Ti, udheheqes i shtetit....

*deliza*

VIP
V.I.P
Ti, udheheqes i shtetit....

Javen e kaluar mora pjese ne nje lloj seminari qe e organizon nje organizate ketu me studentet nga fakultete ndryshme.
Teme debati ishte ,,Si do beje ti organizimin dhe udheheqjen e shtetit po te ishe kryetar/e e shtetit?''...Thjesht qellimi ishte qe te merreshin mendime, ide dhe sygjerime nga ne te rrinjte se si e mendonim udheheqjen me te mire dhe me efikase te shtetit.

Meqe aty ishin prezent studentet qe ishin nga profile dhe studionin lemi te ndryshme, medoj se dhe ketu ne forum do fuksiononte kjo si teme pasi qe dhe ketu ka larmi te ndryshme te profesioneve qe do mund te kontribonin me mendimet e tyre ne kete teme. :)

Per ti dhene nje kahje bisedes do doja te dija se cfar masash do ndermernit qe ne shtetin tuaj te kishte:

* me pak te papunsuar
* cfar masash do ndermernit qe ta rimekembnit ekonomine shqipatare, sistemin bankar, cfar investimesh mendoni se i mungojne shtetit shqiptar
* cfar rreforma do i duheshin sistemit juridik
* cfar rreforma do duheshin ne sektorin e shendetesise
* si do e zvoglonit korupsionin
* cilat ligje do duheshin te funksionojne ne shqiperi/kosove/maqedoni e cilat mendoni se nuk kane vend aty..dhe si do vepronit qe populli ti respektonte ato
* si do e zhvillonit turizmin
* si do vepronit me te papunet, te pastrehet
* me cilat shtete do krijonit raporte dhe mardhenie me te mira diplomatike...
* si do zgjedhnit ceshtjet te cilat i preukupojne emigrantet

Ka dhe shume ceshtje te tjera si keto qe do mund ti diskutonim...Gjithcka varet nga ju, sa do ishit te interesuar per kete teme :)

Mjaftojne kritikat qe ja kemi bere shtetit, eshte koha te shohim se cfar ndryshimesh do benim ne po te ishim nje dite ne krye te udheheqesise?

Mirepres me shume kuriozitet mendimet e juaja :)
 
Titulli: Ti, udheheqes i shtetit....

Shteti nuk eshte nje njeri i vetem, ndaj nje njeri i vetem s'mund ta beje shtetin. Une mendoj, nese e ke zemren ne vendin e duhur dhe ke po ashtu njerez te denje me vete, atehere do te mund te flisja (shkruaja) se si do te ndryshoja shtetin...

Pasi qe, po je i atille, i korruptuar (me shume terhiqesh nga parate sesa nga interesat per nje shtet te forte) ose, po zeme, ti nuk je i tille por ata me te cilet do te punoje ti, mjafton 4 prej tyre te jene te atille, s'do te mundje t'ia dilje kurre...
 
ASG e para flm qe more mundimin dhe u pergjigje :)...E dyta e dime te gjithe se shteti as nuk e ben as nuk funksionon koke ne vete, po thjesht qellimi i temes eshte qe ku i shohim ne mangesit e shtetit dhe si ne po te ishim pjese e udhehqesise do i menjanonim ato, ku do fokusoheshim me shume dhe si do i zgjidhnim ato ( problemet qe i kemi i konsiderojme si te bollshme, se mjafton te dali nje artikull me cilen do qeveri te trojeve shqiptare dhe ngelim duke dhene kritika).

Une per vete jetoj ne Maqedoni. Pozita e partise politike shiptare ne qeverin maqedone le per te deshiruar...Eshte thjeshte marionete e kryeministrit dhe bejne shume pak per ceshtjen shqiptare

Nejse une meqe studojoj ekonomikun, cdohere kam qene kunder shpenzimeve te kota dhe jo racionale qe i ben shteti im per ndertimin e statujave dhe permendoreve ( jane dhene 3 milion euro per ndertimin e tyre deri tani :eek:hh:) , per ndertimin e kishes ne mes te qytetit dhe per budallaliqe te tjera si keto...Behen shume pak investime per zhvillimin e turizmit, per nderrtimin e rrugeve dhe autostradave qe pikerisht ato do sillnin rritjen e tregetise dhe turizmit...administrata shterore ka tejkalu gjitha kufite, ka punsuar ke ka mbri, marrin njerzit rroga duke ndejt ne shtepi se ska vend neper zyra :eek:hh: kapaciteti i efektivitetit aty eshte zero....pastaj stimulohen investitoret e huaj me lloj lloj beneficione, ndersa investitoret e vendit jane lene gjithe pas dore, nuk kane as mundesin e marjeve te kredive me kushte dhe interes me te volitshem se shteti terheq te gjithe parata ( gjithe kursimin) nga populli qe te mbulojne vrimat e borxheve te panumerta qe i kan...me ceshtjen e emrit kemi ngel sot e 20 vjet ne te njejtin vend :(...lol probleme me gjithe dynjane ka shteti im..me bugarine per kishen, me greqine per emrin, me shqiptaret....eh mjere ne qe jetojme ne ballkan lol...

