Kompania serbe “Delta”, blen të gjitha marketet Euromax në Shqipëri

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Kompania serbe “Delta Maxi Shoping”, ka blerë të gjitha marketet Euromax në Shqipëri. Lajmi bëhet i ditur nga mediat e huaja ndryshe nuk është publikuar një deklaratë zyrtare nga ish-pronarët e saj shqiptarë.
Sipas burimeve të mësipërme, Delta Holding me qendër në Beograd e cila merret me krijimin dhe mirëmbajtjen e marketeve në Serbi por dhe në rajon, ka blerë 17 marketet Euromax që deri para disa javësh ishin në pronësi të QTU.

Këto markete, ndodhen kryesisht në Tiranë, Durrës, por dhe Fier, Elbasan, Korçë, Vlorë etj.

Kompania serbe e eksport-importit, që ka blerë të drejtën mbi Euromax, mjediset e të cilave janë në godina me qera, deklaroi se ka vendosur të zgjerojë shtrirjen e Euromax në Tiranë dhe zonat e tjera të Shqipërisë.

Rrjeti i marketeve Euromax ishte i pari në vendin tonë kur ai nisi rreth tre vjet më parë dhe rezultoi i suksesshëm. Një vit më vonë, ai u pasua nga “Conad” i cili hapi disa markete me hapësira më të vogla në Tiranë dhe Durrës, por me çmime më të larta të produkteve që tregton.

Blerja më e fundit e Euromax në Shqipëri, vjen disa kohë pasi kompania serbe ka bërë blerje të ngjashme dhe në Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën dhe Bullgarinë. Planet e kompanisë janë që deri në vitin 2012 të hapë pika të ngjashme shitjeje dhe në Kroaci, Moldavi, Rumani, Ukrainë dhe Maqedoni.

Telegrafi
 
Si i lejojn serbet qe te blejn marketet e shqiptarve more
pa le te provoj ne Kosov ka per ti shkuar Koka
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top