Klithmë lebetitëse për Sajmir Tahirin!

Deputetja Vasilika Hysi u ka referuar disa pyetje përfaqësuesve të prokurorisë në lidhje me çështjen Tahiri, por duket se i ka zënë ata disi ngushtë. E vetmja përgjigje që prokurorët kanë dhënë në lidhje me provat që kanë për arrestimin e Tahirit duket se janë mediat italiane.
Prova konkrete nuk kanë dhënë asnjë, si dhe nuk janë shprehur se çfarë duan të gjejnë gjatë kontrollit të banesës së Tahirit.

Më poshtë debati në Këshillin e Mandateve.

Vasilika Hysi: A keni prova që Tahiri ka udhëtuar 4 herë me persona të dyshuar në makinë

Kryeprokurori:
Dy procedimet janë regjistruar. Provat janë...

Vasilika Hysi: Doni të kontrolloni banesën dhe vendet e tjera. اfarë kërkoni të gjeni në banesëmeqë paskeni prova dhe dyshimin e arsyeshëm

Kryeprokurori: Profesionalisht nuk do t'i përgjigjesha këtu kësaj pyetjeje.

Deri sa keni krijuar dyshimin e arsyeshëm bazuar në prova, çfarë ka mbetur pa provuar?

Kryeprokurori: Ju s'duhet ta bëni këtë pyetje

Vasilika Hysi: Ju duhet të keni një dyshim të arsyeshëm të bazuar në prova. A ka prova në materialet e autoriteteve italiane që implikojnë Tahirin? A kanë bërë autoritete italiane për Tahirin?

Prok. Elisabeta Ymeraj:
Në materialet që kemi paraqitur në Kuvend flasim për ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm. Nuk mund ta dimë se çfarë do të bëjnë autoritetet italiane. Ka disa detaje, të dhëna që në harmoni me njëra-tjetrën na ngrenë dyshimin e arsyeshëm mbi Tahirin.

Vasilika Hysi:
اfarë detajesh keni që ministri është i implikuar në trafik?

Prok. Elisabeta Ymeraj: Të detajuar është moment me të cilin duhet të përballemi në gjykatë nëse ekziston apo jo.

Vasilika Hysi: A mund të krijoni ju bindjen e arsyeshme bazuar në materiale të lexuara në gazetë?

Prok. Elisabeta Ymeraj:
Ne i qëndrojmë kërkesës së bërë. Nuk kemi ardhur këtu me dy mendje. Kjo nuk lidhet me atë që unë mund të mendoj, por me punën time dhe të një grupi prokurorësh.

Me pak fjale te tre tropozha people , po bejne nje teater persa i takon gjithe situates.
Une nuk di , nuk njoh qe prokuroria te ngre kerkesen per arrestim personi mbi "BINDJE PERSONALE" pa kurrfare prove!
Turp per drejtesine e politiken tone!

I ka "ndersy" Luli keto..kape thote Luli :P
 
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një shkrim fill pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve, ku shpreh hapur mendimin e tij për prokurorët e këtij vendi dhe përfitimin e politikanëve.

Duke bërë një paralelizëm me çështjen "Tahiri", Hoxha thotë se hera e fundit që janë parë kaq prokurorë nga Tropoja bashkë, ka që në kohën e hetimit të vrasjes së Kosta Trebickës.

Shkrimi i Artan Hoxhës:

Hera e fundit që kam parë kaq shumë prokurorë nga Tropoja bashkë në hetimin e një çështje, është vrasja (më falni vetëvrasja) e Kosta Trebickës....
Të gjithë e dimë si përfundoi ai hetim, u provua që Kostës i doli zagari përpara dhe atij iu morën mend dhe vdiq.