Thene shkurt une do zhvilloja turizimin ne Oher dhe Struge se kane potencial te mire zhvillimi, do tentoja me shume per ceshtjen e emirti dhe hyrjes ne BE, duke lene menjane nacioanlizmin dhe patriotizmin, do mundesoja me shume kredi per firmat private nepermejt Bankes maqedonase per perkrahje dhe zhvillim te firmave, do ulja tatimet, nuk do lejoja qe te importohen produkte pa permbushjen e standardeve baze dhe gjera te ngjajsme si keto....Urgjentisht i duhem une shtetit te me kete ne krye te saj LOL
 
Titulli: Ti, udheheqes i shtetit....

E para eshte papunsia ...qe duhet hartuar nje plan/program sesi te zvogelohet nr papunsise.....duke hapur fabrika te ndryshme dhe punesimin e te gjitheve ...ne menyre qe njerezit mos te rrin kot rrugve por te meren me dicka .
E dyta eshte arsimi ....do beja c'eshte e mundur te arsimoheshin te gjithe te rinjt ...duke e disiplinuar njekohesisht dhe shkollen. Univeristetet te hiqnin ''testet e pranimit '' dhe hyrja te ishte e lire per te gjithe sic eshte ne Europe ,qe ju jep mundesin te gjithe te rinjeve .
Do beja investime ne ndertimin e rrugeve ,dhe investime ne pikat turistike te Shqiperise ...ne menyre qe te rritet nr turisteve(sepse deri diku eshte fitim per buxhetin e shtetit )
Do hartoja ligje (ose me sakt masa shtrenguse) ....per te mbrojtur te drejtat e individit ,sidmos ne mardheniet e punes .
Do luftoja korrupsionin .....ku cdo drejtues instucionesh ..po u mbushet xhepi me shume nga korrupsioni sesa nga rrogat baze qe kane ...do ishte njecik e veshtire per ta luftuar ..por do ja dilja :D
Gjithashtu do kujdesesha shume dhe per institucionet e shendetsise ....aty ku korrupsioni ka krijuar vatren e vet .

Jo per gje por do beja shume gjera .....votoni per mua :D LOL

ps.Endrra jane ben vaki dhe s'dalin :p

Deliza na bere me endrra :D
 
Kete pergjigje kerkoja Ida, merrni mesim dhe ju te tjeret nese nuk e keni kuptu temen :D...me beri pershtypje ida, ligji per mardheniet e punes, do ishte shume i vlefshem poqe se zbatohej...ketej ka puntore te cileve punedhensit ( keta privatet ) nuk ua mundesojne siguracionin shendetesor, as nuk i paraqesin neper ato entet per punsim, duke mos pasur mundesi keshtu qe pas nje kohe te marrin dhe pension qe u takon :(

P.S. Keto endrra do i bejme realitet ida, nga ne po pret shteti :D...
 
Titulli: Ti, udheheqes i shtetit....

Deliza e njejta gje dhe ketej ,ne privat s'te ben njeri siguracion plus dhe kushtet e punes nuk i kane si duhet ...ndaj dhe te gjithe tentojne punen ne shtet ...

LOL S'na e jep shteti mundesin te drejtojme shtetin :D
 
Titulli: Ti, udheheqes i shtetit....

me falni qe po s`po ndalem shume sepse nuk jam aq e frymezuar sa duhet por, nje gjje qe me erdhi ne mendje sa lexova postimin e pare
per njerezit/femijet e rruges, nje here ne jave do organizoja 'mengjes,dreke,darke ushqim falas', veres neper tenda me ndonje shesh, dimrit ne ndo1 lokal
pergezime per temen delize
 
Shume dakord me ty arl...thua eshte aq e veshtire qe njerezit te organizojne keto gjera kaq te vogla por shume te medha per ata qe kane nevoje :(...Aq shume kushtojne te ndertohen ca pallate me ca kushte te nevojshme per ekzitence per ata qe jetojne ne rruge dhe jane ne kushte te mjerueshme :(...Them qe duhet te punoj ndergjegjeja dhe tek populli, jo vetem tek shteti!
 
