Katoliket pergjigjen per ju ..

Une nuk kam shume dije mbi fete por kam shume pyetje :)
Tani, libri i pare i shenjte i zbritur ne toke ka qene Teurati ose Tora,qe iu zbrit Muses,pastaj nga ndryshimet qe iu bene atij(librit) nga ana e njeriut zbriti Ungjilli( qe i ka zbritur Ises ose Jezusit) dhe mbas Ungjillit ka zbritur Ku'rani(qe eshte dhe libri i fundit,dhe pa ndryshime si ka thene ne te vete Allahu), me korigjoni nese e kam gabim.
Pyetja ime eshte :
Perse njerezit(te krishteret) e pranojne Biblen si liber te shenjte dhe nuk e pranojne Ku'ranin??Dhe pse e pranuan Biblen kur kishin Toren??

ketu nuk kemi te bejme me te vertete absolute te pranimit te njerit apo tjetrit nga keto libra te shejnte si te tille pasi ka nga ato qe pranojne vetem njerin si te tille, ka nga ato qe pranojne te dy si te tille dhe ka shume nga ato qe nuk i pranojne asnjerin si libra te shejnte.

Te krishteret bazuar ne logjike dhe kronologjine e historise nuk kane sesi ta besojne ate qe eshte ne kuran. BIBLA i ka fillimet e veta nga fillimi i krijimit te botes, poashtu kurani por dallimi kryesor ndermjet tyre eshte se BIBLA eshte liber i frymezuar nga zoti dhe i shkruar nga njeri, ndersa kurani pranohet nga besimtaret mysliman si i frymezuar dhe i ardhur ne menyre mistike. Shume ngjarje jane te paraqitura me autore te njejte ne te dy keto libra. te dy pranojne se egziston nje zot i vetem, ngjarjet ne te dy keto libra zhvillohen ne lindjen e mesme, te dy keto libra flasin per nje shelbues.

Thjeshte nuk eshte logjike qe te pranohet si i tille. * Kete e them si opinjon personal.
 
Redaktimi i fundit:
“Dhe, ja, veli i Tempullit u shqye në dy pjesë, prej majës e deri në fund; toka u lëkund e shkëmbinjtë plasën, varret u hapën e u ngjallën shumë trupa të drejtësh që kishin vdekurPas ngjalljes së Jezusit dolën prej varreve, erdhën në Qytetin e shenjtë dhe iu dëftuan shumëkujt.. ” (Mateu 28:51-53)

Nuk do ta komentojmë ëndrrën e njerëzimit për të ditur diçka për jetën pas vdekjes, prandaj kjo ngjarje me siguri se është shënuar edhe diku përveç Biblës. Përveç në Ungjillin e Mateut, është regjistruar edhe diku kjo ngjarje? اfarë u bë me këta “trupa të drejtësh”, janë kthyer tek familjarët e tyre, kanë vdekur përsëri apo me vetë dëshirë janë kthyer nëpër varre? اfarë treguan për jetën në varr?

Mundësisht në përgjigje të na sillni edhe ndonjë referencë

Respekt!
D.

me trupat e te drejteve ndodhi kjo: ne Dhajten e Vjeter flitet per ardhjen e Zotit ne toke, per premtimin qe zoti i kishte bere popullit te izraelit per shekuj me radhe dhe me kete ardhje zoti ju paralajmeron se bashke me te do te vinte edhe lajmi i mire. Deri ne kohen e Jezusit jeta pas vdekjes ishte "inegzistente" dhe pas vdekjes se tij ndodh kjo qe ato te fitojne jeten e pasosur.

*Gjithmone merrni parasysh qe studimet dhe njohurite e mia personale jane te nje besimtari te thjeshte.
 
Pyetja ime
Si ka mundesi qe e quani biblen liber te shenjte, kur ka qindra kopje dhe te gjitha kan kundershtime ne mes vete, dhe e dini se osht i ndryshuar nga dora e njeriut (gje qe ska ndodhur me Kur'anin e shenjtë)

flm... jam i abonuar ne ket tem...