Prandaj në këtë vend, me këta prokurorë nuk ka për tu zbardhur kurrë Gërdeci, 21 janari, vrasja e Artan Santos, e Skerdilajd Konomit, Fatmir Xhindit, grabitja e bankës së Shqipërisë, kanabizimi i vendit, trafikimi i narkotikevë me avionë, anije, gomone, mushka, çështja CEZ-DIA, etj....

Prandaj në këtë vend Rama, Meta, Berisha, Basha, Veliaj etj, tallin... me shqiptarët dhe nuk u hyn gjemb në këmbë, ndërsa qytetarët e thjeshtë të këtij vendi shkojnë në burg dhe vrasin veten pse nuk kanë paguar 30 mijë lekë të vjetra për energjinë elektrike apo pse kapen me një gram kanabis...

Prandaj politikanë bëni qejf sa të keni këta prokurore dhe shefin e tyre Tik Llalla, ....

mos i gëzofshi paratë që i keni grabitur këtij populli .....

E ja kshu posi!
 
I ka "ndersy" Luli keto..kape thote Luli :P

Tre prokurorët që përfaqësuan sot organin e akuzës në Komisionin e Mandateve, janë nga Tropoja.

Të tre duket se kanë lidhje të forta me Sali Berishën dhe të birin, Shkëlzen Berisha.

Besim Hardarmataj nga Tropoja është kushëriri i dytë Sali Berishës, i denoncuar nga Artan Hoxha në televizion si njeriu që i çoi fotot e videot Berishës nga operacioni i Babicës së Vogël.

Elisabeta Ymeraj nga Tropoja është pjesëtare e Grevës së Urisë të Shkëlzen Berishës në vitin 1999. Gruaja e Agron Bajrit, kushëri i dytë i Shkëlzen Berishës.

Gentian Osmani nga Tropoja, shok klase i Shkëlzen Berishës. Ka mbyllur çështjen e Gjin Gjonit në Elbasan në 2014 së bashku me Bledar Mustafarajn. Asokohe Gentian Osmani ka qenë kryeprokuror rrethi ndërsa Bledar Mustafaraj prokuror i çështjes.
 
Edhe une qe mendova se Sala ka dale ne pencion,e su merrte më me keto gjera..paskam menduar gabim :(
 
Hedhou te gjitheve!!

Smund te rrija pa shkrujt qe ne shqiptaret perfundimisht jemi dele dhe turq hesapi. Rasti ne fjale eshte 1 turp i vertet qe ne po leme nam ne bote me qeveritare dhe pushtetare te inkriminuar ne trafiqe droge dhe pale me krimin. Eshte e turpshme qe te merresh me 3 prokurore te cilet percollen cfare hetimet italiane apo DEA amerikane ju percolli atyre. Nuk ka njeri ne Shqiperi qe se di qe kanabisi ka lulezuar nga veriu ne jug nuk ka njeri qe se di qe vete policia me ne krye Sajen dhe Ramen kane bere miliarda me kete lloj tregtie. Mua sot sme vjen keq per lotet e krokodilit te Sajes apo cunit te Sajes qe i ka lene babi miliarda po me vjen keq per femijen dhe ate gruan qe vdiqen rruges duke shkuar tek burgu i rrogozhines per te takuar babin qe rama ja kish arrestu per vjedhje dritash, mua me vjen keq dhe per femijet e gjithe pronderve qe lodhen e punojne ne menyre te ndershme per tju siguruar te ardhmen me te mire ne kete vend ku krimi eshte ulur ne karrigen e qeveritarit.

Ku ka fjale seshte pa gje thote populli. Duan prova ti shkaterrojne per te shpetuar lekuren, provat pengojne hetimin nuk mund te behen publike ka dhe shume emra te tjere qe jane ende ne petkun e qeveritarit qe do arrestohen. Nese Saja ishte i pafajshem pss nuk i dorezohet hetimit drejtesise ti nenshtrohet procesit dhe nese eshte i pafajshsm le te kerkoje demshperblim. Por jo nuk kerkon te te arrestoje prokuroria kot pa pasur prova sepse dhe atyre ju dhimbset karriera jeta e femijeve te tyre me shume se e gjithe te tjereve. Per mua sot ata prokurore ishin heronj dhe teper profesioniste TURP per parlamentin dhe kriminelet qe duan ti mbrojne akoma trafikantet dhe kriminelet!
 
