Këshilla për vajza gjatë menstruacioneve

Titulli: Këshilla për vajza gjatë menstruacioneve

Dismenorea, si të evitoni dhimbjet mujore

Si mund të qetësoheni nga to? Shumë ekspert mendojnë që simptomat e dismenoresë janë shkak i shprehive kequshqyese dhe problemeve emocionale të përballueshme.
Pjesa më e madhe e grave në moshën fertile, me ardhjen e menstruacioneve ankohen se kanë një “përzierje” ndjesish të vështira për tu përkufizuar. Këto shfaqen disa ditë deri 2 javë, përpara ciklit menstrual dhe përmirësohen apo zhduken plotësisht me nisjen e ciklit.
Dismenorea është shprehje që paraqet dhimbjet shtrënguese gjatë kohës së ciklit menstrual. Kryesisht fjala është për dhimbjet në pjesën e poshtme të barkut dhe në kryqëza, duke filluar nga dhimbjet e lehta deri te dhembjet me intensitet më të madh, të cilave shpesh i bashkëngjitet dhimbja e kokës, vjellja dhe barkqitja.
Dallohet dismenorea primare te e cila lajmërohet menstruacioni i parë dhe kryesisht ka karakter funksional nga dismenorea sekondare e cila lajmërohet më vonë gjatë jetës dhe kryesisht është pasojë e ndonjë sëmundje tjetër në legen (pelvis), së shpeshti endometrioza. Shumë ekspert mendojnë që simptomat e dismenoresë janë shkak i shprehive kequshqyese dhe problemeve emocionale të përballueshme. Vlerësohet se afër 60% e grave vuajnë nga dhembjet mujore.

Pse paraqitet?

Në numrin më të madh të rasteve, kontraksionet e paraqitura janë të natyrës funksionale. Kjo nënkupton disa procese natyrore të cilat paralajmërohen kah fundi i ciklit menstrual në mitër, intensiteti i të cilit e tejkalohet rëndom.
Për shkak të lodhjes së funksionit të trupit të verdhë dhe rënies fiziologjike të nivelit të hormoneve të trupit të verdhë kah fundi i ciklit menstrual, vjen deri te tkurrja e enëve të gjakut dhe iskemisë së mukozës së mitrës.
Kjo është e përcjellë me lirimin e panumërt të sasisë së prostaglandineve të tipit alfa, bartësit kimik të porosive, të cilat shkaktojnë kontraksione të forta. Me fjalë te tjera kontrakcionet e mitrës paraqiten përmes vendeve bashkëngjitëse në sipërfaqen e hollë të fijeve nervore vegjetative të cilat e mbështjellin dhe janë stimuluese në aspektin psikologjik dhe hormonal.
Shkaktari tjetër i dhembjeve nënkupton sëmundjet organike, si shkaktar të paraqitjes së dhembjeve mujore. Shkaktarët më të shpeshtë organik janë endometrioza, polipi i mitrës, mioma, malformacionet e saja, disa rritje tumorale në pelvisin e vogël.

Ankesat

Simptoma fizike: dhimbje gjoksi, ndjesi fryrjeje, ënjtje të fytyrës, barkut dhe gishtërinjve, shtim në peshë, dhimbje koke, migrenë, ndryshime në oreks, akne dhe probleme të tjera me lëkurën, kapsllëk ose diarre, rigiditet muskulor ose të kockave, dhimbje të përgjithshme, sidomos në shpinë, dhimbje barku.
Simptoma psikologjike: luhatje të humorit dhe depresion, dëshirë për të qarë, lodhje, përgjumje, tension, rritim, vështirësi në përqendrim, ndryshime në dëshirat seksuale, shqetësime me gjumin, agresivitet, humbje e vetëkontrollit.

Trajtimi

Te rastet me shkaktar funksional munden të përdoren bllokatorët selektiv të biosintezës së prostaglandinës F2alfa në doza të vogla - acidi acetilsalicilik, si dhe barnat josteroide kundër inflamacionit ketoprofen (ketonal, knovan), diklofenak (naklofen, voltaren), ibuprofen (brufen, neofen) duke filluar disa ditë para menstruacioneve të pritura. Veprim të mirë kanë kontaceptivët oralë.
Metoda më e re e shërimit të dismenoresë është aplikimi i flasterit të nitroglicerinës. Veprim i padëshirueshëm janë kokëdhembja që mund të shmanget me ibuprofen.
Tek shkaktari organik i dismenoresë sekondare mjekimi varet nga analizat. Në raste të shumta, ndërmjetësuese është terapia kirurgjikale, psh largimi i polipit, miomi, vatra endometrioze.

Kurimi

Dismenoreja e lehtë dhe mesatare në shumicën e rasteve permirësohet me analgjezikë (qetësues) të lehtë. Nëse e kanë kohën e menstuacioneve fikse atëherë le ta marrin analgjezikun një ditë para menstuacione dhe kjo do ti lehtësojë shume. Mirë është të merret pa ngrënë me qëllim shmangien e efekteve anësore të stomakut. Në momentet më të dhimbshme le të shtrihet dhe të vendosi diçka të ngrohtë mbi bark p.sh një shishe me ujë të ngrohtë ose jastëk me korrent. Një tjetër kurë është përdorimi i kontaceptivave oral. Këto lëndë pengojnë prodhimin e prostoglandinave shkaktare të dhimbjes. Mund të perdoren deri sa të dëshirohet shtatëzania nëse sjellin dobi. Nëse dhimbjet janë shumë të forta mund të përdoren anlgjezikët intravenoz (nga damari). Nëse megjithë kurën e përdorur dhimbjet nuk kalojnë atëherë mund të ketë nevojë për një laparoskopi për ndonjë endometriozis. Dismenoreja primare shfaqen shpesh rreth moshës 20 vjeçare apo në adoleshencë. Rreth 25 vjeç pakësohet dhe zakonisht pas lindjes humbet. ثshtë tipike fillimi pak para menstuacioneve dhe për 1-3 ditë humbet. Kurse ajo sekondare fillon disa ditë para menstuacioneve dhe mund të zgjasi edhe gjatë tërë periudhës së menstruacioneve.