Titulli: Ti, udheheqes i shtetit....

njerezit jane bere neglizhues ndaj jetes delize, po te jetoje ktu do i shikoje si jane, te ne lulezojne paradokset me te medha
une ndoshta sdo doja te isha udheheqese, por te kisha disa mundesi me shume, do e ndaja pa hezitim shtepine time me dike te pastrehe, fal shpesh roba te miat njerezve qe s`mund ti blejne,.. ka shume gjera te tjera si kto qe mund ti bejm pa qene udheheqes, por s`duam..
'you may say im a dreamer but im not the only one"
 
Titulli: Ti, udheheqes i shtetit....

une per mendimin tim po te me kish zgjedhur populli shqipetar si udheheqes do veproja keshtu:
1. ne shqipetaret sa do te dojme te rregullojme shtetin jemi si njerez te krruptuar jo se keshtu kemi lindur ,por keshtu jemi mesuar .
2. prandaj nga qe edhe une shqipetar jam, dhe nga qe edhe une po te isha udheheqes do filloja te vidhja si gjith te tjeret se me i mire nuk jam.
3. do punesoja 100 deputet gjerman dhe 100 anglez qe ata jane me pervoj dhe eshte e sigurt se jane me te afte se ne shqipetaret per organizim dhe zhvillim te nje shteti dhe do isha i sigurt qe te pakten nuk do kem korrupsion, vjedhje, kriminalitet dhe c'do te keqe ka ky shtet sot . sa do qe degjohet e keqe kjo qe them , sa do qe na vjen inat si popull ne NUK jemi te afte te bejme dicka te mire per shtetin tone. shteti po shkaterohhet dita me diten dhe politikanet qe na udheheqin jane njeri me hajdut se tjetri.
 
Titulli: Ti, udheheqes i shtetit....

jo more, 100 gjermane,100 angleze e? pse mos e jepje fare me koncesion gjithe shqiperine?
 
Titulli: Ti, udheheqes i shtetit....

Shume interesante, megjithate keto jane pyetje qe me takon te perballem shpesh me to pasi vete studjoj per shkenca politike. Perpara se te filloj t'iu pergjigjem pyetjeve dua te theksoj fuqishem, se jam kunder dhe me plot arsye te gjithe atyereve qe shohin me skepticizem arritjet e shqiperise dhe shqiptareve si rrace. Perparimi ka qene pjese e rraces, etnise dhe vendit tone. Gabimet dhe problemet jane pjese e cdo shoqerie.

* me pak te papunsuar
- Thithjen e investimeve, investime ne sektore te ndryshem, sidomos ne infrastrukture, privatizimin e sektoreve publike, krijmin e nje klime te pershtatshme dhe terheqese per biznesin, sidomos ate te vogel, duke investuar ne agrikulture dhe turizem.

* cfar masash do ndermernit qe ta rimekembnit ekonomine shqipatare, sistemin bankar, cfar investimesh mendoni se i mungojne shtetit shqiptar
- Krijimin e besimit per te investuar, krijimin e procedurave lehtesuese per bizneset e reja, permiresimin e informacionit per te dhenat dhe detyrimet e biznesit ndaj shtetit. Ne sistemin bankar duhet krijuar mundesia per te edukuar qytetaret per mundesite qe kane per te marrur borxh nga bankat per te filluar biznese te reja apo per te blere materiale te vlerave te ndryshme qe nga shtepite deri tek nje ore dore. Shqiperise i mungojne investimet madhore: firma si IKEA, WALL MART apo qendra tregtare te medhaja jane firma te niveleve te larta qe bejne investime madhore dhe jane element kyc per te krijuar vende pune te reja. Investimi ne njerez eshte nje nder investimet me serioze qe i mungon vendit tone. Duhet te tregohet me shume kujdes ndaj edukimit te qytetareve, krijimin e mundesive per shkollim dhe pergaditjen e qytetareve per te dhene kontributin e tyre ne shoqeri dhe per te qene te afte per te vazhduar me suksese.

* cfar rreforma do i duheshin sistemit juridik
- Sistemi juridik ka nevoja te shumta. Me kryesorja nga te gjitha eshte qe ai te jete i pavarur nga legjislativi dhe egzekutivi. Sistemi juridik duhet te jete plotesisht i pavarur ne menyre qe te marre fryme lirisht dhe te beje ate qe eshte krijuar per te bere; te vendose drejtesine. Nder masa te tjera eshte ndarja e trupit juridik nga eksponent te saj qe jane te perfshire ne aktivitete te ndryshme te jashteligjshme. Te krijohen mundesite qe gjyqtaret te jene te sigurte dhe te mos pengohen per te vendosur drejtesine ne vend per aryse te kercenimeve. Te krijohet nje shkolle ku te pergaditen gjyqtaret e se ardhmes. Kjo nuk mund te jete nje zgjidhje e shpejte dhe e lehte. Infrastruktura eshte nje nder aspektet e tjera te rendesishme, sidomos mundesimi i informimit te qytetarit, te pandehurit, paleve te perfshira dhe mundesia e kontaktit me to.