Ne radhe te pare te pershendes dhe falenderoj per kulturen dhe mirenjohjen e shfaqur ne postimin tuaj. Mbase mund te kete forma edhe me te pranueshme.

ne kohen e Izaise dhe jo isait nuk ka egzistuar kisha katolike, nuk ka pas ardhur krishti ne toke, nuk ka patur shelbim dhe populli i Izraelit ka pas marrur premetimin per ardhjen e shelbuesit por kjo ishte koha e profecive sic ishte edhe vete Izaia.

Kjo nuk eshte mundesi, krishterimi eshte pjese e nje bote te civilizuar ku gjate shekujve fatkeqesisht eshte shenderruar dhe lidhur ngushte me politiken. Pas perplajeve ndermjet ketyre lidhjeve ka ndodhur edhe ndarja e kishes katolike me ate ortodokse, Anglikane, Protestante dhe shume shume sekte te tjera kane "celur" filizat e tyre nga keto dimensione.

Ja nje shembull: Katoliket e kane Biblen te perkthyer nga hebraishtja ne latinisht, nga latinishtja eshte perkthyer ne gjuhet e tjera. protestantet e kane te perkthyer nga greqishtja e vjeter. Nese dini nje gjuhe te dyte dhe keni bere perpjekje ndonjehere per te perkthyer nje leter apo ndonje gje sado te vogel mund te keni patur veshtiresi. ne perkthimin tend sikur ti jepej dikujt tjeter patjeter qe do te beheshin ndryshime pasi ne vend te fjales psh "celular" perkthyesi tjeter e shkruan "mobil."

per katoliket, anglikanet, ortodokset dhe disa nga sektet protestante BIBLA eshte e pandryshueshme, gjithsesi une kam pershtypjen se qendrimi juaj ishte me shume i bazuar ne cilesine e nje opinini pasi nje qendrim i tille sado i mbeshtetur nga liderit shpirterore te Islamit smund te hedhe poshte e gjithe historine e njerezimit, arsimimin e larte dhe specializimin e miljonave studjuesish te BIBLES nga kisha. Gjithsesi shpresoj te kete qene sadopak ndihmes dhe ti jem pergjigjur pyetjeve tuaja.
 
Last edited by a moderator:
ketu nuk kemi te bejme me te vertete absolute te pranimit te njerit apo tjetrit nga keto libra te shejnte si te tille pasi ka nga ato qe pranojne vetem njerin si te tille, ka nga ato qe pranojne te dy si te tille dhe ka shume nga ato qe nuk i pranojne asnjerin si libra te shejnte.

Te krishteret bazuar ne logjike dhe kronologjine e historise nuk kane sesi ta besojne ate qe eshte ne kuran. BIBLA i ka fillimet e veta nga fillimi i krijimit te botes, poashtu kurani por dallimi kryesor ndermjet tyre eshte se BIBLA eshte liber i frymezuar nga zoti dhe i shkruar nga njeri, ndersa kurani pranohet nga besimtaret mysliman si i frymezuar dhe i ardhur ne menyre mistike. Shume ngjarje jane te paraqitura me autore te njejte ne te dy keto libra. te dy pranojne se egziston nje zot i vetem, ngjarjet ne te dy keto libra zhvillohen ne lindjen e mesme, te dy keto libra flasin per nje shelbues.

Thjeshte nuk eshte logjike qe te pranohet si i tille. * Kete e them si opinjon personal.

E para Ku'rani i njeh te tre librat si te shenjte dhe madje kerkon respektimin dhe pranimin e tyre nga muslimanet.

E dyta Libri i pare ka qene Teurati ,pastaj Bibla e ne fund Ku'rani te cilet kane zbritur (nese lexon pak histori apo Ku'ran) si pasoje e ndryshimit qe i eshte bere librit fillestar nga njerezit ,dhe Ku'rani ska zbritur ne menyre mistike, i eshte zbritur Profetit Muhammed, ashtu si jane zbritur te frymezuar nga Zoti librat e tjere.