Xhafa takon Lu dhe Vlahutin: Ekspertët e FBI shumë shpejt në Tiranë

1508505123xhafaj.jpg

Shumë shpejt në Tiranë do të mbërrijnë ekspertët e FBI që do të vendosen në Minsitrinë e Brendshme. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministri Fatmir Xhafaj.

Ai është takuar me ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin, dhe sipas tij tema e bisedës ka qënë mbështetja teknike dhe financiare për strategjinë e re kundër krimit të organizuar.

“Takim konstruktiv me Ambasadorët Lu dhe Vlahutin. Mbështetje teknike & financiare për Strategjinë e Re në luftë kunder krimit të organizuar. Një lajm i shumë pritur nga Ambasadori Amerikan: shumë shpejt mberrijnë në Tiranë ekspertet e FBI që do vendosen në MB. Faleminderit SHBA!”, shkruan Xhafaj.

/ Top Channel
 
... turke ndoshta je ti se une jo ., ahaha prsh.

Jo po kur thejsha unè se ne nuk behemi kurrè nuk besonit .

Unè nuk u besoj mè as PD e as PS se nuk kanè aftesi tè udhèheqin njè vend .

Ne duam kerrbaç e njè udheheqese nga jashtè kam pershtypjen.

Medet per popullin tonè pa e zgjatur e pa ofenduar . ( mos tè hypt i keqi se nuk tè ulet pa ta bèrè kuq )
 
.​
Shqiperia nuk do te behet kurre, po KURRE qe te jene te gjithe te sigurte...edhe kur e ZEZA eshte e ZEZE, shqiptaret prape gjejne argumenta per ta vene ne diskutim...tashme jam i bindur qe FAJIN E KA SALIU qe na beri dhurate RILINDJEN e BLLOKUT!!!

Darius
 
Nje permbledhje si i fushes qe je.

Ka te drejte prokuroria te kerkoje arrestimin e dikujt pa patur prova konkrete?
Thene ndryshe , me sa lexova ne raportin e derguar dje ne kuvend , hidhen dyshime por jo te vertetuara .
Dyshohet se Tahiri ka udhetuar me kete kontigjent , por nga sistemi TIMS (vene edhe nga Sala ne dispozicion) rezulton se Tahiri ka udhetuar me familjen.
Permendet nga dy persona ne pergjim , perben kjo prove per arrestim pa u provuar se eshte apo jo i implikuar?
A mund pra prokuroria te kerkoj arrestimin e dikujt thjesht ne baza dyshimi e jo nen cilesine e proves?
A po instrumentalizohet ky rast politikisht , dhe prokuroria eshte komplet ne kundershtim me ligjin?
A nuk duhej prokuroria te leshonte kerkese per hetim paraprakisht?

Pres pergjigje?

Per cdo individ qe ka dyshime ose presupozohet te jete i dyshuar ne kryerjen ose implikimin ne aktivitet kriminal prokuroria ka te drejte te hetoje dhe te leshoje urdher arresti kur ka dyshime se ku person 1) perben rrezik per te tjeret dhe rendin Publik 2) ka dyshime se ai mund te largohet jashte vendit 3) mund te nderhyje ne demtimin e provave etj.
Gjykata e vendos me pas nese ndalimi eshte apo jo I ligjshem. Ne rastin konkret personi ne fjale eshte i dyshuar nga organi I akuzes dhe per arsye se ai ka imunitet akuza nuk mund te marre asnje hap per te kryer hetime ndaj tij. Heqja e imunitetit i hap rruge akuzes qe te veproje dhe hetoje. Veprimet e akuzen konkretisht nuk i paragjykoj mgjth se them qe jane pak te nxituara por kjo eshte nje e mete dhe pak a shume mangesi profesionale te disa hallkave te sistemi.
Moralisht nqs personi i akuzuar me imunitet duhet te vihet ne dispozicion te drejtesise duke heq ur dore nga imuniteti dhe ta provoje pafajsine e tij duke deponuar apo duke e kundeshtuar masen e arrestit ne gjykate.

