Klithmë lebetitëse për Sajmir Tahirin!

Zana diskuto pa ofendime!
Nese ofendoni perseri jemi te detyruar te te kalojme ne Ban nga kjo teme.
Se kuptoj pse keni kaq te veshtire te bisedoni pa ofenduar.
 
Zana, mundohu qe ndonjehere te kuptosh cfar shkruhet, ti je vajze shume inteligjente por se c ke nje ves te keq e kapesh direkt me anetarin dhe jo me temen , na bere te gjithe te korruptua e bashkepunues, ne shqip i bie '' ta le ne preher'' dhe sapo e bere edhe me mua.

Nese ke deshire dhe te pakten 2 fije njohuri per cfar behet fjale eja dhe diskutojme sa te duash por qe ti vjen ketu e kapesh me mua apo me anetere te tjere sepse ashtu te do qefi ty nuk quhet me diskutim.

Sec ma paska qejfi mua apo ty ??? Se ti me kishe permendur mua jo une ty ?

Mua me intereson tema jo ti & co ... sic e shikon edhe postimin e pare qe kam
Bere jam perqendruar ne thelb te temes .

Lere pastaj inteligjencen ...se nuk ka lidhje ne k'te mes .. loool
 
O Sarandioti duhet antret ti permbahen temes dhe etikes se diskutimit.
Se s"jemi as pastrues as polic ,ne stafistat qe te rrime duke u marre me cdo rrjesht te shkruar ketu.
 
Ke te drejte.

Po ky bashkimi opozitar pse nuk e permend njeri Luli & Monika !?

Apo nuk i intereson kush servilizmi dhe mlkefja e tyre qe kishin dikur, e te pretendojme nga keta njerez te bejne shtet!

HAPU DHE....
 
Editoni me mire shkrimet se sa te fshihen..

Zana nuk ke ndryshuar fare nga fotografia, ku humbur uroj te jesh mire. :)

Mire jam flm te prsh : )
 
Ke te drejte.

Po ky bashkimi opozitar pse nuk e permend njeri Luli & Monika !?

Apo nuk i intereson kush servilizmi dhe mlkefja e tyre qe kishin dikur, e te pretendojme nga keta njerez te bejne shtet!

HAPU DHE....

Sepse jane lidhje brenda llojit...cfare ka ktu per te bere wow?
Kurse une them pse jemi kaq paradoksal.....
Mendoj si kane fytyre keta te kerkojne hesspe kur kane hesape e gjynahe ende te gjalla, e te mbyllura me peocedure?!
Te flasim ne njerezit e thjeshte e pa kurrefare interesi ne mes po...po kasta e ketyre eshte e tera per hell!
 
Tani te jap edhe une ate icik mendim se e shoh qe jeni agravuar pa shkak deri ne nje fare mase.... ;)

Nqs Tahiri mendon se eshte implikuar pa shkak atehere qe ai te tregoje qe vertet nuk ka lidhje me personat ne fjale qe e kane perfolur per trafikim etj etj duhet te leshoje imunitetin dhe te vihet ne dispozicion te autoriteteve.
Kjo eshte ajo qe ai duhet te beje...
Tani nga karakteri politik dihet qe cdo gje do marre permasat e hiperboles sepse keshtu funksionon politika mediat edhe njerezit, por kemi patur krime edhe me te renda dhe nga vete politika dhe ja ku I kemi perseri. Ca presidente, disa kryetare partish e keshtu me rradhe. U ndodhi gje atyre? Aspak I kemi ne piedestal. Kete karakter kemi ne si popull dhe me vjen keq per kete gje.
Cduhet bere?
Ndergjegjesohuni, nxirrni alternativa te reja dhe largohuni nga jeta qe kemi votuar per 27 vjet.
Tahiri sot po meson se si ndihesh kur lihesh ne balte dhe ne kurriz te bien halle te medhaja dhe papritur ndihesh I braktisur. Populli ka vite ne keto siklete.
Tani eshte e thjeshte, Tahiri u shit nga shefi I tij dhe Tahiri do shese shefin e tij nqs do cenohet.
Konkluzioni, nuk do e beje as njeri as tjetri pasi kane garanci nga njeri tjetri. Zgjidhja populli te protestoje dhe kryeministri te jape doreheqjen dhe ta shpjere vendin drejt zgjedhjeve te reja dhe sa me transparente.

