll closed .

Gi de Masha

Anëtar i ri
giphy.gif

vendi i parë: Fjalë drite nga babagjyshi kliko këtu - Demka
Vendi i dytë: Diku... Aty kliko këtu - @le voyageur
Vendi i tretë: Gëzuar ditëlindjen dashuri kliko këtu - @Freya

1747552901385-webp.2229686
VOTO 2 NGA 3 KRIJIME
Gëzuar ditëlindjen dashuri kliko këtu
Fjalë drite nga babagjyshi kliko këtu
Diku... Aty kliko këtu
 
Redaktimi i fundit:
gëzuar ditëlindjen dashuri.webp
Gëzuar ditëlindjen dashuri

Harroj çdo ditë të vitit,
harroj dhe dhimbjen kur më dhemb,
po kur vjen kjo datë e shenjtë
zemra ime s’rri dot n' vend.

Gëzuar ditëlindjen, dashuri,
shpirti im sot të kujton.
S’e kam fatin të jem aty,
por kjo zemër të uron.

Gëzuar ditëlindjen, dashuri,
me çdo lot që më rrëshqet,
ta dërgoj si melodi
përqafimin sa një det.

Të dua ,të dua ende ty
Po kurrë sdo jemi të dy

Me dhuratën e padukshme,
që s’e sheh, po ta ndjen shpirti,
është ky malli i pashtershëm
që do më djeg çdo kalim viti.

Gëzuar ditëlindjen, dashuri,
shpirti im po të përqafon.
Një urim që shkon në heshtje,
Dashuri që nuk shteron.

Gëzuar ditëlindjen, dashuri,
ndaje këtë natë me hënën sot
ajo ngadalë do të të pëshpërisë
sa t'kam dashur në këtë botë!
giphy.gif

kthehu te PËRMBAJTJA
 
Redaktimi i fundit:

fjalë drite nga babagjyshi 2.webp

Fjalë drite nga babagjyshi

Isha ende fëmijë, kur babagjyshi im – ndjesë pastë – më thërriste në fund të oborrit, nën hijen e arrës së madhe, dhe më fliste me zë të ulët, por me fjalë që më tingëllonin si ligje të pathyeshme të jetës. Nuk isha biri i tij, por ai gjithmonë më quante "d’ali i gjyshi" – dhe unë e ndjeja se nuk kishte asgjë më të fortë se ajo ndjenjë që më jepte.

Më kujtohen fjalët e tij, si gurë të rrumbullakosur që kohët i kanë lëmuar nga pesha e përvojës:

Biri im, mos u ban zagar i askujt.
Mos leh për askënd, as mos kërko që dikush të lehë për ty.
Mos u ban thupër në dorë të tjerit
– d.m.th. mos u bë mjet për të goditur dikë për interes të dikujt tjetër.

Në atë kohë më dukeshin si fjalë të çuditshme, paksa të ashpra, por plot tinguj që mbeteshin gjatë në mendje. Nuk i kuptoja krejt – isha ende i vogël për t’i zbërthyer. Por tani, sa herë që përballem me pabesi, me njerëz që bëhen vegla për t’u përdorur, me zëra që ngrenë peshë të huaj për interesa të huaja – fjalët e tij më kthehen si një dritë e qetë në brendinë time.

Babagjyshi nuk kishte libra, por fjalët e tij vlejnë më shumë se një raft me filozofi. Ai më mësoi, pa zhurmë e pa sforcim, një rregull të thjeshtë por të thellë:

Mos u poshtëro për askënd. Ruaje dinjitetin tënd. Mos u bë mjet në duart e të tjerëve.

Sot, kur e kujtoj, kuptoj se më kishte lënë një udhërrëfyes për jetë:
Ruaje veten – jo nga frika, por nga përdorimi; jo nga rreziku, por nga shndërrimi në vegël të dikujt tjetër.

Në një botë që i jep zë më shumë interesit sesa së vërtetës, ai më mësoi të qëndroj i heshtur, por i drejtë. Jo për t’u dukur, por për të mos humbur veten.
giphy.gif

kthehu te PËRMBAJTJA
 
Redaktimi i fundit:
Votoni se edhe pak ditë kanë mbetur!
 
Redaktimi i fundit:
Ju faleminderit për votimin...
Ja si duket sot votimi:

1753307220910.webp

Kërkesë tjetër:
mirë votimi, por do të ishte mirë që dikush edhe të vlerësonte punimet!
 
Ju anëtarët e ri @le voyageur dhe @Era1 , vizitoni konkursin tonë të letërsisë! shijoni krijimet e anëtarëve tonë.