Dhimbjet që përmirësohen me anë të ushqimit

Ndryshimi i mënyrës së ushqimit përmirëson shkëlqyeshëm dhembjet premenstruale. Këshillohet ushqimi që e balancon metabolizmin e eikosanoideve, kombinuar me marrjen e sasive të konsiderueshme të vitaminës B6 (100mg në ditë), magnezium 3 herë në ditë nga 100mg dhe vitamin E njëherë në ditë, 50mg. Ndryshimi i mënyrës së ushqimit zvogëlon prodhimin e tepërt të prostaglandinës dhe vihet baraspesha.
Metodat tjera alternative
Shumë femrave u ndihmojnë edhe disa metoda tjera, si masazhi, joga, homeopatia, akupunktura dhe përdorimi i bimët shëruese. Përfundimisht, zvogëlimi i stresit zvogëlon nivelin e adrenalinë dhe sasinë e prostaglandeve F2alfa.

Dieta: fruta, fibra dhe pak kripë

* zvogëlimi i marrjes së karbohidrateve të rafinuara (keksë, ëmbëlsirave, sheqerit të bardhë, buka dhe produktet tjera të pjekura nga mielli i bardhë
* kufizimi ose plotësisht ndërprerja e konsumimit të mishit të kuq, vezëve
* largimi nga burimi i acideve transyndyrore, vajit bimor të hidrogjenizuar, siç janë margarina dhe yndyra bimore
plotësimi i nevojave me Omega 3
* peshqit e thellësira të detit (losos, tuna, skusha) janë përplot omega 3 acide yndyrore dhe duhet sa më tepër të jenë në tavolinën e ushqimit
* ushqimi i gjelbër i përgatitur në avull zvogëlon dhembjet dhe inflamacionet
* duhen ikur prej mëlmesave, ushqimit të fërguar yndyror, sheqerit, kripës, alkoolit

Këshillohet hedhja jashtë përdorimit e ushqimeve që provokojnë alergji, për shkak të rritjes së prostaglandineve. Shumë gra janë alergjike edhe në maja të bukës, sepse pjekjet e ndryshme të produkteve të bukës, por edhe lëngjet industriale rrisin prodhimin e prostaglandineve.
Dobiprurëse është ndërprerja e konsumimit të produkteve të qumështit, akulloreve, djathit të freskët dhe jogurti. Shkaktari i vërtetë i veprimit të dëmshëm të produkteve të qumështit nuk është i njohur.
Mendohet se dhënia e hormoneve për rritjen e lopëve, si dhe antibiotikët e pesticidet në ushqimin e lopëve interferojnë me metabolizmin e hormoneve seksuale në zorrë.
Në shëmbëlltyrën e këtij supozimi shkojnë edhe vrojtimet se qumështi organik nuk vepron dëmshëm në indin e mitrës dhe në gjoks.
Gjatë ditëve që i paraprijnë menstruacioneve janë të shpeshta “episodet” e shtimit të oreksit, të karakterizuara shpesh nga dëshira për ëmbëlsira: çokollatë, tortë, etj. Kjo mendohet se lidhet me uljen e sheqerit në gjak dhe ndryshimet e nivelit të serotoninës. Faktorë që ndikohen nga mënyra e ushqyerjes.
Prandaj është e rekomandueshme të ndiqet dieta e përshtatshme. Ushqimet më të rekomandueshme janë ato që përmbajnë karbohidrate komplekse: cereali dhe drithërat si: makaronat, orizi, buka e crackers, apo dhe perimet: si fasulet, bathët, etj.
ثshtë e rëndësishme dhe marrja e sasive të duhura të kripërave minerale, si kalciumi dhe magnezi. Kalciumi ndihmon në parandalimin e kontraktimit muskular dhe krampeve. Ndërsa magnezi ndihmon në lehtësimin e krampeve të uterusit. Ky i fundit mund të gjendet në: bananet, perimet me gjethe jeshile: spinaq, sallatë, kungull.
Duhet të evitohet kripa, sepse favorizon akumulimin hidrik dhe pijet me bazë kafeine si: kafe, çaj, dhe koka-kola.
Mjaft të mira janë frutat, sidomos molla dhe dardhët, sepse favorizojnë kalimin intestinal dhe ndihmojnë në uljen e problemeve me kapsllëkun apo fryrjen abdominale, karakteristikë për këto ditë.
 
Titulli: Këshilla për vajza gjatë menstruacioneve

mesa lexova shumica e vajzave kane dhimbje barku pervec te tjerave. Une para menstruacioneve dhe diten e pare te tyre kam nje dhimbje mesi shume te keqe, perpos te tjerave....por ajo qe desha vertet te pyesja eshte persa i perket çrregullimve te ciklit. Mua me vine çdo muaj por jo ne te njejten date..cfare mund te bej? a ka kjo problem ne shtatzanite e ardhshme? :konfuz:
 
Titulli: Këshilla për vajza gjatë menstruacioneve

Me te vertet cikli i paregullt eshte i rezikshem per shtatzanite, nqs nuk perdor menyra kontraceptive.
Po ashtu eshte veshtire te dish kur ke ditet fertile, nqs nuk ka nje regull.
Me sa di une, me antikoncepcionale mund te regullohet.
Mund te shkosh tek nje gjinekollog te te keshilloj me shume. Duhet te te bej dozimin e hormoneve, te shofi egzakt ne ca gjendje je.
Ps: ca diferenca ke mes ciklit...21 dite? 26? 28?
Eshte mire te mbash kalendar...
 