Kaq per sot. ;)

Problemi eshte se nuk kemi nje lider te paster te drejtoj kete vend..iken Rama,vjen Luli,qe eshte me pis se Rama..dhe Shqipetaret mbesin po ne te njejtin batak.
 
E vetmja krize eshte partia e sales per pushtet dhe deshperimi i 23 qershorit..

E vetmja e keqe qe shoh une eshte se keto situata ndikojne ne integrimin e BE dhe asgje me shume.

Nuk nuk i jap targa asnje partie se nuk kam lidhje me asnje prej tyre.
Por nqs tani je me larg integrimit ne BE eshte si pasoje e kanabizimit 4 vjecar dhe kthimit te Shqiperise ne qender trafikimi. Tani gishtin vere vete ti ne pikveshtrimin tend se kush e solli kete pasoje.
 
Problemi eshte se nuk kemi nje lider te paster te drejtoj kete vend..iken Rama,vjen Luli,qe eshte me pis se Rama..dhe Shqipetaret mbesin po ne te njejtin batak.
Atehere I dashuri populli im shporrini keto plehra. Dhe populli e di mire si behet kjo gje. ;)
 
Nuk do te kisha asnje prb , nese kryeministri do te pezullonte te akuzuarin nga detyra/partia ...gjer kur te mbarojne hetimet . Nje evitim I tille it rings the bells of working closer with those criminals and covering up the facts.
 
Po ce duan gjithe kete droge 2-3 toneshe...?

Mua me vjen keq me shume per ato perdorues droge...
Se po mendoja sot...prandak eshte rritur cmimi i vendeve te punes ne Shqiperi? Se kujtojne se merremi me droge si vetja e tyre dhe kemi lek te paguajme?
 
Dileme e madhe: Ke te besojme, Tahirin apo policine e prokurorine italiane?!

Darius
 
Ashtu sic klithem per 26 viktimat e Gerdecit. Ashtu sic klithem per 4 viktimat e bulevardit, ashtu sic klithem per vjedhjen e shtetit ne rrugen e kombit, sic klithem per 7% e Metes etj etj.....sic klithen nga foltorja e parlamentit kur New york times denonconte Shkelzen Berishen si personin kyc te trafikut te armeve e Saliu na tregoi se me te fshinte menderen....po aq do klithim edhe per Tahirin.

Mesa duket koha qe ju vu ne dispozicion Tahirit per zhdukjen e provave....me kujton skenarin e fshirjeve te filmimeve nga kryeministria ne 21 Janar.
Mr pak fjale dardha nen dardhe!
I vetmi ndryshim.....njeri eshte vrases ne diten me diell , tjetri ne driten me hene!!!
 
Te gjithe nga i pari deri tek i fundit tek veni, mjaft ja pine gjakun ketij populli.
 
Ja te shikojme ... them qe do ti djegi Europa nje nga nje , do ti shkaterroje zinxhire . Duan qe te hyjne ne Europe kriminelet ... loool
 
Kush e hoqi Europa ? Apo ndonje version I tipit , tipik Shqiptar ...
 
evropa nuk eshte me e mire

sapo e hoqen qafe gazetaren nga malta

E kam shkruar diku me siper....kryeministri maltes eshte i dyshuari ama se futi njeri ne burg pa e hetuar
Cudirat tona skane fund aman

Tahiro ishalla terheq komen e merr e salen e meten mbrapa!
Vetem ath do na rizgjohet besimi....
 
