Ngjyrat e jetës

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Ngjyrat e jetës



Padyshim se jeta është një dhunti hyjnore, të cilën Krijuesi ynë na e dhuroi neve atë. Ajo ka dy anë: të mirën dhe të keqen; ka dy fytyra: të bardhën dhe të zezën.


Prandaj si rrjedhojë e kësaj, në këtë jetë shohim njerëz të pasur, por edhe të varfër, shohim njerëz shumë të lumtur, por shohim të tjerë shumë të mjeruar e të dëshpëruar, shohim disa duke qeshur saqë ata të mbytur në lot do të shpenzonin shuma marramendëse parash vetëm e vetëm ta shihnin veten e tyre në atë pamje si të atyre. Shohim njerëz që i ka lodhur e dërrmuar varfëria e tyre, e në anën tjetër shohim njerëz që as vet ata nuk i dinë skajet e pasurisë së tyre.


Nuk ka njeri që jeton e të mos ketë probleme. Problemet e jetës janë të ndryshme, dhe ato janë pjesë të pandashme të jetës sonë. Pa marrë parasysh gjendjen tonë shoqërore dhe emocionale, problemet që sjell jeta janë të shumta dhe shpeshherë edhe të paimagjinuara. Ato janë vështirësi me të cilat përballen njerëzit e gjallë në këtë jetë, janë rrugët që duhen ecur dhe kaluar mbi to, si dhe janë sfida që nuk duhet të dorëzohemi para tyre, ngase ‘nëse njeriu nuk dorëzohet para një sfide, ai s’do të humbë kurrë’ – thoshte Shiler V. Tel.


Jeta nuk mund të mendohet pa u ballafaquar me probleme. اdo njeri në këtë jetë do të ballafaqohet me probleme të ndryshme. I papuni dëshiron të punësohet, i padituri të arsimohet, i burgosuri të lirohet, i varfëri të pasurohet, i verbëri dëshiron ta shohë këtë jetë, memeci dëshiron të flasë, i shurdhëri të dëgjojë zërat, i palëvizshmi të lëvizë, dhe i çali të ecë mirë.


Sa shumë njerëz kanë shtëpi por janë të papunë, e sa të tjerë punojnë për t’u strehuar.
Sa të martuar janë ndarë nga bashkëshortet, e sa beqarë dëshirojnë të martohen.
Sa shumë vuajnë që të bashkohen, e sa të tjerë pendohen pse janë bashkuar.
Sa shumë janë mërzitur nga puna, e sa të tjerë dëshirojnë të punësohen.
Sa shumë e hedhin ushqimin nëpër mbeturina, e sa të tjerë vdesin nga uria.

Disa i kanë të gjitha ushqimet por nuk i hanë, e disa të tjerë kanë oreks, por u mungon ushqimi.
Disa në shtëpi janë të frikësuar, e disa në beteja nuk e njohin frikën.
Disa në pallate nuk i zë gjumi nga problemet, e disa në tenda e bëjnë gjumin rehat.


Shohim të vegjlit që ia kanë lakmi të rriturve dhe të moshuarve, e të moshuarit ia kanë lakmi fëmijëve. Abas el-Akad, ka thënë kështu:


I vogli ka qejf të bëhet i madh
e plaku dëshiron të bëhet i vogël
I papuni kërkon punë
e ai që punon ankohet prej punës
Disa të pasur janë në lodhje
e disa nga lodhja janë varfëruar
Njeriu ngushtohet nga disfata
e nuk pushon së triumfuari
A janë hutuar (turbulluar) nga caktimet
apo ata janë në siklet të fatit?

Shpeshherë jeta e njerëzve bëhet e papërballueshme nga problemet e ndryshme të jetës kalimtare, ajo i shëmbëllen errësirës së natës që e mbulon dritën, që mund ta çorientojë kalimtarin nga destinacioni i tij.


Nëse të kanë kapluar problemet saqë jeta të duket vetëm errësirë dhe se ti nuk sheh asgjë përpos asaj errësire që e mbulon dritën, atëherë ngrije kokën lart dhe shiko yjet zbukuruese që ndriçojnë në qiellin mahnitës. Në agim errësira largohet dhe yjet nuk shihen. Kështu është puna edhe me problemet e njerëzve, ato janë pikërisht si errësira që vjen e shkon, apo si yjet që natën shihen e ditën jo. Prandaj, problemet e jetës vijnë dhe shkojnë, siç kanë ardhur ashtu do të shkojnë.


Ti nuk je i pari që e shkel këtë rrugë, përkundrazi, para teje të njëjtën rrugë e kanë shkelur me miliona njerëz, problemet e njerëzve nuk marrin fund kurrë, ato ripërtërihen, nganjëherë posa del nga ndonjë problem, futesh në tjetrin që është edhe më i vështirë, e ndonjëherë të vijnë probleme nga anë të ndryshme.