Titulli: Këshilla për vajza gjatë menstruacioneve

mesa lexova shumica e vajzave kane dhimbje barku pervec te tjerave. Une para menstruacioneve dhe diten e pare te tyre kam nje dhimbje mesi shume te keqe, perpos te tjerave....por ajo qe desha vertet te pyesja eshte persa i perket çrregullimve te ciklit. Mua me vine çdo muaj por jo ne te njejten date..cfare mund te bej? a ka kjo problem ne shtatzanite e ardhshme? :konfuz:

Zakonisht, nese ben seks ca dite para se t'paraqitet cikli mujor, ke çrregullime, dmth vonohen/shtyhen menstruacionet.
 
Titulli: Këshilla për vajza gjatë menstruacioneve

Ska lidhje me kontaktin seksual. Sepse kolena, do e ket pasur menstruacionin te cregulluar qe ne fillim, mosha 10 vj....kur skishte kontakte...

Eshte nje gje normale, dhe te jet i cregullt, gje qe regullohet po vajti tek doktori.
 
Titulli: Këshilla për vajza gjatë menstruacioneve

mesa lexova shumica e vajzave kane dhimbje barku pervec te tjerave. Une para menstruacioneve dhe diten e pare te tyre kam nje dhimbje mesi shume te keqe, perpos te tjerave....por ajo qe desha vertet te pyesja eshte persa i perket çrregullimve te ciklit. Mua me vine çdo muaj por jo ne te njejten date..cfare mund te bej? a ka kjo problem ne shtatzanite e ardhshme? :konfuz:

Seksi i rregullt te ndihmon gjithashtu (meqe the per shtatezanine nuk e di a je e martuar/fejuar). Kete problem kam pasur dhe une, dhe jo ne muaj, por i kisha cdo 3 muaj ose kishte raste cdo 2 jave. Perdora pilulen per shume pak kohe, dhe ajo ndihmon, por nje gjinekolloge me keshilloi seks te rregullt me partnerin dhe kjo eshte keshilla me e mire per mendimin tim.
 