* cfar rreforma do duheshin ne sektorin e shendetesise
- Mbetet shume per tu bere. Te rriten kapacitetet e spitaleve, te rritet cilesia e mjekeve dhe infermiereve; te largohen nga puna ato qe jane te pakualifikuar dhe kane marrur diplomen me leke duke vene ne rrezik jeten e pacienteve. Te rritet niveli i sherbimit dhe sherbimeve. Te luftohet pameshire korrupsioni ne mjekesi.

* si do e zvoglonit korupsionin

- Duke e luftuar ate, por jo vetem. Te rritet niveli i vendeve te punes, te ulet niveli i varferise. Te ndergjegjesohet populli per besimin ne polici. Te paguhen me shume nenpunesit e shtetit por edhe te mbahen nen kontroll dhe te jene pergjegjes per ate qe bejne.

* cilat ligje do duheshin te funksionojne ne shqiperi/kosove/maqedoni e cilat mendoni se nuk kane vend aty..dhe si do vepronit qe populli ti respektonte ato

- Nuk kam njohuri te plota te kushtetues per te folur per gjera specifike.

* si do e zhvillonit turizmin
- Duke permiresuar infrastrukturen, ate qe te con ne pikat turistike, duke permiruesuar infrastrukturen e vendit turistik, duke vendosur plane ndertimi te zonave turistike, sidomos plazheve, te kete nje bashkpunim me te mire te qeverise lokale me ate qendrore. Te rritet niveli i investimeve shteterore dhe private dhe te behen pune/investime me transparente. Eshte e pafalshme qe te jete problem sinjalistika, uji i pishem, kanalizimet, rruget dhe gjelberimi ne keto zona.

* si do vepronit me te papunet, te pastrehet

- Mundesia me e mire eshte qe shteti te bashkpunoje me organizatat joqeveritare per kete: psh, organizatat fetare qe mund te kene si mision per te ndihmuar kete kategori njerezish. Nga ana tjeter te krijohen qendra trajnimi, edukimi dhe strehimi per keto kategori ne menyre qe ato te mund te fitojne serish jeten e tyre.

* me cilat shtete do krijonit raporte dhe mardhenie me te mira diplomatike...

- SHBA-te, Kinen, Brazilin, Angline, Gjermanine, Francen, Italine dhe Rusine. Megjithate eshte me rendesi qe mardheniet me vendet e rajonit dhe te BE-se te jene ne mardhenie shume te mira. E shoh si te leverdisshme qe te krijohen mardhenie te mira me vende si koreja apo Japonia qe mund te sherbejne si burim investimesh.

* si do zgjedhnit ceshtjet te cilat i preukupojne emigrantet
- Te krijohen mundesi qe ato te jene te lidhur me vendelindjen nepermjet interesave dhe lidhjeve. Te krijohen mundesite qe vitet e punes te njihen qofte ne shtetin ku jetojne apo ne shqiperi. Te mbroje te drejtat e tyre. Te loboje, negocioje dhe ndihmoje qe te drejtat e tyre jane te pacenuara. Te krijohet mundesia qe ato te jene ambasadore te kultures shqiptare, te mund te integrohen, por edhe te kene mundesi shkollimi ne shqip, rikthimi ne vendlindje qofte per te punuar apo vizituar.
 
Alfonc, do me interesonte te dija ne do kishe ndonje taktike te posacme, ose thene me mire ndonje strategji per te terhequr investitoret e huaj? Cfar politike do ndiqje, si do i bindje ata se nje investim ne Shqiperi do ishte i leverdishem, jo i rezikshem per ta ( ne kuptim i rezikshem, qe mos t'ju sjellte humbje)?

Gjithsesi une per vete mendoj se Shqiperise apo Maqedonise do i duheshin me shume grinfild investimet ( nuk di ne i thone keshtu dhe shqip - Greenfield investment ). Mendoj qe jane menyra me e mire per nje rritje me te shpejte ekonomike, edhe pse edhe ketu do duheshin shume perpjekje qe te binden investotoret e huaj se projektet e tyre ne keto vendet tona edhe jo aq stabile nuk do deshtonin.
 