E treta llogjiken se pse nuk pranohet nuk e kuptova?
Ndoshta sepse i bie qe te pranojne qe Bibla eshte ndryshuar??Sepse nese e pranonin nuk do kishte me kristjanizem?
 
paqe

pytja ime:

1.a ka pasur murgesha duke qen Jezusi gjall apo jan shpikur me von

2.pse murgeshat bajn mbulesa koke , a eshte urdher ky dhe nese po a eshte urdher vetem per murgeshat apo per te gjitha femrat

3.pse prifterinjet nuk martohen
 
paqe

pytja ime:

1.a ka pasur murgesha duke qen Jezusi gjall apo jan shpikur me von

Sherbetor ne tempull kane qene edhe femrat edhe meshkujt madje qe para ardhjes se Jezusit ne toke. meqe ato nuk mund te marrin sakramentin e Urdherit te Shejnte, femrat mund t'ia kushtojne jeten e tyre Hyjit ne rruge te ndryshme. Shume prej tyre zgjedhin te behen sherbetore te Zotit duke u bere murgesha, dhe te gjitha pervec kushtimit te jetes Zotit, e kushtojne veteveten ne misoine humanitare me te varfer, me jetime, me te semure etj. Misionet e tyre variojne.

2.pse murgeshat bajn mbulesa koke , a eshte urdher ky dhe nese po a eshte urdher vetem per murgeshat apo per te gjitha femrat

Rregulli i kishes ju kerkon besimtareve te mbajne veshje te hijeshme dhe veshje qe te tregojne modesiti dhe jo shume "vulgaritet" te personit qe shkon ne kishe. psh... Si rregull ndalohet qe femra te shkoje ne kishe me panatallona te shkurter, me fini-funde shume te shkurter apo veshje qe tregojne shume pjese te trupit. Eshte urdher i kishes per murgeshat qe te vishen ne ate menyre, kur krijohet misioni i murgeshave, psh ai i Murgeshat e Bamiresise te krijuar nga Nene Tereza eshte zgjedhur te jete e pershtatshme me "sarin" (ne mos gaboj quhet) veshje Indjane. Rregulli i kishes duke iu kerkuar qe t'ia kushtojne jeten Jezusit te jene sa me modeste, te jetojne sa me thjeshte, te mbajne kodin e veshjes, te ushqyerit etj...

3.pse prifterinjet nuk martohen

Kisha katolike ka 7 sakramente: Pagezimi, Krezmimi, Kungimi, Rrefimi, Vajimi, Kurora e Marteses dhe Urdheri Shejnte. Te arriteshme jane vetem 6, pasi Urdheri Shejnte eshte per prifterijnte, ipeshvite, Kardinalet, Papen.

Pali, apostulli i Jezusit ka deklaruar qe nuk mund ti sherbesh kishes dhe familjes ne te njejten kohe. shume sekte te krishtera e kane ruajtur kete, shume nuk e mbajne. Nder ato qe akoma e mbajne eshte Kisha katolike, nje pjese e kishes ortodokse. ne sektin protestant edhe femra mund te behet "priftereshe."
 
me trupat e te drejteve ndodhi kjo: ne Dhajten e Vjeter flitet per ardhjen e Zotit ne toke, per premtimin qe zoti i kishte bere popullit te izraelit per shekuj me radhe dhe me kete ardhje zoti ju paralajmeron se bashke me te do te vinte edhe lajmi i mire. Deri ne kohen e Jezusit jeta pas vdekjes ishte "inegzistente" dhe pas vdekjes se tij ndodh kjo qe ato te fitojne jeten e pasosur.

*Gjithmone merrni parasysh qe studimet dhe njohurite e mia personale jane te nje besimtari te thjeshte.

Faleminderit për përgjigjen alfonci, por meqë nuk jam i kënaqur me të njëjtën konsideroj se nuk e kam formuluar mirë pyetjen. Pyetja ime pra kishte të bënte me lugetërit që janë ngritur nga varret, po e sjell edhe një herë vargun biblik:
“Dhe, ja, veli i Tempullit u shqye në dy pjesë, prej majës e deri në fund; toka u lëkund e shkëmbinjtë plasën, varret u hapën e u ngjallën shumë trupa të drejtësh që kishin vdekur. Pas ngjalljes së Jezusit dolën prej varreve, erdhën në Qytetin e shenjtë dhe iu dëftuan shumëkujt.. (Mateu 28:51-53)

E pyetjet janë:
1. Përveç në Ungjillin e Mateut, a përmendet edhe diku kjo ngjarje?
2. Këto trupa që janë ngritur nga varret, a janë kthyer nëpër familjet e tyre dhe çka ka ndodhur me këto trupa, kanë vazhduar të jetojnë me të gjallët apo janë kthyer me vetë dëshirë nëpër varre?
3. Pasi që “...iu dëftuan shumëkujt” çfarë treguan për jetën në varr?

