Këshilla për vajza gjatë menstruacioneve

Titulli: Kuriozitete per femrat.Pse jo,dhe per meshkujt!

Shumicen nga keto i dija, por mire ke bere qe i ke perkthyer gjithsesi. :)
Ciklin e pare e kam pase ne moshen 11 vjecare. :(
 
Titulli: Kuriozitete per femrat.Pse jo,dhe per meshkujt!

e dini qe femrat gjat ciklit ti bejne nervat fije fije :D
 
Titulli: Kuriozitete per femrat.Pse jo,dhe per meshkujt!

Interesante... LOL, kjo qe tha loverboy eshte mese e vertete.

Une kam qene 10, me keq akoma Jeta, sidomos kur je e para nga gocat ne klase. (kam pasur turp, e kam qene shume ne siklet)
 
Titulli: Kuriozitete per femrat.Pse jo,dhe per meshkujt!

kjo fotoja ne avatar po tregon diq tjeter shpirti

Mos u mundo te kuptosh ndonje gje nga fotoja....

P.s. Mos e shiko shume se do te te dhembe qafa...

Sa per temen heret e paskeni pasur ciklin ju gocat lart...Une e kam pasur nga fundi i klases se 8.:P
 
Titulli: Kuriozitete per femrat.Pse jo,dhe per meshkujt!

E di qe femra gjate ciklit mujor ka shume me shume apetit per seks. Eshte ne gjendje te te shqyej lol :D

Qendrojini larg femres kur eshte me zakone, Kurani.

Po te posedon djalli loverboy :dance:
 
Titulli: Kuriozitete per femrat.Pse jo,dhe per meshkujt!

E di qe femra gjate ciklit mujor ka shume me shume apetit per seks. Eshte ne gjendje te te shqyej lol :D

ahahhaha...po eshte shume e vertet kjo:D

I dija pak a shume te gjitha..sepse kam kerkuar...

Bianka, gjate periudhes qe i vijne zakonet femra eshte e uritur per ushqim por gjithashtu edhe per seks...dmth eshte ne nje gjendje eksitimi :D

Po ndoshta ty ste ndodh sepse nuk ke bere akoma seks :P ose ose nuk e kupton akoma :P

Mua mestruacionet me kane ardhur 15 vjece......Ajo qe me pelqen eshte se nuk i kam me dhimbje te medha :D.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kuriozitete per femrat.Pse jo,dhe per meshkujt!

Nostra, sa harllek i madh je mar burr :D

Femres gjate menstruacioneve thjeshte mos i kundershto, qofte edhe me te drejte, por ama te jeni i sigurte se eshte ne ate periudhe se mos po mesohet keq te te bej ligjin :D
 
Titulli: Kuriozitete per femrat.Pse jo,dhe per meshkujt!

Nostra, sa harllek i madh je mar burr :D

Femres gjate menstruacioneve thjeshte mos i kundershto, qofte edhe me te drejte, por ama te jeni i sigurte se eshte ne ate periudhe se mos po mesohet keq te te bej ligjin :D

ja nje maskilist :P ...pse pra te mesoheni ju qe te beni ligjin gjate gjithe jetes tuaj eee:D...As mos e mendo ate gje se nuk mundeni jo...ate peridhe te muajit gjini vend e futuni me mire sesa te na kundershtoni :lol:

Por edhe pse femra mund te kete nje deshire te madhe per seks kur eshte me perioda, nuk eshte e thene qe asaj i pelqen ta preke mashkulli....Perkundrazi nese nuk gjen momentin e duhur mund te jete dicka bezidese dhe acaruese nese kerkon seks kur ajo eshte me perioda :ohh::kercim::kercejme:
 
Titulli: Kuriozitete per femrat.Pse jo,dhe per meshkujt!

ahahhaha...po eshte shume e vertet kjo:D

I dija pak a shume te gjitha..sepse kam kerkuar...

Bianka, gjate periudhes qe i vijne zakonet femra eshte e uritur per ushqim por gjithashtu edhe per seks...dmth eshte ne nje gjendje eksitimi :D

Po ndoshta ty ste ndodh sepse nuk ke bere akoma seks :P ose ose nuk e kupton akoma :P

Mua mestruacionet me kane ardhur 15 vjece......Ajo qe me pelqen eshte se nuk i kam me dhimbje te medha :D.

Thua Bella??? Do jem anormale une se nuk me shkon mendja...Vetem per buke e te rri ne krevat me pult ne dore.
Bella mos ja ndjell vetes se dhe une keshtu thoja.lum si une qe me vijne e me ikin pa degjuar asnje dhimbje.Qe kur e thashe ka nje vit qe desh me bie te fiket...:( Kjo vetem dy ditet e para.
 
Titulli: Kuriozitete per femrat.Pse jo,dhe per meshkujt!

Thua te mos kete bere akoma sex??!!!
Ta pyesim.
Ke bere moj?? :D LOLLOL

ahahahha...ja ky drejt e te pyetja :P...ishte retorik imja, jo pyetje :D

Ndoshta nuk ka te beje fakti qe kemi bere seks apo jo, por di qe kur isha e virgjer nuk e kuptoja qe ajo ndjenje e embel therese vinte si pasoje e nje eksitimi kur isha me perioda them ......Ndoshta gaboj...sjam eksperte ne kete aspekt :P
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kuriozitete per femrat.Pse jo,dhe per meshkujt!