Redaktimi i fundit:

Terheqja e investimeve te huaja per mendimin tim eshte nje proces qe merr kohe, eshte i mundimshem dhe pse jo i kushtueshem.

Nese do kisha nje strategji do e ndaja ne disa pika kryesore:

1. Krijimi i klimes ligjore qe garanton:
- joshjen e investitoreve,
- garancine e inevstimeve (shqiperia te tregoje se eshte vend i sigurte, vend i stabilizuar dhe vend i besueshem, kjo behet me se miri nepermjet krijimit te politikave qe kane qellime te ngjashme, psh, nese don te terheqesh investimet gjermane duhet t'iu kushtosh vemendje te vecante mardhenieve politike me gjermanine, ne nje bote si kjo e jona politike dhe ekonomi jo rrale jane sinonime),

2. Politika te demonstroje qe ka interes, i kushton vemendje dhe eshte e perkushtuar qe investimet te rriten

- te demonstroje se investitoret e meparshem kane dalur te fituar,
- te demonstroje se investitoret e meparshem kane gjetur mbeshtetjen e qeverise, pse jo edhe qytetareve
- te demonstroje se qeveria eshte e perkushtuar per te arritur mardhenie te mira me investitoret

3. Reklamimi eshte jashtezakonisht i rendesishem

- Reklamimi i shqiperise
- reklamimi i mundesive per te investuar
- reklamimi i arritjeve te meparshme (investitoret e meparshem)
- reklamimi i rritjes ekonomike
- reklamimi i potencialit qe ofron vendi, psh popullsia ne moshe te re.

* Imagjino sesa do te ndikonte ne krijimin e interesit per investime nese reklamime te tilla behen ne revista si The Economist qe lexohet nga elita e botes, sidomos te biznesit. Megjithate kjo nuk do ishte e pakushtueshme dhe asesi garantues i suksesit. Por eshte padyshim nje menyre qe ka treguar se funksionon per vende te tjera dhe s'duhet te kete shume arsye pse te mos funksionoje ne rastin tone.

Per mendimin tim keto jane hapa kyc per te arritur dicka te tille. psh nese shqiperia do te kerkonte ta bente kete mund te perdorte shume mire shifrat e rritjes ekonomike si tregues i stabilitetit ekonomik, antaresimin ne nato per te treguar stabilitetin politik dhe si tregues i sigurise se kapitalit, potencialet qe ofron, popullsine me moshe te re, bregdetin, turizmin malor, kulturore etj...
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ti, udheheqes i shtetit....

une udheheqes.....gjene e pare te zhduk salen nga politika te tjerat vine vete ......
 
Ketu do doja te ndalem dhe une sepse e shoh si nje ceshtje esenciale. Per te gjitha vendet, eshte ne dobi ( perfshi ketu me konkretisht Shqiperine dhe Maqedonine ) qe mos te kene ndonje problem te hapur me investitoret e huaj. Do kishte deme dhe pasoja te medha per shtetin neqoftese se ai do hynte te konflikt me investitoret. Kjo qe po them po shihet hapur ne Maqedoni sepse qeveria ketu ka hyre ne nje debat dhe konflikt te thelle me nje kompani austriake e cila ka perfunduar tani me nje padi te ngritur nga kjo e fundit ne Gjyqin nderkombetar te arbitrazhes ne Vashington. Mendoi vet pasojat qe do sjell!

Thene shkurt politika qe po perdor qeveria momentalisht nuk po sjell asnje fitim per askend, pervec qe me vetedeshire po debon investitoret e huaj nga vendi. Kjo paraqet nje kercnim per humbjen e investitoreve te tjere te huaj, humbet imazhi i shtetit ne sy te tyre, humbet perfitimi dhe siguaria qe do sjellte kapitali i huaj ne vend, dhe shume e shume humbje te tjera...Mendoj qe qeverite tona duhet te mesojne njehere e pergjithmone se duhet qene sa me objektiv dhe sa me te drejte me ta, ti perkrahin dhe ti mbeshtesin, se fundja ne varemi nga ata e jo ata nga ne!

3. Reklamimi eshte jashtezakonisht i rendesishem
- Reklamimi i shqiperise
- reklamimi i mundesive per te investuar
- reklamimi i arritjeve te meparshme (investitoret e meparshem)
- reklamimi i rritjes ekonomike
- reklamimi i potencialit qe ofron vendi, psh popullsia ne moshe te re.