D.
 
Nqfs din dhe ke mundesi t'u pergjigjesh pytjetve, urdhero. Nqfs nuk din apo nuk ke mundesi, ky eshte tjeter problem. Besoj qe ka edhe shume krishtere te tjere, qe ndoshta do t'pergjigjen per pyetjet qe do te parashtrohen ketu. Nuk eshte nevoja te shkojme ne forume tjera e te pyesim, perderisa na eshte mundesuar edhe ketu te pyesim. Ne te kunderten, mbyllne krejt kete teme, keshtu qe ju do pyetni ne forumin islam, ne në ate katolik.

Me t'mira =)
 
shoh qe cdo pyejte juaj eshte pjese e nje cinizmi te papare dhe qellimi eshte shume i ulet dhe vetem per te gjetur "njolla" dhe jo per te zgjeruar njohurite tuaja.

per t'iu pergjigjur pyetjeve tuaja ju sugjeroj te shkoni tek kjo faqe:

Forumi Katolik Rinor - Mundësuar nga www.forumikatolik.net(vbulletin)

Katër pyetje i kam parashtruar tek ForumiKatolik, dhe që të katër temat më janë mbyllur me pretekstin se FK është forum vetëm për të Krishterët LOL. Kështu që eleminoje edhe këtë mundësi.
 
Kafe Muhabet..

po jo bre Met nuk o puna aty
Po ky alfonci nuk mund te pergjigjet e ma keq as ata atje smunden edhe mundohen ne te gjitha menyrat te dalin nga tema
ti alfonc edhe cili do tjeter lirisht shtroni pytje per fen islame dhe ne premtojm qe te gjitha do t'u pergjigjemi me aq sa na ka dhene Zoti dije normal
tjera her mos hapni kso tema
 
shoh qe cdo pyejte juaj eshte pjese e nje cinizmi te papare dhe qellimi eshte shume i ulet dhe vetem per te gjetur "njolla" dhe jo per te zgjeruar njohurite tuaja.

per t'iu pergjigjur pyetjeve tuaja ju sugjeroj te shkoni tek kjo faqe:

Forumi Katolik Rinor - Mundësuar nga www.forumikatolik.net(vbulletin)

Nuk e di ku e sheh cinizmin ti këtu? Unë kam sjellë një varg nga Bibla i cili është i paqartë për mua, e ti e vlerëson këtë si cinizëm.
Herën tjetër nëse rastësisht nuk mund të përgjigjesh në ndonjë pyetje (askush nuk mund t’i dijë të gjitha), mjafton të thuash që nuk dinë përgjigjen në atë pyetje dhe mjafton me kaq. Përgjigjja e këtillë aspak nuk do ta zvogëlonte respektin që kam ndaj teje apo ndaj ndonjë anëtari tjetër!
Sa i përket propozimit tënd që të parashtroj pyetje në atë forum, e meqë anëtari Meti paska provuar dhe nuk ka marr përgjigje, unë propozoj që, nëse është e mundshme, ata të Forumit Katolik Rinor të përgjigjen këtu, në Forumin Virtual!

Nëse askush nuk ka përgjigje për pyetjen e parashtruar, le të jep dikush ndonjë shenjë të vazhdojmë me pyetje tjera.

Respekt!
D.
 
Edhe diqka
a bene me dit pse shum tema islame jan mbyll nga lepuroshi me arsyetimin se nuk i hyn ne pun askujt
ne anen tjeter ketu te feja katolike ka shum tema qe as titujt sja kom lexu as une as shumica , as ni koment se kan e ato po vazhdojn me mbet te hapura
 
"Stafi teknik" mos u perzini me antaret dhe temat apo postimet. E dini po pat dicka te pa drejte njoftoni mod.
 