Thua Bella??? Do jem anormale une se nuk me shkon mendja...Vetem per buke e te rri ne krevat me pult ne dore.
Bella mos ja ndjell vetes se dhe une keshtu thoja.lum si une qe me vijne e me ikin pa degjuar asnje dhimbje.Qe kur e thashe ka nje vit qe desh me bie te fiket...:( Kjo vetem dy ditet e para.

Nuk je anormale....Keshtu isha edhe une :P ........mendja nuk te shkon jo, ajo qe te shkon eshte deshira..nje deshire qe ti nuk e kupton por qe ne fakt eshte aty e pret vetem sa te shperthej.:kercim:Ti thua do jem anormale se nuk te shkon mendja...emmmm....do ta kuptosh me kohen...vetem se pasi ta kuptosh duhet edhe ta pranosh :D

Jo une dhimbje kam nje muaj jo e nje muaj po, por perseri jane dhimbje te lehta...nje dhimbje koke e lehte dhe prerje ne bel...kjo vetem diten e pare.
 
Titulli: Kuriozitete per femrat.Pse jo,dhe per meshkujt!



Nuk je anormale....Keshtu isha edhe une :P ........mendja nuk te shkon jo, ajo qe te shkon eshte deshira..nje deshire qe ti nuk e kupton por qe ne fakt eshte aty e pret vetem sa te shperthej.:kercim:Ti thua do jem anormale se nuk te shkon mendja...emmmm....do ta kuptosh me kohen...vetem se pasi ta kuptosh duhet edhe ta pranosh :D

Jo une dhimbje kam nje muaj jo e nje muaj po, por perseri jane dhimbje te lehta...nje dhimbje koke e lehte dhe prerje ne bel...kjo vetem diten e pare.

Mjere ai mashkull qe do bjere ne doren e Biances LOL LOL LOL LOL LOL
 
Titulli: Kuriozitete per femrat.Pse jo,dhe per meshkujt!

Qendrojini larg femres kur eshte me zakone, Kurani.

Po te posedon djalli loverboy :dance:

Po po, qendroj, ngase gjate ciklit jane te papasterta ato :D

p.s. Nuk e paskam ditur se e paske braktisur ateizmin lol
 
Titulli: Kuriozitete per femrat.Pse jo,dhe per meshkujt!

Thua te mos kete bere akoma sex??!!!
Ta pyesim.
Ke bere moj?? :D LOLLOL

Thua Bella??? Do jem anormale une se nuk me shkon mendja...Vetem per buke e te rri ne krevat me pult ne dore.
Bella mos ja ndjell vetes se dhe une keshtu thoja.lum si une qe me vijne e me ikin pa degjuar asnje dhimbje.Qe kur e thashe ka nje vit qe desh me bie te fiket...:( Kjo vetem dy ditet e para.



Nuk je anormale....Keshtu isha edhe une :P ........mendja nuk te shkon jo, ajo qe te shkon eshte deshira..nje deshire qe ti nuk e kupton por qe ne fakt eshte aty e pret vetem sa te shperthej.:kercim:Ti thua do jem anormale se nuk te shkon mendja...emmmm....do ta kuptosh me kohen...vetem se pasi ta kuptosh duhet edhe ta pranosh :D

Jo une dhimbje kam nje muaj jo e nje muaj po, por perseri jane dhimbje te lehta...nje dhimbje koke e lehte dhe prerje ne bel...kjo vetem diten e pare.

Mjere ai mashkull qe do bjere ne doren e Biances LOL LOL LOL LOL LOL


Uee c'paskeni qene ju...
Bella une s'ndjej asgje nga ato qe thua ti.Perveç dhimbjeve te forta te mesit qe me bejne te me bie te fiket.
Jam çik e vonuar nga ky aspekt une....LOL LOL LOL

Ps : Ah se harrova te them,une gjate diteve te mia nuk dua te me afrohet njeri...:)
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Këshilla për vajza gjatë ciklit menstrual

Dysmenorrhea
Dysmenorrhea.jpg
E njohur ndryshe si: krampet (dhimbjet) menstruale, menstruacione të dhimbshme.

Në cikël mujor femëror mund të përfshijë disa ditë me dhimbje e krampe, të njohura ndryshe, si dysmenorrhea. Si mund të qetësoheni nga to? Këshillat e mëposhtme të vetëkujdesit mund t'ju ndihmojnë:

• Merrni qetësues mjekësorë. Qetësues të tipit ibuprofen mund të parandalojnë trupin të prodhojë "dhimbjet".
• Vlerësoni marrjen e magnezit. Marrja e këtij mikroelementi (minerali) prej 360 mg në ditë ndihmon muskujt e mitrës të relaksohen (qetësohen).
• Mos harroni vajin e peshkut. Marrja ditore e tij prej 1.800 mg në ditë ndihmon në parandalimin e simptomave menstruale.
• Merrni vitaminën E si mjet parandalues. Për të parandaluar dhimbjet therëse merrni 400­600 UI (unite-njësi) të vitaminës E në ditë për 5 ditë me radhë, duke e filluar këtë marrje 2 ditë përpara menstruacioneve.
• Komunikoni me mjekun tuaj. Ndoshta disa preparate mjekësore antiinflamatore e josteroide ose pilula që kontrollojnë lindjen mund të ndihmojnë në qetësimin nga dhimbjet.
• Bëni një kontroll të përgjithshëm. Ndoshta dhimbjet tuaja. mund të shkaktohen. nga ndonjë gjendje tjetër mjekësore, e cila duhet të trajtohet.