* Imagjino sesa do te ndikonte ne krijimin e interesit per investime nese reklamime te tilla behen ne revista si The Economist qe lexohet nga elita e botes, sidomos te biznesit. Megjithate kjo nuk do ishte e pakushtueshme dhe asesi garantues i suksesit. Por eshte padyshim nje menyre qe ka treguar se funksionon per vende te tjera dhe s'duhet te kete shume arsye pse te mos funksionoje ne rastin tone.

Per mendimin tim keto jane hapa kyc per te arritur dicka te tille. psh nese shqiperia do te kerkonte ta bente kete mund te perdorte shume mire shifrat e rritjes ekonomike si tregues i stabilitetit ekonomik, antaresimin ne nato per te treguar stabilitetin politik dhe si tregues i sigurise se kapitalit, potencialet qe ofron, popullsine me moshe te re, bregdetin, turizmin malor, kulturore etj...

Vendet tona mendoj se duhen te koncentrohen dhe ne shkurtimin e procedurave byrokratike. Kam degjuar qe shume investitore terhiqen pikerisht per kete arsye, sepse per te marr nje dokument apo leje nga administratat e ndryshme ngecin me muaj te tere, por mos me thene dhe me vite dhe normalisht qe kjo eshte ne disfavor te tyre.

Investitoret e huaj, padyshim, pervec ketyre faktoreve qe ke cek ti do ishin shume te interesuar mendoj edhe per stabilitetin social, per rregullat dhe dispozitat e hyrjes ne nje biznes te caktuar, per poltiken e privatizmit, per poltiken tregtare, per ate te tatimeve, per burimin resurseve, per harxhimet/shpenzimet qe do kishin per fuqine puntore-si ate te kualifikuar si dhe per ate te pakualifikuar, per mbrojtjen e te drejtave autoriale, per infrastrukturen e per shume e shume ceshtje te tjera. Vime ne nje perfundim qe duhet te bejme shume per te terhequr investitore te huaj. Politika dhe menaxhmini i strategjise mendoj se jane gjerat kyce ne kete aspekt. :)

une udheheqes.....gjene e pare te zhduk salen nga politika te tjerat vine vete ......

Cat, mendoj se ketu bejme gabimin te gjithe ne shqiparet. Nuk mendoj se Shqiperia apo shqiptaret ne pergjithesi do ecin perpara nese deshirojne qe te shkaterojne ate qe ai mund ta kete ndertuar me vite...Nese nuk ka kontinuitet dhe vazhdimsi ne arritjet e tij ( te vogla apo te medha qofshin ata ) at'her ta siguroj qe kemi per stagnuar dhe per 100 vite te tjera lol...Mos e zhduk, po rifillo dhe meri gjerat nga aty ku ai ka ngel dhe nga aty ku ti mendon se nuk ecin gjerat ashtu sic ai i ben.
 
Titulli: Ti, udheheqes i shtetit....

sa engjej qe jemi ne njerzit pa patur gje ne dore......
 
Titulli: Ti, udheheqes i shtetit....

sa engjej qe jemi ne njerzit pa patur gje ne dore......

Si ne cdo teme dhe ketu e marim situaten - Sikur te ishim dhe te ksihim.. :)
 
Titulli: Ti, udheheqes i shtetit....

Si ne cdo teme dhe ketu e marim situaten - Sikur te ishim dhe te ksihim.. :)

Thjesht deliza besoj se ka kaluar koha e Don Kishotizmit ose Nen Terezimit vlerat,ideale kane shkuar ne humnerat me te thella thjesht jetojme me iluzionin se do bejme nje bote me te mire po te kishim dicka ne dore se lexova dhe per mbremje per te vobektit ....
 
Titulli: Ti, udheheqes i shtetit....

Thjesht deliza besoj se ka kaluar koha e Don Kishotizmit ose Nen Terezimit vlerat,ideale kane shkuar ne humnerat me te thella thjesht jetojme me iluzionin se do bejme nje bote me te mire po te kishim dicka ne dore se lexova dhe per mbremje per te vobektit ....

Taku, jam e vetedijshme dhe une per kete dhe qe njerzit sot jan shume me pak human dhe shume me teper egosit...Po prap them qe nje gjest sa do te vogel ta bejme per dike ja vlen dhe eshte i mirseardhur...Gjithsesi me kokekuqen me teper e kishim qe, qeveria apo dhe opozita, pak rendesi ka, deri sa marrin dhe finasojne e perkrahin lloj lloj projekti duhet te ndergjegjesohen dhe te ndihmoje dhe ate shtrese te popullates qe ka nevoje per nje kulm mbi koke, jo per me shume.
 
Titulli: Ti, udheheqes i shtetit....