Edhe diqka
a bene me dit pse shum tema islame jan mbyll nga lepuroshi me arsyetimin se nuk i hyn ne pun askujt
ne anen tjeter ketu te feja katolike ka shum tema qe as titujt sja kom lexu as une as shumica , as ni koment se kan e ato po vazhdojn me mbet te hapura

Stafi pergjigjet per me shume info rreth problemeve tuaja.
 
per mendimin tim nuk esht drejt te hyn ne pun feje se esht gjynah te pergojojn fen katolike apo muslimane nuk jemi ne shtete arabe te pakten muslimanet shqiptar jan me modernizuar se arabet keshtu qe ju lutem antar te forumit lejeni fen katolike apo muslimane ne pun te vet dhe mereni me gjera te tjera me respekt''''''''' tani cn
 
Se kuptoj pse e merrni fene me ububu,asgje ska ,eshte si gjithe temat e tjera,cdo njeri shpreh mendimin e vet ,dhe mundohet te mesoje kur sdi..(ai qe do).
Nuk eshte pune perfoljeje si thua ti,e sbehet gjynaf per aq kohe sa respektohen te tere..
Dhe nje gje te fundit, feja nuk mund dhe nuk duhet te pesoje modernizim ,perndryshe seshte me fe po fjale pa vlere te shkruara nga njerezit, te cilat mund te sjellin shume deme..

PS:Ti je i lire Tani te merresh me cte duash,t gjithe e zgjedhim vete ku futemi, ku shkruajme.. Respekte dhe per ty.:)
 
Kisha nje pyetje:
Ma spjegoni trinitetin me shembuj praktik qe ta kem te qart se nuk e kuptoj dot sa do qe mundohem.
Flm per mirekuptim...
 
Kisha nje pyetje:
Ma spjegoni trinitetin me shembuj praktik qe ta kem te qart se nuk e kuptoj dot sa do qe mundohem.
Flm per mirekuptim...

Ati e Biri e Shpirti Shejt,por jan tri gjera por ne nje shpirt te vetem, qe i ka njeriu ne jet, ATI, esht ZOTI ku njeriu beson ne te, BIRI, ku ti e len nje pasardhes tendin, sepse ti ne tok punon per Zotin e e mira esht te krijosh familje, dhe SHPIRTI SHEJT, esht qe ti ta ndjekesh rrugen e Zotit, sepse ti kur te vjen ne jet si femi je i pafajshem dhe shpirtin e ke te pastert (te shejt) e duhet ta mbajsh tan jeten mos me anu ka e keqja, se kur te shkoish ne jeten e pasosur, te kesh nje shpirt te pastert e te shejt

Te pershendes
 
Ati e Biri e Shpirti Shejt,por jan tri gjera por ne nje shpirt te vetem, qe i ka njeriu ne jet, ATI, esht ZOTI ku njeriu beson ne te, BIRI, ku ti e len nje pasardhes tendin, sepse ti ne tok punon per Zotin e e mira esht te krijosh familje, dhe SHPIRTI SHEJT, esht qe ti ta ndjekesh rrugen e Zotit,

Mund ta mbështetësh me ndonjë varg biblik këtë interpretimin tënd të trinitetit?

sepse ti kur te vjen ne jet si femi je i pafajshem dhe shpirtin e ke te pastert (te shejt) e duhet ta mbajsh tan jeten mos me anu ka e keqja, se kur te shkoish ne jeten e pasosur, te kesh nje shpirt te pastert e te shejt

Te pershendes

Katoliku, të krishterët besojnë se Adami dhe Eva, me ngrënien e pemës së ndaluar kanë bërë mëkat të përhershëm. Ky mëkat trashëgohet edhe nga gjeneratat e mëvonshme, pra njeriu nuk lind i pafajshëm si thua ti, por lind mëkatar.

Pyetja: A e ka parë dikush Zotin? Nëse e ka parë a e ka parë si një apo si tre persona? Përgjigjja mundësisht të mbështetet me vargjet nga Bibla.

D.
 
Ati e Biri e Shpirti Shejt,por jan tri gjera por ne nje shpirt te vetem, qe i ka njeriu ne jet, ATI, esht ZOTI ku njeriu beson ne te, BIRI, ku ti e len nje pasardhes tendin, sepse ti ne tok punon per Zotin e e mira esht te krijosh familje, dhe SHPIRTI SHEJT, esht qe ti ta ndjekesh rrugen e Zotit, sepse ti kur te vjen ne jet si femi je i pafajshem dhe shpirtin e ke te pastert (te shejt) e duhet ta mbajsh tan jeten mos me anu ka e keqja, se kur te shkoish ne jeten e pasosur, te kesh nje shpirt te pastert e te shejt

Te pershendes

o katolik i nderum
une e kuptoj qe njeriu ka nevoj per pasardhes
po se kuptoi qka i duhet pasardhesi Zotit kur e Zotit eshte gjith' qka ne toke e ne qiell
Zoti eshte i pavdekshem
eshte i panevojshem per pasardhes
i paster eshte Zoti juaj e i jon nga q'i pershkruani...
 