Këto këshilla e udhëzime nuk kanë për qëllim të zëvendësojnë rekomandimet e mjekut apo të farmacistit tuaj./Telegrafi
 
dhe mbi t`gjitha mos konsumoni duhan gjate atyre diteve..flas per veten tpakten,se fus dot n`goje sepse me shtohen dhimjet dhe mund t`kem crregullime
 
A thua e..prandaj heren e fundit me shtrengoi barku si asnjehere tjeter lol...
Une smbaj mend te kem perdorur ndonjehere ilace gjate ciklit,kam pasur dhe dhimbje te padurueshme,po thjesht skam pire...Nuk e di kujt i ndodh,po gjate atyre me dhembin vithet :S nuk gjej rehat,as ulur as ne kembe..ka ndonje ketu kshu si une?lol
 
Jo ska vec ti je .....lexo lart
 
Per dhimbjet provoni te pini Coca Cola, thone qe i ndalon shume shpejte...(dhe na ktheni pergjigje)..:D
 
Goca leri kto gjera se sic e shifni paskan edhe efekte te tjera keshtu qe hidhuni cunave se me mire do jet sdo keni probleme fare :D
 
اfarë duhet të dini për ciklin e menstruacioneve

Pse nganjëherë vonohet cikli i menstruacioneve, çfarë duhet bërë nëse menstruacionet janë të tepërta, ndërsa si të veproni nëse keni gjakderdhje mes cikleve? Këto janë pyetje përgjigjet e të cilave i japin specialistët e gjinekologjisë.

Mungesa e kohëpaskohshme
Nëse cikli i menstruacioneve u ka munguar, kjo vetëm nënkupton se nuk keni pasur evoluim atë muaj. Arsyeja e mundshme për këtë, është stresi, i cili mund të involvohet në lëshimin e hormoneve në trup, që ndikojnë në evoluim. Por nëse cikli mungon një kohë më të gjatë, duhet vizituar gjinekologun.

Diarreja
Kjo është plotësisht e zakonshme. Fajtori për diarrenë para-menstruale, është prostaglandina, një kemikalie e cila lëshohet në trip gjatë menstruacioneve. Ajo shkakton kontrakcione të mureve të mitrës, por edhe të zorrëve. Por ka zgjidhje për këtë: pini një ose dy “Ibuprofen” një apo dy ditë para cikleve.

Gjakderdhja e lehtë
mes cikleve
Keni kujdes në këto gjakderdhje, përcilleni kur dhe sa derdhni gjak. ثshtë normale që nganjëherë shumë lehtë të keni gjakderdhje mes dy menstruacioneve dhe se kjo zakonisht zgjat vetëm një ditë. Shkaku i kësaj është evoluimi i parakohshëm. Por nëse i fitoni menstruacionet dy herë në muaj, me ngërçe të forta, ndoshta keni ciste në vezore. Vizitojeni mjekun. Cistet shpesh vet kalojnë, por në disa raste janë të nevojshme ilaçet apo operacioni.

Ciklet e tepërta
Nëse njëherë apo dy herë në vit keni menstruacion të fortë anormal, kjo nuk është asgjë e çuditshme. Por nëse kjo ndodhë disa herë radhazi, kjo mund të jetë shenjë e endometriozës, miomës apo cistës. Të tria këto mund të shkaktojnë joplleshmëri nëse nuk kurohen, kështu që vizitojeni mjekun. Ai do t’u dërgoj në ultrazë dhe në analizat e gjakut. Pilulat për kontracepsion, munden paksa të lehtësojnë simptomat, por nganjëherë është i domosdoshëm operacioni.KS
 
Cikli Menstrual (Menstruacionet)


Cikli menstrual dhe si zhvillohet ai?