Pa marrë parasysh llojin e problemit që jeta na dhuron neve apo ne i dhurojmë jetës sonë, ne duhet të ballafaqohemi me ato në mënyrë që ta tregojmë durimin dhe qëndrueshmërinë tonë. Nuk duhet të dorëzohemi para një problemi apo një sfide pa marrë parasysh faktin se sa i rëndë është ai problem apo ajo sfidë, ngase dorëzimi nënkupton zhytje të mëtutjeshme në problem dhe jo dalje prej tij, por duhet të mësohemi të planifikojmë se si të dalim prej tij.


Problemi nuk duhet rritur e as nuk duhet ekzagjeruar, ngase këto janë shkaqe që problemi vetëm do të mbijetojë ende, por problemi i jetës sonë duhet minimizuar edhe nëse ai është problem i madh, ngase duke e minimizuar problemin, ia lehtësojmë vetes punët dhe mendja jonë është përgjysmë më e liruar. Keni parë njerëz që problemet e vogla të tyre i ekzagjerojnë tej mase, të cilët vazhdimisht jetojnë me probleme, ngase duke i ekzagjeruar ato, atëherë ato largohen me shumë vonesë, ndërsa në anën tjetër keni parë njerëz që ndoshta nuk dallohen fare që kanë probleme dhe kur jetojnë pa to. Në lidhje me këtë, Mutenebiu, një poet i njohur e ka përshkruar këtë gjendje me këto fjalë:


Syri i një personi të vogël
i bën gjërat e vogla të duken të mëdha,
ndërsa syri i një personi të madh
i bën mjerimet e mëdha të duken të vogla.



Autor: Ejup Haziri
 
Titulli: Ngjyrat e jetës

Jetesa na e thuaj pak me kjart per cfar behet fjal te kjo tem?
 
Pe: Ngjyrat e jetës

Kam pershtypjen qe tema eshte hapur ne vend te gabuar. Gjithesesi tejet interesante. Ngjyrat ndikojne ne qenien njerezore dhe na shkaktojne plot ndjenja me magjine e tyre.
 
Pe: Ngjyrat e jetës

Ketu Autori ben dallimin e njeriut te lumtur dhe atij fatkeq mes rrethanave pozitive dhe negative te jetes. Tregon anet e jetes duke perfshi edhe problemet qe shkakton ajo, ku pastaj thote sduhet te dorezohemi ne probleme, por duhet te dijm si te dalim prej tij.

Provoni gjat leximit me ber krahasimin rresht pas rreshti, tani kuptohet me leht...

Ndoshta eshte postu ne vend te gabuar, por une qdo shkrim te shkruar nga ndonje Autor musliman e postoj te kjo rubrik. (normal qe as forumin virtual nuk e njoh mir, sepse nuk rri shum ne te).





Ngjyrat e jetës​


Padyshim se jeta është një dhunti hyjnore, të cilën Krijuesi ynë na e dhuroi neve atë. Ajo ka dy anë:
-të mirën dhe të keqen; ka dy fytyra:
-të bardhën dhe të zezën.


Prandaj si rrjedhojë e kësaj, në këtë jetë shohim:

-njerëz të pasur, por edhe të varfër,
-shohim njerëz shumë të lumtur, por
-shohim të tjerë shumë të mjeruar e të dëshpëruar,
-shohim disa duke qeshur saqë ata (disa tjer) të mbytur në lot do të shpenzonin shuma marramendëse para vetëm e vetëm ta shihnin veten e tyre në atë pamje si të atyre .
-Shohim njerëz që i ka lodhur e dërrmuar varfëria e tyre, e në anën tjetër
-shohim njerëz që as vet ata nuk i dinë skajet e pasurisë së tyre.



Nuk ka njeri që jeton e të mos ketë probleme. Problemet e jetës janë të ndryshme dhe ato janë pjesë të pandashme të jetës sonë. Pa marrë parasysh gjendjen tonë shoqërore dhe emocionale, problemet që sjell jeta janë të shumta dhe shpeshherë edhe të paimagjinuara.

-Ato janë vështirësi me të cilat përballen njerëzit e gjallë në këtë jetë,
-janë rrugët që duhen ecur dhe kaluar mbi to, si dhe
-janë sfida që nuk duhet të dorëzohemi para tyre, ngase ‘nëse njeriu nuk dorëzohet para një sfide, ai s’do të humbë kurrë’ – thoshte Shiler V. Tel.


Jeta nuk mund të mendohet pa u ballafaquar me probleme. اdo njeri në këtë jetë do të ballafaqohet me probleme të ndryshme.