Titulli: Këshilla për vajza gjatë menstruacioneve

اrregullimet menstruale

اdo ndryshim i skemës normale te menstruacioneve tek një femër quhet çrregullim menstrual.
Organet reproduktive - mitra (uterusi) është organ në formë dardhe e vendosur në mes të fshikëzës urinare dhe zorrës së trashë. Përbëhet nga dy pjesë - trupit dhe qafës. Nga të dy anët e mitrës gjenden vezoret dhe vezëpërçuesit (tubat e Fallopit).Vezoret janë organe në të cilat prodhohen vezët, me nga 200.000 deri 400.000 folikule. Shtresa apo muri i brendshëm i mitrës quhet endometrium, shtresat e të cilit nëse femra nuk është shtatzënë, shkoqiten dhe dalin si një pjesë e gjakut menstrual së bashku me gjakun dhe sekretin e mitrës.
Fazat dhe karakteristikat e menstruacioneve
Menstruacioni i parë (menarha) zakonisht paraqitet në moshën prej 12 deri 13 vjet. Hulumtimet më të reja, megjithatë, tregojnë se, sot, femrat më herët hyjnë në pubertet. Pesha e madhe është faktor i rrezikut për shfaqjen e pubertetit të hershëm.
Shiko fotografinë 1798772
Kohëzgjatja e ciklit menstrual. Gjatë vitit të parë deri në dy vite mundet me qenë e ndryshueshme dhe jo e rregullt. Pas kësaj kohe cikli fillon të stabilizohet dhe të zgjas diku rreth 28 ditë. Megjithatë, cikli normal mund të zgjas edhe 20 deri 40 ditë. Mosha është faktor i rëndësishëm për ndryshimet e ciklit. Përafërsisht cikli zgjatë 33 ditë tek fermat më të reja se 21 vjet dhe, 26 ditë tek 40-vjeçaret. Cikli zgjatet në moshën 46 vjeçare dhe mbërrin përafërsisht 31 ditë në moshën 49 vjeçare. Femrat që konsumojnë alkool rregullisht i kanë ciklet më të shkurta, gjersa femrat me peshë më të vogël dhe ato që merren me sport, më të gjata.
Kohëzgjatja e gjakderdhjes. Gjakderdhja te femrat e moshës së re përafërsisht zgjatë 6-7 ditë. Pas moshës 21 vjeçare gjakderdhja zgjatë 5- 6 ditë deri në menopauzë. Megjithatë, vlen të përmendet se rreth 5% e femrave të shëndosha kanë gjakderdhje më të shkurtë se 4 ditë, dhe 5% më gjatë se 8 ditë. Femrat me peshë më të vogël sidomos ato që konsumojnë duhanin gjakderdhin më shumë, gjersa ato që merren me sport, më pak. Femrat që përdorin spiralen (mjet kontraceptiv) zakonisht kanë gjakderdhje më të gjatë.
Ndërprerja e menstruacioneve. Menstruacionet, natyrisht, ndërpriten gjatë kohës së shtatzënisë. Disa femra vazhdojnë të kenë gjakderdhje jo të rregullta gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë. Gjakderdhjet e tilla mund të jenë kërcënim i dështimit (abortit), prandaj duhet patjetër t’i drejtohen mjekut. Gjatë kohës së gjidhënies femra rrallë mund të ketë ovulim 8 javë pas lindjes. Pas këtij intervali menstruacionet zakonisht rikthehen dhe femra prapë është fertile (mund të mbetet shtatzënë).
Menopazua është ndërprerja e menstruacioneve e cila zakonisht shfaqet diku rreth moshës 51 vjeçare, gjersa tek femrat që konsumojnë duhanin edhe më herët.
Shiko fotografinë 1798773
اfarë janë çrregullimet menstruale?
Amenorreja është mungesa e menstruacioneve. Dallojmë amenorrenë primare, atëherë kur fare nuk është paraqitur,dhe sekondare, kur menstruacionet në fillim kanë qenë të rregullta por më vonë janë çrregulluar apo kanë munguar fare.
Amenorreja konsiderohet atëherë kur menstruacionet nuk paraqiten së paku 3 cikle. Femrën te e cila menstruacionet nuk janë paraqitur deri në moshën 16 vjeçare duhet dërguar te mjeku si dyshim në amenorrenë primare Ciklet e rralla dhe jo të rregullta (oligomenorreja) janë mjaftë të shpeshta në pubertetin e hershëm dhe nuk janë për tu shqetësuar. Poashtu, gjakderdhja është e ndryshme, dikush gjakderdhë më pak e dikush më shumë. Ndonjëherë gjakderdhja mund të mungoj fare, gjersa në muajin e ardhshëm të jetë më e madhe, që me siguri është pasojë e mungesës së ovulimit në ciklin paraprak.
Brengosëse është nëse ciklet zgjasin më pak se 21 ditë, dhe gjakderdhjet më gjatë se 8-10 ditë ose, ciklet dukshëm ndryshojnë gjatë disa muajve. Këto raste tregojnë një problem me ovulimin.
Menorragjitë (gjakderdhjet e shumta). Gjakderdhjet e mëdha ose menoragjitë paraqiten te 9% deri 14% te të gjitha femrat dhe mund të jetë pasojë e shumë problemeve.
Dismenorea (ngërçet e forta menstruale). Te të gjitha femrat gjatë gjakderdhjes paraqiten kontrakcionet (ngërçet) e mitrës, por te disa mund të jenë më intensive dhe më të shpeshta. Në ato raste flasim për dismenorenë (menstruacionet e dhimbshme).
Shiko fotografinë 1798774
Cilët janë shkaktarët e menstruacioneve të çrregullta?
Shkaktarët e amenorresë (mungesa e menstruacioneve). Te adoleshentet nevojitet një kohë që ovulacioni të stabilizohet, e ndonjëherë gjakderdhjet edhe ndalen për disa muaj. اdo herë që menstruacionet mungojnë, duhet vërtetuar a bëhet fjalë për shtatzëni apo jo, edhe pse secila situatë me stres, madje edhe brenga për shtatzëni, mund të ndikoj në mungesën e gjakderdhjes.
Ushtrimet e tepërta dhe ndryshimi i peshës trupore. Besohet se ushtrimet trupore të tepërta (psh., vrapimi për 20 orë gjatë javës disa muaj) ndikon në zvogëlimin e hormoneve seksuale dhe si pasoj çrregullimi i menstruacioneve. Poashtu pesha e madhe trupore ndërlidhet me këto çrregullime, pasi që dihet se një sasi e estrogjenit prodhohet edhe në indin dhjamor dhe kjo mund të ndikon në ciklin menstrual.
Sindromi i vezoreve policistike. Ky sindrom paraqitet të 6% e femrave dhe është rezultat i asaj që vezoret formojnë sasi të mëdha të androgjenëve (hormoneve mashkullore) sidomos testosteronit. Formimi i rritur i androgjenëve sjellë deri te koncentrimi i lartë i HL (hormonit luteinizues) dhe koncentrim të zvogluar HFS (hormonit folikulostimulues), prandaj folikulet nuk mund të prodhojnë vezë të pjekur. Kur folikulet nuk mund të prodhojnë veze, ato fryhen me lëng dhe shndërrohen në ciste.
Koncentrimi i rritur i prolaktinës. Hormonin prolaktin e prodhon hipofiza e cila stimulon prodhimin e qumështit të nënës. Koncentrimet e larta të prolaktinës te femrat që nuk janë shtatzëne mund të inhibojë ovulimin dhe në këtë mënyrë të shkaktoj amenorrenë. Disa barëra, duke përfshirë edhe mjetet orale kontraceptive (tabletat) dhe disa antipsikotik, mund ta risin koncentrimin e prolaktinës.
Shkaktarët tjerë. Terapia e karcinomës mund t’i shkatërrojë folikulet dhe çrregullon funksionin e vezoreve. Sindromi Turner është çrregullim i rrallë gjenetik te i cili mungon kromozomi x, prandaj nuk zhvillohen vezoret funksionale. Problemet me gjëndrën tiroide, qoftë si pasojë e prodhimit të rritur (hipertiroidizmi) apo të zvogëluar (hipotiroidizmi) mund ta ndërprejnë ciklin.Sinroma Cushing (çrregullim i gjëndrës mbiveshkore), poashtu mund të shkakton amenorrenë.
Shërimi i çrregullimeve menstruale (vetëndihma + mjeku i praksës së përgjithshme)
Dieta. Rregullat e përgjithshme të ushqimit të shëndosh vlejnë për të gjithë, duke përfshirë pemët e freskëta dhe perimet dhe duke i ikur ushqimit jo të shëndosh (junk food). Disa ndryshime në ushqim 14 ditë para gjakderdhjes mund të ju ndihmojnë femrave me probleme të dhimbjeve menstruale. Te disa femra ndihmon evitimi i mishit të kuq dhe prodhimeve qumështore, kofeinës dhe alkoolit. Disa studime vërtetojnë se marrja e vitaminës B1 (tiaminës) ndikon në zvogëlimin e dhimbjeve menstruale.
Shiko fotografinë 1798775
Aktiviteti fizik. Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit. Preferohet që aktiviteti fizik të mos jetë shumë energjik.
Preparatet bimore. Preparatet në bazë bimore dhe çajet e ndryshme janë treguar efikas në zbutjen, madje edhe zhdukjen e simptomave të ndryshme gjatë ciklit menstrual. اaji i kamomilit, majdanozit, mentës, janë treguar shumë efikas.
Cilat barna përdoren gjatë çrregullimeve menstruale?
Analgjetikët e zakonshëm.
Josteroidet antiinflamator (NSAID). Josteroidet antiinflamator (NSAID) bllokojnë prostaglandinet (substancat qe rrisin kontrakcionet e mitrës). Posaçërisht janë efikas në zvogëlimin e gjakderdhjeve të mëdha dhe ngërçeve. Acidi acetilsalicinik është preparat antiinflamator që përdoret më së shpeshti por, janë edhe disa të tjerë, si (diklofeni, ketoprofeni, ibuprofeni) që jepen me recetë apo pa të.
Paracetamoli zvogëlon nivelin e gonadotropinës dhe i estradiolit (lloj i estrogjenit) me çka mund të ndikohet në çrregullime menstruale.
Në terapinë e çrregullimeve menstruale përdoret edhe terapia hormonale (mjetet kontraceptive orale, progesteroni etj. /Telegrafi/
 
