braziljania
Anëtar i Nderuar
Okultizmi si vizion alternativ shpjegon gjuhën simbolike të pëkrenares
Kastriotët, midis lindjes dhe perëndimit, mbanin stemën e shqipes me dy kokë por e veçanta është se Skënderbeu mbajti veç saj, si personale, përkrenaren e famshme të tij. اfarë do të thotë ai me ato dy brirët e cjapit? Kujt i drejtohej ai me ato simbole surrealiste dhe përse fisnikë të tjerë shqiptarë pas tij ose njëkohësisht me të nuk e mbanin atë simbol? Mos ndoshta duheshin merita të caktuara për të mbajtur një përkrenare me të tilla simbole? Përse kjo përkrenare u transportua brez pas brezi dhe u ruajt në muzeun e Vienës?
Përkrenarja e Skënderbeut është bërë tani pjesë e pandashme e heroit, aq organike sa nuk ka figurë historike që mund të krahasohet. Ajo merrr vlera studimore edhe për shkak të varfërisë së relikeve që e shoqërojnë figurën e Gjergj Kastriotit. Sot ne kemi mundësi të reflektijmë ndryshe për të gjithë kulturën zyrtare shqipëtare ku historizimi i vlerave esenciale të personaliteteve dhe të gjuhës sonë është shpesh një arritje antikombëtare e bërë nga mjerimi ideollogjik i profesorëve rrogtarë. Rakitizmi kultural i historianëve zyrtarë sot në të gjithë botën është pengesë për zgjidhjen e shumë enigmave të së kaluarës. Antikja dhe e vjetra po bëhen më enigmatike se kurrë nga kultura alternative që po trondit dogmat e katedrave universitare me materiale të mbajtur sekret më parë.
Të mos mjaftohemi kurrë me aq sa dimë për të shkuarën e për më tepër për figurat mitike si Skënderbeu. Madhështia e tyre, përfshin plane të dukshme e të padukshme, nganjëherë misterioze sepse pemët madhështore i largojnë rrënjët dhe i fshehin aq larg sa mendësia e një lulelakre nuk mund t’i imagjinojë. Nuk është meritë e jona asnjë zbulim i ri mbi Skënderbeun, por e dritës që ai ka rrezatuar e vazhdon të rrezatojë për të plotësuar madhështinë e tij të pa kuptuar plotësisht edhe shpesh të përfolur nga plebejt e historisë. Historianët që kanë kontribuar deri tani në njohjen dhe modelimin e figurës së Skënderbeut vijnë nga fusha të ndryshme por me bazë të njëjtë, që është rikrijimi nëpërmjet fakteve i një realiteti sa më konkret informativ mbi të. Pra, ata mund ta rikrijojnë realitetin mbi Skënderbeut për aq sa kuptojnë për reale, për aq sa ne dimë për këtë botë ku jetojmë. Historiani profesionist kërkon të hetojë të shkuarën me mendjen e tij të përshpejtuar moderne, pa kuptuar se historinë e kanë krijuar njerëz mbi nivelin mendor të tij. Historinë nuk e kanë bërë studiuesit e historisë, por ato që zotëronin mistere dhe të vërteta që nuk mund ti përballojë dot historiani. Këtu do të përmendim faktin që pikërisht për historinë ato nuk preokupoheshin fare duke e konsideruar si fushë ku nuk mund të transmetohen mesazhe të dobishme. Misteri ishte dija e tyre e përcjellur në kode pikërisht që kureshtarë si profesorët e sotëm të mos e profanizonin e ta deformonin. Sekreti ishte mënyra e tyre për komunikim sepse për të kuptuar të vërtetën kozmike duhet një përgatitje gati mbi njerëzore. Mjafton të mendojmë se sot në erën e informacionit, opinioni publik di shumë pak për mekanizmat e vërtetë që lëvizin botën e sotme për mos thënë që ka mekanizma të krijuar me qëllim që ta devijojnë e ta gënjejnë atë. Sa zhgënjyese është ideja se ajo që manifestohet, është e vërtetë aq më tepër kur flitet për të vërteta historike. Historisë i mbetet vetëm pluhuri i ngjarjeve, hiri i asaj që ishte dhe t’i besosh ose të mjaftohesh me historinë zyrtare, pozitiviste, do të thotë ta marrësh hirin për dru të padjegur. Sa e mjeruar duket arroganca e historianit materialist shqiptar që transformon misterin e jetës në fakt historik të përshtatshëm për teoritë e tij ideologjike.