Nje pyetje kisha une,
Ku eshte e shkruajtur ne Bibel apo ne nje nga Librat e shenjte qe Jezusi ka thene jam Zoti juaj ?
 
Nje pyetje kisha une,
Ku eshte e shkruajtur ne Bibel apo ne nje nga Librat e shenjte qe Jezusi ka thene jam Zoti juaj ?

Kush te tha ty qe Jezusi ka thene ashtu....??
Nuk e ka thene kurre ate gje Jezusi perkundrazi gjdoher ka thene qe ta duam dhe ta nderojm Zotin.
 
Kush te tha ty qe Jezusi ka thene ashtu....??
Nuk e ka thene kurre ate gje Jezusi perkundrazi gjdoher ka thene qe ta duam dhe ta nderojm Zotin.

pa ofenduar askend lutja e te krishtereve e vendos jezusin para zotit
 
jo qe e vendos
po keta zoterinjet e nderum nga feja katolike kan postu vargje biblike ku jezusi thot une jam Zoti
 
Ju lutem, beni pyetje, merrni pergjigje brenda nje kohe. Mos diskutoni para se t'merrni pergjigje.
 
Kush te tha ty qe Jezusi ka thene ashtu....??
Nuk e ka thene kurre ate gje Jezusi perkundrazi gjdoher ka thene qe ta duam dhe ta nderojm Zotin.

atëherë pse e konsideroni Zot, Jezusin...?!!
 
Pershendetje !

Kam 1 pyetje per ju:)

Nese Jezusi ishte derguar ne toke per te vdekur ne kryq, per te liruar njeriun nga mekati fillestar, per t'i liruar njerezit nga ligji i Moisiut, dhe per t'i siguruar ketij njeriu shpetimin. Atehere perse kur ai takoi një Kanannitase tek " Mateu 15/22-24 " ai refuzi ta mjekonte ate duke i'u përgjigjur se ai eshte derguar vetem per Hebrenjte “unë kam ardhur vetëm për delet e humbura të shtëpisë së Izraelit”.

A mos valle Jezusi do te vdiste ne kryq vetem per Hebrenjte?

Pres pergjigje nga ju. Me respekt =)
 
po jo bre Met nuk o puna aty
Po ky alfonci nuk mund te pergjigjet e ma keq as ata atje smunden edhe mundohen ne te gjitha menyrat te dalin nga tema
ti alfonc edhe cili do tjeter lirisht shtroni pytje per fen islame dhe ne premtojm qe te gjitha do t'u pergjigjemi me aq sa na ka dhene Zoti dije normal
tjera her mos hapni kso tema

tipike shqiptarce te paragjykosh sa e rehatshme eshte shtepia e tjetrit ndersa shikon nga vrima e celesit.

Ju as qe ja keni idene sesa di une, se kush jam une apo se c'fare bagazhi njohurish kam une prandaj do te keshillosha ne menyre shoqerore te tregoheni me i matur ne postimet tuaja kur bie fjala per te gjykuar te tjeret.

Ne forum une hy per interesa te mija, per te qene sa me afer zhvillimeve kulturore, politike dhe shoqerore ne shqiperi dhe si rrjedhoje une di se cfare shkruaj, di se kujt i pergjigjem, kur te hesht dhe kur te qendroj per ate qe besoj dhe mbeshtes si ceshtje qe i perfillet interesave te mia.

Ju flm qe jeni te gatshem per tu pergjigjur. Ju lumte!

*Une nuk hy ne forum per te bere "lufte" virtuale per besimet fetare. Besimi ne arsyetimin tim eshte ceshtje personale dhe shpirterore por asesi s'mund te kthehet ne urrejtje kunder atyre qe kane bindje te ndryshme nga ato te mijat.

Zonat e paprekshme per mua eshte devijimi i se vertetes, dhe perfshirja e besimit fetare me ceshtje kombetare si dhe mbivleresimi i te pamerituares dhe perulja e asaj qe meriton te vleresohet.
 