Titulli: Këshilla për vajza gjatë menstruacioneve

Mundeni PMS-në: ushqimi dhe ushtrimet që qetësojnë hormonet

Nervozizmin, vrazhdësinë, pagjumësinë dhe depresionin, të cilat i karakterizon PMS-ja, shumica e grave mund t’i zbusë nëse i përmbahen disa ushqimeve apo ushtrimeve fizike, përderisa në disa raste më të rënda mjeku përshkruan barna. Sindroma pas-menstruale është e njohur edhe si PMS. Ky çrregullim lajmërohet një apo dy javë para ciklit të menstruacioneve dhe në një masë të madhe shumë grave ua vështirëson jetën. Dikur PMS-ja ishte trajtuar si problem i natyrës psikike, por më vonë ishte vërtetuar se ishte fjala për një çrregullim fizik, prandaj tash e tutje i qasemi në këtë mënyrë. Shenjat e PMS-së tek një numër i femrave tolerohet dhe është i kapërcyeshëm, ndërsa tek 3 apo 5 % grave, është aq shumë i theksuar sa që pamundësojnë funksionimin normal dhe pamundësojnë kryerjen e shumë punëve. Komplikimet që shfaqen me PMS, mund të vështirësojnë jetën.

Enjtja e gjinjve dhe këmbëve
Përpos ndikimeve psikike, femrat në periudhën e PMS-së përjetojnë edhe ndryshime fizike, siç janë enjtja e këmbëve dhe stomakut, oreks i shtuar dhe shtimi në peshë. Për shkak të mbajtjes së lëngjeve, gratë për vetëm disa ditë mund të shtojnë dy-tre kilogramë brenda ditës. Gjinjtë rriten, janë të më të ndjeshëm se zakonisht dhe dhëmbin me rastin e prekjes. Dhimbja e kokës, marramendja, pagjumësia, agresiviteti dhe një dëshirë për ëmbëlsira janë shenjat karakteristike që shfaqen te gratë në moshën 40 vjeçare.

Shkaqet jo edhe aq të njohura
Shkaqet e PMS-së nuk janë përfundimisht të njohura, edhe pse ekzistojnë tri teori të cilat e shpjegojnë shfaqjen e saj. Teoria e hormoneve bazohet në faktin se gjatë muajit tek secila femër ndryshon gjendja hormonale ose ndryshon niveli i estrogjenit, progestronit, prolaktina, aldosteroni dhe prostaglandina. Mbajtja e lëngjeve dhe kripës në organizëm janë shkaqet që sjellë deri këtë çekuilibër.

Zgjidhja në të ushqyer dhe ushtrime
Në vend se të merreni me barna të llojllojshme, të cilat me siguri nuk mund t’ju ndihmojnë, duhet të jeni më aktivë, ushqehuni në mënyrë më të rregullt dhe PMS-ja do të përmirësohet.
Sa më pak kripë
Trupi i femrës mbledh dhe ruan natrium, kështu që në rast të fekondimit të vezës, fetusi të ketë mjaft lëngje dhe elektrolit. Dhe për t’iu shmangur enjtes së këmbëve dhe stomakut, atëherë edhe ju shmanguni ushqimit të njelmët disa ditë para ciklit të menstruacioneve.

Ndihmon edhe noti
Noti është mjaft i dobishëm, ngase i zbut të ënjturat. Shtypja e ujit vë në lëvizje limfën, shpejton qarkullimin e gjakut dhe në atë mënyrë hiqen lëngjet e tepruara. Nëse nuk posedoni ndonjë pishinë, atëherë çdo mbrëmje kaloni në vaskën e mbushur me ujë të vakët dhe bëni një masazh për këmbët dhe stomakun.

Kalciumi është i nevojshëm
Hulumtimet e shkencëtarëve nga universiteti ‘Kolumbia’ kanë treguar se me pranimin e 1000 mlg kalcium në ditë zbusni lodhjen që sjell cikli pas-menstrual, dëshirën për ushqim dhe depresionin. Kjo sasi e kalciumit gjendet në tri gota qumësht.