Votoni! Jepni vlerësimin tuaj për krijimet!
 
i lexove krijimet, apo votove për të barazuar! lool
Hajt pra na e mbush mendjen pse votove të fundit?
Jo, nuk votova per te barazuar dhe i lexova, se nuk ishin te gjata.
Rrefenja e babagjyshit ishte shkruar mire, por une sot nuk isha ne gjendje per rrefime te tilla. Keto kohe, une vete kam brenda kokes aq shume keshilla te mencura, sa nuk di ku te coj te miat, jo te lexoj dhe nga te tjeret. Keshillat e mencura i kam me kuintale, por nuk m'i blen njeri.

E fundit nuk kishte mençuri, kishte vetem pak dobesi, diku... aty. Ishte nje pjese shume e shkurter, ndryshe, qe i thyente rregullat e letersise dhe prandaj e votova.

Ja keshtu, votova per dobesine dhe per mallin
 
Nisni krijimet tuaja pë rmuajin Gusht!
 
Gi de mosha
U r still alive?!!!
Yes sir!
po kështu miku, kur krijuesit si ti nuk marrin pjesë në koknkurs ... po shprehem figurativisht: "kur s'ka mace, minjt hedhin valle"
Ti shkruan bukur, por edhe je kritik i mirë.
Si thua ti e kemi këtu edhe mikun Trint?

Ende më kujtohet nga e 2023 tema jote: Kur muza vjen, pi verë me ty

P.S. Aspër vete nuk e di, por ty pse të përjashtuan?

Respekt për ty, miku im F****!
Kismet në konkursin e gushtit kam dëshirë të vijsh me një krijim tëndin.
 
Yes sir!
po kështu miku, kur krijuesit si ti nuk marrin pjesë në koknkurs ... po shprehem figurativisht: "kur s'ka mace, minjt hedhin valle"
Ti shkruan bukur, por edhe je kritik i mirë.
Si thua ti e kemi këtu edhe mikun Trint?

Ende më kujtohet nga e 2023 tema jote: Kur muza vjen, pi verë me ty

P.S. Aspër vete nuk e di, por ty pse të përjashtuan?

Respekt për ty, miku im F****!
Kismet në konkursin e gushtit kam dëshirë të vijsh me një krijim tëndin.
Ore mu mka vdek gjyshja
: ti hala tu I Ron tatieres !
Te fala pjerit dhe xha tanit
(Ktij te fundit do I jap nje leterkembim nga cerriku)
P.S
O gi bjeri kavallit plz ik me nder (ke ne musteqe pale)

View: https://youtu.be/k9IfHDi-2EA?si=-B6E93-eXPuXOiS9
 
Ore mu mka vdek gjyshja
: ti hala tu I Ron tatieres !
Te fala pjerit dhe xha tanit
(Ktij te fundit do I jap nje leterkembim nga cerriku)
P.S
O gi bjeri kavallit plz ik me nder (ke ne musteqe pale)

View: https://youtu.be/k9IfHDi-2EA?si=-B6E93-eXPuXOiS9

e mor miku i përsekutuar ... kësaj i thonë, sikur i thua vejushës si e ke burrin, ose sikur i thua hudumit sa fëmijë ke?

gjithsesi dot'u bëj të fala në whatsapp!

* Kur po e lëmë një ditë pimë kafe në Kopenhagë?
 
e mor miku i përsekutuar ... kësaj i thonë, sikur i thua vejushës si e ke burrin, ose sikur i thua hudumit sa fëmijë ke?

gjithsesi dot'u bëj të fala në whatsapp!

* Kur po e lëmë një ditë pimë kafe në Kopenhagë?
U still alive ? Ke naj koron me brim?
Kopenhagë wtf u kosovaret me rob shpi🤣
Ma boj hallall robt na Kosova
Qe di shiqp ne turqisht?
Te honksha muteqet
U Still hoxh?!
Wtf
20250731_101953.webp
Nejse Demke
Po do me mba valke e leprit por sje na ata

View: https://youtu.be/0o5fuh4qORM?si=223itgfv9sQ0THvL
P!zdaaa
 
U still alive ? Ke naj koron me brim?
Kopenhagë wtf u kosovaret me rob shpi🤣
Ma boj hallall robt na Kosova
Qe di shiqp ne turqisht?
Te honksha muteqet
U Still hoxh?!
Wtf
Shiko fotografinë 2230763
Nejse Demke
Po do me mba valke e leprit por sje na ata

View: https://youtu.be/0o5fuh4qORM?si=223itgfv9sQ0THvL
P!zdaaa

Mos pi verë vetëm për vete! Jepi edhe muzës pak!!:D

Për zotin kur ta shihja emrin me vizë në mes më dhimbte shpirti… ani kujt ia kishin bërë? Atij që as buburrecët nuk i shkel.
 

Konkursi Letërsisë

  • Gëzuar ditëlindjen dashuri

    Votat: 4 23.5%
  • Fjalë drite nga babagjyshi

    Votat: 9 52.9%
  • Diku.. Aty ...

    Votat: 8 47.1%
Back
Top