Mgjth sot pashe nje show politik dhe nje prokurori jo profesionale dhe te papergatitur e cila ecen akoma me konceptin ta fusim njehere brenda pastaj te hetojme...

Puc puc Moni..:)
 
Redaktimi i fundit:
Per cdo individ qe ka dyshime ose presupozohet te jete i dyshuar ne kryerjen ose implikimin ne aktivitet kriminal prokuroria ka te drejte te hetoje dhe te leshoje urdher arresti kur ka dyshime se ku person 1) perben rrezik per te tjeret dhe rendin Publik 2) ka dyshime se ai mund te largohet jashte vendit 3) mund te nderhyje ne demtimin e provave etj.
Gjykata e vendos me pas nese ndalimi eshte apo jo I ligjshem. Ne rastin konkret personi ne fjale eshte i dyshuar nga organi I akuzes dhe per arsye se ai ka imunitet akuza nuk mund te marre asnje hap per te kryer hetime ndaj tij. Heqja e imunitetit i hap rruge akuzes qe te veproje dhe hetoje. Veprimet e akuzen konkretisht nuk i paragjykoj mgjth se them qe jane pak te nxituara por kjo eshte nje e mete dhe pak a shume mangesi profesionale te disa hallkave te sistemi.
Moralisht nqs personi i akuzuar me imunitet duhet te vihet ne dispozicion te drejtesise duke heq ur dore nga imuniteti dhe ta provoje pafajsine e tij duke deponuar apo duke e kundeshtuar masen e arrestit ne gjykate.

Mgjth sot pashe nje show politik dhe nje prokurori ho profesionale dhe te papergatitur e cila ecen akoma me konceptin ta fusim njehere brenda pastaj te hetojme...

Puc puc Moni..:)

Ekzakt ....thx buddy!
 
Prokuroret u treguan teper profesionale per faktin qe nuk mund te bejne publike qofshin indicie apo prova qe mund te ndikojne ne procesin hetimor. U treguan te qete mbi "gygjin" qe ju be atyre. Nuk mund te kerkoje askush arrestimin e 1 njeriu te thjeshte pa prova e jo me te 1 ish ministri deputeti dhe funksionari politik.

Ceshtja seshte me e organeve shqiptare por atyre nderkombetare. Plasi bomba se ta faktuan te huajt packa se opozita ka vite qe flet por sja vuri veshin njeri.
 
Pak rendesi ka se c'fare bejne e do te bejne k'to gomeret k'tu ... rendesi ka qe k'tu kemi dy shtete te tjera deshmitare ne k'te mes , nuk Kane per ta mbyllur me kaq.... nuk ka edhe se ku te ja mbathi tashme . Loool

Diskutimet e k'tyre Jane qesharake absurde dhe deshtake.... ndersa populli I meriton k'to njerez te tille ne pushtet.
 