Joga relakson
Hulumtimet kanë treguar se ushtrimi i rregullt me joga, në një masë të madhe, mund të zbusë shenjat fizike dhe psikike të PMS-së. Ushtrimi, relaksi, dhe kontrolli i stresit mund të ndihmojnë në luftën kundër PMS-së.
Largoni PMS-në me shëtitje
Ja çfarë duhet të ndërmerrni për të pasur një cikël pas-menstrual pa dhimbje:
–Sa më pak konsumoni sheqer dhe yndyrë
– Mos konsumoni alkool
– Rritni konsumimin e ujit, për dy apo tri litra në ditë
–Shmanguni kafeinës, ngase shkakton nervozë dhe vrazhdësi
– Shëtisni gjysmë ore, katër apo pesë ditë në javë
– Shmangni stresin.KS
 
Titulli: Këshilla për vajza gjatë menstruacioneve

Seksi i rregullt te ndihmon gjithashtu (meqe the per shtatezanine nuk e di a je e martuar/fejuar). Kete problem kam pasur dhe une, dhe jo ne muaj, por i kisha cdo 3 muaj ose kishte raste cdo 2 jave. Perdora pilulen per shume pak kohe, dhe ajo ndihmon, por nje gjinekolloge me keshilloi seks te rregullt me partnerin dhe kjo eshte keshilla me e mire per mendimin tim.

jam e te njejtit mendim ... seksi i rregullt te ndihmon shum....
me beri shum cudi kur kuptova qe nese behet seks kur ato sa po te vin .... nuk i ndjej mo fare dhimbjet e mestruacioneve...
ta kisha dit me perpara mir do ishte :P
 
Titulli: Këshilla për vajza gjatë menstruacioneve

jam e te njejtit mendim ... seksi i rregullt te ndihmon shum....
me beri shum cudi kur kuptova qe nese behet seks kur ato sa po te vin .... nuk i ndjej mo fare dhimbjet e mestruacioneve...
ta kisha dit me perpara mir do ishte :P

Varet nga njeriu... tek disa funksionin dhe kjo gje, dmth seksi kur jem me PMS... :D
 
Titulli: Këshilla për vajza gjatë menstruacioneve

me mira qe funksionon tek mua eshte bodichek qe eshte nga ato qe futen ne mikrovale i ngroh ose i mban ca minuta ne uje te nxehte sa te ngrohet ajo dhe i ve ne pjesen e poshtme te barkut .vallaj te qeteson aq shume saqe ka kohe qe sperdor asnji gje tjeter vec asaj , e kam lexuar diku qe te pish gjera te ngrohta ose te vesh gjera te ngrohta poshte barkut te qetson tkurrjen e muskujve si pasoje edhe dhimbjen ,po nejse nuk funksionon te te gjithe njelloj
 
Titulli: Këshilla për vajza gjatë menstruacioneve

Swetzzina komplimente ..dhe flm për infon...

një kuriozitet i vogël në francë periudhën kur vinë tezet vizitë e quajn "Le moment de la lune" në kine "ujrat hënor"
 
Disa pyetje për menstruacionet

Sa zgjasin menstruacionet normale?

Zakonisht ato zgjasin 4 – 6 ditë dhe humbja e gjakut është rreth 36 ml ( sa një filxhan kafeje). Humbjet normale të gjakut sillen rreth 10 dhe 200 ml.

Nëse gjakderdhja është gjithnjë e madhe, më së miri është të këshilloheni me gjinekologun, ngase mund të paraqitet ndonjë anemi. Për të penguar aneminë, me siguri mjeku do t’ju këshillojë të përdorni preparate hekuri dhe vitaminë B.

• A është i dëmshëm sporti në kohën e menstruacioneve?

Përkundrazi, është shumë i dobishëm. Aktiviteti fizik nxit krijimin e endorfinës, materie që e zvogëlon dhimbjen, e me këtë lirohen muskujt e barkut, shpinës, gjë që ato ditë janë të shtrënguara.

• اfarë duhet ngrënë në kohën e menstruacioneve?

Me gjakderdhje, organizmi humb albuminat, lëngjet dhe hekurin, prandaj është me rëndësi të ushqyerit e mirë. Mirë është të hahet mish, vezë, prodhime qumështi, të hahet ushqim me albumine dhe të pihet shumë ujë. Janë të preferuara lëngjet e pemëve sidomos nga agrumet që përmbajnë vitaminë C e cila ndihmon organizmit në thithjen e hekurit nga ushqimi.

• A mund të përdor tamponë një vajzë vergjinë?

Po, ngase cipa e virgjërisë (himeni)nëpër të cilën rregullisht rrjedhin menstruacionet, është mjaft elastik dhe nuk e pengon vendosjen e tamponëve në vaginë.

• A mund të shkaktojnë dëme tamponët?

Nëse i përmbahet vajza rregullave dhe i ndërron, jo. Sipas disa studimeve në SHBA, tamponët janë të dobishme për shëndet si dhe për diskonim të mirë të femrës gjatë kohës së menstruacioneve.

• Kur është koha për pilula kontraceptive?

Kur vjen koha e marrëdhënieve të rregullta seksuale. Mund t’i përdorin edhe adoleshentet nëse kanë marrëdhënie të rregullta seksuale. Kjo nuk ka pasoja të dëmshme, madje edhe i mjekon “puçërzat”. Vetëm vajzat që vuajnë nga epilepsia, apo që kanë probleme me veshkë, mëlçi si dhe qarkullim të gjakut nuk guxojnë t’i përdorin këto preparate. Për të gjithë femrat vlen rregulli: së pari duhet bërë analizën e gjakut e pastaj vjen koha e këtyre preparateve. //keshilla
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Titulli: Kuriozitete per femrat.Pse jo,dhe per meshkujt!

ma jepni pak ate adresen e lines se me duhen ca keshilla...
 