-I papuni dëshiron të punësohet,
-i padituri të arsimohet,
-i burgosuri të lirohet,
-i varfëri të pasurohet,
-i verbëri dëshiron ta shohë këtë jetë,
- memeci dëshiron të flasë,
-i shurdhëri të dëgjojë zërat,
-i palëvizshmi të lëvizë, dhe
-i çali të ecë mirë.



-Sa shumë njerëz kanë shtëpi por janë të papunë, e sa të tjerë punojnë për t’u strehuar.

-Sa të martuar janë ndarë nga bashkëshortet, e sa beqarë dëshirojnë të martohen.

-Sa shumë vuajnë që të bashkohen, e sa të tjerë pendohen pse janë bashkuar.

-Sa shumë janë mërzitur nga puna, e sa të tjerë dëshirojnë të punësohen.

-Sa shumë e hedhin ushqimin nëpër mbeturina, e sa të tjerë vdesin nga uria.



-Disa i kanë të gjitha ushqimet por nuk i hanë, e disa të tjerë kanë oreks, por u mungon ushqimi.

-Disa në shtëpi janë të frikësuar, e disa në beteja nuk e njohin frikën.

-Disa në pallate nuk i zë gjumi nga problemet, e disa në tenda e bëjnë gjumin rehat.

-Shohim të vegjlit që ia kanë lakmi të rriturve dhe të moshuarve, e të moshuarit ia kanë lakmi fëmijëve.


Abas el-Akad, ka thënë kështu:

I vogli ka qejf të bëhet i madh
e plaku dëshiron të bëhet i vogël
I papuni kërkon punë
e ai që punon ankohet prej punës
Disa të pasur janë në lodhje
e disa nga lodhja janë varfëruar
Njeriu ngushtohet nga disfata
e nuk pushon së triumfuari
A janë hutuar (turbulluar) nga caktimet
apo ata janë në siklet të fatit?

Shpeshherë jeta e njerëzve bëhet e papërballueshme nga problemet e ndryshme të jetës kalimtare, ajo i shëmbëllen errësirës së natës që e mbulon dritën, që mund ta çorientojë kalimtarin nga destinacioni i tij.


-Nëse të kanë kapluar problemet saqë jeta të duket vetëm errësirë dhe se ti nuk sheh asgjë përpos asaj errësire që e mbulon dritën, atëherë ngrije kokën lart dhe shiko yjet zbukuruese që ndriçojnë në qiellin mahnitës.

-Në agim errësira largohet dhe yjet nuk shihen. Kështu është puna edhe me problemet e njerëzve, ato janë pikërisht si errësira që vjen e shkon, apo si yjet që natën shihen e ditën jo. Prandaj, problemet e jetës vijnë dhe shkojnë, siç kanë ardhur ashtu do të shkojnë.


-Ti nuk je i pari që e shkel këtë rrugë, përkundrazi, para teje të njëjtën rrugë e kanë shkelur me miliona njerëz, problemet e njerëzve nuk marrin fund kurrë, ato ripërtërihen, nganjëherë posa del nga ndonjë problem, futesh në tjetrin që është edhe më i vështirë, e ndonjëherë të vijnë probleme nga anë të ndryshme.


Pa marrë parasysh llojin e problemit që jeta na dhuron neve apo ne i dhurojmë jetës sonë, ne duhet të ballafaqohemi me ato në mënyrë që ta tregojmë durimin dhe qëndrueshmërinë tonë. Nuk duhet të dorëzohemi para një problemi apo një sfide pa marrë parasysh faktin se sa i rëndë është ai problem apo ajo sfidë, ngase dorëzimi nënkupton zhytje të mëtutjeshme në problem dhe jo dalje prej tij, por duhet të mësohemi të planifikojmë se si të dalim prej tij.

Problemi nuk duhet rritur e as nuk duhet ekzagjeruar, ngase këto janë shkaqe që problemi vetëm do të mbijetojë ende, por problemi i jetës sonë duhet minimizuar edhe nëse ai është problem i madh, ngase duke e minimizuar problemin, ia lehtësojmë vetes punët dhe mendja jonë është përgjysmë më e liruar.

-Keni parë njerëz që problemet e vogla të tyre i ekzagjerojnë tej mase, të cilët vazhdimisht jetojnë me probleme, ngase duke i ekzagjeruar ato, atëherë ato largohen me shumë vonesë,

-ndërsa në anën tjetër keni parë njerëz që ndoshta nuk dallohen fare që kanë probleme dhe kur jetojnë pa to.

Në lidhje me këtë, Mutenebiu, një poet i njohur (musliman) e ka përshkruar këtë gjendje me këto fjalë:


-Syri i një personi të vogël
i bën gjërat e vogla të duken të mëdha,

-ndërsa syri i një personi të madh
i bën mjerimet e mëdha të duken të vogla.


Autor:Ejup Haziri
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top