A e dinit se kur lind femra, ajo lind me te gjitha "vezet" qe trupi i saj do te kete nevoje pergjate gjithe periudhes se jeteses se saj! Mendohet se femra lind me pothuajse rreth 450,000 veze. Vezet jane te depozituara vezore (depozita e vezeve), gjithesecila ne "zgavren" e vet te quajtur folikul. Gjate kohes se "pjekjes" seksuale dhe arritjes se moshes se pubertetit, trupi i femres fillon te prodhoje hormone te ndryshem te cilet cojne ne maturimin (pjekjen) e vezeve. Kjo perben ate qe quhet si fillimi i ciklit te saj te pare menstrual, cikel i cili perseritet ne menyre te rrgullt apo te crregullut tek femra deri ne menopauze.
Nje gjender ne tru e cila quhet Hipotalamus, qe eshte pergjegjese per rregullimin e etjes, urise, gjumit dhe funnksioneve te tjera endokrine (te brendshme) leshon nje stimulues kimik te quajtur HFS(hormoni folikulostimulues) i cili pastaj kete impuls, apo nxitje e transmeton tek hormoni pituitar (nje tjeter gjender ne trurin e njeriut) i cili sekreton (nxjerr) HFS dhe HL (hormonin luteinizues) ne gjak, veprim i cili shkakton maturimin e folikules (depozites se vezeve) dhe njekohesisht edhe te vezes. Veza e pjekur pastaj leshon ne gjak nje tjeter hormon te quajtur estrogen. Gjate periudhes 7 ditore, periudhe ne te cilen folikulat piqen, ato sekretojne nivele te rritura te estrogjenit ne sistemin e qarkullimit. Sekretimi i rritur i estrogjenit shkakton trashjen e uterusit, i cili pastaj shkakton nje ndryshim te mukozes cervikale. Kur estrogjeni arrin ne njefare niveli te caktuar, ben qe hipotalamusi te leshoje perseri Faktorin Leshues te Hormonit Luteinizues, i cili pastaj shkakton hapjen e folikulit me te "pjekur" dhe nxjerrjen e vezes. Ky proces quhet ovulacion ( ose pjekje e vezes) qe eshte edhe piku me i larte i incidences se shtatezanise.
Per te parandaluar pjekjen e vezes sot perdoren shume medikamente sic jane ilacet kunder shtatezanise (birth control pills.)

Ovulacioni
Me afrimin e ovulacionit, furnizuesit me ene gjaku ne ovare e rrisin fluksin e tyre, gje qe shkakton kontraktimin e ligamenteve, duke e afruar ovarin me prane tubave te Fallapit, dhe ne te njejten kohe duke e lejuar vezen tashme te dale nga folikuli te hyje ne tubat e fallopit. Para ovulacionit, cerviksi i femres sekreton nje si tip mukusi, qe lehteson levizjet e spermes ne drejtim te vezes tashme te gatshme per pllenim. Aty nga mesi i ciklit te disa femra vihet re nje "mpirje" disi e pazakonte. Temperatura basale e trupit peson rritje pas ovulimit dhe qendron e ngritur per gati nje fraksion grade deri pak para fillimit te ciklit tjeter menstrual.
Brenda tubave te Fallopit, veza transportohet nga disa struktura te specializuara ne drejtim te uterusit, ku dhe behet fertilizimi i vezes nqse ka spermatozoid te gjalle qe kane mberritur ne veze qe tashme gjendet ne uterus.
Gjithashtu ka raste kur veza, qe i mungojne ciliet (struktura te specializuara transporti) te fertilizohet brenda tubave te fallopit por qe eshte shume e rrezikshme per jeten e femres. Nqse kemi nje zhvillim te embrionit brenda tubave te Fallopit, do te beje qe keta tuba te cahen dhe te shkaktojne nje hemorragji e cila mund te jete me pasoja per jeten. Problemi mund te eliminohet vetem me ane te nderhyrjes kirurgjikale. Por nqse zbulohet para se tubat te cahen, nje medikament i njohur me emrin Methatrexate, mund te perdoret per te parandaluar nje zhvillim te metejshem te embrionit ne tubat e Fallopit.
Gjate kesaj periudhe ka nje prodhim te madh te hormoneve estrogjen dhe progesteron, i cili eshte i domosdoshme ne mirembajtjen e shtatezanise.

"Hemorragjia"
Shume studiues e quajne si pastrim te uterusit dhe vagines nga bakterie te ndryshme.

Disa nga simptomat me shpeshta.
Ankesat jane te shumta por si me te rendesishmet paraqiten te jene:
-Dhimbje shpine
-Dhimbje ne pjeset e brendshme te "kofshve"
-Axhitim i te vjedhave
- Diarre
- Kapsllek
-Dhimbje koke
-Zbutje te gjokseve
-Irritabilitet
Dhe gjithashtu nje rritje jashtezakonisht e madhe te deshires per kontakt seksual.

Disa keshilla se si te evitoni "Kramps"
- Te rrisni ushtrimin fizik, i cili permireson qarkullimin e gjakut dhe te oksigjenit ne trup.
- Mundohuni te evitoni perdorimin e tamponve
-Evitoni mishin e "kuq", sheqerna te rafinuara, qumeshtin, dhe ushqimet me yndyre.
-Perdorni ne maksimum perimet e fresketa, arrat, farera, dhe fruta.
-Evitoni perdorimin e kafeines(ngushton enet e gjakut dhe rrit tensionin)
- Meditoni, kerkoni nje masazh qetesues
-Mundohuni te arrini ne orgazem (qofte kjo me partnerin apo edhe vetem)
-Pini caj
-Merrni fryme thelle, qetesohuni dhe vini re kur mbani tensionin


Mitet Menstruale

-Cdo femer ka nje cikel menstrual qe eshte ose duhet te jete 28 dite i gjate.
-Cdo femer do te/duhet te "nxjerr" gjak cdo muaj
-Cdo femer do te/duhet te ovuloj cdo muaj
-Nese ka "hemorragji" femra nuk eshte shtatezene.
-Femra nuk mund te ngelet shtatezene apo ovuloj gjate ciklit menstrual.
Te gjithe keto jane ne formen e miteve, ngaqe cdo femer eshte e ndryshme dhe ka ciklim te ndryshem.
Por eshte e vertete qe shumica e femrave kane cikel menstrual qe luhatet diku tek 28 dite. Por mund te kete edhe femra qe jane me te vertete te shendetshme dhe normale dhe kane vetem 3 ose 4 cikle menstruale gjate nje viti.


