Kina, rindertim rrugeve shqiptare

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Qeveria kineze ka vendosur te marre persiper rimekembjen e infrastruktures rrugore shqiptare. Kjo eshte pohuar dje ne nje takim qe kryeministri kinez, z. Wen Jiabao, pati me homologun e tij shqiptar Sali Berisha. Qeveria kineze lajmeroi se ajo do te jape nje kredi te bute per Shqiperine, ne menyre qe te rimekembe infrastrukturen e saj. Ne takim, dy ishin elementet kryesore, akordi qe Shqiperia dhe Republika Popullore e Kines te nenshkruajne nje marreveshje partneriteti strategjik per nxitjen e bashkepunimit ekonomik dhe ftesa qe kryeministri i Kines pranoi qe te vizitoje Shqiperine.

Kryeministri i Republikes Popullore kineze, kur u takua dje me Berishen, theksoi se "eshte takimi i pare i tij me nje mik te vjeter te Kines".

Kryeministri Berisha i ka theksuar homologut kinez se ai e konsideronte shume te rendesishme miqesine me Kinen: "Kam qene ketu, ne vitin 1996, - tha kryeministri, - me dy qellime: I pari, te falenderoja kombin kinez per ndihmen ndaj Shqiperise, duke hapur dhjetera e qindra fabrika ku u punesuan dhjetera e mijera njerez, por qe qeveria e atehershme u tregua mosmirenjohese dhe e mbylli vendin ne nje izolim ekstrem, duke mos ndjekur kursin e reformave te Kines qe ndermori Ten Xiaopin", vuri ne dukje Berisha.

"Qellimi i dyte, - vijoi Kryeministri, - ishte vendosja e marredhenieve dypaleshe ne nje stad te ri.

Ne kete pike, Jiabao tha se kete vit do te jete 60 vjetori i marredhenieve diplomatike mes dy vendeve, duke ndare te njejtin mendim se ato duhen te cohen me tej. Nga keto vleresime te homologut te tij ka ardhur nje nxitje nga Berisha per ta ftuar Jiabaon ne Tirane. "Ne te shkuaren, Kryeministri Cu En Lai vizitoi tre here Shqiperine. Ka ardhur koha qe ne 60 vjetorin e marredhenieve diplomatike, shqiptaret te mirepresin Kryeministrin kinez, si nje kulminacion i marredhenieve", - ishte menyra si Berisha e ftoi kryeministrin e shtetit me 1.4 miliarde banore. Pergjigjja e Jiabaos ishte pozitive. Ai tha se e pranonte ftesen me kenaqesi dhe se do te vizitonte Shqiperine ne nje kohe te aferme, sapo te krijohej mundesia.

Ne takimin mes Berishes dhe Jiabaos, u fol dhe per qendrimin e Shqiperise mbi perpjekjet per ndarje nga Tajvani etj. "Shqiperia ka nje qendrim te qarte te politikes se nje Kine dhe nuk leviz nga ky qendrim. Ne ndjekim me shume respekt qendrimet paqesore te Kines per zgjidhjen e problemit. Vertet sistemet nuk jane te njejta, por gjykoj se sistemi kinez eshte ne evolucion e siper. Ky eshte besimi im", ka deklaruar Berisha. Ne kete moment, nga pala shqiptare u be nje kerkese konkrete. Berisha i deklaroi zyrtarisht homologut te tij se kerkonte "mundesine per nje kredi te bute qe do te shkonte ne rimekembjen e infrastruktures qe ka trasheguar Shqiperia". Kjo gje, theksoi ai, do te vleresohej shume nga qeveria shqiptare. Ne kete drejtim, pergjigjja e kryeministrit kinez ishte e qarte dhe e prere: "Qeveria e Republikes Popullore te Kines eshte e gatshme dhe e konsideron te mundshme t'i jape nje kredi te bute Shqiperise, ne menyre qe ajo te rimekembe infrastrukturen e saj".

Po ashtu, Jiabao tha se do te inkurajoje biznesin kinez per te investuar ne Shqiperi. Ndersa lajmeroi se do te dergoje shume shpejt nje ekip qe te vleresoje fushat me interes per investimet kineze. Ketu Berisha ka konsideruar se "eshte i rendesishem mbulimi dhe garantimi i investimeve kineze nga institucionet financiare kineze, nderkohe qe Shqiperia do te ofroje lehtesira te medha per biznesin kinez, si per shembull zona te lira ose parqe industriale, te cilat po ndertohen kete vit ne Shqiperi". Me tej, kryeministri Berisha foli per potencialet energjetike, hidrike, minerale, infrastrukturore te vendit tone dhe Kryeministri kinez tha se keto fusha jane me me rendesi per investimet e pales kineze. ed.ku

Biseda mes dy kryeministrave u ndal edhe ne ceshtjen e pavaresise se Kosoves dhe zhvillimeve ne rajon. Berisha u shpreh se Kosova nuk ka qene pjese e Serbise, por e Serbise se Madhe dhe se njohja e saj eshte kontribut per paqen dhe stabilitetin ne rajon. Kryeministri kinez u shpreh se Kina respekton te drejten dhe vullnetin e popujve dhe ajo mendon se ceshtja e Kosoves duhet te zgjidhet nepermjet dialogut mes Kosoves dhe Serbise.

"Lojerat Olimpike kane rendesi te madhe per mua"

Ne takimin e djeshem, Berisha dhe Jiabao kane folur gjate dhe per Lojerat Olimpike. Kryeministri shqiptar pranoi se "ishte nje ceremoni magjike, ne lartesine e kombit te madh kinez dhe nje organizim i persosur". "Kina po perfaqeson sot eksperimentin me te madh te ndryshimit ne bote dhe ne kete kontekst gjej gjithmone ndryshime befasuese ne cdo udhetim timin", vleresoi Berisha ne kete udhetim te trete te tij ne Kine. Olimpiada, me shume se cdo gje tjeter, eshte simbol paqeje e mirekuptimi. Por dua te them se edhe zhvillimi i Olimpiades ne Pekin, eshte per mua i nje rendesie te vecante", theksoi Kryeministri i Shqiperise.

Berisha: Pekini do te jape me shume liri per njerezit

Berisha u citua dje nga radio kineze CRI te kete deklaruar ne takimin me homologun e tij, se Kina dhe Shqiperia po ecin me shpejtesi ne rrugen e zhvillimit ekonomik dhe se te dy vendet kane nje hapesire shume te madhe dhe te gjere bashkepunimi. "Une ndjek me shume interes te gjitha zhvillimet ne Kine. Kam qene ketu ne vitin 2004. Kina ka zhvilluar edhe zgjedhje lokale. Une jam i bindur qe ky vend do te ece gjithnje e me shume drejt zgjerimit te lirive, krahas lirive ekonomike, lirive politike dhe lirive te tjera. Pra une shoh se Kina ka nje te ardhme te shkelqyer, te madhe dhe Shqiperia ka nje mik te cmuar", - ka deklaruar Berisha sipas radios shteterore kineze.


KohaJone
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top