Këto ushqime mund t’i hani edhe pasi t’ju ketë skaduar afati

Arfenilla

Themelues i Forumit

31_01_2016_3293613_ke.jpeg

Duke pasur këtë parasysh, edhe mund të kurseni të holla për blerjen e prodhimeve të reja. Disa ushqime mund t’i konsumoni edhe pasi t’ju ketë kaluar afati i përdorimit, ja disa prej tyre..

Keçapi

Keçapi mund ta ruajë cilësinë e vet edhe deri gjashtë muaj pas skadimit të afatit të përdorimit. Mos e konsumoni vetëm kur të ketë ndryshuar ngjyrë dhe aromë.

Trangujt turshi dhe ullinjtë

Trangujt turshi dhe ullinjtë në fakt durojnë deri një vit pasi t’i keni hapur, nëse i mbani në frigorifer, pa marrë parasysh se sa ju shkruan afati dhe skadimi i tij.

Uthulla

Uthulla zgjat pothuajse përjetësisht, madje edhe nëse vëreni shtresa apo njolla sipër saj, është i sigurt për përdorim.

Mjalti

Mjalti është i mirë derisa të shpenzohet në sasi, pa marrë parasysh se çfarë shkruan në afatin e skadimit.

Kafeja

Keni hapur një qese me kafe dhe, e keni harruar fare diku? Mos u brengosni. Kafeja është e mirë për ta konsumuar tre deri pesë muaj pasi t’i ketë dalë afati i përdorimit. Për kafenë kokërr kjo vlen edhe më gjatë.

Gjalpi

Gjalpin mund ta konsumoni edhe dy vite pasi t’i ketë kaluar afati i përdorimit. E nëse e mbani në frigorifer, ky afat mund të zgjatet deri në nëntë muaj.

Erëzat

Pothuajse të gjitha erëzat zgjatin edhe deri në dy vjet, pasi t’i ketë skaduar afati i përdorimit. Kjo vlen për kanellën, piperin, specin e kuq, majdanozin, hudhrën. Me rendësi është t’i ruani në vend të ftohtë, sipas mundësive në kavanoz prej qelqit. b lajmi
 
Titulli: Këto ushqime mund t’i hani edhe pasi t’ju ketë skaduar afati

Megjithate, me perjashtim te mjaltit, them se nuk je vlene te rrezikohet.

Ne momentin qe i skadon data ne ambalazh... direkt ne kosh.
 
sidomos kecapi se sa te hapet brenda jave prishet... i del ...
 
Sa frike paske. Te gjitha te tjerat haen dhe po u kaloi afati. Nuk te gjen gje, se deri dje qe nuk egzistonte fare afati
ose me sakte qe ishte por ja ngjisnin nje te re siper cfare beje ti? Rrije pa ngren e. lol
Sa gjera te skaduara kemi ngren me para yyhh

Kete do thoja edhe une, ketchap nuk duron shume, duke qene salc aq e ka disa dite. Ik e haje po u thartua. lol
 
Thua se afatin e skadeces ju vendosin vetem per bukuri produkteve Didi? :p

Jam helmu nje here me birre te skaduar, dhe me beso se per 1 fije te flokut pata me e u pershendet me kete bote.
 
Titulli: Këto ushqime mund t’i hani edhe pasi t’ju ketë skaduar afati

Sa frike paske. Te gjitha te tjerat haen dhe po u kaloi afati. Nuk te gjen gje, se deri dje qe nuk egzistonte fare afati
ose me sakte qe ishte por ja ngjisnin nje te re siper cfare beje ti? Rrije pa ngren e. lol
Sa gjera te skaduara kemi ngren me para yyhh

Kete do thoja edhe une, ketchap nuk duron shume, duke qene salc aq e ka disa dite. Ik e haje po u thartua. lol
dhe thon se nuk ka rendesi afati pastaj! vertet se po ja ndrrojshin daten moj dhe ate me aciton per thoj ku ishte ideal per me fshi ..

p.s averi don me jetu edhe 50 vite me shum se una nga tani prandaj i ka friken lol
 
Titulli: Këto ushqime mund t’i hani edhe pasi t’ju ketë skaduar afati

Seriozisht tani.. Ka produkte qe ju shkruan expiry date dhe ka qe ju shkruan best before.