KESHILLA PER VAJZAT-

Humbja e gjakut do te thote oksigjenim me te paket te qelizave te trupit, dmth lodhje me te madhe se zakonisht per te njejten pune. Patjeter ato dite duhet te hash me shume se zakonisht. Mire eshte te:

1. Marresh hekur nga farmacia . Ka edhe prodhime me hekur dhe acid folik bashke, qe jane akoma me te mira. Kujdes, hekurin mos e merr me stomak bosh, se do te te rendoje shume.

2. Hash ushqime qe permbajne shume hekur, si p.sh. mish te kuq (vici me mire, sepse ka me shume hekur se qengji dhe derri). Kush thote se mishi eshte antihigjenik, ka problem ne mendje. Ne jemi krijuar prej mishit dhe asnje gje tjeter nuk mundet ta zevendesoje ate. Edhe vezet kane hekur, edhe groshet, edhe fasulet, por trupi nuk e thith hekurin e tyre aq lehte sa thith hekurin e mishit. Eshte gjetur se nga nje kokerr veze, e cila eshte e pasur me hekur, zorra jone arrin te thithe vetem 3% (!), ndersa nga nje thele mish 40%, sepse mishi ka hemosferine, ashtu sic ka edhe gjaku yne. Pra, mos bej prova me shendetin tend ato dite. Po nuk hengre mish, do kalosh ne anemi.

3. Pish nje gote portokall te shtrydhur para se te marresh hekurin apo para se te hash nje ushqim qe permban shume hekur. Portokalli ka shume vitamine C, e cila eshte e domosdoshme per thithjen e hekurit nga trupi.

4. Hash perime ngjyre jeshile , sepse permbajne acid folik, i cili gjithashtu ndihmon ne thithjen e hekurit nga trupi.

5. Te mos hash ne te njejtin vakt nje ushqim te pasur me hekur (p.sh. mish) me nje ushqim te pasur me kalcium (p.sh. qumesht ose djathe). Eshte vertetuar se zorra mundet te thithe ose hekur, ose kalcium. Nqs i ka te dyja ne te njejten kohe, nuk thith asnjeren plotesisht, plus qe te fryhet barku dhe vonesohet shume tretja.

6. Ha patjeter cokollate gjate menstruacioneve, sepse permban hekur dhe magnesium, ato gjera qe trupi i humbet me gjakun e ikur. Mjeket thone se cokollata pa qumesht (bitter) eshte shume me e ushqyeshme se ajo me qumesht. Sa me e erret te jete, aq me shume magnez permban.

Tani, ne lidhje me crregullimin e hormoneve, ky sjell si pasoje 1.ashpersimin e muskujve dhe 2. nervozitetin.
Keshtu p.sh. ke deshire te qash, te bertasesh apo edhe te godasesh ato dite. Kjo ndodh per shkak te progesteronit, nqs e mbaj mend. Kjo hormone eshte e domosdoshme qe te "irritoje" mitren (e cila eshte nje muskul i madh) qe te filloje tkurrjet. Mirepo e keqja eshte se irriton te gjithe sistemin nervor, per pasoje te gjithe muskujt e trupit si dhe anen emocionale.

Per te qetesuar sistemin nervor dhe muskujt, te keshilloj te pish caj
1. Kamomili
2. Crataegus (nuk e di si i thone ne shqip kesaj bime. eshte nje bime qe mjeket e keshillojne kryesisht per zemren, por eshte e shkelqyer per qarkullimin e gjakut dhe sistemin nervor).
3. Rozmarine (rosemary ne anglisht).
Te treja keto bime kane disa veti te perbashketa. E para, rregullojne sistemin e qarkullimit te gjakut. Per pasoje, bejne te ndiejme me pak lodhjen dhe ndalojne dhimbjen e kokes. E dyta, qetesojne nervat kur ndjehemi te merzitur. E treta, qetesojne muskujt dhe mitren.
 
Misteret e menstruacioneve





Mos u çuditni nga titulli i këtij shkrimi. Menstruacionet, ndonëse i provojnë çdo muaj, shumë vajza dhe gra, akoma nuk dinë natyrën e tyre biologjike dhe rëndësinë që ato kanë në jetën e grave.

Shpresoj që ky shkrim t'i ndihmojë.

Shumica e grave e mbajnë mend mirë atë moment të frikshëm, ditën kur u filluan periodat e para. Ky është një moment përcaktues. Nga ky moment, biologjikisht, vajza e vogël bëhet një grua e vërtetë.

Në jetën e një gruaje, cikli menstrual është simbol i pjellorisë (fertilitetit); një ngjarje e gëzuar; një arsye e vërtetë, që gruaja, atë ditë, të veshë rrobat më të mira e më të shtrenjta.