Nuk pres supriza nga kjo ngjarje... dihet fundi.. ;)
 
Ndoshta Maltanezeve ashtu ju leverdis ... si puna e shume Shqiptareve .

Une nuk mund te mbeshtes bashkepunetore krimesh , pak rendesi ka nacionaliteti apo partia.

Europa Ta mbledh don s'don ti ... dhe eshte e vetmja qe mund ti shkaterroje.
 
Redaktimi i fundit:
1.Gjykata kerkon detyrim paraqitje per Ish-Ministrin e Brendshem!
2.Gjykata hedh poshte akuzat e Prokurorise dhe kerkon lirimin e Ish Ministrit!
3. Gjykata quan te pamjaftueshme akuzat e ngritura nga Prokuroria per Ish Ministrin dhe kerkon arrest shtepie deri ne fund te hetimeve!

(Saje Qorri)

P.D: Se mos na bejn "21 Tetorin" kto Opozitaret per doreheqjen e Rames...
 
Nuk pres supriza nga kjo ngjarje... dihet fundi.. ;)

Nje permbledhje si i fushes qe je.

Ka te drejte prokuroria te kerkoje arrestimin e dikujt pa patur prova konkrete?
Thene ndryshe , me sa lexova ne raportin e derguar dje ne kuvend , hidhen dyshime por jo te vertetuara .
Dyshohet se Tahiri ka udhetuar me kete kontigjent , por nga sistemi TIMS (vene edhe nga Sala ne dispozicion) rezulton se Tahiri ka udhetuar me familjen.
Permendet nga dy persona ne pergjim , perben kjo prove per arrestim pa u provuar se eshte apo jo i implikuar?
A mund pra prokuroria te kerkoj arrestimin e dikujt thjesht ne baza dyshimi e jo nen cilesine e proves?
A po instrumentalizohet ky rast politikisht , dhe prokuroria eshte komplet ne kundershtim me ligjin?
A nuk duhej prokuroria te leshonte kerkese per hetim paraprakisht?

Pres pergjigje?
 
1.Gjykata kerkon detyrim paraqitje per Ish-Ministrin e Brendshem!
2.Gjykata hedh poshte akuzat e Prokurorise dhe kerkon lirimin e Ish Ministrit!
3. Gjykata quan te pamjaftueshme akuzat e ngritura nga Prokuroria per Ish Ministrin dhe kerkon arrest shtepie deri ne fund te hetimeve!

(Saje Qorri)

P.D: Se mos na bejn "21 Tetorin" kto Opozitaret per doreheqjen e Rames...

E ne fund mendoj se do ishte vendimi i duhur, pse?
Sepse nuk besoj se Tahiri eshte kurbani qe do kenaqte askend.
Kjo Shqiperi ka kaq shume precedente PENALE, sa kanabisi as i afrohet.
Pa rene ne batakun e ketyre moralisteve (qe konsumojne kanabis dhe harrojne se nga e blejne), dhe sigurisht pa u treguar fare e anshme politikisht me lindin shume dyshime.

1. Perse mos hapen dosje per ndjekje penale per ata qe kane duart te lyera me gjak , dhe atyre qe kane vjedhur kete komb ne dekada?
Ndoshta mund te duket shume infantile pyetja ime , por ama eshte e vertete.

Dikush qe i njeh te dyja llojet e kampeve me ka thene njehere , se Saliu i mbron zagaret e tij, Edi jo sepse mendon vetem per sumatricen e tij...dhe ja fakti po e tregon.
 
Pjese nga Seanca Degjimore :P

Deputetja Vasilika Hysi u ka referuar disa pyetje përfaqësuesve të prokurorisë në lidhje me çështjen Tahiri, por duket se i ka zënë ata disi ngushtë. E vetmja përgjigje që prokurorët kanë dhënë në lidhje me provat që kanë për arrestimin e Tahirit duket se janë mediat italiane.
Prova konkrete nuk kanë dhënë asnjë, si dhe nuk janë shprehur se çfarë duan të gjejnë gjatë kontrollit të banesës së Tahirit.