Zan je kthy me saliun mduket :)

Nope c'ma permend gomarin aman loool

Nuk bej tifoze partish ne raste te tillA , Drejtesi pa njolla e ngjyra partish. Nuk llogjikoj /denoj ...me k'te takt , le te rrijme brenda thelbit : )
 
Precedenti u krijua, o burra filloni pasurohuni.... por pa 5 mil euro ne muaj nuk quhet... ;)
 
Zan je kthy me saliun mduket :)

Mos u merzit Drejtor se sa te jete hija e Berishes, se ka mendjen njeri tek progresi. Cdo paaftesi, mosdeshire per te bere dicka, negativitet etj do i fajsohet Berishes dhe asaj qe beri ai. Kjo qeveri ka 5 vjet ne pushtet dhe keta akoma thone nuk rregullohen kollaj ato qe prishi Berisha. Dhe ky avaz do vazhdoje deri ne zgjedhjet e tjera ne 2021. Nuk kujtohet njeri te shikoje sesi po ngrihen taksat, sesi po rriten cmimet, droga, krimi e sesi po veshtiresohet jeta perdite e me shume per kete popull. Kujt i behet vone, kemi kohe ta shkaterrojme me keq se ne fund te fundit edhe Berisha ate beri. Kjo eshte llogjika e tyre. Mjer ky vend thuaj.

U bene 27 vjet qe perseritet e njejta loje, iken njera pale e vjen tjetra e gjerat nuk ndryshojne por perkeqesohen. Pala qe vjen ja ve fajin pales qe iku e retorika vazhdon pa pushim. Kush vuan eshte populli qe ne vetvehte eshte komplet imbecil qe i sjell keto monstra ne pushtet. Sipas kokes dhe festen !!!

Darius
 
Xhafa takon Lu dhe Vlahutin: Ekspertët e FBI shumë shpejt në Tiranë

1508505123xhafaj.jpg

Shumë shpejt në Tiranë do të mbërrijnë ekspertët e FBI që do të vendosen në Minsitrinë e Brendshme. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministri Fatmir Xhafaj.

Ai është takuar me ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin, dhe sipas tij tema e bisedës ka qënë mbështetja teknike dhe financiare për strategjinë e re kundër krimit të organizuar.

“Takim konstruktiv me Ambasadorët Lu dhe Vlahutin. Mbështetje teknike & financiare për Strategjinë e Re në luftë kunder krimit të organizuar. Një lajm i shumë pritur nga Ambasadori Amerikan: shumë shpejt mberrijnë në Tiranë ekspertet e FBI që do vendosen në MB. Faleminderit SHBA!”, shkruan Xhafaj.

/ Top Channel

E cfare pune ka fbi ne shqiperi?
 
Korrupsioni ekziston kudo edhe ne vendet e Europes Perendimore,Shba e ne cdo kontinet te botes.
Ama politikanet ne keto vende nuk mendojn vetem per veten,por edhe per popullin.
Ktu tek ne psikopatet,hajdutet,vrasesit i vejm ne parlament.
Te gjith flasim,por asnje nuk ngrihet nga frika se e vrasin ose se e heqin nga vendi punes.
Nese nuk ngrihemi keshtu do te veproj PS,LSI,PD e cdo parti qe do vij ne pushtet.
Shqiperia nuk behet me, por thjesht "Past Zoti meshir per ne ".
 
Tre prokurorët që përfaqësuan sot organin e akuzës në Komisionin e Mandateve, janë nga Tropoja.

Të tre duket se kanë lidhje të forta me Sali Berishën dhe të birin, Shkëlzen Berisha.

Besim Hardarmataj nga Tropoja është kushëriri i dytë Sali Berishës, i denoncuar nga Artan Hoxha në televizion si njeriu që i çoi fotot e videot Berishës nga operacioni i Babicës së Vogël.

Elisabeta Ymeraj nga Tropoja është pjesëtare e Grevës së Urisë të Shkëlzen Berishës në vitin 1999. Gruaja e Agron Bajrit, kushëri i dytë i Shkëlzen Berishës.

Gentian Osmani nga Tropoja, shok klase i Shkëlzen Berishës. Ka mbyllur çështjen e Gjin Gjonit në Elbasan në 2014 së bashku me Bledar Mustafarajn. Asokohe Gentian Osmani ka qenë kryeprokuror rrethi ndërsa Bledar Mustafaraj prokuror i çështjes.