Cikli menstrual, ndonëse ka shenja biologjike të përbashkëta tek të gjitha gratë, ai ndryshon nga njëra grua tek një tjetër, sepse reflekton të gjitha problemet shëndetësore, të gjitha ndryshimet trupore dhe gjithçka të re e të papritur që ndodh në trupin e gruas.

اfarë duhet të dijë çdo grua lidhur me menstruacionet?

1- Gjërat kryesore të ciklit të saj menstrual

Cikli menstrual, jo vetëm e "kurdis" trupin e gruas, por ai, detyrimisht, i përgjigjet ritmit të jetës së saj. اdo cikël është një ndërveprim i gjallë midis trurit, gjëndrave adrenale dhe ovareve të gruas. Ky ndërveprim fillon ditën e parë të ciklit menstrual (fillimi i gjakosjes), dhe mbaron në ditën e fundit të ciklit, pra, përpara se të fillojë gjakosja tjetër. Siç e shikoni, ciklet menstruale, pa ndërprerje, ndjekin njëri-tjetrin.

Tek një vajzë normale, periodat e para (menarche) fillojnë kur vajza është 12 ½ vjeçe (mesatarisht) dhe përfundojnë (menopauza), kur gruaja arrin moshën 51 vjeçe (mesatarisht).

Midis këtyre viteve, çdo grua normale pritet të ketë më shumë se 450 perioda

Ashtu siç ndodh me shumicën e problemeve shëndetësore, edhe cikli menstrual i çdo gruaje "normale", është i ndryshëm. Kjo është pasojë e biokimisë së saj të veçantë dhe e shumë faktorëve të tjerë si, dieta që mban, ushtrimet që bën, stresi që përjeton, si dhe nga shumë shqetësime të tjera të shëndetit.

Cikli menstrual i shëndetshëm zgjat nga 24 ditë deri 36 ditë. Ato gra që e kanë ciklin menstrual më të shkurtër ose më të gjatë se kaq, shpesh, kanë të prishur balancën hormonale, ose kanë probleme gjinekologjike, që duhet të diagnostikohen nga mjeku.

2-Cikli menstrual është i ndarë në dy faza

Tek çdo grua cikli menstrual është i ndarë në dy faza:

a-Faza folikulare
b- Faza luteale

Duhet të dini se: Cikli menstrual nuk ka të bëjë vetëm me ndryshimet hormonale dhe rrjedhjen e gjakut, por ka të bëjë edhe me marrjen e informacionit dhe aftësitë krijuese të gruas. Kjo do të thotë se gratë e marrin dhe e përpunojnë informacionin në mënyra të ndryshme, në kohë të ndryshme të ciklit tyre.

Faza e parë e ciklit menstrual, ose faza folikulare, është koha e energjisë më të madhe dhe e krijimtarisë më të lartë për gruan. Duke filluar nga dita e parë e periodave, trupi i gruas është në një stad ngjitjeje. Ovaret fillojnë të pjekin disa mijëra folikula, që mbajnë brenda tyre vezët e gruas. Kjo koincidon me një ndjenjë rinimi dhe vitaliteti tek gruaja.

Faza folikulare përfundon me ovulacionin, kur estrogjeni dhe testosteroni arrijnë nivelet e tyre më të larta në trupin e gruas. Zakonisht, vetëm një vezë lëshohet nga njëri ovar çdo muaj. Veza kalon në tubin e Fallopit, ku ajo është e aftë të jetojë për rreth 24 orë.

Ka shumë rëndësi të dihet se faza folikulare, është faza e lulëzimit hormonal të gruas, që e nxit gruan për të arritur kulmet e krijimtarisë emocionale dhe mendore. Planifikoni t'i bëni punët tuaja më të mira, tamam në këto ditë të bekuara të ciklit tuaj menstrual. Ky është një avantazh shumë i madh, që "nënë natyra" u ka dhuruar grave.

Pas ovulacionit ,gruaja hyn në fazën luteale. Trupi i gruas fillon të bjerë nga zeniti dhe nga forma krijuese, në atë që quhet "krijimi i çerdhes" (nesting). Në këtë fazë, sasia e progresteronit rritet, sepse ai duhet të përgatisë uterusin për të pritur vezën e fertilizuar. Kjo është koha për reflektim dhe kur gruaja kthehet nga vetja. Në këtë moment gruaja grumbullon rezervat që i duhen për dy jetë: të sajën dhe të fëmijës.

Shkencëtarët mendojnë se është me shumë rëndësi që, në fazën luteale të ciklit, gratë të dëgjojnë me kujdes trupin e tyre dhe të ngadalësojnë ritmin e jetës. Ata thonë se koha para fillimit të gjakosjes (koha premenstruale), mund të nxjerrë në pah probleme shqetësuese për gruan. Në këtë periudhë të ciklit, gruaja zbulon dëshirat dhe intuitën e saj subkoshiente. Kjo është ajo që shkencëtarë të ndryshëm e quajnë informacioni "lunar", që është një lidhje e fuqishme e ciklit menstrual me ciklin e Hënës.