Pershendetje !

Kam 1 pyetje per ju:)

Nese Jezusi ishte derguar ne toke per te vdekur ne kryq, per te liruar njeriun nga mekati fillestar, per t'i liruar njerezit nga ligji i Moisiut, dhe per t'i siguruar ketij njeriu shpetimin. Atehere perse kur ai takoi një Kanannitase tek " Mateu 15/22-24 " ai refuzi ta mjekonte ate duke i'u përgjigjur se ai eshte derguar vetem per Hebrenjte “unë kam ardhur vetëm për delet e humbura të shtëpisë së Izraelit”.

A mos valle Jezusi do te vdiste ne kryq vetem per Hebrenjte?

Pres pergjigje nga ju. Me respekt =)

Feja e gruas kananease

(Mk 7, 24‑30)

21 Jezusi doli prej atij vendi e kaloi në krahinat e Tirit e të Sidonit. 22 Dhe, ja, një grua nga Kananeja, që kishte ardhur prej atyre anëve, filloi të bërtiste e të thoshte: “Ki mëshirë për mua, o Zot, Biri i Davidit! Djalli po ma mundon tepër vajzën!” 23 Por ai nuk iu përgjigj fare. Atëherë iu afruan nxënësit e tij e i thanë:

“Bëja këtë nderë e të shkojë, sepse po bërtet pas nesh!”

24 Ai u përgjigj:

“Unë jam i dërguar vetëm te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit.”

25 Por ajo u afrua, u përkul thellë në nderim para tij e tha:

“Më ndihmo, o Zot!”

26 Jezusi iu përgjigj:

“Nuk është mirë të marrësh bukën e fëmijëve e t’ua japësh këlyshëve të qenve.”

27 “Po, o Zot ‑ shtoi ajo ‑ se edhe këlyshët hanë dromcat që bien nga tryeza e zotërinjve të tyre.”

28 Atëherë Jezusi iu përgjigj:

“O grua, e madhe është feja jote! Le të bëhet ashtu si dëshiron!”

Në atë moment bija e saj u shërua.

* Te sugjeroj qe te lexoni te gjithe paragrafin se perndryshe eshte shume thjeshte te arrish ne konkluzione te gabuara.

Rom 11, 32

32 Pra, Hyji i ka ndryrë të gjithë njerëzit në padëgjesë, që të ketë mëshirë për të gjithë.

2 Pjt 3,9

9 Nuk vonon Zoti ta çojë në vend premtimin, si disa e mendojnë të ngadalshëm, por është i durueshëm me ju, se nuk do që ndokush të birret, por do që të gjithë ta kenë mundësinë të kthehen.

Heb 9, 28
28 kështu edhe Krishti: u flijua vetëm një herë për të shlyer mëkatet e të gjithëve, kurse herën e dytë - jo më në lidhje me mëkate - do t’u duket atyre që e presin për t’u shëlbuar.

Tit 3, 4:8
4 Por, kur, u dëftua mirësia e Hyjit, Shëlbuesit tonë, dhe dashuria e tij ndaj njerëzve 5 Ai na shëlboi, jo në saje të veprave tona që ne i bëmë në drjetësi, por në saje të mëshirës së vet: me anë të larjes së rilindjes dhe të ripërtëritjes që jep Shpirti Shenjt, 6 të cilin me begati e ndikoi në ne nëpër Jezu Krishtin, Shëlbuesin tonë, 7 që, të shfajësuar me anë të hirit të tij të jemi, në saje të shpresës, trashëgimtarë të jetës së pasosur. 8 Kjo fjalë është e denjë për t’u besuar dhe dua që të përsëritësh pa pushim që ata, që besuan në Hyjin, të mundohen të jenë të parët në vepra të mira. Kjo gjë është e bukur dhe e dobishme për njerëzit.

Ka edhe shume te tjera por shpresoj qe te jene te mjaftueshme. Gjithsesi, besoj se pergjigjen do ta kishit marrur sikur te kishit menduar qe shtyllat e krishterimit jane ne evrope dhe pothujse hebrejnte s'egzistojne ne kontinentin plak.

Gjithsesi, shpresoj te keme qene i qarte dhe te keni marrur pergjigje te pyetjes suaj.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top