Ne krye te udheheqjes?Eh, vetem 12 ore do te mjaftonin, jo dite edhe muaj.Do i varja ne mes te Tiranes te gjithe ata qe kane vjedhur qofte edhe 10 lek nga pasuria e popullit shqiptar,gjithe ish dhe deputete aktuale pa paragjykime krahinore apo partiake,e di qe do me duheshin shume trekembesha dhe do te kishin kosto per ekonomine e varfer shqiptare por besoj se do ja vlente. Me pas mund te largohesha i qete me sigurine qe kushdo te vinte me pas per te drejtuar kete vend do te kujtonte ish koleget e tij.Kaq mund te beja une per vendin tim, te tjeret le ti benin ata qe e kane pune.
 
Titulli: Ti, udheheqes i shtetit....

Nga situata aktuale ne vendin tim po shfryj mllefin ketu per gjerat qe do doja te ndryshonin. Nuk arrij te kuptoj dhe sa puntore do ze kjo administrata shteterore.Me kete tempo qe ka fillaur qeveria qe te punesoje ne administraten shteterore, shteti do bankrotoje lol sepse ekonomia nuk do arrij te finansoj administratoret. Asesi te ndryshoje kjo strukture jo e mire e te punsuarve ne te cilen dominojne te punsuarit ne admistraten shteterore rezultat i se ciles vazhdon te jete tranzicioni dhe politika jo konstruktive e shtetit e cila nuk stimulioi per gjithe keto vite, investime ne sektorin privat por masovisht punesonte (dhe vazhdon te bej) ne administraten publike duke pasur qellim te vetem sigurimin e votave.
Besoj qe kjo gje mund te ndryshoje nese shteti mer hapa konkret qe te ndryshoje ambientin tek ndermarjet dhe ti drejtoje e ndihmoj ata qe te prodhojne me shume dhe ti kushtojne me shume rendesi eksportit. Keto jane dy komponentet kryesore qe nxisin punesimin neper firma.

Nje gje tjeter qe do doja shume te ndryshonte eshte qe ndermarjet te kene me shume perkrahje sa i perket eksportit. Me shume mbeshtetje dhe finansim per ata deri ne nje moment sa ata te arine te jene sado pak konkuruese ne tregun boteror ose ate te rajonit. Kjo gje mund te arihet nese ata nxiten qe me shume te marin pjese ne panairet ku ekspozohen dhe reklamohen produktet, t’ju ndihmoj ato me ndonje lloj treningu se si dhe ne cilin treg ata mund te jene efikas dhe profitabil, ti ndihmojne ata ndoshta ne sigurimin e mjeteve te transportit, te ndertohen me shume autostrada qe do lidhnin Maqedonine me vendet e rajonit duke ua lehtesuar keshtu atyre mundesine per eksport te mallrave te tyre, pse jo duke i ndimuar edhe financiarisht .

Urroj sinqerisht qe nje dite keto gjera te ndryshojne.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ti, udheheqes i shtetit....

Tre jane elementet perberes te nje shteti,territori, popullsia dhe sovraniteti. S'mund te llogaritet per shtet asnje organizem qe s'ka njerin prej ketyre elementeve.Pavaresisht se themi jemi nje vend sovran nga ana e qeveritareve pranohet deri nderhyrje ne punet e brendeshme tonat nga ana shteteve te tjera.Pra puna e pare qe duhet te beje nje kryetar shteti eshte ti ktheje sovranitetin e munguar ketij vendi.Nje funksion tjeter i munguar i shtetit tek ne eshte pengimi i monopoleve private, sigurimi i hapsires per nje konkurencë te lire dhe te ndershme ne baze te parimit te ndermarrjes ose iniciatives se lire.Ne kohen tone ne bote po perhapet tendeca e liberalizmit radikal sipas se ciles zona e aktivitetit të shtetit duhet të zvogëlohet në minimum.Pra shteti do ta kryente me se miri punen e vet nese sa me pak te paraqitet ne rolin e nje makine force e me teper si garantues i te drejtave individuale dhe kolektive te qytetareve, pra pasqyrues i vullnetit të popullit te cilit i perket.
 
Titulli: Ti, udheheqes i shtetit....

1-te hiqja ministrat e korruptuar, 2-te ulja cmimet e ushqimit e te energjis, 3-ta hiqja kasen fiskale, 4-te lejoja njerezit te qarkullonin m cfar automjeti tdeshironin, 5-te hiqja pedagoget e korruptuar nga universitetet, 6-te hapja vende pune, 7-te ulja tarifen e pagimit tshkollave sidomos universiteteve 8-trregulloja rruget e demtuara etj etj
 
...edhe ketu kjo teme? :)

-Ja si jam pergjigjur njehere:

Te lumte, per shfaqjen e kesaj teme...