Nuk ka klime permiresimi ne Shqiperi(ne fushen e drejtesise),sepse ka njerez qe mbeshtetet me fanatizem cilindo idiot qe merr hyn ne institucione shteterore duke punuar ne te.
Mos i hyjme debatit se c'jan e nga jan prokuroret.
C'lidhje ka?
Te hetohej urgjentisht,e ta arrestonin qorrin qe e dinte gjithe Shqiperia qe kultivimi i hashashit e lidhja e tij me kontrabandiste droge ish e vertete.
Ata duhet ti lejne te bejne punen e tyre,por nuk i lejne ata te Berishes,Metes,e ketij palloshit me eksopzitat e tij plot colore.

Do ish mire qe ai te futej ne burg me provat,e ca tjere pas tij(Gjiknur) etj,edhe kryeministri te jape doreheqjen.
Mos guxojne te flasin per lufte kundra krimit.
 
Po ngaqe korrupsioni ska lene qelize te painfektuar ne gjithe zinxhirin , do vijne keta ti fusin nje shplarje.....

Fbi eshte e amerikes

E infektuar e pa infektuar nuk i takon fbi te jete ne Shqiperi

Fbi/cia mund te bashkpunoj me shikun por gje me teper nuk mund te bejne ose perndryshe mos ta festojm ate pavaresi
 
E cfare pune ka fbi ne shqiperi?

Po nese kemi te bejme me nje rrjet krimi nderkombtare atehere normalisht qe do hy dhe Fbi ne loje per saktesim provash apo ndricim te situates.
Gjithesesi keta jane si kupol te inkriminuar deri ne palc.
 
Rama i përgjigjet Bashës: Bërtit, por mos harro; unë dua të vërtetën, ti pushtetin

rama1-1.jpg

Kryeministri Rama ka reaguar ndaj akuzave të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, duke i cilësuar ato një “teatër” për hir të karriges politike.

“LB, bërtit por mos harro: Unë dua të vërtetën, ti karrigen! Unë dua drejtësi, ti do teatër! Unë dua luftë me krimin, ti krimin e do për politike”, ka thënë Rama.

Këtë koment kreu i qeverisë e ka bërë në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

g.shqip
 
Sec kam nje bindje qe po behet shume zhurm per asgje..ne fund Saimiri do ja hedhi..do dali i pa fajshem.
 
Redaktimi i fundit:
Sec kam nje bindje qe po behet shume zhurm per asgje..ne fund Saimiri do ja hedhi..do dali i pa fajshem.

Per aq kohe sa prokuroria kerkon masen me esktreme te heqjes se lirise pa prova, por me thashethemna e shkrime gazetash....e kur ndodh kjo me ish ministra, imagjino me ne te perplasemi neper dyer gjykatash?!!!!!
Klithim te "vrasim" hajdutin por duke harruar se shteti nuk mund e nuk duhet te funksionoj keshtu.
U be mbledhja e keshillit me dyer te mbylluara me argumentin se jane prova te klasifikuara. Ok , cilat ishin provat?

Funksionon shteti duke filluar hetimin e jo arrestimin.
Edhe ceshtjet federale ne amerike me sa kemi pare , neper video te ndryshme pa prova nuk te fut ne burg.....te heton dhe ti perplas ne sy provat!
Te duket serioze ty te thote prokuroria - filan polic ka thene se , ai trafikanti me ka thene qe e kam njeriun tim?!
Po kjo eshte bolori o Abis.....turp e faqjazeze per kete estraden e ballshit!
 
Po nese kemi te bejme me nje rrjet krimi nderkombtare atehere normalisht qe do hy dhe Fbi ne loje per saktesim provash apo ndricim te situates.
Gjithesesi keta jane si kupol te inkriminuar deri ne palc.

O nev ka te drejte , eshte e pasens te vije FBI e te bej drejtesi ne nje komb tjeter......
Po thuaj kjo politika jone, keta krere kombi qe kemi....skemi zgjidhje tjeter!
 