Në qoftë se gruaja do të jetë e kujdesshme dhe do të mbajë një ditar me ndryshimet që ndjen në ciklin menstrual, këto do ta ndihmojnë për të kuptuar shqetësimet që shfaqen në këtë periudhë.

3- Ovulacioni, eveniment me rëndësi

Ovulacioni është një moment tjetër i rëndësishëm i ciklit menstrual. Për arsyen që cikli menstrual i gruas mund të jetë i shkurtër ose i gjatë, dhe për faktin që ai mund të ndryshojë nga muaji në muaj, është me shumë rëndësi që gruaja të përcaktojë ditën kur do të nxjerrë vezën, pra, ditën kur ndodh ovulacioni.

Faza luteale e ciklit menstrual, ose faza e dytë që fillon pas ovulacionit deri sa fillon gjakosja, është, gjithmonë, 14 ditë e gjatë.
 
Ruajuni nga te ftohtit gjate cikleve mujore !!!
 
DISMENOREA, si të evitoni dhimbjet mujore

Në cikël mujor femëror mund të përfshijë disa ditë me dhimbje e krampe, të njohura ndryshe, si ‘dysmenorrhea’.
Dr. Haki Kamberi

Si mund të qetësoheni nga to? Shumë ekspert mendojnë që simptomat e dismenoresë janë shkak i shprehive kequshqyese dhe problemeve emocionale të përballueshme.

Pjesa më e madhe e grave në moshën fertile, me ardhjen e menstruacioneve ankohen se kanë një “përzierje” ndjesish të vështira për t’u përkufizuar. Këto shfaqen disa ditë deri 2 javë, përpara ciklit menstrual dhe përmirësohen apo zhduken plotësisht me nisjen e ciklit.
Dismenorea është shprehje që paraqet dhimbjet shtrënguese gjatë kohës së ciklit menstrual. Kryesisht fjala është për dhimbjet në pjesën e poshtme të barkut dhe në kryqëza, duke filluar nga dhimbjet e lehta deri te dhembjet me intensitet më të madh, të cilave shpesh i bashkëngjitet dhimbja e kokës, vjellja dhe barkqitja.
Dallohet dismenorea primare te e cila lajmërohet menstruacioni i parë dhe kryesisht ka karakter funksional nga dismenorea sekondare e cila lajmërohet më vonë gjatë jetës dhe kryesisht është pasojë e ndonjë sëmundje tjetër në legen (pelvis), së shpeshti endometrioza. Shumë ekspert mendojnë që simptomat e dismenoresë janë shkak i shprehive kequshqyese dhe problemeve emocionale të përballueshme. Vlerësohet se afër 60% e grave vuajnë nga dhembjet mujore.
dismenorea-foto-1.jpg

Pse paraqitet?
Në numrin më të madh të rasteve, kontraksionet e paraqitura janë të natyrës funksionale. Kjo nënkupton disa procese natyrore të cilat paralajmërohen kah fundi i ciklit menstrual në mitër, intensiteti i të cilit e tejkalohet rëndom.
Për shkak të lodhjes së funksionit të trupit të verdhë dhe rënies fiziologjike të nivelit të hormoneve të trupit të verdhë kah fundi i ciklit menstrual, vjen deri te tkurrja e enëve të gjakut dhe iskemisë së mukozës së mitrës.
Kjo është e përcjellë me lirimin e panumërt të sasisë së prostaglandineve të tipit alfa, bartësit kimik të porosive, të cilat shkaktojnë kontraksione të forta. Me fjalë te tjera kontrakcionet e mitrës paraqiten përmes vendeve ‘bashkëngjitëse’ në sipërfaqen e hollë të fijeve nervore vegjetative të cilat e mbështjellin dhe janë stimuluese në aspektin psikologjik dhe hormonal.
Shkaktari tjetër i dhembjeve nënkupton sëmundjet organike, si shkaktar të paraqitjes së dhembjeve mujore. Shkaktarët më të shpeshtë organik janë endometrioza, polipi i mitrës, mioma, malformacionet e saja, disa rritje tumorale në pelvisin e vogël.
Ankesat
Simptoma fizike: dhimbje gjoksi, ndjesi fryrjeje, ënjtje të fytyrës, barkut dhe gishtërinjve, shtim në peshë, dhimbje koke, migrenë, ndryshime në oreks, akne dhe probleme të tjera me lëkurën, kapsllëk ose diarre, rigiditet muskulor ose të kockave, dhimbje të përgjithshme, sidomos në shpinë, dhimbje barku.
Simptoma psikologjike: luhatje të humorit dhe depresion, dëshirë për të qarë, lodhje, përgjumje, tension, rritim, vështirësi në përqendrim, ndryshime në dëshirat seksuale, shqetësime me gjumin, agresivitet, humbje e vetëkontrollit.
Trajtimi
Te rastet me shkaktar funksional munden të përdoren bllokatorët selektiv të biosintezës së prostaglandinës F2alfa në doza të vogla - acidi acetilsalicilik, si dhe barnat josteroide kundër inflamacionit ketoprofen (ketonal, knovan), diklofenak (naklofen, voltaren), ibuprofen (brufen, neofen) duke filluar disa ditë para menstruacioneve të pritura. Veprim të mirë kanë kontaceptivët oralë.
Metoda më e re e shërimit të dismenoresë është aplikimi i flasterit të nitroglicerinës. Veprim i padëshirueshëm janë kokëdhembja që mund të shmanget me ibuprofen.
Tek shkaktari organik i dismenoresë sekondare mjekimi varet nga analizat. Në raste të shumta, ndërmjetësuese është terapia kirurgjikale, psh largimi i polipit, miomi, vatra endometrioze.
dismenorea-foto-2.jpg
 