Më poshtë debati në Këshillin e Mandateve.

Vasilika Hysi: A keni prova që Tahiri ka udhëtuar 4 herë me persona të dyshuar në makinë

Kryeprokurori:
Dy procedimet janë regjistruar. Provat janë...

Vasilika Hysi: Doni të kontrolloni banesën dhe vendet e tjera. اfarë kërkoni të gjeni në banesëmeqë paskeni prova dhe dyshimin e arsyeshëm

Kryeprokurori: Profesionalisht nuk do t'i përgjigjesha këtu kësaj pyetjeje.

Deri sa keni krijuar dyshimin e arsyeshëm bazuar në prova, çfarë ka mbetur pa provuar?

Kryeprokurori: Ju s'duhet ta bëni këtë pyetje

Vasilika Hysi: Ju duhet të keni një dyshim të arsyeshëm të bazuar në prova. A ka prova në materialet e autoriteteve italiane që implikojnë Tahirin? A kanë bërë autoritete italiane për Tahirin?

Prok. Elisabeta Ymeraj:
Në materialet që kemi paraqitur në Kuvend flasim për ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm. Nuk mund ta dimë se çfarë do të bëjnë autoritetet italiane. Ka disa detaje, të dhëna që në harmoni me njëra-tjetrën na ngrenë dyshimin e arsyeshëm mbi Tahirin.

Vasilika Hysi:
اfarë detajesh keni që ministri është i implikuar në trafik?

Prok. Elisabeta Ymeraj: Të detajuar është moment me të cilin duhet të përballemi në gjykatë nëse ekziston apo jo.

Vasilika Hysi: A mund të krijoni ju bindjen e arsyeshme bazuar në materiale të lexuara në gazetë?

Prok. Elisabeta Ymeraj:
Ne i qëndrojmë kërkesës së bërë. Nuk kemi ardhur këtu me dy mendje. Kjo nuk lidhet me atë që unë mund të mendoj, por me punën time dhe të një grupi prokurorësh.




Me pak fjale te tre tropozha people , po bejne nje teater persa i takon gjithe situates.
Une nuk di , nuk njoh qe prokuroria te ngre kerkesen per arrestim personi mbi "BINDJE PERSONALE" pa kurrfare prove!
Turp per drejtesine e politiken tone!
 
Imuniteti i Tahirit, mblidhet Këshilli i Mandateve

1508492906hajdarmataj.jpg


Këshilli i Mandateve dhe Rregulloreve është mbledhur këtë paradite për kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit dhe dhënien e autorizimit për arrestimin e tij.

Vetë ish-ministri i Brendshëm është i pranishëm në këtë mbledhje, por do të jetë avokati i tij Artan Hajdaraj që do të flasë për të. Ndërsa organi i akuzës është përfaqësuar nga kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besnim Hajdarmataj dhe prokurorët Elizabeta Imeraj e Vladimir Mara.

Ai kërkoi që mbledhja të zhvillohej me dyer të mbyllura, për shkak të sekretit hetimor, por kjo kërkesë nuk u pranua nga Këshilli dhe mbledhja vijoi me dyer të hapura.

Teksa Hajdarmataj argumentoi kërkesën e tij se bëhet fjalë për heqjen e imunitetit të deputetit, teksa një pjesë të dokumenteve nuk pranoi t'i bëjë publike për median.

“Kemi bërë verifikime dhe jemi të bindur se ato biseda përputhen. Tahiri, gjatë vitit 2013, duke pasur në pronësi një automjet të tij, e kishte shitur te njëri prej vëllezërve Habilaj. Na ka rezultuar më pas se ky automjet është përdorur sërish nga Tahiri. Ne kemi ardhur për të kërkuar thjesht heqjen e imunitetit që në çdo moment të jetë i ekspozuar ndaj një mase sigurie të mundshme. Saimir Tahiri akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike i kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë të shtetit”, tha Hajdarmataj.