Keto te dytat edhe durojne pas dates se skadimit, por te parat direkt ne kosh aman. Sidomos ti Arfe qe preferon me jetu 120 vjet :p
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Këto ushqime mund t’i hani edhe pasi t’ju ketë skaduar afati

O Aver lere birren me degjo mua :p

Normal qe jo te gjitha produktet haen kur kalon afati. Sepse te tille perberje kane sot e kesaj dite. Para disa viteve nuk ishte keshtu, nuk kishte shume kimikate ndaj dhe mund ti haje e po ta kalonin. Ik pi sot qumshtin e kaluar 1 jave..helmohesh.
 
Titulli: Këto ushqime mund t’i hani edhe pasi t’ju ketë skaduar afati

shum interesant si thot shkrimi se gjalpa hahet edhe pas afatit! gjalpa eshte sh e ndishme ajo ben myk pas disa ditve,,uthulla tharbsohet poashtu ece perdore po ta mbajti..e ullinjt nuk ju del afati ne shpin time kurr ,,se i konsumojn i madhe e i vogel si me ken embelsira. Aver nese jeton ne planet tjeter edhe ka mundesi jetgjatsije ...po ne ket planet veshtir te shkosh i shendosh deri tek te 50-at
 
Kush i lë ullinjte te skadojne iher ne rradhe te pare? Po ku kan shanc ullinjte me skadu perpara meje? :p
 
Titulli: Këto ushqime mund t’i hani edhe pasi t’ju ketë skaduar afati

Para 2 neteve i mora ca geshtenja Didi, sepse u befasova qe gjeta ne kete periudhe. Ti shiqoje nga jashte dukeshin perfect.

Nga 1 kg nuk dolen as 5 cope si duhet.
 
Titulli: Këto ushqime mund t’i hani edhe pasi t’ju ketë skaduar afati

shum interesant si thot shkrimi se gjalpa hahet edhe pas afatit! gjalpa eshte sh e ndishme ajo ben myk pas disa ditve,,uthulla tharbsohet poashtu ece perdore po ta mbajti..e ullinjt nuk ju del afati ne shpin time kurr ,,se i konsumojn i madhe e i vogel si me ken embelsira. Aver nese jeton ne planet tjeter edhe ka mundesi jetgjatsije ...po ne ket planet veshtir te shkosh i shendosh deri tek te 50-at

Shtoj vetem edhe 10 vite Arfe dhe une jam ok. :p

Edhe ashtu nuk preferoj te shkoj me shume se 60. :p
 
Titulli: Këto ushqime mund t’i hani edhe pasi t’ju ketë skaduar afati

Shtoj vetem edhe 10 vite Arfe dhe une jam ok. :p

Edhe ashtu nuk preferoj te shkoj me shume se 60. :p

e thu se gezon shendet te mir ishalla,se ti pytesh te shtyerit ne mosh dhe te semuar mbase.. e duan edhe me shum se 80 te jeton.
 
Titulli: Këto ushqime mund t’i hani edhe pasi t’ju ketë skaduar afati

Un jam prova qe nuk vdes po hengre ushqim te skaduar..
Maximumi tkap diarrea lol
Po makaronat qe kan 1 vit qe kan skadu?
Po ato budinot pluhur ? As sja var mo fare dates te skadences.
Nese hap pakon/shishen/kanacen o cfare do lloj te jet dhe nuk shoh asnje ndryshim 'te vecant' dhe ska ere ose ngjyre te cuditcme UN E HAJ.
Nje her bleva 1 ricotta ( gjiz ) dhe e hapa direkt( dmth brenda dates te skandences ).... ishte e verdh dhe nuk kam fjale me pershkruar aromen lol
Gjithashtu dhe qumshti... e ndjen qe pas 4 ditesh qe e ke hap, sja vlen mo... dhe e derdh te lavamani.
 
Tani qe ti sje ne rregulle sje moj po jo kaq fare :p lol

Aman se sot nuk ha dot dicka te skaduar se kushedi cte shpiket. Mjafton ti shikosh disa ushqime sesi behen sapo i kalon afati.
Makaronat nuk skadojn o goc leri me vite aty e prap te mira jane dhe po sqen gje qe haet eshte :p
 
Titulli: Këto ushqime mund t’i hani edhe pasi t’ju ketë skaduar afati

Ushqimeve u nderrohet data skadimit here pas here.keshtu qe i bie te hame cdo here gjera te skaduara.por s'na gje gjë ne shqipetarve,jemi gje e keqe :p
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top