Provat Jane te qarta per ato qe bien kembanat .... lidhja e fisit, shitja e makines nje rrjeti droge, mos shpronesimi I automjetit duke marre parasysh postin e plus kushiririn loooool , pas gjithe ketyre qe thote nuk kisha lidhje me shitjen e makines ... e ka perdorur perseri makinen pas nje viti . Kto I pranoi vete I akuzuari , nuk Jane thashetheme te kota por bashkepunetor.. pastaj te te dali emri ne nje shtet tjeter nuk mund te thuash qe nuk ka prova ... por te miren e te tereve duhet te fusi bishtin poshte shaleve e te iki vete pa zhurme , por sic duket zinxhiri eshte I gjate & I thelle eshte normale qe do te ndodhi kshu ,kur Kane gisht te tere .... ndersa Per popullin sic e kam thene shume here ---- e meriton .
 
Shyqyr qe sje prokurore o lumadhe se edhe ti rangu i ketyre do ishe.
Ne kaq vite nga kto akuzat pa prova kemi vuajtur ne e jemi popull thashethemexhi.
Kushuriri im i pare eshte drogmen, po kjo sme ben mua as kriminele e as te inkriminuar.
Ne dime shume si njerez qe jetojme ketu, po ta shpjegova dhe mjaft te lexosh pak pa perdor ato "loool" e tua te pakuptimta.

Nuk eshte prove fakti qe permendesh nga 2 individ sado te baltosin emrin.
Nuk eshte prove pse kushurinjte e tu jane ata qe merren me kultivim lendesh narkotike.

Eshtw prove sigurisht qe ti si minister nuk ke ditur gje...kjo po
Eshte prove qe ti i shet kushurinjve makinen pa ditur c'jane e c'bejne.
Per kete te fundit nese do kishe lexuar mire , ka nje vendim po te kesaj prokurorie ku para 2-3 muajsh ka nxjerre vendimin se makina e tij nuk eshte perdorur per trafik lendesh narkotike. Tani te besojme prokurorine e para dy muajve apo prokurorine e para dy diteve?!
Pika tjeter nese ti je shpallur i pafajshem per nje ceshtje , a mund te riakuzohesh per te njejten gje pa u kryer hetime?

Nese Italia ka 4 vite qe hetonte habilajt dhe pasi voli gjithe informacionin qe i inkriminonte ata , i arrestoi.....prokuroria jone ose me sakte humoristet tane vetem me 3 drite arriten te gjenin prova per ish ministrin?
Dhe e fundit qe ta mesosh....deputeti nuk ka me imunitet ,pra zoteria ne fjale mund te hetohet ne cdo kohe e rrethane!
Nuk perben llogjike ti thuash tjetrit futu ne burg e pastaj te te hetoj...kjo eshte cmenduri?

Perse ky ngut? Nuk vrau njeri, nuk vodhi shteti, vepra penale eshte kryer ne nje shtet tjeter....le tia leme atij shteti te dali ne konkluzione ,pasi shtetin tone e kemi pare sa te afte jane.
Edhe kur kerkohet nje kriminel per ekstradim , i jepwt kohe prokurorise te hetoj mbi dosjen e te akuzuarit dhe me pas merret vendimi.
E kjo varion edhe me muaj.
Vetem pse u permend emri perbeka precedent per arrestim?

Shiko qe ta marresh vesh ti dhe kushdo , nuk me plas fare se a futet a del tahiri dhe gjithe kasta e tyre.
Por deshira ime , eshte nje gje....drejtesia nje tjeter!
Se une psh do vdisja nga kenaqesia te shihja Salen ne burg bashke me Meten.....po ce do qe edhe pse ka prova me ze e figure prokuroria si ka thirrur njehere te deshmojne.....pune dreqi eee

Ps: e mos merr kot se mhb po bejme
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top