Pe: Këshilla për vajza gjatë menstruacioneve

E Lexova me shume vemendje sa per info.
Pergezime ke hedhur ne forum dicka me te vertete te nevojshme :)
 
Pe: Këshilla për vajza gjatë menstruacioneve

O juve ju ardhshin me te vjella hooo
 
Pe: Këshilla për vajza gjatë menstruacioneve

ah sa i kom inot kto:mad:, m'dhem shum fundi i barkut diten e par, m'duket sikur dikush po m'nrydh mishin:(...zakonisht rri me bark posht e me boq nolt:D se kshtu ni ma pak dhembje + e mbaj barkun nxeht nxeht se edhe kjo ta ul dhimbjen + edhe pi gjona t'nxehta...kurr nuk marr hapa per dhembjen se kom vrejt qe ma shum i merr e ma shum msohet trupi, tu bohen si drog ne nje far menyre...ah mos harroni ato te ashtuquajtura "brekt e gjyshes":D, ato brekt aspak seksi, t'ngushta e t'mdhoja qe bojn mos me leviz peceta....nqs nuk keni kto brek beh ateher veshni ato normale amo dy par qysh boj un nganjeher:D...ato kshillat qe dhe goglushe shum interesont edhe pse kurr nuk i kom praktiku..


e ke myt fare me ket post na le pa menje lol
ghaghaghghaghghaghaghghaghghaghghagha.
 
Pe: Këshilla për vajza gjatë menstruacioneve

bahhhhhhhh na e shpifettttt
 
Pe: Këshilla për vajza gjatë menstruacioneve

Tani, ne lidhje me crregullimin e hormoneve, ky sjell si pasoje

1.ashpersimin e muskujve dhe 2. nervozitetin.
Keshtu p.sh. ke deshire te qash, te bertasesh apo edhe te godasesh ato dite. Kjo ndodh per shkak te progesteronit, nqs e mbaj mend. Kjo hormone eshte e domosdoshme qe te "irritoje" mitren (e cila eshte nje muskul i madh) qe te filloje tkurrjet. Mirepo e keqja eshte se irriton te gjithe sistemin nervor, per pasoje te gjithe muskujt e trupit si dhe anen emocionale.

Per te qetesuar sistemin nervor dhe muskujt, te keshilloj te pish:
1. Caj kamomili
2. Crataegus (nuk e di si i thone ne shqip kesaj bime. eshte nje bime qe mjeket e keshillojne kryesisht per zemren, por eshte e shkelqyer per qarkullimin e gjakut dhe sistemin nervor).
3. Rozmarine (rosemary ne anglisht).

Te treja keto bime kane disa veti te perbashketa. E para, rregullojne sistemin e qarkullimit te gjakut. Per pasoje, bejne te ndiejme me pak lodhjen dhe ndalojne dhimbjen e kokes. E dyta, qetesojne nervat kur ndjehemi te merzitur. E treta, qetesojne muskujt dhe mitren.

Kam degjuar kete gje ne fakt,se femrat jane shume nervoze ne ato dite,ne fakt mua me ben peshtypje vetja,qe sme japin ndonje efekt,ne humor...Jam pothuajse njesoj,plus aty kishte disa gjera te tjera te tipit,ndryshime ne ushqim,une skam oreks njesoj si ditet e tjera....
 
Pe: Këshilla për vajza gjatë menstruacioneve

Thone qe kto dit femrat kane me shume deshire per seks
 
Pe: Këshilla për vajza gjatë menstruacioneve

Master se besoj,pasi trupi eshte ne gjendje alarmi,pa llogarit qe ka femra qe kane dhembje ose kane gjakderdhje te rende...Tani varet dhe nga femra,ka femra qe kjo i eksiton,booo..
 
Pe: Këshilla për vajza gjatë menstruacioneve

Keshillat dhe direktivat variojne nga organizmi ne organizem. Nuk mund te thuash qe nje seri keshillash apo medikamentesh mund te kene te njejtin efekt te gjithesecila.
 
Pe: Këshilla për vajza gjatë menstruacioneve

Keto jane keshilla ne pergjithsi, qe i sherbejne pjeses me te madhe te femrave, edhe pse secila eshte ndryshe.
Nuk kane substanca aktive (ilace) por jane elemente qe mund te lehtesojne dhimbjet, prandaj dhe pershtatet per me te shumtat.
Nuk kane efekte negative pasi qe me te shumtat jane gjera natyrale qe mund ti bejne dhe femrat jashte menstruacionit, ose meshkujt qe skane lidhje hic me menstr.
 
Pe: Këshilla për vajza gjatë menstruacioneve

Nuk kane efekte negative? Jane natyrale? Per cilat medikamente behet fjale? Sepse ne praktiken time te perditshme nuk kam vene re ndonje prej ketyre medikamenteve te ashtequajtuara pa "side effects"!Sic e dini cikli menstrual eshte nje cikel normal metabolik. Konsumimi i medikamenteve kimike gjate kesaj periurdhe mund te kete pasajo nga me te ndryshmet edhe pse e di qe dhimbjet ne shumicen e rasteve jane te patolerueshme.
 
Pe: Këshilla për vajza gjatë menstruacioneve

1. Marresh hekur nga farmacia.
2. Hash ushqime qe permbajne shume hekur,
3. Pish nje gote portokall te shtrydhur
4. Hash perime ngjyre jeshile
5. Te mos hash ne te njejtin vakt nje ushqim te pasur me hekur
6. Ha patjeter cokollate gjate menstruacioneve,

Per te qetesuar sistemin nervor dhe muskujt, keshillohet te pish:
1. Caj kamomili
2. Crataegus (nuk e di si i thone ne shqip kesaj bime. eshte nje bime qe mjeket e keshillojne kryesisht per zemren, por eshte e shkelqyer per qarkullimin e gjakut dhe sistemin nervor).
3. Rozmarine (rosemary ne anglisht).