Dhimbjet që përmirësohen me anë të ushqimit
Ndryshimi i mënyrës së ushqimit përmirëson shkëlqyeshëm dhembjet premenstruale. Këshillohet ushqimi që e balancon metabolizmin e eikosanoideve, kombinuar me marrjen e sasive të konsiderueshme të vitaminës B6 (100mg në ditë), magnezium 3 herë në ditë nga 100mg dhe vitamin E njëherë në ditë, 50mg. Ndryshimi i mënyrës së ushqimit zvogëlon prodhimin e tepërt të prostaglandinës dhe vihet baraspesha.
Dieta: fruta, fibra dhe pak kripë
* zvogëlimi i marrjes së karbohidrateve të rafinuara (keksë, ëmbëlsirave, sheqerit të bardhë, buka dhe produktet tjera të pjekura nga mielli i bardhë
* kufizimi ose plotësisht ndërprerja e konsumimit të mishit të kuq, vezëve
* largimi nga burimi i acideve transyndyrore, vajit bimor të hidrogjenizuar, siç janë margarina dhe yndyra bimore
* plotësimi i nevojave me Omega 3
* peshqit e thellësira të detit (losos, tuna, skusha) janë përplot omega 3 acide yndyrore dhe duhet sa më tepër të jenë në tavolinën e ushqimit
* ushqimi i gjelbër i përgatitur në avull zvogëlon dhembjet dhe inflamacionet
* duhen ikur prej mëlmesave, ushqimit të fërguar yndyror, sheqerit, kripës, alkoolit
dismenorea-foto-3.jpg

Këshillohet hedhja jashtë përdorimit e ushqimeve që provokojnë alergji, për shkak të rritjes së prostaglandineve. Shumë gra janë alergjike edhe në maja të bukës, sepse pjekjet e ndryshme të produkteve të bukës, por edhe lëngjet industriale rrisin prodhimin e prostaglandineve.
Dobiprurëse është ndërprerja e konsumimit të produkteve të qumështit, akulloreve, djathit të freskët dhe jogurti. Shkaktari i vërtetë i veprimit të dëmshëm të produkteve të qumështit nuk është i njohur.
Mendohet se dhënia e hormoneve për rritjen e lopëve, si dhe antibiotikët e pesticidet në ushqimin e lopëve interferojnë me metabolizmin e hormoneve seksuale në zorrë.
Në shëmbëlltyrën e këtij supozimi shkojnë edhe vrojtimet se qumështi organik nuk vepron dëmshëm në indin e mitrës dhe në gjoks.

Gjatë ditëve që i paraprijnë menstruacioneve janë të shpeshta “episodet” e shtimit të oreksit, të karakterizuara shpesh nga dëshira për ëmbëlsira: çokollatë, tortë, etj. Kjo mendohet se lidhet me uljen e sheqerit në gjak dhe ndryshimet e nivelit të serotoninës. Faktorë që ndikohen nga mënyra e ushqyerjes.
Prandaj është e rekomandueshme të ndiqet dieta e përshtatshme. Ushqimet më të rekomandueshme janë ato që përmbajnë karbohidrate komplekse: cereali dhe drithërat si: makaronat, orizi, buka e crackers, apo dhe perimet: si fasulet, bathët, etj.
ثshtë e rëndësishme dhe marrja e sasive të duhura të kripërave minerale, si kalciumi dhe magnezi. Kalciumi ndihmon në parandalimin e kontraktimit muskular dhe krampeve. Ndërsa magnezi ndihmon në lehtësimin e krampeve të uterusit. Ky i fundit mund të gjendet në: bananet, perimet me gjethe jeshile: spinaq, sallatë, kungull.
Duhet të evitohet kripa, sepse favorizon akumulimin hidrik dhe pijet me bazë kafeine si: kafe, çaj, dhe koka-kola.
Mjaft të mira janë frutat, sidomos molla dhe dardhët, sepse favorizojnë kalimin intestinal dhe ndihmojnë në uljen e problemeve me kapsllëkun apo fryrjen abdominale, karakteristikë për këto ditë.
Metodat tjera alternative
Shumë femrave u ndihmojnë edhe disa metoda tjera, si masazhi, joga, homeopatia, akupunktura dhe përdorimi i bimët shëruese.
Përfundimisht, zvogëlimi i stresit zvogëlon nivelin e adrenalinë dhe sasinë e prostaglandeve F2alfa.
dismenorea-foto-4.jpg
 
sweet shume flm per info,,,,,por ilacet jan rezik gjithmone.
 
Se jan te lojtura ( tlujtne) vajzat e dim por kur jan me kto se si lujn komplet se di pse :P hahahaha
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top