Lauri
Anunnak
Kënga qytetare shkodrane dhe ahengu, historia, tiparet dhe karakteristikat dalluese të këtij visari shprehës të shpirtit estetik
![aheng_zpsjo86glp6.jpg aheng_zpsjo86glp6.jpg](https://fv.al/data/attachments/122/122843-5e35cc6964b19da10a9edcc08389a877.jpg)
Repertori i këngës qytetare shkodrane është shumë i pasur dhe i larmishëm. E lindur në një ambient e në rrethana të caktuara historike, kjo këngë ka fituar tipare të përcaktuara mirë si gjuhë muzikore. Ashtu si filigramat, meloditë e bukura shkodrane janë punuar me mjeshtri, janë lëmuar në rrjedhen e kohërave nga populli dhe, një pjesë e tyre, janë pastruar dhe pasuruar me elementë gjithnjë e më autoktone.
Në këngën qytetare shkodrane bëjnë pjesë këngët e ceremonialit të dasmës dhe ahengu qytetar. Përveç këtyre, kemi edhe këngë të tjera si këngët mitunore (“Nina-nana”), këngët e fëmijëve (“Mirë dita per kollana”), etj. Më të lashtat janë këngët e dasmës ose vallet e kënduara. Ato përbëjnë një nga dukuritë më të bukura folklorike muzikore jo vetëm të qytetit të Shkodrës, por edhe të të gjithë trashëgimisë shpirtërore dhe artistike të popullit tonë. Muzika e tyre shumë e brishtë, elegante dhe delikate është ruajtur mjaft mirë.
Këngët e dasmës shkodrane
Në qytetin e Shkodrës këngët e dasmës këndohen kryesisht në tre raste: në dasëm, pra në martesë, në festat e pranverës ose shrregullat dhe në shetitje. Rituali i martesës është ai më i bukuri dhe më i pasuri. Dasma shkodrane, deri para 60-70 vitesh, zhvillohej sipas një ceremoniali të përcaktuar mirë, i njohur dhe i zbatuar me përpikmëri si nga ana e shtëpisë së djalit, ashtu edhe nga ana e vajzës. Të gjithë, burra dhe gra, shoqëronin me këngë e valle momentet e ndryshme të këtij ceremoniali.
Para se të vazhdojmë me parashtrimin e veçorive kryesore letrare dhe muzikore të valleve të kënduara të qytetit të Shkodrë, dy fjalë mbi kuptimin që ka, në kontekstin e dhënë, përdorimi i termit “valle”. Në Shkodër vallet nuk kërceheshin, nuk dancoheshin, por këndoheshin. Megjithatë, në receptorin e këngëve të dasmës shkodrane kemi ndonjë valle e cila këndohej e shoqëruar edhe me lëvizje. Dy janë llojet e lëvizjeve me të cilat interpretoheshin këto valle:
Formohej një rreth i madh ku çdo njeri i vinte krahun tjetrit dhe, të gjithë së bashku, këndonin duke lëvizë hapin sipas ritmit të këngës, së parit nga e djathta, pastaj nga e majta. Në këtë mënyrë interpretohej, ndër të tjera, kënga “Sillet vallja rrotull-o, moj syzezë”.
Formohen dy rrjeshta prej tetë apo dhjetë vetësh që, të kapur sup më sup, qëndronin përballë njëri-tjetrit në largësi prej dy ose tre metrash. Njëri rrjesht ishte i formuar prej burrash, tjetri prej grash. Burrat fillonin të këndonin vargun e parë të këngës dhe njëkohësisht lëviznin, sipas ritmit të këngës, në drejtim të grave. Me të njëjtën lëvizje dhe duke kënduar të njëjtin varg, ktheheshin, pa u sjellë, me hapa mbrapa, në pozicionin e nisjes. Po të njëjtën lëvizje, melodi dhe fjalë përsërisnin edhe gratë. Në këtë mënyrë interpretoheshin pothuajse të gjitha këngët me ritmin karakteristik 7+5/8, ritëm që sipas studiuesve të folklorit tonë muzikor, mendohet të jetë origjinal i yni.