Nuk kane efekte negative? Jane natyrale? Per cilat medikamente behet fjale? Sepse ne praktiken time te perditshme nuk kam vene re ndonje prej ketyre medikamenteve te ashtequajtuara pa "side effects"!Sic e dini cikli menstrual eshte nje cikel normal metabolik. Konsumimi i medikamenteve kimike gjate kesaj periurdhe mund te kete pasajo nga me te ndryshmet edhe pse e di qe dhimbjet ne shumicen e rasteve jane te patolerueshme.
Me duket qe se lexove temen, e as postimin tim...
Une kur thash jane natyrale e kisha fjalen per
2. Hash ushqime qe permbajne shume hekur,
3. Pish nje gote portokall te shtrydhur
4. Hash perime ngjyre jeshile
5. Te mos hash ne te njejtin vakt nje ushqim te pasur me hekur
6. Ha patjeter cokollate gjate menstruacioneve,
Ushqimet me hekur, perimet ose cokollate te duken ilace?

Sa per "side effects" ose me shqip "efekte anesore", cdo ilac ka, por une skam thene ne teme pini pilula me grusht se do beheni mire.
 
Pe: Këshilla për vajza gjatë menstruacioneve

Po shtoj per femrat qe jane anemike, te ushqehen me mish.. sepse perthithet me mire se hekuri ne ushqimet e tjera. (menyre natyrale) :-P
 
A janë më të mira pecetat apo tamponët?

A janë më të mira pecetat apo tamponët?

Kur femrat janë në ciklin menstrual, përballen me dilemën – peceta apo tamponë. Mësoni të gjitha përparësitë dhe mangësitë e tyre.

pecetat-apo-tamponat.jpg


Mbi tamponët dihet më pak dhe për to ekzistojnë edhe disa paragjykime. Prodhohen në madhësi të ndryshme, e ato më të voglat, të ashtuquajtura “mini”, mund t’i përdorin edhe femrat të cilat nuk kanë patur marëdhënie ****uale. Në secilin paketim të tamponëve gjenden udhëzime të detajuara për përdorim, me ilustrime të cilat ju tregojnë gjithë procesin, si dhe mbi paralajmërimin mbi sindromin e shokut toksik, shumë i rrallë, por potencialisht me përfundim vdekjeprurës nga përdorimi i tamponit.

Në disa paketime, tamponi vie së bashku me aplikatorin i cili lehtëson vendosjen e tamponit, mirëpo ai nuk ju është i nevojshëm sepse poqëse e vendosni njëherë, do të fitoni shprehine. Mbi pecetat veçmë dihet gjithçka, duke filluar nga ajo se si përdoren e deri tek besimi që janë më të sigurta se tamponat. Sot në treg gjenden peceta të llojllojshme të cilat mund të bëjnë që femrave ato ditë t’u duken të këndshme dhe të përballueshme.

Përdorimi

Pecetat

  • Rregullisht ndërroni ato (në çdo 3-4 orë)
  • Pecetat ruani në vende të pastërta dhe të thata në mbështjellës të mbrojtur dhe bëni kujdes që paketimi të mos jetë i dëmtuar.
  • Kontrolloni datën e skadimit të përdorimit të tyre

Temponat

  • Vendoseni tamponin me kujdes, assesi mos e shtyni fortë dhe shpejtë në vaginë, sepse mund ta dëmtoni mukozën
  • Nëse ju pejgon ose ndieni çfarëdo jorehatie, menjëherë nxirrini.
  • Ndërrojini shumë shpesh (çdo 2-3 orë)
  • Mos i mbani gjatë natës


Përparësitë e pecetave dhe tamponëve

Pecetat

  • Mund të përdoren përherë
  • Janë të sigurta tek gjakderdhjet e mëdha sepse kanë më shumë aftësi thithëse. Femrat të cilat lëngojnë nga dermatitisi kontaktues ose kallje dhe pengesa gjinekologjike mund të përdorin peceta hipoalergjike.

Tamponat

  • Ju mundësojnë që të veshni rroba të ngushta, që të merreni lirshëm me sport, duke përfshirë edhe notin.
  • Nuk lejojnë erëra të pakëndshme të cilat munden që të paraqiten tek disa peceta, posaçërisht në ditë e nxehta të verës. Në rast të kalljes së buzëve të mëdha dhe të vogla mbrojtëse, gjinekologët preferojnë tamponat, sepse në atë mënyrë menjanohet që gjaku të vie në kontakt me vendet e irituara. Mirëpo, në rast të infeksioneve vaginale duhet që t’u shmangeni.


Mangësitë

Pecetat

  • Pecetat pjesërisht ndërprejnë frymëmarrjen e lëkurës, prandaj nëse përdoren pandërprerë, mund që të iritojnë lëkurën apo të forcojnë vaginitisin në rast se ai është prezent.

Tamponat

  • Tamponat nuk do të duhej të jenë në trup më gjatë se tetë orë sepse mund të shkaktojnë TSS (Toxic Shock Syndrom). Sindromi i shokut toksik është paraqitje e rrallë të cilën e shkakton tamponi. Shenjat janë: mundim, fyt i thatë ose befasisht temperaturë e lartë gjatë kohës së mbajtjes së tamponave. Në atë rast është e domosdoshme që menjëherë të paraqiteni tek mjeku. Mbajtja shumë e gjatë e gjakut në vaginë mund të shkaktojë kallje dhe infeksione këpurdhore.
 
Titulli: Këshilla për vajza gjatë menstruacioneve

Si kam provuar ndonjeher tamponat po me u keput ajo fija e te mbetet mbrenda :P:P ??
 
Titulli: Këshilla për vajza gjatë menstruacioneve

Ka qene mire koha me napa ca ska dal tashi :D
 
Titulli: Këshilla për vajza gjatë menstruacioneve

Ka qene mire koha me napa ca ska dal tashi :D

Mos ju aq hallin femrave Harromso, bejne si bejne kto... Po ate kafen kur do e pjekim se m'ka marre malli. Ore ai Burrelsi cne spo hy me ne fv lool mos ka ta but ?
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top