Arfenilla
Themelues i Forumit
Duke pasur këtë parasysh, edhe mund të kurseni të holla për blerjen e prodhimeve të reja. Disa ushqime mund t’i konsumoni edhe pasi t’ju ketë kaluar afati i përdorimit, ja disa prej tyre..
Keçapi
Keçapi mund ta ruajë cilësinë e vet edhe deri gjashtë muaj pas skadimit të afatit të përdorimit. Mos e konsumoni vetëm kur të ketë ndryshuar ngjyrë dhe aromë.
Trangujt turshi dhe ullinjtë
Trangujt turshi dhe ullinjtë në fakt durojnë deri një vit pasi t’i keni hapur, nëse i mbani në frigorifer, pa marrë parasysh se sa ju shkruan afati dhe skadimi i tij.
Uthulla
Uthulla zgjat pothuajse përjetësisht, madje edhe nëse vëreni shtresa apo njolla sipër saj, është i sigurt për përdorim.
Mjalti
Mjalti është i mirë derisa të shpenzohet në sasi, pa marrë parasysh se çfarë shkruan në afatin e skadimit.
Kafeja
Keni hapur një qese me kafe dhe, e keni harruar fare diku? Mos u brengosni. Kafeja është e mirë për ta konsumuar tre deri pesë muaj pasi t’i ketë dalë afati i përdorimit. Për kafenë kokërr kjo vlen edhe më gjatë.
Gjalpi
Gjalpin mund ta konsumoni edhe dy vite pasi t’i ketë kaluar afati i përdorimit. E nëse e mbani në frigorifer, ky afat mund të zgjatet deri në nëntë muaj.
Erëzat
Pothuajse të gjitha erëzat zgjatin edhe deri në dy vjet, pasi t’i ketë skaduar afati i përdorimit. Kjo vlen për kanellën, piperin, specin e kuq, majdanozin, hudhrën. Me rendësi është t’i ruani në vend të ftohtë, sipas mundësive në kavanoz prej qelqit. b lajmi