-Nese une do te isha Udheheqes i Shqiperise, po edhe si ne kete rast si Keshilltar i Udheheqesve te Shqiperise, do te veproja keshtu:

-Pike se pari, Udheheqja e nje vendi varet nga: dashuria e vertete qe i tregon.
-Kjo dashuri, mbeshtetet ne: deshirat, detyrat dhe drejtesine.
-Deshirat njihen nga te gjithe, ato jane: mireqenja, mirenjohja dhe mirekuptimi.
-Detyrat njihen nga te gjithe, ato jane: perkushtimi dhe perparimi.
-Drejtesia njihet nga te gjithe, ajo eshte: respektimi dhe mbrojtja.

-Pike se dyti, Udheheqja e nje vendi varet nga: mbeshtetja aleate.
-Kjo mbeshtetje aleate, eshte vullneti i vertete per lufte apo per paqe.
-Vullneti i vertete per lufte dhe vullneti i vertete per paqe, perfaqesohet nga: besnikeria.

-Pike se treti, vjen Udheheqja: e cila kjo Udheheqje nuk realizohet e sakte neqoftese mungojne dy pikat e para.

...tani, rendesi kane edhe te dhenat per Shtetin qe Udhehiqet.

-Ne kete rast, Shqiperia:

-Shqiperia ka nje histori: shume te lashte, shume krenare, shume paqesore, shume te vuajtur dhe shume mbreselenese.
-Shqiperia ka nje gjeografi: afer qendres se Tokes, afer qendres se Ballkanit, afer qendres se Europes dhe afer zhvillimit te tregetise.
-Shqiperia ka nje te ardhme: me tradita, me kulture, me zakone dhe me trashegimi te begata Shqiptare.

-Udheheqja e Shqiperise, deri me sot: eshte munduar t'i mbaj gjalle me shpyrt ne dhembe keto vlera, duke mare parasysh pushtimin 500 vjecar te Perandorise Osmane dhe copetimit te kryer nga Fuqite e Medha me 1913.

-Udheheqja e Shqiperise, deri me sot: ka patur mungesen e Aleateve te vertete dhe mungesen e nje Popullsie te madhe.

-Nese une isha Udheheqes i Shqiperise, do ndaja shapin nga sheqeri.

-Shqiperia, kufizohet me: toka shqiptare!
-Marreveshja e pare, qe do te kryheja me vendet gjitone do te ishte: Respektimi i barabarte i te drejtave te njeriut, me lufte apo me paqe.
-Nese kjo zgjidhej me lufte, atehere do te kryhej: Shqiperia e Bashkuar.
-Nese kjo zgjidhej me paqe, atehere do te kryhej: Ballkani i Bashkuar.

-Shqiperia, gjithashtu kufizohet nga deti me: Italine!
-Distanca me e afert e Shqiperise me Italine ne ngushticen e Otrantos eshte ~70 kilometra, nje Ure e ngjashme si Porta e Adriatikut do te ngjallte zhvillimin ekonomik dhe turistik.

-Shqiperia, eshte vend-kalimi i nje rruge nga me te vjeterat ne bote te quajtur "Egn-antia" i cili ky emer vjen nga kuptimi thurres "Mergn-antia" ("Mergon andeja").
-Kjo rruge eshte humbur nga koha e armikut, duhet ri-bere.

-Rruget, hekurudhat, portet detare dhe ajerore, jane: baza e zhvillimit dhe mirembajtjes se ekonomise.

-Drejtimet me kryesore rrugore dhe hekurudhore, jane:
1. Shqiperi - Itali (Ura e Otrantos)
2. Shqiperi - Greqi - Turqi (Rruga Egnantia)
3. Shqiperi - Maqedoni - Bullgari (Tirane - Shkup - Sofie)
4. Shqiperi - Mali i zi - Kroaci (Tirane - Podgoric - Dubrovnik)
5. Shqiperi - Kosove - Bosnje (Tirane - Prishtine - Sarajeve)

-Gjithashtu edhe lidhja rrugore dhe hekurudhore direkte e qyteteve te Shqiperise, eshte: kryesore.

-Ne kete rast, kur e ke ekonomine te zhvilluar atehere mund te shprehesh edhe per: Mirembajtjen e Udheheqjes.

-Qe te behet fjale per, punesimin, ligjet, korrupsionin, arsimin, shendetesine, turizmin dhe emigrimin pa patur "ushtrine" e permendur me siper, eshte: humbje kohe.

Luan_Valikardi
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top