/ Top Channel
 
Mbështetës të Tahirit në Kryesinë e Kuvendit

Teksa ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ndodhet në mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku vendoset për imunitetin e tij, dhe autorizimin për arrestim e kontroll banese,diçka ndodh jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit.

Mjaft njerëz, mbështetës të deputeti Saimir Tahiri janë mbledhur para godinës në pritje të vendimit që do të marrë Këshilli i Mandateve.

/ Top Channel

1508492587tahiri-mbeshtetse.jpg
 
Imuniteti i Tahirit, mblidhet Këshilli i Mandateve

1508492906hajdarmataj.jpg


Këshilli i Mandateve dhe Rregulloreve është mbledhur këtë paradite për kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit dhe dhënien e autorizimit për arrestimin e tij.

Vetë ish-ministri i Brendshëm është i pranishëm në këtë mbledhje, por do të jetë avokati i tij Artan Hajdaraj që do të flasë për të. Ndërsa organi i akuzës është përfaqësuar nga kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besnim Hajdarmataj dhe prokurorët Elizabeta Imeraj e Vladimir Mara.

Ai kërkoi që mbledhja të zhvillohej me dyer të mbyllura, për shkak të sekretit hetimor, por kjo kërkesë nuk u pranua nga Këshilli dhe mbledhja vijoi me dyer të hapura.

Teksa Hajdarmataj argumentoi kërkesën e tij se bëhet fjalë për heqjen e imunitetit të deputetit, teksa një pjesë të dokumenteve nuk pranoi t'i bëjë publike për median.

“Kemi bërë verifikime dhe jemi të bindur se ato biseda përputhen. Tahiri, gjatë vitit 2013, duke pasur në pronësi një automjet të tij, e kishte shitur te njëri prej vëllezërve Habilaj. Na ka rezultuar më pas se ky automjet është përdorur sërish nga Tahiri. Ne kemi ardhur për të kërkuar thjesht heqjen e imunitetit që në çdo moment të jetë i ekspozuar ndaj një mase sigurie të mundshme. Saimir Tahiri akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike i kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë të shtetit”, tha Hajdarmataj.

/ Top Channel

hahahahhahha jemi te bindur, Prokurore analist lol
 
Xhafaj mbron Tahirin: Segmente të prokurorisë po përdoren politikisht

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj akuzoi Prokurorinë se po përdoret politikisht. Ai tha se nga sa e ka parë nga pikëpamja ligjore deri tani, kjo që po ndodh me ish-ministrin Saimir Tahiri është një precedent i rrezikshëm për drejësinë dhe jetën parlamentare.

Kur u pyet nëse ka zyrtarë të policisë në hetim për dosjen “Tahiri”, Xhafaj tha: “Kur më pyetët për këtë çështje ju thashë që është çështje e iniciuar nga drejtësia italiane dhe po shqyrtohet nga ajo. Gjithë të tjerët që flasin sot nuk kanë pasur dhe nuk kanë asnjë kontribut në këtë çështje. Me sa shoh, thjesht po duan ta përdorin”.

Më tej, ministri i Brendshëm shtoi: “Ajo çfarë është shkruar nga prokurorët e Krimeve të Rënda dhe për aq sa unë kam lexuar, nuk është një gjë që shpreh vullnetin e ligjit dhe zbatueshmërinë në prova. Që do të thotë, sipas meje, që jemi në rastin kur segmente apo individë të Prokurorisë po vetëpërdoren politikisht në një situatë të nxehtë politike. Flas për aq sa kam lexuar nga ato që janë bërë publike. Nëse Prokuroria ka prova të tjera, të presim”.

/ Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top