Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Konkursi i letërsisë ~korrik~2025

Voto krijimin që të pëlqeu

  • Gëzuar ditëlindjen dashuri

    Votat: 4 23.5%
  • Fjalë drite nga babagjyshi

    Votat: 9 52.9%
  • Diku.. Aty ...

    Votat: 8 47.1%

  • Totali i votuesve
    17
  • Poll closed .
giphy.gif

vendi i parë: Fjalë drite nga babagjyshi kliko këtu - Demka
Vendi i dytë: Diku... Aty kliko këtu - @le voyageur
Vendi i tretë: Gëzuar ditëlindjen dashuri kliko këtu - @Freya

1747552901385-webp.2229686
VOTO 2 NGA 3 KRIJIME
Gëzuar ditëlindjen dashuri kliko këtu
Fjalë drite nga babagjyshi kliko këtu
Diku... Aty kliko këtu
 
Redaktimi i fundit:
gëzuar ditëlindjen dashuri.webp
Gëzuar ditëlindjen dashuri

Harroj çdo ditë të vitit,
harroj dhe dhimbjen kur më dhemb,
po kur vjen kjo datë e shenjtë
zemra ime s’rri dot n' vend.

Gëzuar ditëlindjen, dashuri,
shpirti im sot të kujton.
S’e kam fatin të jem aty,
por kjo zemër të uron.

Gëzuar ditëlindjen, dashuri,
me çdo lot që më rrëshqet,
ta dërgoj si melodi
përqafimin sa një det.

Të dua ,të dua ende ty
Po kurrë sdo jemi të dy

Me dhuratën e padukshme,
që s’e sheh, po ta ndjen shpirti,
është ky malli i pashtershëm
që do më djeg çdo kalim viti.

Gëzuar ditëlindjen, dashuri,
shpirti im po të përqafon.
Një urim që shkon në heshtje,
Dashuri që nuk shteron.

Gëzuar ditëlindjen, dashuri,
ndaje këtë natë me hënën sot
ajo ngadalë do të të pëshpërisë
sa t'kam dashur në këtë botë!
giphy.gif

kthehu te PËRMBAJTJA
 
Redaktimi i fundit:

fjalë drite nga babagjyshi 2.webp

Fjalë drite nga babagjyshi

Isha ende fëmijë, kur babagjyshi im – ndjesë pastë – më thërriste në fund të oborrit, nën hijen e arrës së madhe, dhe më fliste me zë të ulët, por me fjalë që më tingëllonin si ligje të pathyeshme të jetës. Nuk isha biri i tij, por ai gjithmonë më quante "d’ali i gjyshit" – dhe unë e ndjeja se nuk kishte asgjë më të fortë se ajo ndjenjë që më jepte.

Më kujtohen fjalët e tij, si gurë të rrumbullakosur që kohët i kanë lëmuar nga pesha e përvojës:

Biri im, mos u ban zagar i askujt.
Mos leh për askënd, as mos kërko që dikush të lehë për ty.
Mos u ban thupër në dorë të tjerit
– d.m.th. mos u bë mjet për të goditur dikë për interes të dikujt tjetër.

Në atë kohë më dukeshin si fjalë të çuditshme, paksa të ashpra, por plot tinguj që mbeteshin gjatë në mendje. Nuk i kuptoja krejt – isha ende i vogël për t’i zbërthyer. Por tani, sa herë që përballem me pabesi, me njerëz që bëhen vegla për t’u përdorur, me zëra që ngrenë peshë të huaj për interesa të huaja – fjalët e tij më kthehen si një dritë e qetë në brendinë time.

Babagjyshi nuk kishte libra, por fjalët e tij vlejnë më shumë se një raft me filozofi. Ai më mësoi, pa zhurmë e pa sforcim, një rregull të thjeshtë por të thellë:

Mos u poshtëro për askënd. Ruaje dinjitetin tënd. Mos u bë mjet në duart e të tjerëve.

Sot, kur e kujtoj, kuptoj se më kishte lënë një udhërrëfyes për jetë:
Ruaje veten – jo nga frika, por nga përdorimi; jo nga rreziku, por nga shndërrimi në vegël të dikujt tjetër.

Në një botë që i jep zë më shumë interesit sesa së vërtetës, ai më mësoi të qëndroj i heshtur, por i drejtë. Jo për t’u dukur, por për të mos humbur veten.
giphy.gif

kthehu te PËRMBAJTJA
 
Redaktimi i fundit:
diku aty.webp

Diku … Aty ..

Enden mendimet e mia …
Diku!
si zemra e përplasur pas shkëmbit, … Aty!
Aty, ... ka jetë përsëri ...
Se diçka rënkon akoma për ty,
Diku!...
giphy.gif

kthehu te PËRMBAJTJA
 
Redaktimi i fundit:
e rezervuar
 
Votoni se edhe pak ditë kanë mbetur!
 
Redaktimi i fundit:
VOTIMI DUKET KËSISOJI

1753263797173.webp
 
Ju faleminderit për votimin...
Ja si duket sot votimi:

1753307220910.webp

Kërkesë tjetër:
mirë votimi, por do të ishte mirë që dikush edhe të vlerësonte punimet!
 
Hë mo, keni pe¨r të thënë ndonjë fjalë për krijimet?
@Freya , @Soulmind ... dhe ju të tjerët
 
gjendja e votave, sot

1753610896017.webp
 
Ju anëtarët e ri @le voyageur dhe @Era1 , vizitoni konkursin tonë të letërsisë! shijoni krijimet e anëtarëve tonë.

Votoni! Jepni vlerësimin tuaj për krijimet!
 
Votova dhe barazova.
 
i lexove krijimet, apo votove për të barazuar! lool
Hajt pra na e mbush mendjen pse votove të fundit?
Jo, nuk votova per te barazuar dhe i lexova, se nuk ishin te gjata.
Rrefenja e babagjyshit ishte shkruar mire, por une sot nuk isha ne gjendje per rrefime te tilla. Keto kohe, une vete kam brenda kokes aq shume keshilla te mencura, sa nuk di ku te coj te miat, jo te lexoj dhe nga te tjeret. Keshillat e mencura i kam me kuintale, por nuk m'i blen njeri.

E fundit nuk kishte mençuri, kishte vetem pak dobesi, diku... aty. Ishte nje pjese shume e shkurter, ndryshe, qe i thyente rregullat e letersise dhe prandaj e votova.

Ja keshtu, votova per dobesine dhe per mallin
 
Redaktimi i fundit:
Nisni krijimet tuaja pë rmuajin Gusht!
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back